Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë cikël kualifikues për Euro 2024.
Daku: Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë
Për sulmuesin Mirlind Daku barazimi ndaj Ishujve Faroe ndodhi për shkak se kundërshtari u mbyll në mbrojtje.
Daku theksoi se u ndje i lumtur që Sylvinho i besoi rolin e titullarit në këtë ndeshje.
Kristjan Asllani thotë se ishte e vështirë të gjenin hapësira ndaj Ishujve Faroe
Mesfushori Kristjan Asllani ka dhënë një prononcim të shkurtër për media pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe.
Ai u shpreh se kundërshtari ishte i mbyllur shumë dhe nuk lejoi hapësira, ndërsa shtoi se për atë nuk ndryshon asgjë nëse luan përkrah Ramadanit apo Bares.
Gjimshiti: Nuk fituam, por arritëm dy objektiva
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka folur pas barazimit pa gola me Ishujt Faroe.
Mbrojtësi ka thënë se e rëndësishme ishte që u arritën dy objektivat e skuadrës.
“Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim golin, por arritëm objektivat, i parë ishte kualifikimi dhe objektivi i dytë ishte vendi i dytë”.
Ismajli: Duhej të fitonim për publikun tonë, por morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit
Mbrojtësi, Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe që përfundoi pa gola 0-0.
Ismajli theksoi se skuadra do e analizojë barazimin me Ishujt Faroe, megjithatë shtoi se qëllimi u arrit dhe u kualifikuan në EURO 2024 si kryesues të Grupit E.
Sa i përket ndeshjes ai tha se kjo nuk ishte një ndër ndeshjet më të mira por u shpreh i lumtur për arritjen e objektivit.
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe: Shkëlqejnë Xhimshiti, Balliu dhe Asllani
Shqipëria ka barazuar me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në sfidën e zhvilluar në “Air Albania Stadium”, duke përfunduar ciklin kualifikues si lidere e grupit E.
Ndeshja në përgjithësi ishte e zbehtë pa shumë raste shënimi për të dy skuadrat.
Shqipëria rastet më të mira i kishte me Bajramin dhe Asanin por që nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës.
Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit
Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë cikël kualifikues për Euro 2024.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të qetë me të dy ekipet që luanin me kujdes në fazën defanzive duke mos lejuar hapësira
Shqipëria rastin më të mirë për gol e pati në minutën e 36-të kur goditjen precize të Nedim Bajramit e ndali me shumë mund portieri mysafir.
Mbyllet ndeshja
71′ Asllani gjuan nga distanca, por topi shkon mbi portë.
67′ Asani gjuan bukur, por topi devijohet nga mbrojtja në këndore.
Fillon pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
45+8′ Daku humb rast shumë të mirë.
45+5′ Uzuni në rast të mirë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri.
45′ Shumë ndërprerje, shtatë minuta lojë shtesë.
41′ Daku ndalohet në mënyrë të palejuar në zonë, por para pranit të topit ishte në pozitë jashtë loje.
36′ Nedim Bajrami gjuan bukur nga distanca, por portieri mysafir mbron.
28′ Lëndim i rënd i një lojtari të Ishujve Faroe, pasi u godit nga një bashkëlojtar.
18’ Daku përfiton nga një top në thellësi dhe shfaqet para portierit, por më pas nuk arrin të kalojë portierin.
Nis ndeshja
1′ Fillon ndeshja.