Gjithçka që ndodhi në shortin e grupeve të Ligës së Kampionëve minut pas minuti

- 30/08/2018 19:12-Kompletohet shorti, dy grupe të çmendura apo "Grupe të Vdekjes"
- 30/08/2018 19:07-Grupi E
- 30/08/2018 19:06-Grupi B
- 30/08/2018 19:05-Grupi G
- 30/08/2018 19:04-Grupi A
- 30/08/2018 19:03-Grupi C
- 30/08/2018 19:02-Grupi H
- 30/08/2018 19:01-Grupi D
- 30/08/2018 19:00-Grupi F
- 30/08/2018 18:58-Sulmuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve 17/18: Cristiano Ronaldo
- 30/08/2018 18:57-Kompletimi i Grupeve me nga tri skuadra
- 30/08/2018 18:57-Grupi A
- 30/08/2018 18:57-Grupi C
- 30/08/2018 18:56-Grupi E
- 30/08/2018 18:55-Grupi B
- 30/08/2018 18:54-Grupi H
- 30/08/2018 18:53-Grupi D
- 30/08/2018 18:52-Grupi G
- 30/08/2018 18:52-Grupi F
- 30/08/2018 18:51-Mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve 17/18: Luka Modric
- 30/08/2018 18:49-Jemi në gjysmën e rrugës...
- 30/08/2018 18:48-Plotësimi i grupeve me nga dy skuadra
- 30/08/2018 18:48-Grupi B
- 30/08/2018 18:48-Grupi C
- 30/08/2018 18:47-Grupi E
- 30/08/2018 18:47-Grupi F
- 30/08/2018 18:45-Grupi A
- 30/08/2018 18:44-Grupi H
- 30/08/2018 18:43-Grupi G
- 30/08/2018 18:42-Grupi D
- 30/08/2018 18:42-Prezantimi i kampionëve: Barcelona
- 30/08/2018 18:40-Mbrojtësi më i mirë i Ligës së Kampionëve 17/18: Sergio Ramos
- 30/08/2018 18:38
- 30/08/2018 18:38
- 30/08/2018 18:38-Ekipet e para dhe grupet e tyre
- 30/08/2018 18:35
- 30/08/2018 18:35
- 30/08/2018 18:34
- 30/08/2018 18:33
- 30/08/2018 18:32
- 30/08/2018 18:31
- 30/08/2018 18:30-Prezantimi i kampionëve: Juventus
- 30/08/2018 18:28-Një sezon i shkëlqyer për Keylor Navas
- 30/08/2018 18:27-Prezantimi i kampionëve: PSG
- 30/08/2018 18:25-Prezantimi i kampionëve: Manchester City
- 30/08/2018 18:24-Portieri më i mirë në Ligën e Kampionëve 17/18: Keylor Navas
- 30/08/2018 18:22-Prezantimi i kampionëve: Lokomotiv Moska
- 30/08/2018 18:20-Ikonat kanë arritur
- 30/08/2018 18:19-Gjithnjë e më afër shortit
- 30/08/2018 18:18-Çmimi i presidentit: David Beckham
- 30/08/2018 18:15-Nominimet e lojtarëve
- 30/08/2018 18:15-Prezantimi i kampionëve: Dortmund
- 30/08/2018 18:13-Prezantimi i kampionëve: Porto
- 30/08/2018 18:12-Prezantimi i kampionëve: Manchester United
- 30/08/2018 18:10-Prezantimi i kampionëve: Shakhtar Donetsk
- 30/08/2018 18:08-Fillon Ceremonia
- 30/08/2018 18:06-Prezantimi i kampionëve: Benfica
- 30/08/2018 18:02-Prezantimi i kampionëve: Napoli
- 30/08/2018 18:01-Dominimi spanjoll në Ligën e Kampionëve
- 30/08/2018 17:57-Prezantimi i kampionëve: Tottenham
- 30/08/2018 17:55-Prezantimi i kampionëve: Roma
- 30/08/2018 17:53-Prezantimi i kampionëve: Liverpool
- 30/08/2018 17:51-Prezantimi i kampionëve: Schalke
- 30/08/2018 17:49-Prezantimi i kampionëve: Lyon
- 30/08/2018 17:47-Prezantimi i kampionëve: Monaco
- 30/08/2018 17:45-Prezantimi i kampionëve: Ajax
- 30/08/2018 17:43-Prezantimi i kampionëve: CSKA Moska
- 30/08/2018 17:25-Emri im është Ramos, Sergio Ramos...
- 30/08/2018 17:24-A mund të jetë Liverpooli në "Grupin e Vdekjes"?
- 30/08/2018 17:20-Prezantimi i kampionëve: Viktoria Plzen
- 30/08/2018 17:19-Në ndërkohë, UEFA po diskuton krijimin e një lige tjetër evropiane për klube
- 30/08/2018 17:17-Si do të ndikojnë të drejtat televizive në fazën grupore?
- 30/08/2018 17:17-A mund që Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Ronaldon
- 30/08/2018 17:12-Prezantimi i kampionëve: Club Brugge
- 30/08/2018 17:10-Koha për debat...
- 30/08/2018 17:05-Prezantimi i kampionëve: Galatasary
- 30/08/2018 17:02-Modric, Ronaldo dhe Salah në garë për lojtarin e vitit në Evropë
- 30/08/2018 17:02-Prezantimi i kampionëve: Young Boys
- 30/08/2018 16:59-Prezantimi i kampionëve: Inter
- 30/08/2018 16:57-Prezantimi i kampionëve: Hoffenheim
- 30/08/2018 16:54-Prezantimi i kampionëve: AEK Athina
- 30/08/2018 16:48-Salah ka ateruar!
- 30/08/2018 16:45-Monaco duket bukur para shortit...
- 30/08/2018 16:44-Prezantohet brendimi i finales "Madrid 2019"
- 30/08/2018 16:42-Një mysafir special...
- 30/08/2018 16:36-Nëse keni harruar si ndodh formimi i grupeve
- 30/08/2018 16:35-Kur fillon tërheqja e shortit?
- 30/08/2018 16:30-Mund të ketë "Grup të Vdekjes"
- 30/08/2018 16:24-Çmimet tjera që do të ndahen nga UEFA
- 30/08/2018 16:19-Rregullat e shortit të grupeve të Ligës së Kampionëve
Po fillon edhe një sezon i mrekullueshëm i garës më prestigjioze të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve. Një teatër gjigant me protagonistët më të mëdhenj të artit më të bukur – futbollit.
Me plot të drejt cilësohet si gara më e fortë e skuadrave më të forta që marrin pjesë në përballje të drejtpërdrejta me njëra-tjetrën.
Telegrafi Sport sjell drejtpërdrejt shortin e fazës grupore të Ligës së Kampoinëve me detaje nga ceremonia e cila fillon në ora 18:00 në Grimaldi të Monakos.
30/08/2018 19:12-Kompletohet shorti, dy grupe të çmendura apo "Grupe të Vdekjes"
Me kompletimin e shortit kemi kuptuar se do të ketë supersfida me top skuadra të involvuara.
Momentalisht Grupi B dhe Grupi C mund të konsiderohen si grupet më të forta, ku janë Interi dhe Liverpooli bashkë me skuadra si Parisi, Barcelona, Tottenhami dhe Napoli.
Me këtë konkluzion mbaron mbulimi LIVE i shortit të Ligës së Kampionëve. Qëndroni me Telegrafin për deklaratat e fundit nga protagonistët pas këtyre grupeve të çmendura të dala nga ky short. Shihemi në shortin e radhës, me shumë befasi..
30/08/2018 19:07-Grupi E
Bayern Munich
Benfica
Ajax
AEK Athina
30/08/2018 19:06-Grupi B
Barcelona
Tottenham Hotspur
PSV
Inter
30/08/2018 19:05-Grupi G
Real Madrid
Roma
CSKA Moska
Viktoria Plzen
30/08/2018 19:04-Grupi A
Atletico Madrid
Dortmund
Monaco
Club Brugge
30/08/2018 19:03-Grupi C
PSG
Napoli
Liverpool
Crvena Zvezda
30/08/2018 19:02-Grupi H
Juventus
Manchester United
Valencia
Young Boys
30/08/2018 19:01-Grupi D
Lokomotiv Moskva
Porto
Schalke
Galatasaray
30/08/2018 19:00-Grupi F
??????? Man. City
?? Shakhtar Donetsk
?? Lyon
?? Hoffenheim
30/08/2018 18:58-Sulmuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve 17/18: Cristiano Ronaldo
30/08/2018 18:57-Kompletimi i Grupeve me nga tri skuadra
Grupi A
Atletico Madrid
Borussia Dortmund
Monaco
Grupi B
Barcelona
Tottenham Hotspur
PSV Eindhoven
Grupi C
Paris Saint-Germain
Napoli
Liverpool
Grupi D
Lokomotiv Moska
Porto
Schalke
Grupi E
Bayern Munich
Benfica
Ajax
Grupi F
Manchester City
Shakhtar Donetsk
Lyon
Grupi G
Real Madrid
Roma
CSKA Moska
Grupi H
Juventus
Manchester United
Valencia
30/08/2018 18:57-Grupi A
Atletico Madrid
Dortmund
Monaco
30/08/2018 18:57-Grupi C
PSG
Napoli
Liverpool
30/08/2018 18:56-Grupi E
Bayern Munich
Benfica
Ajax
30/08/2018 18:55-Grupi B
Barcelona
Tottenham Hotspur
PSV
30/08/2018 18:54-Grupi H
Juventus
Manchester United
Valencia
30/08/2018 18:53-Grupi D
Lokomotiv Moska
Porto
Schalke
30/08/2018 18:52-Grupi G
Real Madrid
Roma
CSKA Moska
30/08/2018 18:52-Grupi F
Manchester City
Shakhtar Donetsk
Lyon
30/08/2018 18:51-Mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve 17/18: Luka Modric
30/08/2018 18:49-Jemi në gjysmën e rrugës...
30/08/2018 18:48-Plotësimi i grupeve me nga dy skuadra
Grupi A
Atletico Madrid
Borussia Dortmund
Grupi B
Barcelona
Tottenham Hotspur
Grupi C
Paris Saint-Germain
Napoli
Grupi D
Lokomotiv Moska
Porto
Grupi E
Bayern Munich
Benfica
Grupi F
Manchester City
Shakhtar Donetsk
Grupi G
Real Madrid
Roma
Grupi H
Juventus
Manchester United
30/08/2018 18:48-Grupi B
Barcelona
Tottenham
30/08/2018 18:48-Grupi C
PSG
Napoli
30/08/2018 18:47-Grupi E
Bayern Munich
Benfica
30/08/2018 18:47-Grupi F
Manchester City
Shakhtar Donetsk
30/08/2018 18:45-Grupi A
Atletico Madrid
Dortmund
30/08/2018 18:44-Grupi H
Juventus
Manchester United
30/08/2018 18:43-Grupi G
Real Madrid
Roma
30/08/2018 18:42-Grupi D
Lokomotiv Moska
Porto
30/08/2018 18:42-Prezantimi i kampionëve: Barcelona
Rankimi në UEFA: 4
Vazo: 1
Për Barcelonën nuk ka nevojë shumë koment, është gjithmonë në maje, por këtë sezon do të tentojë të rrëmbejë trofeun pas shokimit nga Roma edicionin e kaluar.
30/08/2018 18:40-Mbrojtësi më i mirë i Ligës së Kampionëve 17/18: Sergio Ramos
30/08/2018 18:38
Lokomotiv Moska është në Grupin D
30/08/2018 18:38
Manchester City është Grupin F
30/08/2018 18:38-Ekipet e para dhe grupet e tyre
Grupi A Atletico Madrid
Grupi B Barcelona
Grupi C Paris Saint-Germain
Grupi D Lokomotiv Moska
Grupi E Bayern Munich
Grupi F Manchester City
Grupi G Real Madrid
Grupi H Juventus
30/08/2018 18:35
Juventusi është në Grupin H
30/08/2018 18:35
Atletico Madridi është në Grupin A
30/08/2018 18:34
Barcelona është në Grupin B
30/08/2018 18:33
Bayern Munich gjendet në Grupin E
30/08/2018 18:32
Real Madridi është në Grupin G
30/08/2018 18:31
PSG është në Grupin C.
30/08/2018 18:30-Prezantimi i kampionëve: Juventus
Rankimi në UEFA: 5 Vazo: 1
A mund të ndalë fiaskon e Juves në Evropë ylli Cristiano Ronaldo? Natyrisht se do të jetë sfiduese të shohim Bianconerët me një prej lojtarëve më të mirë të viteve të fundit. Juventusi ishte dy herë në finale në tri vitet e fundit, por tash duhet që të ri-tregojë veten me njeriun që eliminoi Juven, CR7.
30/08/2018 18:27-Prezantimi i kampionëve: PSG
Rankimi në UEFA: 7 Vazo: 1
Thomas Tuchel është njeriu që po supozohet se do të sjell sukses në kryeqytetin francez. Neymar dhe Mbappe kanë nevojë që të tregojnë veten e tyre në konkurrencë me më të mirët dhe është koha që ata të tregojnë dominimin e tyre.
30/08/2018 18:25-Prezantimi i kampionëve: Manchester City
Rankimi në UEFA: 8 Vazo: 1
Revolucioni i Guardiolas vazhdon të marrë formë. City ishte sensacional sezonin e kaluar në Ligën Premier, por duhet të marrë një hap të ri të madh në Evropë. Nëse dikush mund ta bëjë këtë, ai është Guardiola.
30/08/2018 18:24-Portieri më i mirë në Ligën e Kampionëve 17/18: Keylor Navas
Keylor Navas është shpallur portieri më i mirë i Ligës së Kampionëve nga UEFA për sezonin 2017/2018.
30/08/2018 18:22-Prezantimi i kampionëve: Lokomotiv Moska
Rankimi në UEFA: 63 Vazo: 1
Lokomotiv Moska arriti titullin pas një sezoni të shkëqlyer me vetëm 21 gola të pranuar në 30 ndeshje në Premier Ligën e Rusisë. Me stadium të renovuar për Botëror, ata do të jenë një prej skuadrave për t'u shikuar në këtë sezon.
30/08/2018 18:19-Gjithnjë e më afër shortit
Në pritje...

30/08/2018 18:18-Çmimi i presidentit: David Beckham
David Beckham e ka fituar çmimin e presidentit të UEFA-s për kontribut në futboll dhe karrierë të shkëlqyer.
30/08/2018 18:15-Nominimet e lojtarëve
Portierët
Alisson Becker (Roma/Liverpool)
Gianluigi Buffon (Juventus/PSG)
Keylor Navas (Real Madrid)
Mbrojtësit
Marcelo (Real Madrid)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Raphaël Varane (Real Madrid)
Mesfushorët
Kevin De Bruyne (Manchester City)
Toni Kroos (Real Madrid)
Luka Modric (Real Madrid)
Sulmuesit
Lionel Messi (Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus)
Mohamed Salah (Liverpool)
Futbollistja më e mirë e vitit
Pernille Harder (Wolfsburg)
Ada Hegerberg (Lyon)
Amandine Henry (Lyon)
30/08/2018 18:15-Prezantimi i kampionëve: Dortmund
Rankimi në UEFA: 10 Vazo: 2
Rindërtimi me Lucien Favren pas dështimit të kalimit të fazës grupore e me Akanjin dhe Sanchon do të tentojnë të replikojnë sukseset në këtë farë nga vitet e mëparshme.
30/08/2018 18:13-Prezantimi i kampionëve: Porto
Rankimi në UEFA: 11 Vazo: 2
Përfunduan pritjen për titull pas pesë vitesh sezonin e kaluar dhe arritën fazën e eliminimit direkt. Ekipi i Sergio Conceicaos pritet të tregojë përvojën edhe këtë edicion.
30/08/2018 18:12-Prezantimi i kampionëve: Manchester United
Rankimi në UEFA: 12 Vazo: 2
Sezonin e kaluar arriti suksesin më të madh, por u tronditën nga Sevilla që i eliminoi. Mourinho ka presion dhe këtë sezon pritet të paraqitet ndryshe në këtë garë.
30/08/2018 18:10-Prezantimi i kampionëve: Shakhtar Donetsk
Rankimi në UEFA: 14 Vazo: 2
Shakhtari ia ka dalë që të jetë në fazën e eliminimit, por nuk arriti më shumë sezonin e kaluar. Paulo Fonseca me sukses mori drejtimin pas largimti të Lucescut. Por, mbetet të shihet si do të paraqiten ukrainasit pa Fredin dhe Facundo Ferreyran.
30/08/2018 18:08-Fillon Ceremonia
Gjithçka gati për fillimin e ceremonisë së shortit të Ligës së Kampionëve
Shikoni live duke klikuar KETU
30/08/2018 18:06-Prezantimi i kampionëve: Benfica
Rankimi në UEFA: 15 Vazo: 2
Pasi morën pjesë në 10 finale të garave evropiane, përfshirë shtatë herë në Kupën e Evropës, Benfica pati fazë të vështirë grupore vitin e kaluar me gjashtë humbje. Tash po kthehen me një filozofi të re me lojtarë si Castillo dhe Ferreyra.
30/08/2018 18:02-Prezantimi i kampionëve: Napoli
Rankimi në UEFA: 17 Vazo: 2
Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe ka përvojën e madhe që i duhet skuadrës e cila arkëtoi 91 pikë sezonin e kaluar. Napoli shpreson shumë këtë edicion në këtë garë.
30/08/2018 18:01-Dominimi spanjoll në Ligën e Kampionëve
Në pesë vitet e fundit, Ligën e Kampionëve e kanë fituar klubet spanjolle (Real Madridi: 2014, 2016, 2017, 2018 dhe Barcelona: 2015).
Kjo është ecuria më e gjatë e dominimit të klubeve nga një federatë që nga koha kur klubet angleze e kishin fituar gjashtë herë radhazi garën më të madhe evropiane, nga viti 1977 deri në vitin 1982.
30/08/2018 17:57-Prezantimi i kampionëve: Tottenham
Rankimi në UEFA: 19 Vazo: 2
Transferuan sezonin e kaluar formën nga kampionati në Ligën e Kampionëve, ku arritën 16 pikë në grupe, katër ndaj kampionit Real Madrid. Pochettino ka mbajtur lojtarët kryesorë dhe sivjet pritet sukses më i madh prej Spursave.
30/08/2018 17:55-Prezantimi i kampionëve: Roma
Rankimi në UEFA: 21 Vazo: 2
Revolucioni i Monchit po merr formë. Giallorosët me drejtorin sportiv kanë bërë disa transferime serioze këtë verë. Pritni shumë nga Underi dhe lojtarëve të rinj si Ante Coric dhe Justin Kluivert.
30/08/2018 17:53-Prezantimi i kampionëve: Liverpool
Rankimi në UEFA: 22 Vazo: 3
Finalistët e sezonit të kaluar që thyen rekordin e golave të shënuar në një sezon në LK (47) kthehen për një aventurë tjetër me Fabinhon dhe Naby Keitan të transferuar. Salah, Firmino dhe Mane do të jenë sërish treshja sulmuese e rrezikshme.
30/08/2018 17:51-Prezantimi i kampionëve: Schalke
Rankimi në UEFA: 24 Vazo: 3
Një skuadër e baraspeshuar me stil fizik të lojës. Skuadra përfundoi në vendin e dytë në Bundesliga prapa Bayernit. Ende në fazat e hershme të zhvillimit të një klubi elitar.
30/08/2018 17:49-Prezantimi i kampionëve: Lyon
Rankimi në UEFA: 25 Vazo: 3
Pas një sezoni larg prej LK-së, Lyoni me vendin e tretë në Ligue 1 arriti Ligën e kampionëve. Duke kombinuar sulmin me Nabil Fekir dhe Memphis Depay, Bertrand Traoren dhe Marianon, Lyon mund të jetë rrezik serioz për secilën skuadër.
30/08/2018 17:47-Prezantimi i kampionëve: Monaco
Rankimi në UEFA: 27 Vazo: 3
Gjysmëfinalistët e vitit 2016/2017, Monaco vjen me shumë largime të emrave të mëdhenj, e më të fundit ishin Lemar dhe Fabinho. Monaco vazhdon të rigjenerohet dhe ka një përzierje të shkëlqyer të përvojës dhe talentit. Subasic dhe Falcao mbetën kyç kurse Golovin është transferimi më bindës.
30/08/2018 17:45-Prezantimi i kampionëve: Ajax
Rankimi në UEFA: 31 Vazo: 3
Faza grupore për Ajaxin për herë të parë pas sezonit 2014/2015. Edhe pse Justin Kluivert u largua dret Romës, De Ligt dhe Frenkle de Jong janë ende në Amsterdam dhe Daley Blind është kthyer. Po ashtu edhe Dusan Tadic, Zakaria Labyad dhe Hassane Bande janë emra të njohur që përbëjnë këtë skuadër.
30/08/2018 17:43-Prezantimi i kampionëve: CSKA Moska
Rankimi në UEFA: 35 Vazo: 3
Golovin, Pontus Wernbloom dhe Ahmed Musa të gjithë u larguan teksa mbrojtja që të kombinuar kishin 111 vjet moshë u pensionuan. Një sezon sfidues për CSKA-në, që ka një akademi të zhvillaur me trajner Viktor Goncharenkon.
30/08/2018 17:24-A mund të jetë Liverpooli në "Grupin e Vdekjes"?
Liga e Kampionëve nuk është gara më e dashur për Jurgen Kloppin, pasi gjermani ka humbur dy finalet në të cilat ai ka qenë me Dortmundin dhe Liverpoolin.
The Reds kanë qenë të pa fat sezonin e kaluar pasi u mposhtën nga Reali dhe tash rruga drejt finales mund të jetë më e vështirë.
Skuadra e Klopp rrëshqiti në vazon ë tretë pasi Benfica kaloi nga playoffi në grupet e LK-së.
Në rast të skenarit më të keq, Liverpooli mund të jetë në grup me Realin, Barcelonën, Juventusin dhe PSG-në nga vazo e aprë dhe Dortmundin, Napolin ose Romën nga vazo e dytë.
Shorti më i mrië është në rast do të ketë në grup Lokomotiv Moskën dhe Porton.
30/08/2018 17:20-Prezantimi i kampionëve: Viktoria Plzen
Rankimi në UEFA: 45 Vazo: 4
Pas katër viteve larg, trajneri Pavel Vrba është ribashkuar me Plzenin në vitin 2017 duke i çuar drejt titullit të pestë të kampionit dhe fazës së tretë grupore në LK. Vrba tani shpreson që të përmirësojë plasmanin e vendit të tretë në grup në vitin 2013 për të cementuar statusin e ikonës te Viktoria.
30/08/2018 17:19-Në ndërkohë, UEFA po diskuton krijimin e një lige tjetër evropiane për klube
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA po vazhdon të mendojë për ndryshime në lojën më të bukur në botë.
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, së bashku me krerët tjerë të kësaj organizate janë mbledhur në Monaco për shortin e Ligës së Kampionëve.
Por, gjatë takimit që kanë pasur është diskutuar për të krijuar një tjetër ligë evropiane.
30/08/2018 17:17-Si do të ndikojnë të drejtat televizive në fazën grupore?
Në raste kur ka dy e më shumë klube të një vendi (si Liga Premier ose La liga), ekipet do të ndajnë ndeshjet e tyre me të martës e të mërkurës për shkaqe të shikueshmërisë.
Për shembull, Tottenhami është çiftuar me Manchester Cityn dhe do të ndahen në dy anë të ndryshme të shortit - kështu që nëse ekipi londinez është në grupet A - D, atëherë skuadra e Guardiolas do të jtë në grupet E - H.
Kjo është lista e plotë e ekipeve të ndara për të drejtat televizive:
Real Madrid & Barcelona Atlético Madrid & Valencia Bayern Munich & Dortmund Manchester City & Tottenham Juventus & Inter Milan PSG & Lyon Lokomotiv Moscow & CSKA Moscow Porto & Benfica Manchester United & Liverpool Napoli & Roma Schalke & Hoffenheim Ajax & PSV Eindhoven
30/08/2018 17:17-A mund që Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Ronaldon
Real Madridi është kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube, të cilën e ka fituar tri herë rresht.
Në edicionin e kaluar, Los Blancos u bënë klubi i parë që nga Bayern Munichu në vitet e shtatëdhejta (1974, 1975, 1976) që e ka fituar tri herë radhazi trofeun.
Në sezonin e ri, Mbretërit hyjnë në garë për triumfin e katërt radhazi, mirëpo kësaj radhe do të garojnë pa 'makinerinë golashënuese' të Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo.
Nga sezoni 2009/2010, kur edhe iu bashkua Real Madridit, deri në edicionin e kaluar (2017/2018), CR7 i ka shënuar 50 për qind të golave të Los Blancos.
30/08/2018 17:12-Prezantimi i kampionëve: Club Brugge
Rankimi në UEFA: 50 Vazo: 4
Club Brugge bëri një tranzicion të suksesshëm me Michel Preud'homme, pasi Ivan Leko dërgoi klubin belg drejt titullit të parë në tentimin e parë. Ekipi i tij ka të rinj të talentuar brazilianë si Ëesleyn, që ka interesimin e skuadrave më të mëdha evropaine.
30/08/2018 17:10-Koha për debat...
Adhurues i cilit klub jeni dhe në cilin grup e shihni ekipin tuaj të preferuar dhe cilën skuadër dëshironi ta shmangni?
Shprehuni në hapësirën për komente...
30/08/2018 17:05-Prezantimi i kampionëve: Galatasary
Rankimi në UEFA: 51 Vazo: 4
Pas një pushim dyvjeçar nga kjo garë, Galatasaray nën drejtimin e Fatih Terim arriti që ta marrë titullin sezonin e kaluar. Që prej sezonit 2013/2014 ky klub nuk arriti të kalojë fazën grupore, por nëse forma në kampionatin turk bartet në Evropë gjithçka mund të ndodhë.
30/08/2018 17:02-Modric, Ronaldo dhe Salah në garë për lojtarin e vitit në Evropë
Mos harroni se gjatë shorti do të ndahen edhe çmimet për lojtarët më të mirë sipas UEFA-s.
Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah, janë në garë për Futbollistin më të mirë të vitit nga UEFA.

Fituesi do të shpallet së bashku me Futbollisten më të mirë të vitit sipas UEFA-s dhe lojtarët më të mirë në pozitat e tyre. Një ditë më pas do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Europa League.
Çfarë është çmimi i UEFA-s për Lojtarin e vitit
Ky çmim vlerëson lojtarët më të mirë nga sezoni paraprak, pavarësisht kombësisë, të cilët luajnë në një klub brenda territorit të UEFA-s. Lojtarët vlerësohen nga paraqitjet e tyre në të gjitha garat – vendore, kontinentale dhe ndërkombëtare.
30/08/2018 17:02-Prezantimi i kampionëve: Young Boys
Rankimi në UEFA: 74 Vazo: 4
Pasi i dhanë fund dominimit perandorak të Baselit në Zvicëer, Young Boys arrijnë fazën grupore pas humbjeve në playoff dy sezonet e kaluara. Gerardo Seoane arriti si trajner këtë verë dhe ka pasur start të mirë me qasje më të kujdesshme se paraardhësi i tij, Adi Hutter.
30/08/2018 16:59-Prezantimi i kampionëve: Inter
Rankimi në UEFA: 83 Vazo: 4
Rikthehen në garë për herë të parë pas gjashtë vitesh, e kampioni i vitit 2010 më në fund do t'ia dhurojë debutimin Mauro Icardit, një prej sulmuesve më të mirë në Serie A. Nerazzurët po ashtu presin shumë nga transferi i ri, Radja Nainggolan, i cili ribashkohet me Luciano Spallettin për një tjetër aventurë evropiane.
30/08/2018 16:57-Prezantimi i kampionëve: Hoffenheim
Rankimi në UEFA: 99 Vazo: 4
Hoffenheimi e di se ky do të jetë sezoni i fundit me trajnerin Nagelsmann i cili do t'i bashkohet Leipzigut sezonin e ardhshëm dhe klubi gjerman do të kërkojë të luajë lojë sulmuese. Prisni Hoffenheimin që të bëjë rotacione të shumta në formacion për shkak të prezencës në LK.

30/08/2018 16:54-Prezantimi i kampionëve: AEK Athina
Rankimi në UEFA: 123 Vazo: 4
Kthehen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2006/2007 pasi fituan titullin e parë në Greqi pas 24 vitesh. Vetëm katër sezone pasi garuan në kategorinë e tretë greke. Mposhtën Celticun dhe Vidin në kualifikime për të siguruar një start të mirë nën trajnerin e ri Marinos Ouzounidis.
30/08/2018 16:48-Salah ka ateruar!
Salah ka arritur në Monako, jo për të tërhequr short, e as si përfaqësues i klubit - egjiptiani është i nominuar si sulmuesi më i mirë i UEFA-s, çmim që do të ndahet gjatë ceremonisë.
30/08/2018 16:45-Monaco duket bukur para shortit...
30/08/2018 16:44-Prezantohet brendimi i finales "Madrid 2019"
UEFA ka prezantuar brendimin e finales "Madrid 2019" që zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano.
30/08/2018 16:42-Një mysafir special...
Leite Kaka do të jetë prezent në tërheqjen e shortit. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve me Milanin dhe ka shumë momente të mëdha nga kjo garë.
30/08/2018 16:36-Nëse keni harruar si ndodh formimi i grupeve
Janë katër vazo nga tetë skuadra, ndërsa një ekip nga cdo vazo do të formojë një grup - tetë në total, ndërsa skuadrat nga e njëjta federatë (i njëjti shtet) nuk mund të luajnë përballë njëri-tjetrit.
Më poshtë janë vazot dhe skuadrat e përfshira në to:
Vazo 1: Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Man City, Juventus, Paris St Germain, Lokomotiv Moska.
Vazo 2: Borussia Dortmund, Porto, Man United, Shakhtar Donetsk, Benfica, Napoli, Tottenham, Roma.
Vazo 3: Liverpool, Schalke, Lyon, Monaco, Ajax, CSKA Moska, PSV Eindhoven, Valencia.
Vazo 4: Viktoria Plzen, Brugge, Galatasaray, Young Boys, Inter Milan, Hoffenheim, Red Star Belgrade, AEK Athinë.
30/08/2018 16:35-Kur fillon tërheqja e shortit?
Ceremonia e tërheqjes së shortit të fazës grupore nga UEFA fillon nga ora 18:00.
Deri atëherë Telegrafi ju sjell informacionet e fundit nga shorti dhe klubeve pjesëmarrëse si dhe detaje nga ceremonia që do të mbahet në Grimaldi të Monakos.
30/08/2018 16:30-Mund të ketë "Grup të Vdekjes"
Ky short i ri mund të sjellë grupe të vdekjes në Ligën së Kampionëve.
Real Madrid mund të jet në grup me me Manchester Unitedin, ose Porton, ndërsa aty mund të futet edhe Napoli.
Barcelona mund të bashkohet me Romën përsëri, ndërsa Atletico Madrid mund të luajë me Interin
30/08/2018 16:24-Çmimet tjera që do të ndahen nga UEFA
Lojtari më i mirë i vitit
Lojtarja më e mirë e vitit nga UEFA.
Portieri, mbrojtësi, mesfushori e sulmuesi më i mirë për sezonin 2017/2018
30/08/2018 16:19-Rregullat e shortit të grupeve të Ligës së Kampionëve
Këtë herë 26 skuadrat që janë kualifikuar direkt janë në pritje edhe të gjashtë tjerave, fituesve të ndeshjeve të play-offit të datës 21/22 dhe 28/29 gusht.
Skuadrat do të ndahen në katër vazo.
Në vazon e parë do të jetë kampioni i LK-së dhe ai i Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë ligave të para në ranglistën e UEFA-s.
Në vazo tjera skuadrat do të ndahen nga koeficienti i pikëve të klubit.
Në fazën e grupeve klubet e një federate (vendi) nuk mund të përballen.
[related-to url="https://telegrafi.com/cdo-gje-qe-duhet-te-dini-per-shortin-e-liges-se-kampioneve-per-sezonin-2018-19/\" title="Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të Ligës së Kampionëve 2018/2019"]













































































