Në mbledhjen komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e zëvendësministrit Arian Daci, i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ariani kishte vlera të larta njerëzore dhe i shërbeu Kosovës me devotshmëri.
“Secilin fjalim të rastit sot e dominojnë lotët e pikëllimit dhe emocione të fuqishme të humbjes. Familja e nderuar e Akademik Dacit e ka humbur birin e vetëm, Qeveria e vendit një zyrtar të zellshëm, kurse kolegët një mik të dashur. E Prishtina humbi një djalë të ri, një qytetar të edukuar dhe shembullor< tha Haradinaj.
Më tej kryeminsitri tha se “Ariani ishte një burrë i ndershëm, që e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri”.
“Njerëzit si Arian Daci, mbahen mend gjatë, jo për zhurmë, por për qetësi dhe për mënyrën si i njohim, si jetojnë dhe si na ikin befasisht. Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne me bardhësinë e borës. I bardhë ishte dhe si të tillë do ta mbajmë në mend përjetë”.
E kisha takuar disa herë Arianin, sepse me Akademik Dacin isha i lidhur në një miqësi të hershme dhe më kishte lënë mbresën e një njeriu të qetë e të urtë, por Ariani ishte plot pasion për punë dhe jetë!”
“La zbrastësi në familjen e tij, pikëllim në zemrat e prindërve dhe boshllëk tek miqtë. I dalluar për vlera të larta njerëzore, Ariani do të na mungojë.
“Kosova institucionale, Qeveria e vendit, ne kolegët e tij i jemi përjetësisht mirënjohës për përkushtimin në punë dhe në shërbim ndaj atdheut. Lamtumirë Arian!”, tha Haradinaj.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta, është tronditës.
“Ky është pa dyshim fjalimi më i rëndë në jetën time. Unë ende nuk po mund të besoj, ne që jemi shoqëruar me Arianin e ndajmë me familjen pikëllimin. Ai ka qenë dora e djathtë e ministrisë, por me të ke mund të qash edhe hallin për çështje private”, tha ai.
Ndërsa, Edmond Ademi, ministër i Diasporës në Maqedoni, tha se është vështirë të gjej fjalët e duhura në këso raste.
“Kjo mbledhje në të cilën e përshëndetemi për herë të fundit me Arianin… Largimi i tij nga kjo jetë është humbja e madhe, por kujtimi për të është i përhershëm”, ka shtuar ai.
Arianit Jakupi, nga Oda e Farmacistëve, tha se është i tronditur nga lajmi, sepse për të Ariani ishte njeri që i ofronte të gjithë.
“Më shumë se aq jam shok i tij, nuk e kam pasur vetëm koleg, por kemi ndarë edhe momente me të që nga gjimnazi. E kisha mentor edhe të skijimë, nuk hezitonte të më ndalte të më tregonte se si të mbrohemi nga rreziqet, qoftë edhe nga orteku. Ti do të mbetesh përherë në mendjen tonë. Familja pastë forcë”, tha ai.
Edi Daci-Prapashtica, motra e Arian Dacit, në emër të familjes ka shprehur mirënjohje për të gjithë të pranishmit në mbledhjen komemorative.
Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Nexhat Dacit – Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pasi ishte zënë nga një ortek bore, gjatë skijimit atje.
Varrimi i Dacit do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e lagjes ‘Arbëria’ /Telegrafi/
———————————————————————————–
Mbledhja komemorative për Arian Dacin
Në Teatrin Kombëtar po mbahet mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë.
Për figurën e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, foli kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Ndërkaq nga ora 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës janë mbajtur homazhe pranë arkivolit të Dacit.
Në homazhe kanë qëndruar familja e Dacit, e jetën dhe veprën e tij e kanë nderuar Kryeministri Haradinaj, Presidenti Thaçi, ministra, deputetë dhe shumë qytetarë.
Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.
Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.
Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës