LIVE: Kosovë 1-1 Zvicër, gjithçka që ndodhi para dhe pas ndeshjes

- 18/11/2025 23:44- “Shpresojmë të shkruajmë histori”, Vedat Muriqi flet për formën dhe rezultatet e Kosovës
- 18/11/2025 23:35- "Tani për play-offin në mars, shpresoj të kemi fat" - shënuesi Muslija flet për sukseset e Kosovës
- 18/11/2025 23:34- “Mezi e presim marsin, duam Botërorin”, Fisnik Asllani flet pas barazimit ndaj Zvicrës
- 18/11/2025 23:33- "Donim të tregonin që jemi në të njëjtin nivel me Zvicrën" - Vojvoda flet pas barazimit
- 18/11/2025 23:33- Granit Xhaka flet për fishkëllimat që mori nga tifozët e Kosovës
- 18/11/2025 23:32- Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it
- 18/11/2025 23:31- Notat e lojtarëve, Kosovë 1-1 Zvicër: Dellova dhe Muslija shkëlqejnë, Xhaka nën nivelin e tij
- 18/11/2025 22:41- 94' Përfundon ndeshja: Kosovë 1-1 Zvicër
- 18/11/2025 22:32- 85' Largohen nga loja Vedat Muriqi dhe Florent Muslija, në vend të tyre inkuadrohen Valon Berisha dhe Albion Rrahmani
- 18/11/2025 22:20- 72' GOOOOOOOOOOL! Florent Muslija realizon gol spektakolar për të barazuar gjithçka në 1-1
- 18/11/2025 22:12- 66' Goditje e fortë zhagas nga Lumbardh Dellova, por pret pa probleme Kobel
- 18/11/2025 22:08- 62' Zëvendësim i dyfishtë te Kosova. Largohen Fisnik Asllani dhe Veldin Hoxha, futen Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja
- 18/11/2025 22:01- 54' Johan Manzambi gjendet përballë Aro Muric, pret portieri kosovar
- 18/11/2025 21:53- 47' Zvicra kalon në epërsi me golin e Ruben Vargas
- 18/11/2025 21:51- 46' Nis pjesa e dytë
- 18/11/2025 21:33- 45' Mbyllet pa gola pjesa e parë
- 18/11/2025 21:24- 36' Kosova rrezikon me Veldin Hoxhën, por pret Gregor Kobel
- 18/11/2025 21:00- 13' Vërshëllëhet Granit Xhaka në çdo prekje të topit
- 18/11/2025 20:53- 5' Zvicra rrezikon e para, pret Aro Muric
- 18/11/2025 20:45- 'Dardanët' me koreografi para ndeshjes
- 18/11/2025 20:47- 1' Fillon ndeshja
- 18/11/2025 20:12- Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në stadium
- 18/11/2025 20:00- Trajneri i portierëve zviceranë bën inspektimin e fushës
- 18/11/2025 19:56- Hoffenheimi me urim special për tre yjet e Kosovës para ndeshjes ndaj Zvicrës
- 18/11/2025 17:40- FFK poston pamje nga zhveshtorja para ndeshjes me Zvicrën
- Agim Ademi e konfirmon se ndeshja do të zhvillohet: Gjithçka është gati
- Vlera e kombëtareve dhe lojtarët më të shtrenjtë të Kosovës dhe Zvicrës
- Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Foda me disa ndryshime të detyrueshme
- Gjyqtarët e njohur italianë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Zvicër
- Kosovë - Zvicër, të gjitha përballjet mes Dardanëve dhe Helvetikëve deri më tani
- Lista e ndeshjes ndaj Zvicrës, Foda lë dy yjet e mëdhenj në tribunë
- Mësohet sa do të jetë numri i tifozëve zviceranë në "Fadil Vokrri"
- "Objektivi" i mbetur në lojë: Ta mposhtim çdo kundërshtar të grupit – të paktën një herë, pastaj të ngjitemi në renditjen e FIFA-s
- “Fikën dritat...”, Kombëtares Zvicerane i ndalet rryma në “Fadil Vokrri”
- Albian Hajdari rrëfen rëndësinë që ka kualifikimi në Kupën e Botës: Më shumë se futboll, do të ishim shpresa e një gjenerate
- Katër yje rrezikojnë ta humbasin gjysmëfinalen e play-offit nëse ndëshkohen ndaj Zvicrës
- Atmosferë e jashtëzakonshme, Kosova zhvillon stërvitjen e fundit për Zvicrën
- Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit
- Kobel lavdëron Kosovën: Një ekip që gjithnjë lufton, Asllani në formë të mirë
- Foda: Duhet të festojmë vetëm nëse fitojmë ndeshjet e Play-Off-it
- Hajdari i përgjigjet Xhakës: Unë dhe Leoni kemi vendosur me zemër për Kosovën
- Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë
- Hajdari: Duam fitore ndaj Zvicrës
- Zvicra e konfirmon edhe mungesën e një tjetër ylli ndaj Kosovës
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të grupeve, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët do t'i presin Helvetikët në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen ku vetëm fitorja me diferencë prej gjashtë golave do të na kualifikojë nga pozita e parë, në të kundërt mbesim në "play-off" nga vendi i dytë.
Telegrafi do t'ju mbajë të informuar në kohë reale për gjithçka rreth kësaj ndeshje.
18/11/2025 23:44- “Shpresojmë të shkruajmë histori”, Vedat Muriqi flet për formën dhe rezultatet e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Pas përfundimit të ndeshjes foli edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh shumë i lumtur për paraqitjet e Kosovës në këtë cikë kualifikues.
Ai tha se humbja e thellë që pësuan ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë, ishte ajo që bëri që futbollistët e Kosovës të marrin kthesën.
18/11/2025 23:35- "Tani për play-offin në mars, shpresoj të kemi fat" - shënuesi Muslija flet për sukseset e Kosovës

Një nga lojtarët më në formë të Kosovës, Florent Muslija, ka thënë se fokusi tani është te play-offi për Kampionatin Botërorin 2026, ku shpresojnë të kenë fat.
Muslija ishte golashënuesi i Kosovës në barazimin 1-1 ndaj Zvicrës, me një gol shumë të bukur nga jashtë zones.
“E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës”.
18/11/2025 23:34- “Mezi e presim marsin, duam Botërorin”, Fisnik Asllani flet pas barazimit ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Pas përfundimit të ndeshjes u deklarua sulmuesi Fisnik Asllani, i cili tha se mezi e pret marsin dhe se do të bëjnë maksimumin për të arritur kualifikimin në Botëror.
“Jam shumë i lumtur. I tërë ekipi ka bërë punë shumë të mirë. Jemi shumë krenarë, kemi arritur një sukses të rëndësishëm. Do të kthehem te klubi, do të jap maksimumin”.
18/11/2025 23:33- "Donim të tregonin që jemi në të njëjtin nivel me Zvicrën" - Vojvoda flet pas barazimit

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka thënë se sonte patën dëshirë të tregonin se janë në të njëjtin nivel me Zvicrën, pas barazimit 1-1.
Golit të Ruben Vargas iu përgjigj Florent Muslija, i cili shënoi një super gola nga distanca.
“Besoj se kemi pasur shumë dëshirë të tregojmë që jemi në të njëjtin nivel me Zvicrën, ndonëse është Kombëtare shumë e fortë".
18/11/2025 23:33- Granit Xhaka flet për fishkëllimat që mori nga tifozët e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Gjatë këtij takimi, cak i vërshëllimave nga tifozat ishte ylli shqiptar Granit Xhaka, i cili u vërshëllua në çdo prekje të topit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka tha se ishte i befasuar nga kjo situatë dhe se nuk e kishte pritur aspak.
18/11/2025 23:32- Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it

Kombëtarja e Kosovës ka arritur kualifikimin historik në ‘play-off’ të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ gjatë kampanjës kualifikuese luajtën në Grupin B së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Në këtë cikël kualifikues ata morën tri fitore, dy barazime dhe një humbje, pra, gjithsej 11 pikë duke zënë vendin e dytë pas Zvicrës lidere.
18/11/2025 23:31- Notat e lojtarëve, Kosovë 1-1 Zvicër: Dellova dhe Muslija shkëlqejnë, Xhaka nën nivelin e tij

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës përfundoi 1-1, duke konfirmuar vendin e play-off-it për Dardanët dhe kualifikimin direkt të Zvicrës në Kupën e Botës.
Zvicra kaloi e para në avantazh në minutën e 47-të me Ruben Vargas, i cili shfrytëzoi një pasim të Djibril Sow dhe finalizoi qetësisht brenda zonës. Kosova barazoi në minutën e 72-të me një gol spektakolar të Florent Muslijes, i cili gjuajti fuqishëm nga afër zonës për të mposhtur portierin Gregor Kobel, duke vendosur rezultatin përfundimtar.
18/11/2025 22:41- 94' Përfundon ndeshja: Kosovë 1-1 Zvicër
18/11/2025 22:32- 85' Largohen nga loja Vedat Muriqi dhe Florent Muslija, në vend të tyre inkuadrohen Valon Berisha dhe Albion Rrahmani
18/11/2025 22:20- 72' GOOOOOOOOOOL! Florent Muslija realizon gol spektakolar për të barazuar gjithçka në 1-1
18/11/2025 22:12- 66' Goditje e fortë zhagas nga Lumbardh Dellova, por pret pa probleme Kobel
18/11/2025 22:08- 62' Zëvendësim i dyfishtë te Kosova. Largohen Fisnik Asllani dhe Veldin Hoxha, futen Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja
18/11/2025 22:01- 54' Johan Manzambi gjendet përballë Aro Muric, pret portieri kosovar
18/11/2025 21:53- 47' Zvicra kalon në epërsi me golin e Ruben Vargas
18/11/2025 21:51- 46' Nis pjesa e dytë
18/11/2025 21:33- 45' Mbyllet pa gola pjesa e parë
18/11/2025 21:24- 36' Kosova rrezikon me Veldin Hoxhën, por pret Gregor Kobel
18/11/2025 21:00- 13' Vërshëllëhet Granit Xhaka në çdo prekje të topit
18/11/2025 20:53- 5' Zvicra rrezikon e para, pret Aro Muric

18/11/2025 20:45- 'Dardanët' me koreografi para ndeshjes

'Dardanët' i kanë kushtuar një koreografi fantastike përzgjedhësit Franco Foda dhe lojtarëve të Kosovës pas kualifikimit historik në 'play-off' të Kupës së Botës.
18/11/2025 20:47- 1' Fillon ndeshja
18/11/2025 20:12- Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në stadium
18/11/2025 20:00- Trajneri i portierëve zviceranë bën inspektimin e fushës

Në Prishtinë ende bie shi i rrëmbyeshëm, por fusha duket mirë. Trajneri i portierëve zviceranë, Patrick Foletti, sapo ka testuar zonën e penalltisë dhe ka vënë re se topat po kërcejnë pikërisht ashtu siç duhet.
Megjithatë, ajo që ka nevojë për pak punë janë vijat. Ato janë larë aq keq nga shiu saqë po rivizatohen me kujdes me dorë tani.
18/11/2025 19:56- Hoffenheimi me urim special për tre yjet e Kosovës para ndeshjes ndaj Zvicrës

Hoffenheimi ka vendosur t’i tregojë mbështetjen e tij të veçantë talentëve dardanë që bëjnë pjesë në skuadrën e tij, duke u uruar atyre fat në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës.
Klubi gjerman publikoi një mesazh në rrjetin social Facebook ku përmendte lojtarët Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, duke i motivuar për paraqitjen e tyre me kombëtaren e Kosovës.
Megjithatë, dy prej tyre, Hajdari dhe Avdullahu, nuk do të jenë të pranishëm në fushë për këtë takim.
18/11/2025 17:40- FFK poston pamje nga zhveshtorja para ndeshjes me Zvicrën
Agim Ademi e konfirmon se ndeshja do të zhvillohet: Gjithçka është gati

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet sipas planit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi njoftoi se përgatitjet kanë përfunduar dhe çdo detaj është vendosur në mënyrën më profesionale.
Vlera e kombëtareve dhe lojtarët më të shtrenjtë të Kosovës dhe Zvicrës

Ekipi i kombëtares së Kosovës ka një vlerë thuajse dyfish më të vogël se ekipi i kombëtares së Zvicrës, para përballjes së sotme (e martë) në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Por, si qëndron situata e vlerës së dy ekipeve kombëtare para kësaj ndeshje?
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pritet t’i bëjë së paku tri ndryshime në formacion në ndeshjen ndaj Zvicrës, për dallim nga ekipi që luajti në fitoren e madhe kundër Sllovenisë.
Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin e fundit të Grupit B, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.
Ekipi i Fodas ka mundësi kualifikimi nëse fiton me gjashtë gola dallim, por një gjë duket e pamundur së paku në letër.
Gjyqtarët e njohur italianë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Zvicër

Kosova është nikoqire e Zvicrës në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet në Kupën e Botës 2026.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
UEFA ka caktuar tashmë katërshen e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në takimin e Kombëtares së Kosovës ndaj Zvicrës.
Kosovë - Zvicër, të gjitha përballjet mes Dardanëve dhe Helvetikëve deri më tani

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet përballja e pestë mes Kosovës dhe Zvicrës (20:45), një ndeshje që pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët, jo vetëm për rëndësinë e saj sportive, por edhe për sfidat e mëparshme mes dy kombëtareve.
Deri më tani, bilanci i përballjeve mes Dardanëve dhe Helvetikëve është në favor të Zvicrës, e cila ka regjistruar një fitore, ndërsa tre ndeshje kanë përfunduar baras, dhe Kosova ende nuk ka arritur të shënojë triumfin e parë ndaj rivalëve të fortë zviceranë.
Lista e ndeshjes ndaj Zvicrës, Foda lë dy yjet e mëdhenj në tribunë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka zgjedhur 23 futbollistët që do të jenë në protokoll për ndeshjen e sotme (e martë) ndaj Zvicrës.
Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin e fundit të Grupit B, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.
Ekipi i Fodas ka mundësi kualifikimi nëse fiton me rezultat të thellë 6-0, por një gjë duket e pamundur së paku në letër.
Mësohet sa do të jetë numri i tifozëve zviceranë në "Fadil Vokrri"

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova dhe Zvicra do të përballen në ndeshjen e fundit të fazës së gupeve për kualifikimet për Kampionatit Botëror.
Blick shkruan se Zvicra do të ketë mbështetjen e 900 tifozëve për ndeshjen kundër Kosovës, e cila zhvillohet të martën nga ora 20:45.
Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se pjesëmarrja e tifozëve do të jetë e ndarë mes sektoreve zvicerane dhe mysafirëve VIP.
"Objektivi" i mbetur në lojë: Ta mposhtim çdo kundërshtar të grupit – të paktën një herë, pastaj të ngjitemi në renditjen e FIFA-s

Kosova tashmë e ka siguruar një biletë të artë për play-off dhe kjo nuk duhet harruar asnjë moment, por objektivi i vetëm i mbetur në lojë është ta mposhtim çdo kundërshtar të grupit të paktën një herë.
Përballja e radhës ndaj Zvicrës, edhe pse vjen në një moment kur shanset për kualifikim direkt janë minimale, mbetet një sfidë ku fitorja është domosdoshmëri për krenari, moral dhe identitet. Dardanët janë përballur me Helvetët katër herë deri tani, ku kanë regjistruar tre barazime dhe një humbje.
Ajo humbje 4-0 në Bernë ishte e dhimbshme dhe e vështirë për t’u pranuar, por pikërisht nga ai moment Kosova ka treguar një ringritje të fortë me tri fitore dhe një barazim në ndeshjet e fundit.
“Fikën dritat...”, Kombëtares Zvicerane i ndalet rryma në “Fadil Vokrri”

Federata Zvicerane ka publikuar momentin kur lojtarët filluan të qeshin pasi për dy - tre minuta u ndalë rryma në “Fadil Vokrri”.
Zvicra ka zhvilluar një stërvitje në Prishtinë, aty ku nesër do të luajnë përballjen ndaj Kosovës.
Megjithatë, për një moment lojtarët nisën të qeshin pasi iu ndalë rryma për një moment.
Albian Hajdari rrëfen rëndësinë që ka kualifikimi në Kupën e Botës: Më shumë se futboll, do të ishim shpresa e një gjenerate

Qendërmbrojtësi Albian Hajdari ka dhënë një intervistë të shkëlqyer për gazetën zvicerane “bluewin”, ku deklaroi se kualifikimi i mundshëm në Kupën e Botës do të ishte shpresë për tërë gjeneratën.
Hajdari ka qenë i jashtëzakonshëm që kur iu bashkua Kosovës, të cilët nuk dinë për humbje me yllin e Hoffenheimit në lojë.
Në një intervistë për gazetën zvicerane, ai fillimisht foli për vendimin që të kalojë te Kosova, si dhe përballjen me Zvicrën.
Katër yje rrezikojnë ta humbasin gjysmëfinalen e play-offit nëse ndëshkohen ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë përballjen e vështirë ndaj Zvicrës në shtëpi të martën, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për Kupën e Botës.
“Dardanët” e kanë siguruar tashmë vendin për play-offin e Botërorit, mirëpo mund të kualifikohen direkt nëse ndodhë ndonjë mrekulli, pra një fitore me gjashtë gola diferencë.
Sidoqoftë, përzgjedhësi Franco Foda duhet të ketë kujdes pasi mund të mbetet pa disa nga yjet kryesorë në play-off, meqenëse katër lojtarë kanë nga një karton të verdhë në këto kualifikuese dhe nëse ‘zverdhën’ nesër atëherë do ta humbasin së paku gjysmëfinalen.
Atmosferë e jashtëzakonshme, Kosova zhvillon stërvitjen e fundit për Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para përballjes me Zvicrën.
“Dardanët” stërvitën në “Fadil Vokrri”, ku të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen me “Helvetikët”.
FFK-ja ka publikuar video të lojtarëve në stërvitje, ku vërehet atmosfera e jashtëzakonshme në ekip.
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Përzgjedhësi Murat Yakin thotë se nuk e ka pritur rikthimin e Granit Xhakës në Ligën Premier, ndërsa shtoi se Zvicra është mbushur me plot yje, prandaj duhet fokusuar te ardhmja dhe jo të Xherdan Shaqiri.
Zvicra është në Kosovë ku po e zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para përballjes, që luhet të martën në Prishtinë.
Yakin në konferencë lavdëroi shumë Xhakën për kualitetin që po e dëshmon vazhdimisht.
Kobel lavdëron Kosovën: Një ekip që gjithnjë lufton, Asllani në formë të mirë

Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, ka folur para përballjes ndaj Kosovës, duke vlerësuar formën e mirë të sulmuesit shqiptar Fisnik Asllani.
Ai theksoi se ekipi zviceran është i fokusuar dhe i vetëdijshëm për cilësitë që ka kundërshtari.
Foda: Duhet të festojmë vetëm nëse fitojmë ndeshjet e Play-Off-it

Franco Foda ka thënë se Kosova nuk do të ndryshojë sistemin e lojës as ndaj Zvicrës.
Përzgjedhësi i Dardanëve është deklaruar se mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, por që nuk ka zbuluar më shumë detaje.
Hajdari i përgjigjet Xhakës: Unë dhe Leoni kemi vendosur me zemër për Kosovën

Granit Xhaka ditë më parë tha se Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari nuk kishin durim që të prisnin Zvicrën dhe zgjodhën Kosovën.
Tani ka ardhur përgjigja nga mbrojtësi dardan për Xhakën, duke thënë se nuk ka të bëjë me durimin.
Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

Përzgjedhësi Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp para përballjes Kosovë - Zvicër.
Dardanët do të luajnë ndaj helvetikëve të martën mbrëma në stadiumin 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45.
Diferenca në pikë është vetëm tri, me Zvicrën që kryeson me 13 pikë dhe Kosova që ka 10 pikë.
Hajdari: Duam fitore ndaj Zvicrës

Albian Hajdari ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë - Zvicër që zhvillohet të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45.
Mbrojtësi dardan që më parë ka luajtur për Zvicrën ka thënë se e kanë instaluar një mentalitet që gjithmonë duan fitoren.
Ai ka thënë se pasi shkruan historinë me sigurimin e Play-Off-it, duan që të shkruajnë një tjetër histori që të marrin 13 pikë nga këto kualifikuese.
Zvicra e konfirmon edhe mungesën e një tjetër ylli ndaj Kosovës

Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se as mbrojtësi Luca Jaquez nuk do të jetë në gjendje për të luajtur ndaj Kosovës.
Jaquez ishte në tribunë në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë, pasi nuk u shërua me kohë nga lëndimi.
Ai nuk ka marrë pjesë sërish në stërvitjen e “Helvetikëve” kësisoj nuk do të udhëtojë fare për në Kosovë.








































