Dardanët kishin një start të mirë në ndeshje, por që pësuan golin e disavantazhit në fund të pjesës së parë, derisa dy golat e tjerë u shënuan në 45 minutat e dytë.


06/09/2024 23:49-Man: Kishim përballë një skuadër agresive, por fituam

Futbollisti i Rumanisë, Dennis Man, i cili shënoi golin e parë në fitoren 3-0 ndaj Kosovës, ka deklaruar se ekipi i tij realizoi një fitore të lehtë në stadiumin "Fadil Vokrri".

Lajmi i plotë>>>

denis

06/09/2024 23:48-Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur për fitoren 3-0 që e arritën si mysafir i Kosovës.

Lajmi i plotë>>>

lucescu

06/09/2024 23:27-Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka quajtur humbjen 3-0 nga Rumania turpëruese.

Lajmi i plotë>>>

Amir Rrahmani 3

06/09/2024 23:07-Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Kosova ka pësuar humbje 3-0 në “Fadil Vokrri” në startin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve nga Rumania.

Lajmi i plotë>>>

vojvoda

06/09/2024 22:40-Përfundon ndeshja

Kosova mposhtet në "Fadil Vokrri" përballë Rumanisë me rezultat 3-0.

06/09/2024 22:30-Vojvoda përjashtohet nga ndeshja

85' Mërgim Vojvoda e ka lënë Kosovën me 10-të lojtarë në fushë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

06/09/2024 22:27-Rumania shënon edhe të tretin

82' Nga një gabim i Fidan Alitit, Rumania shënon golin e tretë.

06/09/2024 22:17-Kosova lëshon rast të artë shënimi

72' Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë lëshuar raste të arta shënimi, duke mos arritur të koordinohen në sulm.

06/09/2024 22:12-Kosova me tri zëvendësime

66' Largohen Vedat Muriqi, Fisnik Asllani dhe Valon Berisha, inkuadrohen Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani dhe Florent Muslija.

06/09/2024 21:57-Penallti për Rumaninë, mysafirët dyfishojnë epërsinë

51' Rumania e ka dyfishuar rezultatin, duke realizuar nga penalltia për 2-0.

Nga shikimi i VAR-it, gjyqtari i nga Azerbajxhani dha penallti të paqenë për ekipin mysafirë, pasi nuk pati ndërhyrje nga Valon Berisha dhe ishte simulim nga lojtari rumun.

06/09/2024 21:50-Fillojnë 45 minutat e dytë

Ka nisur pjesa e dytë mes Kosovës dhe Rumanisë, me tanët që luajnë me topin.

06/09/2024 21:34-Përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë me disavantazh për Kosovën, pasi Rumania shënoi për 1-0.

06/09/2024 21:30-Rumania godet shtyllën

44' Kosova shumë me fat, Rumania godet shtyllën nëpërmjet Mihalias.

06/09/2024 21:26-Rumania kalon në epërsi

40' Rumania ka kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të Dennis Man.

06/09/2024 21:22-Rumunët rrezikojnë me anë të Dragus

35' Dragus pati mundësinë e mirë të shënonte, por Aro Muric mbylli këndin dhe bëri pritje të lehtë

06/09/2024 21:17-Rashica me një goditje të fuqishme

31', Milot Rashica lëshoi një goditje të fuqishme, por portieri Nita bëri një pritje bravuroze.

06/09/2024 21:14-Kosova rrezikon nga ndërprerja

27' Kosova rrezikon nga ndërprerja, por mbrojtja e Rumanisë e kujdesshme.

06/09/2024 21:06-Nuk akordohet penallti

20' Fisnik Asllani u rrëzua në zonë nga një lojtar rumun, por gjyqtari nga Azerbajxhani nuk dha penallti.

06/09/2024 20:59-Aro Muric nuk befasohet

13' Rrezikojnë rumunët, por Aro Muric ishte i vëmendshëm.

06/09/2024 20:55-Muriqi me mundësi të artë shënimi

9' Vedat Muriqi kishte një mundësi të artë shënimi, por që nuk arriti ta fuste topin në rrjetë, duke e gjuajtur mbi portë

06/09/2024 20:52-Dardanët e nisin furishëm ndeshjen

5' Kosova më e rrezikshme në fillim të ndeshjes. Lojtari rumun Nita largoi rrezikun nga porta e tij

06/09/2024 20:46-Starton ndeshja

1' Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë, xhiroja e parë në Ligën e Kombeve.

Me topin ka nisur mysafirët, ndërsa shpresojmë në një fitore të lehtë nga lojtarët dardanë.

06/09/2024 19:59-Dalin ne ngrohje 'Dardanët', priten me ovacione nga tifozët

KOSOVA

06/09/2024 19:04-Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Gazeta rumune “Sporturilor” ka publikuar një artikull ku thuhet se ata mund të kenë zbuluar taktikat e Kosovës para ndeshjes në Ligën e Kombeve.

Lajmi i plotë>>>

foda

06/09/2024 16:38-Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Një grup ushtarësh rumunë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë vizituan futbollistët e kombëtares së Rumanisë në hotelin e tyre në Prishtinë të enjten mbrëma.

Lajmi i plotë>>>

rumunet

06/09/2024 15:25-Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kosova do të përballet sot (e premte) me Rumaninë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

I ftuar në një podcast të Telegrafit për të diskutuar për këtë ndeshje, ka qenë ish-portieri i njohur i shumë ekipeve kosovare, si dhe dikur reprezentuesi i Kosovës, Kushtrim Mushica.

Mushica ndër të tjerash, ka bërë zgjedhjet e tij në atë se cili është formacioni i duhur me të cilin ‘Dardanët’ duhet të zbresin në fushë sonte, duke treguar edhe zëvendësimet të cilat duhet t’i bëjë përzgjedhësi Franco Foda.

Lajmi i plotë... 

Formacioni i Mundshem i Kosoves Kushtrim Mushica LAJM

06/09/2024 15:07-Përballjet direkte mes Kosovës dhe Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte (e premte) me Rumaninë nga ora 20:45 në 'Fadil Vokrri' në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo do të jetë përballja e tretë në histori për këto dy kombëtare, pasi më parë kanë luajtur dy ndeshje gjatë vitit 2023 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Nga dy ndeshjet e para, Rumania ka fituar një ndeshje 2-0 dhe tjetra ka përfunduar 0-0, duke bërë që Dardanët të mos kenë rezultat pozitiv në këtë fillim.

kosova vs rumania

06/09/2024 14:44-Forma e Rumanisë para përballjes me Kosovëm

Kombëtarja e Rumanisë është në një formë jo aq edhe të mirë para ndeshjes së sotme ndaj Kosovës.

Rumunët nga pesë ndeshjet e fundit kanë dy humbje, dy barazime dhe një fitore.

kosova vs rumania 2

06/09/2024 14:39-Forma e Kosovës para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës nuk është aspak në formë të mirë para ndeshjes ndaj Rumanisë, por do të mundohet ta rikthej formën dhe fitoren pikërisht nga kjo ndeshje.

Në pesë ndeshjet e fundit, Dardanët kanë tri humbje, një barazim dhe një fitore me një goldallim 2-7.

kosova vs rumania 1

06/09/2024 14:18-Gjyqtarët e ndeshjes Kosovë–Rumani në Ligën e Kombeve

Kosova do të jetë nikoqir i Rumanisë për ndeshjen e sotme që zhvillohet nga ora 20:45 në 'Fadil Vokrri', në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Grupi 2 në Ligën C.

Tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e Ligës së Kombeve, derisa Dardanët kanë mësuar emrin e gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë.

Gjyqtari nga Azerbajxhani, Aliyar Aghayev, do ta drejtojë ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.

Asistentët e 36-vjeçarit Aghayev do të jenë Zeynal Zeynalov dhe Akif Amirali, po ashtu nga Azerbajxhani.

gjyqtaret

06/09/2024 13:37-Kosova bëri edhe sot stërvitje të lehtë dhe motivim maksimal para përballjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore gjatë paradites së sotme (e premte) në Kampin Nacional në Hajvali, si pjesë e përgatitjeve finale për përballjen e mbrëmjes kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, gjë të cilën e praktikon përzgjedhësi Franco Foda para çdo ndeshje.

Futbollistët dardanë, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Foda dhe stafit të tij teknik, u angazhuan në ushtrime të lehta fizike dhe disa lojëra të shkurtra me top, duke u fokusuar në ruajtjen e freskisë fizike dhe koncentrimit të nevojshëm për sfidën e mbrëmjes.

Lajmi i plotë...

kosova stervitje 10

06/09/2024 13:00-Lucescu debuton si trajner i Rumanisë, formacioni i mundshëm ndaj Kosovës

Kosova e nis sot edicionin 2024/25 në Ligën e Kombeve, ku e pret Rumaninë në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka vendosur tashmë për formacionin e tij në ndeshjen ndaj Kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë...

lucescu

06/09/2024 12:40-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Kombëtarja e Kosovës e nis sot edicionin 2024/25 në Ligën e Kombeve, ku e pret Rumaninë në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda pritet të mos bëjë shumë ndryshime dhe t’ju besojë senatorëve apo ‘veteranëve’ të ekipit për ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë...

InShot 20240906 104249675

06/09/2024 12:20-Ndërpritet për pak çaste stërvitja e Rumanisë në “Fadil Vokrri” shkaku i një tymuesit

Në momentin që lojtarët e Rumanisë po fillonin stërvitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një mjet tymosës është hedhur në tribunën veriore.

Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe futbollistët rumunë janë kthyer në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie, sipas “golazo.ro”.

Lajmi i plotë..

rumania tymuse

06/09/2024 12:00-Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në “Fadil Vokrri”

Kosova është nikoqir i Rumanisë për përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 2, sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka thënë se shpreson që të ketë atmosferë loje dhe pa incidente.

Lajmi i plotë... 

luceswcu

06/09/2024 11:30-Vedat Muriqi e di se çfarë presin nga Rumania, por janë shumë të përgatitur

Kombëtarja e Kosovës është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e sotme (e premte) në ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Si Franco Foda edhe Vedat Muriqi ka thënë se e njeh shumë mirë lojën që bën trajner i Rumanisë para ndeshjes së Kosovë në Ligën e Kombeve.

Lajmi i plotë...

muriqi

06/09/2024 11:00-Foda thotë se e njeh shumë mirë lojën e trajnerit të Rumanisë

Kosova do të përballet me Rumaninë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

Trajneri Franco Foda ka thënë se e njeh shumë mirë kundërshtarin, por që është ankuar mes tjerash në kushtet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Lajmi i plotë... 

foda

06/09/2024 10:40-Emir Sahiti me mesazh të qartë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Sulmuesi anësor, Emir Sahiti, i cili këtë afat kalimtar kaloi te Hamburg në Bundesliga 2, ka folur pas rikthimit të tij pas dy vitesh mungesë te Kombëtarja e Kosovës.

Ai ka falëndëruar Franco Fodan për ftesën dhe ka shtuar se këtu është për të ndihmuar ekpin në çdo formë, nuk ka rëndësi a luan apo jo. 

Lajmi i plotë...

emir sahiti

06/09/2024 10:20-“Mezi presim t’i fitojmë ndeshjet, ndaj Rumanisë për revansh” – Aro Muric i bindur në sukses

Nga grumbullimi i parë ka folur portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric, i cili është shprehur optimist për përballjen me Rumaninë.

Gardiani i portës ‘Dardane’ deklaroi se mezi pret t’i fitojë ndeshjet, ndërsa edhe kërkoi revanzh ndaj rumunëve, që i mposhtën në ndeshjen e diskutuar në Bukuresht.  

Lajmi i plotë...

Arijanet Muric avec le maillot kosovar en novembre 2021 1621633

06/09/2024 10:00-Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda optimistë për fitore ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë në shtëpi ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Mbrojtësit e Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda janë shprehur optimistë për fitoren ndaj Rumanisë, në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë...

Vojvoda Hadergjonaj

06/09/2024 09:30-Donat Rudhani dhe Albion Rrahmani thonë se duan tri pikët kundër Rumanisë, kanë edhe nga një mesazh për ‘Dardanët’

Kombëtarja e Kosovës do ta nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve me një ndeshje ndaj Rumanisë në në “Fadil Vokrri” të premten, në kuadër të Grupin 2 të Ligës C.

Dy nga yjet e Kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani dhe Albion Rrahmani janë optimist se do t’i marrin të tre pikët në ndeshjen ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë... 

Rrahmani Rudhani

06/09/2024 09:00-Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve dhe shihet si përballja kryesore e këtij grupi.

Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht dhe të gjitha janë shitur nëpërmjet platformës “online”.

Lajmi i plotë...