Gjithçka që ndodhi në sfidën Kosovë - Bullgari, në debutimin e Përfaqësueses sonë në kualifikimet për 'Euro 2020'
- 25/03/2019 22:36-Përfundon ndeshja
- 25/03/2019 22:33-Tri minuta kohë shtesë
- 25/03/2019 22:33
- 25/03/2019 22:29
- 25/03/2019 22:27-Pesë minutat e fundit të kohës së rregullt
- 25/03/2019 22:22
- 25/03/2019 22:21
- 25/03/2019 22:20-Statistikat deri në minutën e 75-të
- 25/03/2019 22:18
- 25/03/2019 22:16
- 25/03/2019 22:12
- 25/03/2019 22:03-BARAZON ARBËR ZENELI
- 25/03/2019 22:02
- 25/03/2019 22:01
- 25/03/2019 21:58-Muriqi godet shtyllën
- 25/03/2019 21:54-Mbështetje e madhe nga tifozët
- 25/03/2019 21:52
- 25/03/2019 21:51
- 25/03/2019 21:48-Fillon pjesa e dytë
- 25/03/2019 21:42-Top pesë lojtarët që pasuan më së shumti në pjesën e parë
- 25/03/2019 21:36
- 25/03/2019 21:33-Statistikat e pjesës së parë
- 25/03/2019 21:33
- 25/03/2019 21:32
- 25/03/2019 21:29
- 25/03/2019 21:24
- 25/03/2019 21:21
- 25/03/2019 21:18-Statistikat e 30 minutave të parë
- 25/03/2019 21:18
- 25/03/2019 21:16
- 25/03/2019 21:15
- 25/03/2019 21:13
- 25/03/2019 21:10
- 25/03/2019 21:09
- 25/03/2019 21:06
- 25/03/2019 21:03-Statistikat e 15 minutave të parë
- 25/03/2019 20:58
- 25/03/2019 20:55
- 25/03/2019 20:54
- 25/03/2019 20:51
- 25/03/2019 20:49
- 25/03/2019 20:46-Koreografia e Dardanëve në fillimin e ndeshjes ndaj Bullgarisë
- 25/03/2019 20:41-Po intonohen himnet
- 25/03/2019 20:22-O’Connell në mbështetje të Kosovës
- 25/03/2019 20:19-Lojtarët e Kosovës kanë zbritur në fushë
- 25/03/2019 20:07-Pamje nga stadiumi
- 25/03/2019 20:03-Atmosfera në qytet para fillimit të ndeshjes
- 25/03/2019 19:51-Ish-përzgjedhësi, Rugova: Kosova krah për krah me botën, besoj që do ta fillojmë mirë
- 25/03/2019 19:47-Stadiumi "Fadil Vokrri" po mbushet nga tifozët
- 25/03/2019 19:41-Herolind Shala i fton tifozët për një tjetër natë të madhe në ‘Fadil Vokrri’
- 25/03/2019 19:34-Formacionet zyrtare
- 25/03/2019 19:15-Tashmë disa tifozë kanë filluar të rehatohen në ulëset e tyre
- 25/03/2019 18:53-Bersant Celina është gati, po ju?
- 25/03/2019 18:42-Se lojtarët janë edhe shokë mes vete, e tregon edhe kjo video
- 25/03/2019 18:33-Vojvoda i motivuar para ndeshjes
- 25/03/2019 17:59-Bullgaria
- 25/03/2019 17:58-Kosova
- 25/03/2019 17:51-UEFA ua përkujton të gjithëve se sot luan Kosova me golin e bukur të Milot Rashicës
- 25/03/2019 17:19-Sondazhi në Facebook nga Telegrafi Sport
- 25/03/2019 16:39-Top 11-të lojtarët e Kosovës me vlerën më të madhe në tregun e transferimeve
- 25/03/2019 16:33-Kosova sonte luan me fanellat e kaltërta
- 25/03/2019 15:18-Gola të shënuar dhe pranuar në pesë ndeshjet e fundit
- 25/03/2019 14:40-Ndryshime të mëdha të koeficienteve brenda pesë ditëve, tani Kosova favorite përballë Bullgarisë
- 25/03/2019 14:02
- 25/03/2019 14:00-Aliti: Bullgaria kundërshtar cilësor
- 25/03/2019 13:39
- 25/03/2019 13:04
- 25/03/2019 13:02
- 25/03/2019 12:43-Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit
- 25/03/2019 11:27-Njoftim rreth hapjes së dyerve të stadiumit dhe rregullave për ndeshjen ndaj Bullgarisë
- 25/03/2019 11:25-Njoftim rreth veturave të parkuara afër stadiumit
- 25/03/2019 11:22-Kryeziu: Me tifozët fantastikë, besoj në rezultat pozitiv
- 25/03/2019 10:32-Kosova premton një tjetër natë magjike në Prishtinë
- 25/03/2019 10:17-Kryeziu kapiten i Kosovës
- 25/03/2019 10:14-Kosovë-Bullgari në numra
- 25/03/2019 10:03-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Bullgarisë
- 25/03/2019 10:01-Kosovë-Bullgari, një ndeshje që nuk duhet humbur
- 25/03/2019 09:59-Trajneri i Bullgarisë: Na pret lojë e mundimshme dhe e vështirë
- 25/03/2019 09:58-Stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes ndaj Bullgarisë
- 25/03/2019 09:55-Challandes: Bullgaria është ekip agresiv dhe me përvojë, por ne do të luftojmë për t’u kualifikuar në Euro 2020
Ekipi përfaqësues i Kosovës e ka nisur me barazim (1-1) aventurën kualifikuese në Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'. Bullgaria ishte kundërshtari i parë i skuadrës sonë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri". Sfida u dominua nga Përfaqësuesja e Kosovës, por fati nuk ishte në anën tonë. Këto dy skuadra bëjnë pjesë në Grupin A të Kampionatit Evropian, ku konkurrojnë edhe Anglia, Mali i Zi dhe Replika Çeke.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet lidhur me debutimin historik të Kosovës në kualifikimet për një Kampionat Evropian.
25/03/2019 22:36-Përfundon ndeshja
Kosova mjaftohet me një barazim dhe një pikë në debutimin fantastik në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020' kundër Bullgarisë.
25/03/2019 22:33-Tri minuta kohë shtesë
Edhe pak shpresa për Kosovën që ta fitojë këtë ndeshje pas një loje fantastike.
25/03/2019 22:33
90' Përfundon koha e rregullt. Raste të njëpasnjëshme, Rashica dhe Zhegrova dështojnë të shënojnë.
25/03/2019 22:29
87' Gjuajtje e lirë për Kosovën. Goditja e Zenelit... nuk përfundon në rrjetë.
25/03/2019 22:27-Pesë minutat e fundit të kohës së rregullt
85' Pamundësi e ndërtimit të një aksioni të rrezikshëm, derisa tifozët brohorasin: "Duam fitore".
25/03/2019 22:22
80' Dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt. Edhe pak shpresë për të regjistruar fitore.
25/03/2019 22:21
79' Leart Paqarada është inkuadruar në vend të Benjamin Kolollit.
25/03/2019 22:20-Statistikat deri në minutën e 75-të
Kosovë 1-1 Bullgari:
Gjuajte drejt portës: 8-4
Gjuajte në kornizën e portës: 4-2
Posedimi i topit: 61%-39%
Pasimet: 470-279
Pasime të kompletuara: 386-204
25/03/2019 22:18
Në ndërkohë, Anglia e ka vulosur fitoren në ndeshjen tjetër të Grupit A kundër Malit të Zi. Epërsia është 4-1.
25/03/2019 22:16
74' Rezultati akoma i barabartë. Tifozët duan fitore.
25/03/2019 22:12
69' Vazhdon presioni i Kosovës. Skuadra nikoqire e do fitoren!!!
25/03/2019 22:03-BARAZON ARBËR ZENELI
61' GOOOOOOOL... Super Arbër Zeneli e barazon rezultatin. Ndizet atmosfera në stadiumin "Fadil Vokrri".
https://www.dailymotion.com/video/x74snd9
25/03/2019 22:02
59' Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Herolind Shalës.
25/03/2019 22:01
58' Besar Halimi zëvendëson Bersant Celinën.
25/03/2019 21:58-Muriqi godet shtyllën
55' Super-rast. Muriqi godet shtyllën. Humbet edhe një shans shumë i mirë nga lojtarët tanë.
25/03/2019 21:54-Mbështetje e madhe nga tifozët
Kosova është në disavantazh, mirëpo tifozët në stadiumin "Fadil Vokrri" janë duke e mbështetur vazhdimisht Përfaqësuesen tonë.
25/03/2019 21:52
50' Tjetër harkim nga këndim, i katërti me radhë. Nuk shfrytëzohet nga ekipi vendas.
25/03/2019 21:51
49' Harkim nga këndi për Kosovën, por portieri mysafir e kap topin.
25/03/2019 21:48-Fillon pjesa e dytë
Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë. Mysafirët janë në epërsi prej një goli nga pjesa e parë.
25/03/2019 21:42-Top pesë lojtarët që pasuan më së shumti në pjesën e parë
25/03/2019 21:36
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Anglia e ka përmbysur rezultatin ndaj Malit të Zi. Ross Barkley (39') shënoi për epërsinë prej 2-1.
25/03/2019 21:33-Statistikat e pjesës së parë
Kosovë 0-1 Bullgari:
Gjuajte drejt portës: 4-2
Gjuajte në kornizën e portës: 3-2
Posedimi i topit: 59%-41%
Pasimet: 294-194
Pasime të kompletuara: 245-152
Karton të verdhë: 1-3
25/03/2019 21:33
Bullgarët ia kushtojnë golin mesfushorit të lënduar, Ivaylo Chochev.
25/03/2019 21:32
45'+1: Rast tjetër. Vojvoda godet me kokë, por nuk arrin të shënojë.
25/03/2019 21:29
44' Tjetër mundësi e mirë për Kosovën, por portieri mysafir mbron goditjen e Rashicës.
25/03/2019 21:24
39' Shënon Bullgaria. Pas shansit të parë serioz, realizojnë mysafirët. Vasil Bozhikov shfrytëzoi një harkim nga këndi dhe shënoi me kokë.
25/03/2019 21:21
35' Goditje fantastike nga Bersant Celina, por mbron portieri kundërshtar. Kosova po e kërkon golin.
25/03/2019 21:18-Statistikat e 30 minutave të parë
Kosovë-Bullgari
Gjuajte drejt portës: 1-1
Posedimi i topit: 63%-37%
Pasime: 215-116
Pasime të kompletuara: 185-99
25/03/2019 21:18
Milot Rashica, njeriu që e pati rastin më të mirë deri më tani.
25/03/2019 21:16
Anglia e ka barazuar rezultatin ndaj Malit të Zi me golin e Michael Keane (31').
25/03/2019 21:15
30' Kalon gjysmë ore lojë, nuk ka gola në "Fadil Vokrri". Kosova vazhdon të luajë mirë dhe ta ketë kontrollin e takimit.
25/03/2019 21:13
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Mali i Zi është duke avancuar kundër Anglisë me golin e Marko Vesovic (17').
25/03/2019 21:10
25' Aksione të ndërtuara nga ekipi jonë. Iniciativa është në anën e Kosovës.
25/03/2019 21:09
24' Tjetër mundësi e Kosovës, aksion i mirë dhe ide e mirë. mungon vetëm finalizimi.
25/03/2019 21:06
20' Rrjetat heshtin. Një periudhë me lojë të kujdesshme nga të dyja ekipet.
25/03/2019 21:03-Statistikat e 15 minutave të parë
Kosovë-Bullgari
Posedimi i topit: 62%-38%
Pasimet: 124-70
Pasime të kompletuara: 106-56
25/03/2019 20:58
13' Raste qetësie në tempin e lojës pas atij rasti të Rashicës.
25/03/2019 20:55
9' Super-rast për Rashicën, nuk tregohet efikas në momentin final.
25/03/2019 20:54
8' Skuadra jonë vazhdon ta mbajë rrezikun larg dhe tenton të krijojë sulme.
25/03/2019 20:51
6' Lojtarët e Kosovës përpiqen ta marrin kontrollin e lojës.
25/03/2019 20:49
Fillim i shpejtë nga të dyja skuadrat që përpiqen t'i fitojnë duelet.
25/03/2019 20:46-Koreografia e Dardanëve në fillimin e ndeshjes ndaj Bullgarisë
25/03/2019 20:41-Po intonohen himnet
Gjithçka është gati për ndeshjen debutuese të Kosovës në kualifikimet për 'Euro 2020'.
25/03/2019 20:22-O’Connell në mbështetje të Kosovës
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, bën tifo për Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë
"A jemi gati?" - është pyetja e ambasadorit, i cili e ka publikuar një fanellë të Kosovës me numrin 9.
25/03/2019 20:07-Pamje nga stadiumi
25/03/2019 20:03-Atmosfera në qytet para fillimit të ndeshjes
25/03/2019 19:51-Ish-përzgjedhësi, Rugova: Kosova krah për krah me botën, besoj që do ta fillojmë mirë
Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Edmond Rugova, ka folur për ndeshjen që përfaqësuesja jonë sot e zhvillon ndaj Bullgarisë.
Rugova që është pjesë e ‘Gjeneratës së Artë’, ka dhjetë vite që nuk ka qenë në Kosovë dhe është kthyer ta shohë Kosovën nga afër.
25/03/2019 19:47-Stadiumi "Fadil Vokrri" po mbushet nga tifozët
Tifozët fillojnë të futen brenda në stadium, atmosferë e bukur edhe në qytet.
25/03/2019 19:41-Herolind Shala i fton tifozët për një tjetër natë të madhe në ‘Fadil Vokrri’
Mesfushori Herolind Shala ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar rreth ndeshjes ndaj Bullgarisë.
25/03/2019 19:34-Formacionet zyrtare
Kosova: Muriqi; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, Kryeziu; Rashica, Celina, Zeneli; Muriqi.
Bullgaria: Mihaylov; Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov; Malinov, Kostadinov, Nedelev, Slavchev; Delev, Popov.

25/03/2019 19:15-Tashmë disa tifozë kanë filluar të rehatohen në ulëset e tyre
Edhe pse ka rreth një orë e gjysmë deri te fillimi i ndeshjes, disa tifozë tashmë janë futur në stadiumin 'Fadil Vokrri'.
25/03/2019 18:53-Bersant Celina është gati, po ju?
25/03/2019 18:42-Se lojtarët janë edhe shokë mes vete, e tregon edhe kjo video
Mërgim Vojvoda ka postuar në InstaStory një video ku shihet duke e ngacmuar Arbër Zenelin teksa ky po luante një lojë elektronike. Rezultatet e mira në fushë, janë edhe si pasojë e atmosferës së mirë brenda grupit jashtë fushës.
25/03/2019 18:33-Vojvoda i motivuar para ndeshjes
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka postuar një fotografi në InstaStory ku gjithë futbollistët shikohen të bashkuar.

25/03/2019 17:59-Bullgaria
Mosha mesatare e skuadrës: 28.1 vjeç
Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 31.02 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë: Kiril Despodov, 3 milionë euro
Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 46-të
25/03/2019 17:58-Kosova
Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 44.45 milionë euro
Lojtari më i shtrenjtë: Valon Berisha, 7.5 milionë euro
Mosha mesatare e skuadrës: 23.5 vjeç
Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 131-të
25/03/2019 17:51-UEFA ua përkujton të gjithëve se sot luan Kosova me golin e bukur të Milot Rashicës
25/03/2019 17:19-Sondazhi në Facebook nga Telegrafi Sport
Shumica e tifozëve mendojnë se Edon Zhegrova nuk duhet të luajë nga minuta e parë: 9.300 ishin kundër qē Zhegrova të startojē, 4.600 ishin pro.
25/03/2019 16:39-Top 11-të lojtarët e Kosovës me vlerën më të madhe në tregun e transferimeve
25/03/2019 16:33-Kosova sonte luan me fanellat e kaltërta
25/03/2019 15:18-Gola të shënuar dhe pranuar në pesë ndeshjet e fundit
Kosova: 15 gola të shënuar/katër të pranuar, ndërsa Bullgaria: Pesë gola të shënuar/pesë gola të pranuar.
25/03/2019 14:40-Ndryshime të mëdha të koeficienteve brenda pesë ditëve, tani Kosova favorite përballë Bullgarisë
Sa i përket ekipit favorit, fillimisht ishte Bullgaria, por koeficientet në baste kanë ndryshuar brenda një jave.
Në ditën ndeshjes, Kosova llogaritet favorit përballë bullgarëve me koeficient 2.45, barazimi është kotuar 3,10 ndërsa një triumf i mundshëm i mysafirëve 3.40.
25/03/2019 14:02
Pas barazimit në shtëpi ndaj Danimarkës, ekipi i Kosovës ka fituar vetëbesim dhe pret rezultat pozitiv në ndeshjen e parë eliminatore para tifozëve tonë në stadiumin 'Fadil Vokrri'.
Arbër Zeneli është nga ata që besojnë se dueli ndaj Bullgarisë është shumë i rëndësishëm.
25/03/2019 14:00-Aliti: Bullgaria kundërshtar cilësor
Në një intervistë të mëhershme, Fidan Aliti e ka bërë të qartë se Kosova dëshiron fitore kundër Bullgarisë.
25/03/2019 13:39
Kosova vjen në këtë ndeshje, pas barazimit (2-2) kundër skuadrës së madhe evropiane të Danimarkës.


25/03/2019 13:04
Derisa Kosova debuton në kualifikimet për një Kampionat Evropian, Bullgaria për herë të fundit ishte kualifikuar në 'Euro 2004'.
Për të mësuar lidhur me të kaluarën e kësaj përfaqësueseje në Kampionatet Evropiane, klikoni KËTU.
25/03/2019 13:02
Kosova dhe Bullgaria nuk janë ndeshur asnjëherë me njëra-tjetrën, qoftë në ndonjë garë apo në takime miqësore.
25/03/2019 12:43-Forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

25/03/2019 11:27-Njoftim rreth hapjes së dyerve të stadiumit dhe rregullave për ndeshjen ndaj Bullgarisë
FFK e ka njoftuar opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020', Kosovë – Bullgari, do të hapen në orën 18:00.
Federata rikujton se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.
25/03/2019 11:25-Njoftim rreth veturave të parkuara afër stadiumit
Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020', Kosovë – Bullgari që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë (në orën 20:45), ka kërkuar nga qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato.
Çdo veturë që ka mbetur pas orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë, pasi e gjithë kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe sigurisë në stadium.
25/03/2019 11:22-Kryeziu: Me tifozët fantastikë, besoj në rezultat pozitiv
Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bullgarisë, mesfushori ka thënë se është gati për këtë takim dhe pret rezultat pozitiv para tifozëve tanë.
25/03/2019 10:32-Kosova premton një tjetër natë magjike në Prishtinë
Morëm pjesë në kualifikimet e Kampionatit Botëror në vitin 2016, por dështuam duke arritur të marrim vetëm një pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.
Kosova suksesin më të madh e arriti në Ligën e Kombeve, kur arriti të triumfojë në Grupin 3 të Ligës D.
Tani Përfaqësuesja e Kosovës do të debutojë në kualifikimet e Kampionatit Evropian, 'Euro 2020'.
25/03/2019 10:17-Kryeziu kapiten i Kosovës
Hekuran Kryeziu do të rikthehet në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Përveç që do të jetë në fushë, Telegrafi merr vesh se Hekurani do të jetë edhe kapiten i Përfaqësueses së Kosovës.
25/03/2019 10:14-Kosovë-Bullgari në numra
Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë bëhet edhe më interesante kur shikon numrat dhe statistikat, të cilat Telegrafi jua servon të detajuara.
25/03/2019 10:03-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Bullgarisë
Bernard Challandes ende ka disa dyshime për formacionin startues për shkak të disa lëndimeve, por Telegrafi beson se formacioni i mëposhtëm është më i mundshmi që do ta shikojmë në fushë të hënën nga ora 20:45.
25/03/2019 10:01-Kosovë-Bullgari, një ndeshje që nuk duhet humbur
Kosova do ta nisë rrugëtimin kualifikues për ‘Euro 2020’ me ndeshjen e të hënës mbrëma kundër Bullgarisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Faqja e UEFA-s ka bërë një listë prej katër ndeshjesh që nuk duhen humbur në këtë xhiro kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian, ndërsa aty është sfida ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.
25/03/2019 09:59-Trajneri i Bullgarisë: Na pret lojë e mundimshme dhe e vështirë
Trajneri i përfaqësueses së Bullgarisë, Petar Hubchev, ka folur për media para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e ‘Euro 2020’.
55-vjeçari ka folur edhe për mungesën e lojtarit kryesor Kiril Despodov, ndërsa përkundër kësaj ai beson te fitorja pasi niveli i skuadrave është i njëjtë dhe vetëm Përfaqësuesja e Anglisë është mbi të gjitha.
25/03/2019 09:58-Stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes ndaj Bullgarisë
Përfaqësuesja e Kosovës të dielën e mbajti stërvitjen e fundit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, para ndeshjes ndaj Bullgarisë.

25/03/2019 09:55-Challandes: Bullgaria është ekip agresiv dhe me përvojë, por ne do të luftojmë për t’u kualifikuar në Euro 2020
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Bullgarisë.
























































