Kosova e ka zhvilluar sfidën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, ndërsa për kundërshtar e kishte Spanjën (3-1) në Estadio de La Cartuja të Sevillas.

Dardanët e kishin humbur takimin e parë në “Fadil Vokrri” nga Suedia, ndërsa La Roja kishte regjistruar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para.

Pas kësaj sfide, Spanja e ka arritur edhe fitoren e dyte, derisa për Kosovën ishte humbja e dytë në Grupin B.


Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e përballjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës (3-1).  


31/03/2021 22:57-Notat e lojtarëve

31/03/2021 22:39-Situata aktuale në Grupin B

Standings provided by SofaScore LiveScore

31/03/2021 22:39-Statistikat e gjithë ndeshjes

statistika

31/03/2021 22:37-Përfundon ndeshja, Spanja 3-1 Kosova

Kosova ka pësuar humbje prej 3-1 nga Spanja në Estadio de La Cartuja të Sevillas.

Daniel Olmo (34’), Ferran Torres (36’) dhe Gerard Moreno (75’) shënuan për vendasit, ndërsa Besar Halimi (70’) shënoi një supergol për Dardanët.

31/03/2021 22:32

88’ Lirim Kastrati humb një rast shumë të mirë, topi shkon mbi portë.

31/03/2021 22:31

87’ Ujkani pengon një tjetër gol për spanjollët pas një aksioni të radhës nga vendasit.

31/03/2021 22:30-Statistikat pas 85 minutash

spanja 3 (Foto: Flashscore)

31/03/2021 22:24

80’ Vazhdojnë përpjekjet e Dardanëve për të ndërtuar aksione, por që nuk rezultojnë të rrezikshme.

31/03/2021 22:22

77’ Edhe një situatë e rrezikshme, mirëpo për fatin tonë nuk e shfrytëzojnë spanjollët.

31/03/2021 22:18-Spanja realizoi golin e tretë

75’ Reagim i shpejtë i La Roja, të cilët e shënuan edhe golin e tretë me anë të Gerard Moreno.

https://twitter.com/GarraSportsMx/status/1377355772846166019

31/03/2021 22:17

73’ Samir Ujkani është duke vazhduar me pritjet për lëvdata, së fundmi goditi Olmo.

31/03/2021 22:13-Supergooooooool.....

70’ Kosova e ngushton rezultatin. Një dalje të gabuar të portierit të Spanjës e shfrytëzoi Besar Halimi duke ia rrëmbyer topin dhe duke shënuar një supergol nga largësia.

31/03/2021 22:12

68’ Nuk munguan disa momente të mira për Kosovën që nuk u shfrytëzuan në mënyrën më të mirë. Në ndërkohë, spanjollët po e qarkullojnë topin.

31/03/2021 22:07

63’ Përsëri rrezikon Ferran Torres, por përsëri në vend është Samir Ujkani.

31/03/2021 22:05

61’ Situata më e rrezikshme Kosovës, rrezikon Kastrati, por nuk ka gol.

kastrati (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 22:03

59’ Tentativa të Dardanëve për ta vënë në presion ekipin kundërshtar që konsolidohet shumë shpejt për të rrezikuar. Por, Ujkani sërish në vend.

31/03/2021 22:01

57’ Largohet Benjamin Kololli, inkuadrohet Arbër Zeneli.

kololli 1 (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 21:59

55’ Milot Rashica lëshon fushën, inkuadrohet Lirim M. Kastrati.

ashica (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 21:59

55’ Dalje e rrallë e Dardanëve për para, por që përfundon me lehtësi për La Roja.

31/03/2021 21:56

52’ Një tjetër pritje e mrekullueshme e Ujkanit për ta penguar golin e tretë.

ujkani 2 (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 21:51

47' Spanjollët rrezikuan menjëherë, por u evitua rreziku.

31/03/2021 21:49-Fillon pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Spanjës dhe Kosovës në Estadio de La Cartuja të Sevillas.

Vendasit shënuan dy gola në fraksionin e parë përmes Dani Olmo (34’) dhe Ferran Torres (36’).

31/03/2021 21:36-Statistikat pas pjesës së parë

statht (Foto: Flashscore)

31/03/2021 21:32-Përfundon pjesa e parë, Spanja 2-0 Kosova

Spanjollët i kanë shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Kosovës.

Dardanët u mbajtën mirë deri në minutën e 34 kur edhe e pranuan golin e parë të shënuar nga Dani Olmo.

Menjëherë pas (36’), realizoi edhe Ferran Torres.

https://twitter.com/Fred_Tortosa10/status/1377340721737293825

https://twitter.com/JuannDis/status/1377340895528321026

31/03/2021 21:31

45’ Skemë e njëjtë e lojës, Kosova që mbrohet dhe Spanja që sulmon.

31/03/2021 21:24

39’ Sërish rrezik, por goditjen e Moratas e pret Ujkani.

31/03/2021 21:21-Vjen goli i dytë i spanjollëve

36’ Shumë shpejt, La Roja e ka shënuar edhe golin e dytë përmes Ferran Torres.

https://twitter.com/Fred_Tortosa10/status/1377340721737293825

31/03/2021 21:19-Shënon Spanja

34’ Në një moment iu dha shumë hapësirë lojtarëve vendas dhe Dani Olmo realizoi.

31/03/2021 21:17

31’ Kosova tregohet e rrezikshme, por në momentin e goditjes i largohet topi Rashicës.

31/03/2021 21:16-Statistikat pas gjysmë ore lojë

stat1

31/03/2021 21:10

25’ Vazhdon paraqitja defensive e Dardanëve për të përballuar sulmet e La Roja.

ferkime (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 21:08

22’ Tjetër superpritje nga Ujkani. Morata në aksion, por portieri i Kosovës ia mohon golin.

morata1 (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 21:04

19’ Situatë e pashfrytëzuar mirë nga Rashica që ishte i rrethuar nga lojtarët kundërshtarë.

rashica 1 (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 21:02-Statistikat pas 15 minutash

statas (Foto: Flashscore)

31/03/2021 20:56

10’ Goditje e lirë për Kosovën që grushtohet nga portieri Simon.

ksoosva (Foto: Screenshot/Yalla)

31/03/2021 20:53

8’ Spanja e ka iniciativën, ndërsa Ujkani bën një mbrojtje të rëndësishme.

ujkani 1 (Foto: Screenshot/Yalla Live)

31/03/2021 20:51

6’ Moment i rrezikshëm, por shpëton skuadra jonë.

31/03/2021 20:49

4’ Fillim i qetë dhe i kujdesshëm nga të zgjedhurit e Bernard Challandes.

yalla1 (Foto: Screenshot/Yalla Live)

31/03/2021 20:46-Fillon ndeshja

Ka filluar përballja kualifikuese ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për Grupin B, për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

31/03/2021 20:42-Në Spanjë intonohet himni i Kosovës

flamuri (Foto: Facebook/FFK)

31/03/2021 20:30-Pamje nga stërvitjet në Sevilla

167386320 258274829108360 5024559878597763534 n

167300406 2571868843121051 6016571400949686327 n

167077066 1371528016516582 380741939253970081 n

31/03/2021 20:26-Situata në Grupin B

Standings provided by SofaScore LiveScore

31/03/2021 20:26

Spanja nuk ka qenë në formën më mirë në dy sfidat e para kualifikuese, duke barazuar ndaj Greqisë (1-1) dhe duke bërë një rikthim të zorshëm kundër Gjeorgjisë (2-1).

31/03/2021 20:10

Spanja luan pa kapitenin Sergio Ramos kundër Kosovës.

31/03/2021 19:58-Formacionet e plota

Formacioni startues i Spanjës: Unai Simon; Marcos Llorente, Eric Garcia, Inigo Martinez, Jordi Alba; Koke, Sergio Busquets, Pedri; Ferran Torres, Alvaro Morata, Dani Olmo.

Banka rezervë e Spanjës: De Gea, Sanchez, Pedro Porro, Llorente, Canales, Gerard Moreno, Thiago Alcantara, Gaya, Ramos, Rodri, Fabian Ruiz, Oyarzabal.

Formacioni startues i Kosovës: Samir Ujkani; Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Mërgim Vojvoda; Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Florent Hadërgjonaj; Vedat Muriqi, Bersant Celina, Milot Rashica.

Banka rezervë e Kosovës: Halimi, Bekaj, Voca, L.R. Kastrati, Zeneli, Rashani, L.M. Kastrati, Fazliji, Paqarada, Nuhiu, Zhegrova, Hasani.

skuadray (Foto: uefa.com)

31/03/2021 19:40-Formacioni zyrtar i Kosovës

Portier: Samir Ujkani

Mbrojtës: Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Mërgim Vojvoda.

Mesfushorë: Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Florent Hadërgjonaj.

Sulmues: Vedat Muriqi, Bersant Celina, Milot Rashica.

31/03/2021 19:21-Formacioni zyrtar i Spanjës

spain

31/03/2021 19:19-Forma e skuadrave

forma1 (Foto: uefa.com)

31/03/2021 19:14-Gjyqtarët e ndeshjes

Jakob Kehlet është gjyqtari që do ta ketë barrën kryesore të takimit, derisa Lars Hummelgaard dhe Heine Sorensen janë gjyqtarë anësorë. Gjyqtar i katërt është caktuar Jens Maae.

jakob 2 (Foto: uefa.com)

31/03/2021 19:09-Sondazhi në faqen e UEFA-s

sondazh 1 (Foto: uefa.com)

31/03/2021 19:08

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, megjithatë Federata jonë e futbollit është e pranuar në UEFA dhe FIFA, ashtu që sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, vendet që nuk duan të luajnë ndaj klubeve tona apo reprezentacionit në territorin e tyre, duhet t’i bëjnë organizimet në terren neutral, derisa duhet të udhëtojnë në Kosovë për t’i zhvilluar sfidat si mysafir.

Sidoqoftë, Spanja ka zgjedhur që skuadra që e përfaqëson Republikën e Kosovës të udhëtojë në vendin e tyre.

tervitja

31/03/2021 18:55-Formacionet e mundshme sipas AS

as (Foto: Diario AS)

31/03/2021 18:54-Formacionet e mundshme sipas Marca

spain 2 (Foto: Marca)

31/03/2021 18:51-Ambasada e SHBA-ve dhe ambasadori Kosnett me dedikim për Kosovën

“I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenarie kur mund të luash nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valëvitet në stadium”.

31/03/2021 18:42-Kosova pritet të luajë me fanella të bardha

kosova1 1 (Foto: Twitter/Kosovan Football)

31/03/2021 18:33-Mesazhi i Kurtit për lojtarët e Kosovës

“Dy shtete, Kosova dhe Spanja, po luajnë në kualifikimet për Kampionatin Botëror sonte dhe unë jam i ngazëllyer për skuadrën tonë që e përfaqëson Republikën e Kosovës”.

“Mos lini asgjë që t’ju shpërqendrojë, na bëni krenarë dhe kthehuni fitimtarë”.

31/03/2021 18:26-Është konfirmuar mungesa e Valon Berishës

Valon Berisha nuk do të mund të luajë sonte ndaj Spanjës, aty ku Kosova është mysafir.

Drejtori sportiv i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka njoftuar se mesfushori është i lënduar dhe nuk do të mund të paraqitet në këtë takim mjaftë të rëndësishëm.

valon 1

31/03/2021 18:24-Formacioni i mundshëm i Spanjës

spanja1