LIVE/ Kosova kërkon hapin drejt historisë, Sllovakia ndalesa e parë para Kupës së Botës
- 24/03/2026 20:11- Florent Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, e ëndërrojmë kualifikimin
- 24/03/2026 20:09- Kreshnik Hajrizi: Ëndrra e shqiptarëve drejt realizimit
- 24/03/2026 18:30- Ylli i Sllovakisë tregon se çfarë i tha Oblaku për Kosovën para përballjes së të enjtes
- 24/03/2026 18:28- Samir Ujkani flet për mediat sllovake: Jemi të vetëdijshëm çfarë na pret, detajet do ta vendosin ndeshjen
- 24/03/2026 18:26- ”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të forte
- 24/03/2026 18:25- Vedat Muriqi për FIFA-n: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës
- 24/03/2026 18:21- Kosova dy ndeshje larg historisë, Leart Paqarada flet për Telegrafin
- 24/03/2026 18:19- UEFA zbulon gjyqtarët për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
- 24/03/2026 18:18- Kosova mbanë stërvitjen e parë, 19 futbollistë të pranishëm në stërvitje
- “Ne mund të shkruajmë historinë” - Foda me një video motivuese për futbollistët
- Momentet e arritjes së lojtarëve të Kosovës
- 24/03/2026 17:08- “Kemi alternativa”, Franco Foda nuk ankohet për mungesat e Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut
- 24/03/2026 17:04- Franco Foda paralajmëron Sllovakinë: Kosova e gatshme për të gjitha skenarët, i kemi përgatitur edhe penalltitë
- 24/03/2026 17:02- Lista e Sllovakisë për ndeshjen me Kosovën
- 24/03/2026 16:55- Lista e Franco Fodas për ndeshjet historike
Kombëtarja e Kosovës të enjten nga ora 20:45 përballet me Kombëtaren e Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës.
Kosova vjen në këtë fazë pas paraqitjeve shumë të mira në grupin me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, ku u rendit e dyta me 11 pikë.
Në anën tjetër, Sllovakia gjithashtu përfundoi në vendin e dytë në grupin e saj, ku bënin pjesë Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.
Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha. Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshjeje.
24/03/2026 20:11- Florent Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, e ëndërrojmë kualifikimin
Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka thënë se futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë të movituar maksimalisht për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë të enjten.
Në një deklaratë të publikuar nga faqja e Federatës së Futbollist të Kosovës në Facebook, Hadërgjonaj ka thënë se atmosfera brenda ekipit është fantastike.
“Kjo ndeshje jo veç për mua, por për të gjithë futbollistët është historike, që ne të mund të arrijmë në finale dhe pastaj të mund të shkojmë në Botëror. Është e jashtëzakonshme. Jemi të motivuar maksimalisht dhe e kemi ndeshjen në fokus. Besoj që kemi atmosferë të mirë dhe kjo do të na ngritë më lartë”, ka thënë ai fillimisht.
“Për mua personalisht ka qenë një ëndërr si në Botëror a Evropian. E kemi pas shansin ndaj Maqedonisë për Evropian, tash na erdhi shansi prapë për Botëror. Është e jashtëzakonshme. E kemi merituar me lojën si ekip. Secili i ka meritat e veta. Për ne është fokusi vetëm të fitojmë gjysmëfinalen, e pastaj të shohim për finale”, ka shtuar ai.
24/03/2026 20:09- Kreshnik Hajrizi: Ëndrra e shqiptarëve drejt realizimit
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi mund ta fitojë rastin në mungesë të kapitenit dhe liderit të mbrojtjes, Amir Rrahmani.
Hajrizi po shfaq formë të mirë në Zvicër, ndërsa është optimist para ndeshjes që luhet të enjten në Bratislavë ndaj Sllovakisë.
“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. E dimë rëndësinë e ndeshjes. E dimë që mund të shkruajmë histori. Jemi përgatitur shumë mirë. Kemi besim dhe shpresojmë në fitore”.
“Nuk është lehtë të luash në udhëtim. E kemi parë edhe me Slloveninë dhe Suedinë, që mund të tregojmë veten. Do të angazhohemi njëjtë si në lojërat e tjera. Ëndrra e gjithë shqiptarëve, që ishte shumë larg, po afrohet. Jemi dy ndeshje larg. Është ndeshje shumë e rëndësishme dhe me kënaqësi të madhe e luajmë këtë lojë”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FFK-së.
24/03/2026 18:30- Ylli i Sllovakisë tregon se çfarë i tha Oblaku për Kosovën para përballjes së të enjtes
Mbrojtësi sllovak David Hancko, u shpall të hënën futbollisti më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë në kombëtare.
28-vjeçari, i cili luan për Atletico Madridin prej verës së kaluar, ka një karrierë të spikatur edhe te Feyenoord, dhe tashmë numëron 57 paraqitje dhe shtatë gola për Sllovakinë.
Megjithatë, Hancko e konsideron më të rëndësishëm suksesin e ekipit se sa çmimet personale. Ai ka pranuar se do ta ndërronte këtë trofe për një vend në Kupën e Botës.
24/03/2026 18:28- Samir Ujkani flet për mediat sllovake: Jemi të vetëdijshëm çfarë na pret, detajet do ta vendosin ndeshjen
Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka dhënë një intervistë për mediat sllovake në prag të përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë, duke folur për presionin, kundërshtarët dhe ambiciet e “Dardanëve” në këtë fazë të rëndësishme.
Ai fillimisht u ndal te rëndësia e ndeshjes, duke theksuar se kjo mund të mos jetë sfida më e madhe për Kosovën, nëse arrijnë të kalojnë këtë pengesë.
“Shpresoj të mos jetë ndeshja më e madhe, sepse nëse ia dalim në Sllovaki, do të kemi finalen e 'play-off'-it në Prishtinë dhe ajo do të jetë ndeshja më e madhe. Sigurisht, lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë”, u shpreh Ujkani.
24/03/2026 18:26- ”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të forte
Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen me Sllovakisë dhe Kosovës.
Sllovakia dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Bratisllavë.
‘Dardanët’ do të synojnë fitoren me qëllim që të arrijnë finale e ‘play-off’-it aty ku hipotetikisht do të përballej me fituesin e çifit tjetër Turqi-Rumani.
24/03/2026 18:25- Vedat Muriqi për FIFA-n: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës
Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së 'play-off’-it evropian të kësaj jave me Sllovakinë, ndërsa kombëtarja e Kosovës synon një vend për herë të parë në Kupën e Botës.
Vedat Muriqi debutoi me kombëtaren e Kosovës në vitin 2016, duke u bërë pjesë e udhëtimit futbollistik të vendit që nga fillimi.
Gati dhjetë vjet më vonë, sulmuesi i shquar i Mallorcas mezi pret të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026. Për të siguruar një vend, Kosova duhet të kalojë fazën eliminatore evropiane, me një ndeshje gjysmëfinale jashtë fushe kundër Sllovakisë. Fitorja atje do t'i siguronte një ndeshje në shtëpi në Prishtinë kundër Turqisë ose Rumanisë për një vend në finale.
24/03/2026 18:21- Kosova dy ndeshje larg historisë, Leart Paqarada flet për Telegrafin
Në futboll ka momente që shkojnë përtej rezultatit, momente që prekin historinë, identitetin dhe krenarinë e një vendi. Pikërisht një i tillë po afrohet për Kosovën, që ndodhet vetëm pak hapa larg realizimit të një ëndrre të madhe, kualifikimit në Kupën e Botës.
Por në këtë rrugëtim historik, një prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës, Leart Paqarada, po e përjeton gjithçka nga një kënd tjetër. Pavarësisht dëshirës së madhe për të kontribuar në fushë, këtë po ia pamundëson fatkeqësisht një lëndim i pësuar në shtator të vitit të kaluar.
Në një intervistë për Telegrafin, mbrojtësi i Kombëtares ka folur hapur për ecurinë e ekipit, gjasat për sukses dhe sfidat personale që po përjeton, duke dhënë edhe mesazhe të forta për tifozët.
24/03/2026 18:19- UEFA zbulon gjyqtarët për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
UEFA ka publikuar zyrtarisht ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen e rëndësishme të “play-off”-it ku përfshihet Kosova, e cila do të zhvillohet më 26 mars 2026 nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.
Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari nga Norvegjia, Espen Eskas, një emër i njohur në arenën evropiane. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.
Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar skocezi Nicholas Walsh, ndërsa teknologjia VAR do të jetë nën mbikëqyrjen e holandezit Rob Dieperink, i ndihmuar nga Clay Ruperti.
24/03/2026 18:18- Kosova mbanë stërvitjen e parë, 19 futbollistë të pranishëm në stërvitje
Kombëtarja e Kosovës ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus maksimal te gjysmëfinalja ndaj Sllovakisë.
“Ne mund të shkruajmë historinë” - Foda me një video motivuese për futbollistët
Në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, përzgjedhësi Franco Foda zgjodhi një qasje ndryshe për të motivuar ekipin.
Ai u shfaqi lojtarëve një video që përmblidhte rrugëtimin e tyre, sakrificën dhe mbështetjen e pakursyer të tifozëve.
Synimi i këtij momenti ishte të ndizet shpirti luftarak përpara një prej sfidave më të rëndësishme.
Momentet e arritjes së lojtarëve të Kosovës
Disa nga yjet e Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda kanë mbërritur në Prishtinë.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar videon ku lojtarët bashkohen me stafin, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme.
24/03/2026 17:08- “Kemi alternativa”, Franco Foda nuk ankohet për mungesat e Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” kanë disa alternativa për mbrojtësin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.
Kosova në sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë do të jetë pa dyshen që kanë qenë kyçe në këto kualifikuese, por Foda nuk i ka “qarë” këto lëndime.
Ai në konferencë për media deklaroi se dyshja do të jenë mungesë e madhe, por Kosova e ka dëshmuar se mund ta zëvendësojë secilin pasi të gjithë japin më të mirën.
“Sigurisht se mungesat kanë rol të rëndësishëm. Amiri është edhe kapiten përpos në top formë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Leon Avdullahu është strateg i madh, do të na mungojnë por kemi bërë kalkulime dhe do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura”.
24/03/2026 17:04- Franco Foda paralajmëron Sllovakinë: Kosova e gatshme për të gjitha skenarët, i kemi përgatitur edhe penalltitë
Kombëtarja e Kosovës i ka përgatitur edhe penalltitë para gjysmëfinales së play-offit ndaj Sllovakisë, kështu ka deklaruar përzgjedhësi Franco Foda.
“Dardanët” synojnë që të kualifikohen për herë të parë në histori në Kampionatin Botëror, ndërsa përballë fillimisht kanë sllovakët.
Në konferencë për media, Foda bëri të qartë se Kosova i ka përgatitur të gjitha skenarët, përfshirë penalltitë.
“Jemi përgatitur për të gjitha skenat e mundshme dhe këto bëjnë pjesë edhe penalltitë. Deri tani kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenat e mundshme”.
24/03/2026 17:02- Lista e Sllovakisë për ndeshjen me Kosovën
Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjte(19 mars) listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e rëndësishme kundër Kosova.
Në këtë listë nuk mungojnë dy prej emrave më të mëdhenj të ekipit: kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka, të cilët pritet të kenë rol kyç në këtë përballje vendimtare.
Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.
24/03/2026 16:55- Lista e Franco Fodas për ndeshjet historike
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike të premtën (20 mars) listën e futbollistëve për ndeshjet vendimtare të ‘play-off’-it drejt Kupës së Botës 2026, ku “Dardanët” synojnë një arritje historike.
Kosova do të luajë fillimisht më 26 mars në Bratisllavë kundër kombëtares se Sllovakisë. Kjo përballje konsiderohet kyçe, pasi një fitore do ta dërgonte ekipin në një ndeshje vendimtare më 31 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku kundërshtar mund të jetë kombëtarja e Turqisë ose kombëtarja e Rumanisë.
Lista e shpallur nga Foda vjen me disa mungesa të ndjeshme, kun ë krye të tyre është kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa mugnojnë edhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.


















