Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parë për vitin 2022 duke u përballur me Burkina Fason (5-0) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Në fakt kjo ishte edhe sfida e parë e trajnerit francez Alain Griesse në krye të Dardanëve, i cili e nisi me një triumf të thellë.

Për Kosovën, kjo është sfida e dytë përballë Burkina Fasos, ku e para ishte zhvilluar në mars të vitit 2018, ku edhe atëherë Dardanët kishin fituar me rezultat 2-0.


Për gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas këtij takimi, keni mundur ta përcillni drejtpërdrejt në Telegrafi.com.


24/03/2022 19:51-Përfundon ndeshja, Kosova 5-0 Burkina Faso

Kosova është treguar e pamëshirshme në ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku fitoi me rezultat 5-0.

zhegra

24/03/2022 19:48

90' Muslija godet shtyllën nga gjuajtja e lirë.

24/03/2022 19:46

89' Nuk mposhtet Ujkani. Portieri i Kosovës nuk lejon që të preket porta e tij.

24/03/2022 19:37

78’ Realizues i golit të pestë, Toni Domgjoni lëshon fushën për Florian Loshaj.

24/03/2022 19:35

77’ Supergoditje nga Edon Zhegrova, por mbron portieri vizitor.

24/03/2022 19:32-Kosova po e deklason Burkina Fason

74’ Toni Domgjoni realizon nga një pozitë “e pamundur” dhe tashmë epërsia është shumë e lartë. Asistimi ishte nga Bytyqi.

24/03/2022 19:31

73' Largohet golashënuesi Mërgim Vojvoda, debuton për Kosovën Lumbardh Dellova.

Një tjetër golashënues lëshon fushën. Milot Rashica bën vend për Zymer Bytyqi.

24/03/2022 19:26-Rashica rikthehet me gooooool

68’ I mrekullueshëm Milot Rashica nga ana e majtë bëri gjithçka vet dhe e realizoi golin e katërt për Kosovën.

24/03/2022 19:23-Ujkani mbron penalltinë

65’ Samir Ujkani ka bërë një intervenim fantastik duke mbrojtur penalltinë e Burkina Fasos.

24/03/2022 19:22-Penallti për Burkina Fason

64’ Lirim Kastrati ndërhyn në një lojtar kundërshtar në zonë dhe gjyqtari akordon penallti.

24/03/2022 19:19

61’ Depërtim i Rashicës nga ana e majtë, por pasimi i tij ndërpritet në zonë.

24/03/2022 19:17

59’ Ekzekutimi i rrezikshëm i një gjuajtje të lirë nga mysafirët që shkoi mbi portë.

24/03/2022 19:10-Tjetër gooool... Kosova 3-0 Burkina Faso

53’ Një dalje e shpejtë e Zhegrovës në krahun e djathtë dhe një pasim fantastik drejt Rashicës, i cili u rrotullua dhe asistoi te Mërgim Vojvoda, ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë.

24/03/2022 19:07

50' Fillim më i mirë i Burkina Fasos në gjysmën e dytë me disa përpjekje për të shënuar.

24/03/2022 19:06

48' Harkim i rrezikshëm në zonën tonë, por nuk e arrin asnjëri nga lojtarët kundërshtarë.

24/03/2022 19:03-Fillon pjesa e dytë

46’ Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët janë në epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë me golat e Fidan Alitit dhe Astrit Selmanit.

24/03/2022 18:47-Përfundon pjesa e parë, Kosova 2-0 Burkina Faso

Kosova i ka realizuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Burkina Fasos që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fidan Aliti e ka kaluar Kosovën në epërsi, pas një asistimi nga Edon Zhegrova. Një harkim të anësorit nga e majta e priti në qendër mbrojtësi për të realizuar.

Astrit Selmani pranoi një top nga Milot Rashica dhe realizoi një supergol.

24/03/2022 18:43

42' Një nga daljet e rralla të vizitorëve në zonën e nikoqirëve.

burku8

24/03/2022 18:37

36' Vazhdon dominimi i Kosovës në sfidën miqësore kundër Burkina Fasos që po zhvillohet në kryeqytet.

burki

24/03/2022 18:27

26’ Tri mundësi të njëpasnjëshme të skuadrës mysafire, por Samir Ujkani intervenoi për mrekulli.

ujkani 2

24/03/2022 18:24-SuperGoool... Kosova 2-0 Burkina Faso

23' Kosova shënon edhe golin e dytë. Astrit Selmani pranoi një top nga Milot Rashica dhe realizoi një supergol.

24/03/2022 18:23

21' Loja po zhvillohet në mesfushë, të dy skuadrat po bëjnë gabime në pasime.

24/03/2022 18:18

17' Burkina Faso po tenton të rrezikojë më shumë, por mbrojtja jonë po tregohet stabile deri tani.

24/03/2022 18:10-Selmani rrëzohet në zonë, nuk ka penallti

9' Sulmuesi Astrit Selmani është rrëzuar në zonë duke kërkuar penallti, por që gjyqtari nuk mendoi ashtu.

kosova 2

24/03/2022 18:04-Goooool... Kosova 1-0 Burkina Faso

4' Fidan Aliti e ka kaluar Kosovën në epërsi, pas një asistimi nga Edon Zhegrova. Një harkim të anësorit nga e majta e priti në qendër mbrojtësi për të realizuar.

24/03/2022 18:00-Fillon ndeshja

1' Ka nisur ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

24/03/2022 17:59-Koreografia i dedikohet 'Marsit të rezistencës'

kosova7 2

koreo8

24/03/2022 17:57-Intonohen himnet

kosova7 3

himnet

24/03/2022 17:31-Futbollistët janë duke i bërë nxehjet

xjehjet

24/03/2022 17:28-Kosova-Burkina Faso, formacionet zyrtare

Formacioni startues i Kosovës: Ujkani, L. Kastrati, Fazliji, Aliti, Vojovoda, Domgjoni, Dresevic, Muslija, Zhegrova, Selmani, Rashica.

Formacioni startues i Burkina Fasos: F. Ouedraog, S. Ouattara, Dabo, E. Tapsoba, Guiebre, D. Ouattara, Sangare, Bayala, Guira, Yago dhe Ouattara.

burkina1 1 (Foto: uefa.com)

kosfk1

24/03/2022 17:24-Formacioni zyrtar i Kosovës

kos9 (Foto: uefa.com)

24/03/2022 17:00-Përballjet direkte

kosbur (Foto: uefa.com)

24/03/2022 16:59-Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

ks (Foto: uefa.com)

24/03/2022 16:58-Formacioni startues i Burkina Fasos

burkina1 1

24/03/2022 16:52-Gjyqtari shqiptar, Eldorjan Hamiti do ta drejtojë ndeshjen

Gjyqtari shqiptar, Eldorjan Hamiti, do ta drejtojë ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Burkina Fasos.

Ai do të ndihmohet nga gjyqtarët anësor, Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.

Gjyqtari i katërt do të jetë Mentor Ajeti nga Kosova.

Screenshot 1 73

24/03/2022 16:43-Burkina Faso ka më shumë vlerë se Kosova

Në bazë të faqes transfermarkt.com, vlera e Kosovës arrin shifrën 68.45 milionë, ndërsa ajo e Burkina Fasos arrin shifrën 73.78 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm i Kosovës është Amir Rrahmani që në treg ka vlerën prej 25 milionë euro.

Sa  përket Burkina Fasos vlerën më të madhe e ka lojtari i klubit anglez Aston Villa, Bertrand Traore, ku vlera e tij është 20 milionë euro, pesë milionë më pak se Rrahmani.

Ky i fundit nuk është tubuar për ndeshjen e sotme.

burkina faso analyst banner afcon scaled 1

24/03/2022 16:31-Aro Muric pritet të jetë në bankën rezervë

Arijanet Muric është portieri më në formë i Kosovës, por ai nuk pritet ta nisë ndeshjen ndaj Burkina Fasos nga minuta e parë.

Telegrafi merr vesh që trajneri Alain Giresse i ka bërë të qartë Aros se ai do të luaj ndaj Zvicrës nga minuta e parë dhe jo sot.

Gjithsesi dy portierët e tjerë të grumbulluar janë portieri Samir Ujkani që luan me Empolin në Serie A, derisa tjetri është Visar Bekaj që aktivizohet me Tiranën në kampionatin shqiptar.

Aro Muric