
- 28/03/2023 22:41-Mbyllet ndeshja
- 28/03/2023 22:40
- 28/03/2023 22:35
- 28/03/2023 22:32
- 28/03/2023 22:18
- 28/03/2023 22:15
- 28/03/2023 22:10
- 28/03/2023 22:05-Barazohet rezultati shënon Andorra
- 28/03/2023 22:02-GOOOOOOOOL
- 28/03/2023 21:57
- 28/03/2023 21:52
- 28/03/2023 21:50
- 28/03/2023 21:49
- 28/03/2023 21:33-Mbyllet pjesa e parë
- 28/03/2023 21:32
- 28/03/2023 21:31
- 28/03/2023 21:29
- 28/03/2023 21:25
- 28/03/2023 21:23
- 28/03/2023 21:21
- 28/03/2023 21:14
- 28/03/2023 21:09
- 28/03/2023 21:07
- 28/03/2023 21:03
- 28/03/2023 20:54
- 28/03/2023 20:50
- 28/03/2023 20:46
- 28/03/2023 20:40-"Dhimbja e së kaluarës tonë, është forca e së tashmes tonë"
- 28/03/2023 20:24-Stadiumi "Fadil Vokrri" ka filluar të mbushet
- 28/03/2023 19:56-Fanellat e Andorrës ndaj Kosovës
- 28/03/2023 19:46-Fanellat e Kosovës ndaj Andorrës
- 28/03/2023 19:45-Albion Rrahmani e Amar Gërxhaliu, jashtë skuadrës së Kosovës
- 28/03/2023 19:26-Kosova dhe Andorra publikojnë formacionet zyrtare
- 28/03/2023 19:02-Gjyqtari i ndeshjes, Kosovë – Andorrë
- 28/03/2023 18:42-Sondazhi nga UEFA paraqet Kosovën favorit absolut ndaj Andorrës
- 28/03/2023 17:20-Lojtari kryesor i Kosovës dhe Andorrës
- 28/03/2023 17:15-Vlera e Kosovës dhe Andorrës
- 28/03/2023 16:22-Formacioni i mundshëm i Kosovës në përballje me Andorrën
Kosova ka barazuar 1-1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Euro 2024, duke i mbyllur ndeshjet e marsit me dy pikë në dy takime.
28/03/2023 22:41-Mbyllet ndeshja
Një barazim zhgënjyes i Kosovës ndaj Maltës në “Fadil Vokrri”. Ndeshja mbyllet 1-1.
28/03/2023 22:40
90+5' Muslija gjuan nga distanca, topi shkon pak mbi portë.
28/03/2023 22:35
90' Pesë minuta lojë shtesë,
28/03/2023 22:32
84' Fazliji gjuan nga distanca, por mbron portieri mysafir.
83' Bytyqi hakon, Muriqi me kokë mbi portë.
81' Gjuan bukur me kokë Kryeziu, topi shkon ngjitur me shtyllën.
79' Harkim i Zhegrovës, gjuan Bytyqi me volej, por në duart e portierit.
28/03/2023 22:18
75' Zeneli dhe Celina dalin nga loja. Bytyqi dhe Muslija në lojë.
28/03/2023 22:15
71' Muriqi pengohet në zonë, sërish gjyqtari nuk gjykon asgjë.
28/03/2023 22:10
66' Milot Rashica rrëzohet në zonë, gjyqtari nuk jep penallti. As pasi u shikua në VAR, vendimi nuk ndërroi.
28/03/2023 22:05-Barazohet rezultati shënon Andorra
61’ Albert Alavedra dërgon një top drejt portës, ku gjendet Berto Rosas që shënon për 1-1.
28/03/2023 22:02-GOOOOOOOOL
59' Gol i bukur i Edon Zhegrovës, i cili mori një asistim të bukur nga Milot Rashica, për ta dërguar në rrjetë.
28/03/2023 21:57
54' Harkim i dobët i Zhegrovës në zonë, askush nuk përgjigjet.
28/03/2023 21:52
48' Rast për Kosovën. Harkimi i Zenelit, nuk devijohet në portë nga Hadërgjonaj.
28/03/2023 21:50
46' Dalin nga loja Paqarada dhe Berisha, futen në lojë Zhegrova dhe Rudhani.
28/03/2023 21:49
46' Fillon pjesa e dytë.
28/03/2023 21:33-Mbyllet pjesa e parë
Kosova kishte raste, por që nuk arriti të shënonte.
28/03/2023 21:32
45+1' Hadërgjonaj gjuan, por mbrojtja bllokon gjuajtjen.
28/03/2023 21:31
45' Një minutë lojë shtesë.
28/03/2023 21:29
43' Rasti më i mirë i Kosovës. Zeneli asiston te Muriqi i cili gjuan, por portieri mbron.
28/03/2023 21:25
40' Cervos gjuan me lehtësi, mbron Muric.
28/03/2023 21:23
37' Rashica harkon, topi devijohet dhe portieri e kap.
28/03/2023 21:21
35' Kosova fiton goditje nga këndi, por Andorra largon rrezikun.
28/03/2023 21:14
28' Kosova vazhdon me sulme, por ende pa gjetur rrjetën.
28/03/2023 21:09
23' Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë. Goditje dënimi në një zonë të rrezikshme.
28/03/2023 21:07
21' Rashica asiston te Zeneli, i cili nuk shënon nga një pozitë ideale.
28/03/2023 21:03
15' Mysafirët po mbrohen me të gjitha forcat. Kosova po kërkon korridore të lira që të vijë te rasti.
28/03/2023 20:54
8' Muriqi rrezikon me kokë, por kishte shkaktuar faull më parë.
28/03/2023 20:50
4' Kosova e nis në sulm ndaj Andorrës. Po mundohet të krijojë raste për gol.
28/03/2023 20:46
1' Fillon ndeshja.
28/03/2023 20:40-"Dhimbja e së kaluarës tonë, është forca e së tashmes tonë"
Dardanët me koreografi fantastike para nisjes së ndeshjes.
28/03/2023 20:24-Stadiumi "Fadil Vokrri" ka filluar të mbushet
Lojtarët në fushë për përhitjet e fundit para ndeshjes.
28/03/2023 19:56-Fanellat e Andorrës ndaj Kosovës
28/03/2023 19:46-Fanellat e Kosovës ndaj Andorrës
28/03/2023 19:45-Albion Rrahmani e Amar Gërxhaliu, jashtë skuadrës së Kosovës
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Kosovës dhe Andorrës, e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024.
Pas barazimit në Izrael, Vedat Muriqi me shokë janë të motivuar për ta mposhtur Andorrën në duelin e vlefshëm për Grupin I.
Pjesë e ekipit për këtë ndeshje nuk do të jenë sërish Albion Rrahmani dhe Amar Gërxhaliu, që kanë përfunduar në tribuna.
28/03/2023 19:26-Kosova dhe Andorra publikojnë formacionet zyrtare
Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndeshjet e dytë në kualifikimet e Euro 2024, ku përballë do të ketë Andorrën.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me Zvicrën që është lider me tri sosh, po aq sa ka edhe Romania, Izraeli me një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.
Për këtë ndeshje, Alain Giresse ka vendosur që në sulm të startojë me Vedat Muriqin, Milot Rashicaën dhe Arber Zeneli.
Ndërsa Andorra në sulm starton me Marc Garica.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric; Haderjgonaj, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Berisha, Fazjili; Zeneli, Muriqi, Rashica.
Andorra: Iker Álvarez; Chus Rubio, Llovera, Alavedra, García; Guillen, Marc Vales, Jordi Rubio, Cervós; Vales, Rosas.
28/03/2023 19:02-Gjyqtari i ndeshjes, Kosovë – Andorrë
Austriaku Sebastian Gishamer do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Kosovës dhe Andorrës.
Roland Riedel dhe Santino Schreiner do të jenë anësor, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Jager Christopher.
Në VAR do të jenë dyshja Christian-Petru Ciochirca dhe Alan Kijas.
28/03/2023 18:42-Sondazhi nga UEFA paraqet Kosovën favorit absolut ndaj Andorrës
Pak orë na ndajnë nga përballja e dytë e Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.
Dardanët janë nikoqir të Andorrës për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me Zvicrën që është lider me tri sosh, po aq sa ka edhe Romania, Izraeli me një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.
28/03/2023 17:20-Lojtari kryesor i Kosovës dhe Andorrës
Lojtari kryesor i Kosovës, është kapiteni Amir Rrahmani, që ka edhe vlerën më të lartë në treg.
29-vjeçari luan te gjiganti italian Napoli.
Rrahmani është edhe futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës, pasi vlera e tij në ‘Transfermarkt’ është 25 milionë euro.
Në anën tjetër lojtari kryesor është portieri i Villarrealit, Iker Alvarez, që vlen 500 mijë euro.
28/03/2023 17:15-Vlera e Kosovës dhe Andorrës
Kosova do të pres Andorrën në kuadër të fazës së grupeve për eliminatoret e Euro 2024.
Dardanët kanë një vlerë prej 95.2 milionë euro dhe janë dukshëm më të vlefshëm se kundërshtari.
Kjo pasi Andorra ka një vlerë totale prej 2.4 milionë euro.
28/03/2023 16:22-Formacioni i mundshëm i Kosovës në përballje me Andorrën
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Andorrën në ndeshjen e dytë të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët synojnë të marrin fitoren e parë pas barazimit në ndeshjen e parë në udhëtim te Izraeli 1-1.
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka të gjithë 25 futbollistët në dispozicion për këtë ndeshje dhe pritet të bëj disa ndryshime nga ndeshja e kaluar.


















































