LAJMI I FUNDIT:

Kompletohen të gjitha grupet për kualifikueset e Botërorit 2026 – Kosova në grupin B, Shqipëria në grupin K

Kompletohen të gjitha grupet për kualifikueset e Botërorit 2026 – Kosova në grupin B, Shqipëria në grupin K

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës u mbajt ceremonia e ndarjes së shortit për kualifikueset e Botërorit 2026. 

Kujtojmë se Kosova gjendet në vazon e katërt së bashku me kombëtare si Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia etj, ndërsa Shqipëria gjendet në vazon e tretë. 

Pas hedhjes së shortit Kosova u rendit në grupin B së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, teksa Shqipëria në grupin K do të ketë punë me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën


Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor në Mexico City ndërsa do të përfundojë më 19 korrik në New Jersey. 

Grupet e Botërorit 2026: 

Grupi A: Fituesi Gjermani/Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu

Grupi B: Zvicra, Suedia, Sllovenia, Kosova

Grupi C: Humbësi Portugali/Danimarkë, Greqia, Skocia, Bjellorusia

Grupi D: Fituesi Francë/Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhani

Grupi E: Fituesi Spanjë/Holandë, Turqia, Gjeorgjia, Bullgaria

Grupi F: Fituesi Portugali/Danimarkë, Hungaria, Republika e Irlandës, Armenia

Grupi G: Humbësi Spanjë/Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja Hercegovina, Qipro, San Marino

Grupi I: Humbësi Gjermani/Itali, Norvegjia, Izraeli, Estonia, Moldavia

Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtajni

Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra

Grupi L: Humbësi Francë/Kroaci, Çekia, Mali i Zi, Ishujt Faroe, Gjibraltari

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori