Sonte (e premte) ka nisur aventura e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Plot 20 kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në tentim për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.


Edicioni i tretë është gati të fillojë me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t'i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.

Këtë herë, pritet një përballje e madhe mes VIP-ave që do të sfidojnë veten, njëri-tjetrin dhe rregullat e lojës për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh.

19/10/2024 01:31-Drenusha Latifi - banorja e fundit që hyn në Big Brother VIP Kosova 3

drenusha2

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, është futur e fundit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

"Qëllimi im është për ta fituar Big brother VIP Kosova 3", tha Drenusha në klipin e saj prezantues.

19/10/2024 01:29-Ana - banorja e parafundit në BBVK 3

anna

Ana Ejupi, influencuese e rrjeteve sociale është banorja e parafundit që futet sonte në Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo është lindur dhe rritur në Prishtinë.

19/10/2024 01:26-Mevlan Shaba i bashkohet BBVK 3

mev

Mevlad Shaba i është futur garës së Big Brother VIP Kosova 3, në mesin e shumë banorëve të tjerë.

Ai është 37 vjeç nga Kavaja dhe është bërë i famshëm falë pjesëmarrjes së tij në emisionin e shumë shikuar "Përputhen"

19/10/2024 00:56-Aria dhe Gjesti futen në Big Brother VIP Kosova 3

gjeki

Arjeta Palushaj, e njohur si këngëtare, modele dhe artiste e makijazhit - është bërë pjesë e edicionit të tretë të BBVK.

Ajo është nga Laçi i Shqipërisë dhe Big Brother-in e cilësoi si vendimin më të duhur të saj në këtë periudhë të jetës.

Bashkë me të u fut edhe reperi Gjesi - i cili hyri në shtëpi nga një zgjedhje që bëri Aria.

Gjesti përndryshe është i njohur për hitet e tij të shumta të estradës shqiptare.

19/10/2024 00:49-Modelja Xheneta Fetahu - banorja e radhës

drenki

Bukuroshja Xheneta Fetahu është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. Ajo është nga Prishtina, por ka jetuar në Suedi.

Ajo tha se deri tani i ka ndërruar tri profesione, nga mjekësia ka kaluar në hoteleri dhe tani në modeling.

19/10/2024 00:46-Arion futet në BBVK 3

arjjjo

Një reper i ri nga Prishtina i quajtur Arion i është bashkuar listës së banorëve të këtij edicioni.

19/10/2024 00:38-Florjeta Seferi - banore e re në Big Brother VIP Kosova 3

lejla

Bukuroshja Florjeta Seferi e cila është artiste e makijazhit, është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo është 24 vjeçare me origjinë nga Drenasi, por jeton dhe vepron në Itali.

19/10/2024 00:29-Gresa Gashi - banorja e radhës

gresss

Aktorja Gresa Gashi e njohur për rolin e saj si 'Stima' në hit serialin "O Sa Mirë" është banore e edicionit të sivjetmë të BBVK.

Gresa pati një hyrje të veçantë me parashutë, ku u shqua si një prej hyrjeve më unike të mbrëmjes.

19/10/2024 00:24-Lumbardhi rikthehet në Big Brother VIP Kosova 3

lum

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka bërë një rikthim në studion e Big Brother VIP Kosova.

Ai erdhi si i ftuar special, ku si fitues i edicionit të kaluar, të japë disa komente të tij mbi banorët e deritanishëm.

18/10/2024 23:52-Rezart Veleshnja i futet garës së BBVK 3

veleshnja

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është banori i radhës që i bashkohet edicionit të tretë të BBVK.

Ai është i njohur për rolet e tij të shumta në Portokalli, teksa ka një karrierë të gjatë televizive.

18/10/2024 23:41-Boksier Drilon Rama - banori i radhës

viv

I radhës që është futur në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh të Big Brother VIP Kosova është boksieri Drilon Rama.

Ai është lindur dhe rritur në Gjermani.

18/10/2024 23:12-Burim Vatovci futet në shtëpinë e BBVK 3

sherr

Burim Vatovci është banori i radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

18/10/2024 23:00-Leonardo - banori tjetër i Big Brother VIP Kosova 3

lejo1

Influencuesi i rrjetit social TikTok dhe këngëtari, Leonardo Gashi, është banori i radhës që futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai është lindur dhe rritur në Gjermani, por me prejardhje është nga Prishtina.

Ai tha se ka shumëvetëbesim dhe se e quan veten "dukat djalë".

18/10/2024 22:48-Banorja e shtatë - Sara Kolami

sara

Aktorja Sara Kolami është banorja e shtatë e edicionit të tretë të BBVK.

Ajo mori vëmendjen e të gjithëve teksa hyri e veshur si një Marilyn Monroe në natën e parë të kësaj aventure.

18/10/2024 22:23-Gazetari Vullnet Krasniqi hyn në BBVK 3

vull

Gazetari i njohur Vullnet Krasniqi i është bashkuar aventurës së Big Brother VIP Kosova 3, si banori i gjashtë që futet në natën e parë.

Ai ka punuar nëpër portale të ndryshme vendore, teksa prej pak kohësh ka themeluar faqen e tij të quajtur Sateliti.

18/10/2024 22:16-Bay T - banorja e radhës në Big Brother VIP Kosova 3

bay

Reperja e re Bay T, e cila është tekstshkruese dhe këngëtare është futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo vjen nga Mitrovica dhe thotë se është gati që të jetë një nga konkurrentet më të diskutuara të këtij edicioni.

18/10/2024 21:57-Banori i katërt - aktori Besfort Daka

besfort

Aktori i njohru Besfort Daka është prezantuar si banori i katërt i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ai është lindur hde rritur në Prishtinë dhe është i njohur për rolet e tij kryesisht komike.

18/10/2024 21:38-Diana - banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova

bana

Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, është banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo tha se arsyeja se pse dëshiron të futet në BBVK, është se dëshiron që edicioni i tretë të fitohet nga një grua - dhe ajo duhet të jetë ajo.

18/10/2024 21:22-Kevin Edmond - banori i dytë i Big Brother VIP Kosova 3

kevin

Banori i dytë i Big Brother VIP Kosova është këngëtari Kevin Edmond, i cili ka prejardhje latine.

Ai jeton dhe vepron në Suedi, ndërsa ajo që e lidh me Kosovën janë rrënjët e nënës së tij, e cila është me origjinë nga Ferizaj.

18/10/2024 21:15-Futet banorja e parë - këngëtarja Rovena Stefa

roovi

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, e cila jeton dhe vepron kryesisht në Kosovë - Rovena Stefa, është bërë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo tha se ka shumëçka për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.

Stefa u fut duke interpretuar live një prej këngëve të saj më të njohur, "Dasma".

18/10/2024 21:12-Milaim Zeka - opinionisti i dytë i BBVK 3

olta3

Analisti dhe gazetari i njohur Milaim Zeka është prezantuar gjithashtu nga moderatorët si opinionisti i dytë i këtij sezoni.

Ai ka një karrierë të gjatë në televizion, dhe njihet për analizat dhe opinionet e tij.

18/10/2024 21:08-Prezantohet opinionistja e parë - Olta Gixhari

olta2

Aktorja Olta Gixhari është prezantuar si opinionistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ku u shqua si një nga konkurrentet më të forta të atij edicioni.

18/10/2024 21:00-Nis zyrtarisht edicioni i tretë i BBVK

olta1

Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me prezantues Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Gjersa opinionistë të këtij edicioni janë gazetari Milaim Zeka dhe aktorja Olta Gixhari.