Afati kalimtar veror është mbyllur pas mbrëmjes së të enjtes në ligat kryesore evropiane. Klubet e mëdha kanë qenë në aktivitet të vazhdueshëm për të kryer marrëveshjet me lojtarët që donin t’i kishin në skuadrat e tyre, ku disa kanë arritur t’i transferojnë e disa tjerë jo.

Afati kalimtar në Angli, Skoci, Itali dhe Francë ka përfunduar të enjten në ora 00:00. Në Gjermani afati kalimtar është mbyllur të enjten në ora 18:00. Por, ndryshe është në Spanjë, ku klubet do të kenë një ditë shtesë, deri në ora 00:00 të premten.


Me transferimet tjera që zyrtarizohen pas orës 00:00 shkaku i vonesave me kompletimin e dokumentacionit, Telegrafi do iu njoftoj gjatë mëngjesit të së premtes.

01/09/2017 01:02-Përfundon afati kalimtar veror, top 35 transferimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)

Telegrafi iu sjellë disa nga transferimet më të rëndësishme të futbollistëve shqiptarë gjatë afatit kalimtar të verës. LEXO

page

01/09/2017 00:59-Gabigol duket se e ka pritur me padurim largimin nga Interi

Sulmuesi brazilian është huazuar te Benfica dhe menjëherë ka shpërndarë një video ku shikohet shumë i gëzuar me aventurën e re

01/09/2017 00:56-Zyrtare: Mitroglou kalon te Marseille

Marseille ka kompletuar transferimin e sulmuesit grek, Kostas Mitroglou nga Benfica

DIlyxeNWAAAEEeC

01/09/2017 00:54-Arsenali largoi shumë lojtarë gjatë muajit gusht, por nuk e transferoi asnjë

01/09/2017 00:51-WBA në krye me Tony Pulis ka befasuar për të mirë në këtë afat kalimtar

DIl3hyUXcAArvAZ

01/09/2017 00:49-Ky afat kalimtar nuk ishte edhe i lehtë për Chelsean

Ofertë për Lukakun, belgu transferohet te Manchester Unitedi.

Ofertë për Chamberlain, anglezi kalon në fund te Liverpooli.

Ofertë për Llorenten, spanjolli i bashkohet Tottenhamit.

Ofertë për Barkleyn, lojtari pranon kalimin, por në fund ndryshon mendjen.

DIl3TemWAAI8UaW

01/09/2017 00:34-Zappacosta prezantohet te Chelsea

Davide Zappacosta prezantohet te Chelsea pas transferimit nga Torino për 28 milionë euro. Lojtari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

DIl0j3NXoAAUiq7

01/09/2017 00:31-Tottenhami zyrtarizon Llorenten

Tottenhami ka zyrtarizuar Fernando Llorenten nga Swansea City për 12 milionë funte. Spanjolli ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

llorente 1

01/09/2017 00:27-Bony prezantohet te Swansea me këtë video të bukur

Swanseas i kushtoi transferimi i tij nga Manchester City 12 milionë funte

01/09/2017 00:14-Mbyllet afati kalimtar edhe në Itali, nesër në Spanjë

Serie A ka mbyllur afatin kalimtar të transferimeve, ndërsa në La Liga mbyllet nesër (e premte).

01/09/2017 00:05-Mbyllet afati kalimtar në Angli

Liga Premier ka mbyllur afatin e lejuar kalimtar të verës për transferime.

Megjithatë, sipas mediave angleze gjatë orës të ardhshme mund të kemi edhe disa zyrtarizime tjera shkaku i vonesave me dokumentacion.

Danny Drinkwater te Chelsea, Fernando Llorente te Tottenham dhe Mamadou Sakho te Palace mund të zyrtarizohen në vazhdim.

closed

31/08/2017 23:59

Zyrare: Beneveneto transferon Lazaarin

Achraf Lazaar i është bashkuar skuadrës italiane nga Serie A,  Benevento.

Lazaar vjen nga Newcastle në huazim një vjeçar.

lazzar

31/08/2017 23:54

Zyrtare: Krul transferohet te Brighton

Skuadra e inkuadruar këtë sezon në Ligën Premier, Brigton ka transferuar portierin holandez, Tim Krul.

Holandezi vjen si huazim i thjeshtë një vjeçar.

krul

31/08/2017 23:53

Zyrtare: Leicester nënshkruan me Dragovic

Leicester City ka njoftuar se ka transferuar Aleksandar Dragovic nga Bayern Leverkusen në formë të huazimit.

dragovic statement 600

31/08/2017 23:50

Zyrtare: Leicester City nënshkruan me Dragovicin

Skuadra angleze ka arritur marrëveshje transferimi me mbrojtësin austriak, Aleksandar Dragovic.

Dragovic vjen nga Bayer Leverkusen si huazim i thjesht një vjeçar.

dragovic

31/08/2017 23:44

Van Dikj qëndron te Southamptoni

Sipas Sky Sport nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për mbrojtësin holandez në ditën e fundit.

van dijk 3

31/08/2017 23:39

Barcelona 'frikësohet' ta dërgoj ofertën e katërt për Coutinhon

Oferta e katërt nga Barcelona për Philippe Coutinho është përgatitur para disa ditësh, por nuk është dërguar akoma.

Sipas Sky Sport, katalunasit mendojnë se ata do të refuzohen përsëri dhe për këtë po hezitojnë.

31/08/2017 23:31

Zyrtare: Nathan i bashkohet Amiensit

Nathan i është bashkuar skuadrës franceze, Amiens për një sezon huazim nga Chelsea.

nathan

31/08/2017 23:26

Chelsea dhe Evertoni arrijnë marrëveshje për Barkley, por mesfushori refuzon Blutë 

Sipas mediave angleze, dy skuadrat Chelsea dhe Evertoni kishin arritur marrëveshje për mesfushorin Barkley në vlerën e 30 milionë funteve.

Megjithatë, rrugës për në Londër për t'i kryer testet mjekësore, Barkley i ka rënë pishman duke vendosur të qëndroj te Evertoni.

barkley 1

31/08/2017 23:20-Zyrtare: Gabigol transferohet te Benfica

Benfica ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e talentit brazilian, Garbriel Barbosa apo Gabigol.

Braziliani shkon te skuadra e madhe portugeze si huazim i thjeshtë një vjeçar me mundësi blerje për 25 milionë euro.

gabigol 2

31/08/2017 23:12-Mbyllet afati kalimtar në Itali

Serie A ka mbyllur afatin kalimtar për këtë verë.

Me transferimet e minutave të fundit do njoftoheni në vazhdim.

31/08/2017 23:10

Zyrtare: Interi transferon Karamoh

Talenti francez, Yann Karamoh i është bashkuar Interit nga Caen.

Karamoh vjen si huazim dy vjeçar me obligim blerje për një shifër që mendohet të jetë gjashtë milionë euro.

karamoh

31/08/2017 23:07

Zyrtare: Verona transferon talentin e Juventusit 

Skuadra italiane, Hellas Verona ka nënshkruar me talentin e Juventusit, Moise Kean.

Kean ka ardhur te Verona si huazim i thjeshtë një vjeçar.

kean

31/08/2017 23:01

Zyrtare: Cop kalon te Standard Liege

Skuadra italiane, Cagliari ka konfirmuar shitjen e sulmuesit kroatit, Duje Cop te Standard Liege.

Transferimi i tij ka kushtuar tre milionë euro.

duje cop

31/08/2017 22:59

Zyrtare: Napoli transferon Inglesen

Napoli ka zyrtarizuar nënshkrimin me Roberto Inglese për shifrën prej 12 milionë eurove.

Megjithatë, Inglese do të vazhdoj të qëndroj te Chievo edhe për një vit huazim.

inglese

31/08/2017 22:53

Drinkwater arrin në Londër për teste mjekësore te Chelsea

Sipas mediave angleze, Danny Drinkwater sapo ka arritur në kompleksin e trajnimit Cobham përpara testeve mjekësore te Chelsea.

Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet brenda orës.

drinkwater 1

31/08/2017 22:49

Zyrtare: Rennes firmos me Khazrin

Skuadra franceze, Rennes ka nënshkruar me Wahbi Khazri për një sezon huazim nga Sunderland.

khazri

31/08/2017 22:42

Zyrtare: Campbell huazohet te Betisi

Sulmuesi i Costa Ricas, Joel Campbell i është bashkuar Real Betisit nga Arsenali në një huazim të thjesht një vjeçar.

joel cambell

31/08/2017 22:08

Zyrtare: Cavanda rikthehet në Belgjikë

Mbrojtësi i majtë, Luis Cavanda edhe zyrtarisht është larguar nga Galatasaray.

Ish-anëtari i Lazios, është huazuar në vendlindjen e tij në Belgjikë tek skuadra Standard Lutich.

1337308

31/08/2017 22:02

Llorente te Tottenhami, zyrtarizimi çështje orësh 

Sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente do të vazhdoj karrierën e tij edhe më tutje në Ligën Premier.

Kjo pasi Llorente ka arritur marrëveshje transferimi te Tottenham Hotspur nga Swansea City.

Zyrtarizmi i tij është çështje orësh.

llorente1

31/08/2017 22:02

Zyrtare: Ansaldi huazohet te Torino

Mbrojtësi argjentinas, Cristian Ansaldi është larguar nga Interi.

30-vjeçari është huazuar për një vit tek skuadra tjetër italiane Torino.

Cristian Ansaldi

31/08/2017 21:55

Barkley refuzon Chelsean 

Sipas BBC Sport, mesfushori anglez i Evertonit, Ross Barkley ka refuzuar një transferim të tij te Chelsea në këtë mbrëmje.

barkley

31/08/2017 21:38

Zyrtare: Kent huazohet te Frieburgu

Ryan Kent i është bashkuar skuadrës gjermane, Freiburg për një sezon huazim nga Liverpooli.

kent

31/08/2017 21:33

Leicester kompleton transferimin e Silvas

Sipas mediumit anglez Sky Sport, Leicester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Sporting Lisbonës, Adrien Silva.

Transferimi i portugezit thuhet si i ka kushtuar 'Dhelprave' 15 milionë funte. /Telegrafi/ 

adrien silva

31/08/2017 21:16

Zyrtare: Everton transferon Vlasicin

Skuadra angleze, Everton ka kompletuar transferimin e Nikola Vlasic për shifrën e 10 milionë funteve apo diçka më shumë se 11 milionë euro.

Kroati është transferuar nga Hajduk Spliti dhe ka nënshkruar kontratë për pesë vite.

vlasic

31/08/2017 21:14

Van Dijk mbetet në Southampton 

Sipas mediave angleze, Southampton ka vendosur të mbaj përfundimisht në skuadër mbrojtësin holandez, Virgil Van Dijk.

Van Dijk ishte shumë i kërkuar nga Liverpooli dhe Chelsea, por në fund skuadra angleze ia ka kumtuar lajmin se ai përfundimisht do mbetet në skuadër edhe pse dëshira e tij ishte të largohet nga St Mary.

van dijk

31/08/2017 21:03

Zyrtare: Zapata i bashkohet Sampdorias

Sulmuesi kolumbian, Duvan Zapata është larguar nga Udinese në drejtim të Sampdorias.

Shifra e këtij transferimi nuk është bërë publike por besohet se është rreth katër milionë euro.

Zapataa

31/08/2017 20:52-Liverpooli pranon ofertën e Crystal Palace për Sakhon

Liverpooli ka rënë dakord të shesë mbrojtësin Mamadou Sakho në Crystal Palace për 26 milionë funte, sipas burimeve të Sky Sports.

27-vjeçari thuhet se është në rrugë për në Londër tani në mbrëmje për t'i përfunduar testet mjekësore.

sakho

31/08/2017 20:49-Refuzohet oferta për Lemarin, Sanchez mbetet në Arsenal

Ka dështuar tratativa e fundit e Arsenalit për të gjetur zëvendësuesin e Alexis Sanchez.

Oferta prej rreth 100 milionë eurove në drejtim të Monacos për Thomas Lemar është refuzar nga francezët, pasi lejuan largimin e Kylian Mbappe drejt PSG-së.

Kështu, sipas mediave angleze, Sanchez mbetet përfundimisht pjesë e Topçinjve edhe për sezonin e ri.

ssanchez lemar

31/08/2017 20:40

Zyrtare: Benfica transferon Douglasin

Klubi i madh portugez ka nënshkruar me mbrojtësin brazilian, Douglas.

Douglas vjen nga Barcelona në një huazim të thjeshtë një vjeçar.

douglas

31/08/2017 20:38

Zyrtare: Mendy transferohet te Nice

Nice ka nënshkruar me Nampalys Mendy nga Leicester City, i cili do vjen si huazim i thjesht për një sezon.

mendy

31/08/2017 20:36

Zyrtare: Sevilla nënshkruan me Carole

Klubi spanjoll, Sevilla ka nënshkruar me Lionel Carole nga Galatararayi, i cili vjen për një sezon si huazim.

carole

31/08/2017 20:34

Zyrtare: Krkic prezantohet te Alaves

Sulmuesi spanjoll, Bojan Krkic është prezantuar tek skuadra nga La Liga, Deportivo Alaves.

Ish-anëtari i Barcelonës është huazuar për një vit nga Stoke City.

Bojaaaaan

31/08/2017 20:34

Zyrtare: Wague te Watfordi

Skuadra angleze, Watford ka nënshkruar me Molla Wague për një sezon huazim nga Udinese.

wague

31/08/2017 20:30

Valon Berisha mund të transferohet në Ligën Premier

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha mund të ndërrojë skuadër në minutat e fundit të afatit kalimtar veror.

Pasi ka shkëlqyer në kampionatin austriak me Red Bull Salzburg, për Berishën është duke u interesuar Newcastle United.

Sipas medieve angleze, Newcastle United është duke menduar të dërgojë ofertë prej 12 milionë eurove për transferimin e Berishës.

Në garë për lojtarin ndodhet edhe ish-kampioni i Anglisë, Leicester City.

Valon Berisha1

31/08/2017 20:08

Zyrtare: Perez rikthehet në Deportivo La Coruna

Sulmuesi spanjoll, Lucas Perez është larguar nga Arsenali.

Hapësirat e pakta të tij nën urdhrat e Arsene Wenger kanë bërë që lojtari të kërkoj largimin.

28-vjeçari është huazuar tek ish-skuadra e tij Deportivo La Coruna për një vit me opsion blerje në fund të stinorit.

lucas perez

31/08/2017 19:56

Zyrtare: Mbappe transferohet te PSG 

Paris Saint-Germain ka njoftuar se ka arritur marrëveshje transferimi me yllin e talentuar francez të Monacos, Kylian Mbappe.

Lexo artikullin e plotë: 

mbappe 1

31/08/2017 19:54

Zyrtare: Hiljemark huazohet në Panathinaikos

Mesfushori suedez Oscar Hiljemark është larguar nga Genoa në formë huazimi.

Reprezentuesi i Suedisë i është bashkuar gjigantit grek Panathinaikos si huazim një vjeçar.

Hiljemark

31/08/2017 19:49

Zyrtare: Aliji shkëput kontratën me Klauternin

Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji edhe zyrtarisht ka mbetur futbollist i lirë.

Kontrata e tij me skuadrën gjermane Kaiserslautern skadonte në qershor të vitit 2019.

Por me një marrëveshje dy palësh, Aliji dhe klubi gjerman kanë shkëputur bashkëpunimin e tyre.

Naser Aliji

31/08/2017 19:32

Zyrtare: Jaaskelainen te Kolkata

Portieri i njohur, Jussi Jaaskelainen i është bashkuar skuadrës së Atleti de Kolkata si transferim i lirë.

jaaskelainen

31/08/2017 19:30

Zyrtare: Almeida, lojtar i ri i Hajdukut

Skuadra e njohur kroate, Hajduk Split ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur, Hugo Almeida.

Almeida vjen si transferim i lirë, teksa ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

alemeida

31/08/2017 19:25

Zyrtare: Cabella te St Etiene

Remy Cabella i është bashkuar skuadrës së St Etiene si një huazim i thjesht një vjeçar nga Marseille.

cabella

31/08/2017 19:22

Zyrtare: Pereira huazohet tek Bordeaux

Bordeaux ka huazuar për një viti mesfushorin 19-vjeçar të Juventusit, Matheus Pereira.

matheuspereira juveaveprimavera divulgacao

31/08/2017 19:17

Watford transferon Zeegalaarin

Skuadra angleze, Watford ka konfirmuar se ka nënshkruar me Marvin Zeegelaar nga Sporting Lisbona një kontratë katër vjeçare.

marvin zeegelaar

31/08/2017 19:13

Zyrtare: Burdisso nënshkruan me Torinon

Mbrojtësi argjentinas, Nicolas Burdisso është përforcimi më i ri i Torinos.

Pasi i kishte skaduar kontrata me Genoan, Burdisso vendosi të transferohet te Torino si transferim i lirë.

Burdisoo

31/08/2017 19:04

Zyrtare: Schelotto i bashkohet Brightonit

Mesfushori anësor, Ezequiel Schelotto edhe zyrtarisht është larguar nga Sporting Lisbona.

28-vjeçari ka kompletuar transferimin në Ligën Premier tek Brighton Albion.

Brighton ka paguar tre milionë euro për ish-anëtarin e Interit.

sport preview schelotto brighton

31/08/2017 18:59

Zyrtare: Maxi Lopez i bashkohet Udineses

Sulmuesi argjentinas, Maxi Lopez është larguar nga Torino pas arritjes së M’Baye Niang te klubi torinez.

Argjentinasi 33-vjeçar është transferuar tek skuadra tjetër italiane Udinese.

Shuma e këtij transferimi nuk është bërë e ditur.

GettyImages 652996118

31/08/2017 18:48

Përfundon afati kalimtar veror në Gjermani

Ka përfunduar afati kalimtar veror në Gjermani për transferimin e futbollistëve.

Bayern Munich ishte skuadra që shpenzoi më së shumti duke transferuar futbollistë cilësorë.

Corentin Tolisso ishte futbollisti më i shtrenjtë i paguar nga skuadra gjermane me 41,5 milionë euro.

Ndërkohë në vendin e dytë ishte Andrey Yarmolenko që iu bashkua Dortmundit për 25 milionë euro dhe futbollisti i tretë më i shtrenjtë ishte Niklas Sule që i kushtoi 21 milionë euro Bayernit.

b05e3297 d9f5 46e5 8f8e a33788790d86

31/08/2017 18:37

Zyrtare: Niang huazohet te Torino

Tanimë është zyrtare dhe M’Baye Niang është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi francez ka lënë Milanin për tu huazuar tek skuadra tjetër nga Serie A, Torino.

Torino ka fituar garën për anësorin francez, duke e marrë atë si huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit.

Dy milionë euro është shuma e paguar për huazimin e lojtarit nga Torino, e cila ka drejtën e blerjes në fund të stinorit për 18 milionë të tjera.

Për ish-anëtarin e Watfordit dhe Genoas interesim kishte shfaqur edhe kampioni rus Spartak Moska. /Telegrafi/

niang

31/08/2017 18:25

Zyrtare: Belfodil transferohet te Werderi

Ishak Belfodil ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare huazimi me Werder Bremenin nga Standard Liege me mundësi blerje.

belfodil

31/08/2017 18:20

Zyrtare: Kone transferohet te AEK-u

Panagiotis Kone është larguar nga Udinese për tu transferuar në kampionatin grek te AEK-u.

Çmimi i paguar nga grekët nuk është bërë publik.

kone

31/08/2017 18:18

Gabigol te Benfica me opsion blerje?

Gabriel Barbosa apo i njohur ndryshe si Gabigiol është afër transferimit te Benfica, por Interi tani është gati të përfshijë një mundësi blerje për 25 milionë euro dhe 25 për qind në shitjen e ardhshme të tij.

benfica

31/08/2017 18:10

Zyrtare: Gomes, nga Liverpooli te Forest Green

Toni Gomes i është bashkuar skuadrës së Forest Green Rovers nga Liverpooli me një huazim të thjeshtë një vjeçar.

toni gomes

31/08/2017 18:04

Nani prezantohet te Lazio

Sulmuesi portugez, Luis Nani ka kompletuar transferimin në Serie A te Lazio nga Valencia.

Ish-anëtari i Manchester United ka bërë edhe foton e parë zyrtare me fanellën e klubit italian.

Nananananan

31/08/2017 17:47

Zyrtare: Sanches zgjedh numrin 35 te Swansea

Renato Sanchez përsëri ka ndërruar numrin tek skuadra e re Swansea.

Mesfushori portugez bëri kërkesë ta marrë fanellën me numër 85, por Liga Premier e hodhi poshtë këtë mundësi.

Kësisoj ish-anëtari i Bayernit ka zgjedhur numrin 35.

Reanato Sanches

31/08/2017 17:46

Zyrtare: Dortmundi transferon Sanchon

Jadon Sancho i është bashkuar Borussia Dortmundit nga Manchester City.

Shifra e transferimit nuk është bërë publike.

sancho

31/08/2017 17:43

Zyrtare: Veton Berisha transferohet në Rapid Wien

Sulmuesi kosovar, Veton Berisha edhe zyrtarisht ka ndërruar skuadër.

Reprezentuesi i Norvegjisë është transferuar në Austri tek gjiganti Rapid Vjena.

Shuma e transferimit nuk është bërë publike, por sipas medieve gjermane Rapid ka paguar rreth një milionë euro tek Greuther Furth për transferimin e Berishës.

23-vjeçari është vëllai i vogël i mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha i cili luan gjithashtu në kampionatin austriak me RB Salzburg.

Berisha ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Rapidin. /Telegrafi/

Veton Berisha Prezantimi i Veton Berishës tek Rapidi

31/08/2017 17:35

Zyrtare: Greuther Furth huazon Greenin

Julian Green i është bashkuar skuadrës së SpVgg Greuther Furth nga VfB Stuttgart në huazim një vjeçar.

green

31/08/2017 17:27

Sion tenton transferimin e Roshit

Odise Roshi mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Akhmat Grozny.

Reprezentuesi i Shqipërisë po kërkohet nga Paulo Tramexani tek skuadra zvicerane Sion.

odise roshi terekgrozny dribbling 12j e1478164989804

31/08/2017 17:14

Chamberlain zgjedh numrin e fanellës te Reds

Mesfushori anglez, Alex Oxlade-Chamberlain ka vendosur të bartë fanellën me numër 21 te skuadra e tij e re, Liverpooli.

chamberlain

31/08/2017 17:14

Zyrtare: Vieirinha transferohet te PAOK

Mesfushori portugez, Adelino Vieirinha është bashkuar me skuadrën greke PAOK.

Reprezentuesi i Portugalisë ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me PAOK-un, pas aventurës në futbollin gjerman me Wolfsburg. /Telegrafi/

Vieirinhaaa

31/08/2017 17:10

Crystal Palace ofertë zyrtare për Tosun

Mesfushori ofensivë i Besiktas, Cenk Tosun pritet të transferohet në kampionatin anglez.

Është skuadra londineze, Crystal Palace që ka ofruar 10 milionë funte për transferimin e reprezentuesit turk. /Telegrafi/

1938568 40766845 2560 1440

31/08/2017 17:05-Zyrtare: Mevlja transferohet te Zeniti

Miha Mevlja i është bashkuar skuadrës së Zenitit nga Rostovi.

Transferimi i tij ka kushtuar tetë milionë euro, teksa ka nënshkruar për katër vite kontratë.

mevlja

31/08/2017 17:04

Zyrtare: Beck rikthehet në Bundesliga, nënshkruan për Stuttgart

Mbrojtësi gjerman, Andreas Beck është rikthyer në Bundesliga.

Anësori ka nënshkruar për skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit gjerman Stuttgart e cila ka paguar 2,5 milion euro për gjermanin. /Telegrafi/

Beck

31/08/2017 17:00

Zyrtare: Gyomber huazohet te Bari 

Norbert Gyomber ka lënë skuadrën e Romës për t'iu bashkuar Barit në Serie B si huazim i thjesht një vjeçar.

gyomber

31/08/2017 16:58

Zyrtare: Tumminello transferohet te Crotone

Marco Tumminello është larguar nga Roma për t'iu bashkuar skuadrës së Crotones si huazim i thjeshtë një vjeçar.

tumminello

31/08/2017 16:48-Zytare: Nani kalon te Lazio

Anësori portugez, Luis Nani i është bashkuar skuadrës italiane, Lazio.

Nani ka ardhur nga Valencia si huazim një vjeçar me të drejt blerje.

luis nani

31/08/2017 16:38

Zyrtare: Traore huazohet te Amiensi 

Lacina Traore i është bashkuar skuadrës së Amiensit nga Monaco në një huazim të thjeshtë 1 vjeçar.

traore

31/08/2017 16:36

Skuadra franceze, Marseille e ka huazuar deri në fund të sezonin mbrojtësin e Valenicas, Aymen Abdennour.

abdenoud

31/08/2017 16:35-Zyrtare: Dortmundi transferon Toljanin

Borussia Dortmund nënshkroi kontratë 5-vjeçare me mbrojtësin e krahut të djathtë të Hoffeinheimit, 23-vjeçarin Jeremy Toljan.

toljan

31/08/2017 16:32-Renato Sanches zgjedh numrin te Swansea

Mesfushori portugez, Renato Sanches befasoi të gjithë me huazimin e tij te Swansea, por befasues është edhe numri 85 që do ta bartë në fanellë.

renato sanches

31/08/2017 16:27

Zyrtare: Lassogga nënshkruan me Leedsin 

Pierre-Michel Lasogga i është bashkuar skuadrës së njohur angleze, Leeds United, nga Hamburgu për një sezon si huazim i thjeshtë.

lassoga

31/08/2017 16:20

Zyrtare: Djilobodji huazohet te Dijoni 

Papy Djilibodji i është bashkuar skuadrës franceze Dijon nga Sunderlandi për një sezon si huazim i thjeshtë.

djilobodji

31/08/2017 16:04-Divock Origi huazohet te Wolfsburgu

Liverpooli ka konfirmuar se Divock Origi i është bashkuar Wolfsburgut në formë huazimi njëvjeçar.

31/08/2017 16:01-Marvin Johnson nënshkruan me Middlesbrough

Marvin Johnson ka kaluar te Middlesbrough nga Oxfordi për tre milionë funte (3.26 milionë euro), ku ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

boro

31/08/2017 15:58-Manchester United ofertë për Willianin

Manchester United ka bërë ofertë për Willianin e Chelseat.

The Sun shkruan se trajneri i United, Jose Mourinho, ka bërë ofertë për Willianin e Chelseat. Lexo...

10.willian

31/08/2017 15:58-Nahki Wells nënshkruan me Burnleyn

Nahki Wells i është bashkuar Burnleyt nga Huddersfieldi për pesë milionë funte (5.43 milionë euro). Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri.

nahki

31/08/2017 15:45-Zyrtare: Pajtim Kasami nënshkruan për Sionin

Pajtim Kasami i është bashkuar Sionit nga Olympiakosi duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

31/08/2017 15:38-Chelsea e do Zappacostan, Torino e pranon ofertën e tyre

Chelsea ka bërë ofertë prej 25 milionë euro, për mbrojtësin e Torinos, Davide Zappacostan.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Antonio Conte e do prej kohësh lojtarin. Lexo...

1sbxtaj4m9az21wgbs4wm4f3sd

31/08/2017 15:36-Didier Digard largohet nga Betisi

Didier Digard është larguar nga Real Betisi pasi ka arritur marrëveshje me klubin për ndërprerjen e kontratës

digard

31/08/2017 15:32-Imbula huazohet te Toulouse

Giannelli Imbula është larguar nga Stoke City për t’iu bashkuar skuadrës së Toulouse në formë huazimi njëvjeçar.

imbulla

31/08/2017 15:31-Sidney Sam kalon në Bundesliga 2

Sidney Sam ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Bochumin duke u larguar nga Schalke.

sam 1

31/08/2017 15:27-Mënyra interesante e konfirmimit të Sanches nga Swansea (Video)

Swansea ka publikuar një video interesante për ta konfirmuar transferimin e Renato Sanches.

31/08/2017 15:24-Kelechi Nwakali është huazuar te Venlo

Kelechi Nwakali është huazuar te VV Venlo nga Arsenali për këtë sezon.

31/08/2017 15:21-Luis Neto nënshkruan për Fenerin

Luis Neto i është bashkuar Fenerbahces nga Zeniti në formë huazimi njëvjeçar.

neto

31/08/2017 15:20-Zyrtare: Renato Sanches huazohet te Swansea

Renato Sanches i është bashkuar Swanseas nga Bayern Munichu në formë huazimi njëvjeçar.

sancehs

31/08/2017 15:19-Marrëveshja Arsenal – Monaco për Lemar është e mundur

Arsenal ka ende gjasa për ta blerë Thomas Lemar nga Monaco.

Lajmin e jep eksperti i futbollit francez Julian Laurens. Lexo...

lemar

31/08/2017 15:18-Birmingham dëshiron huazimin e Wilshere

Birmingham City po përpiqet ta transferojë Jack Wilshere nga Arsenali në formë huazimi.

31/08/2017 14:59-Real Madridi ofertë për Aubameyang

Pasi e fituan La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka vendosur që në ditët e fundit të godas në afatin kalimtar. 

Por Diario Gol shkruan se klubi ka bërë ofertë për yllin e Borussia Dortmund, Aubameyang.

Sipas portalit, Aubameyang do të niset për në Spanjë, kur Reali ka nevojë për një sulmues. Lexo...

auba

31/08/2017 14:59-Brandon Comley kalon te Colchesteri

Mesfushori i QPR-së, Brandon Comley, i bashkohet Colchester Unitedit në formë huazimi deri në janar.

31/08/2017 14:57-Seung-Woo Lee nënshkruan për Hellas Veronan

Seung-Woo Lee i është bashkuar Hellas Veronas nga Barcelona. Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin italian, ndërsa katalunasit e kanë opsionin e riblerjes.

seng

hellas

31/08/2017 14:53-Bayerni refuzon Chelsean për Rafinhan

Bayern Munichu e ka refuzuar ofertën e Chelseat për mbrojtësin e djathtë, Rafinha.

31/08/2017 14:51-Orestis Karnezis kalon te Watfordi

Orestis Karnezis i është bashkuar Watfordit nga Udinese në formë huazimi njëvjeçar.

orsestis

31/08/2017 14:49-Jadon Sancho drejt Dormundit

Borussia Dortmundi ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e talentit Jadon Sancho.

31/08/2017 14:46-City e ka bërë ofertën e dytë për Alexis

Manchester City ka ofruar 60 milionë funte (65 milionë euro) për shërbimet e Alexis Sanchez të Arsenalit.

alexis

31/08/2017 14:42-Tumminello huazohet te Crotone

Drejtori sportiv i Crotones, Giuseppe Ursino, e ka konfirmuar huazimin e Marco Tumminellos nga Roma.

Tumminello është lojtar që vjen nga akademia e Romës, ndërsa në ndeshjet parasezonale kishte disa paraqitje për skuadrën e parë.

Tumminello

31/08/2017 14:41-Chelsea fiton garën për Mahrez?

Chelsea pritet ta transferojë anësorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez, duke mposhtur konkurrencën e Barcelonës dhe Arsenalit.

mahrez 3

31/08/2017 14:41-The Sun: Liverpooli i thotë ‘po’ ofertës së Barcelonës për Coutinhon

Philippe Coutinho te Barcelona është një punë e kryer.

Sipas The Sun, Liverpooli e ka pranuar ofertën prej 150 milionë euro për Coutinhon.   Sipas gazetës braziliani do të zyrtarizohet sot në ora 19:00 në Camp Nou.

coutinho captain Coutinho ende mes Barcelonës dhe Liverpoolit

31/08/2017 14:34-Mattia Vitale huazohet te Spal

Mattia Vitale i është bashkuar skuadrës së SPAL në formë huazimi nga Juventusi.

marria

31/08/2017 14:26-Bony pranë nënshkrimit me Swansean

Swansea City ka arritur marrëveshje me Manchester City për transferimin e Wilfried Bonyt, raporton Sky.

31/08/2017 14:18-Zapata dhe Strinic te Sampdoria për teste mjekësore

Duvan Zapata dhe Ivan Strinic të dy janë duke i kryer testet mjekësore te Sampdoria.

Dy lojtarët janë në kontratë me Napolin , ndërsa Zapata shihet si zëvendësues i Patrik Schick.

Duvan Zapata

31/08/2017 14:13-E kryer, Niang te Torino

Raportimet e fundit që vijnë nga Torino bëjnë me dije se klubi ka arritur marrëveshje me Milanin për  M’Baye Niang.

Lojtari do të shkojë si huazim me obligim blerje për 20 milionë euro.

Niang

31/08/2017 14:10-Rafael Toloi nënshkruan për Spartakun

Rafael Toloi i është bashkuar Spartakut të Moskës nga Atalanta.

31/08/2017 13:58-Në pritje të zyrtarizimit të Llorentes te Tottenhami

Burime të ndryshme thonë se Fernando Llorente ndodhet në Londër dhe pritet të nënshkruajë me Tottenham Hotspur.

31/08/2017 13:57-Birminghami në përpjekje për transferimin e Jotas

Birmingham City është pranë që të vë rekord të ri transferimi te klubi. Kjo do të ndodhë nëse e transferon Jotan nga Brentfordi.

31/08/2017 13:55-Van Dijk largohet nga stërvitjet

Virgil Van Dijk është larguar nga fusha stërvitore te Southamptonit, nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.

31/08/2017 13:34-Zyrtare: Serge Aurier nënshkruan për Tottenhamin

Tottenhami ka njoftuar se ka nënshkruar me Serge Aurier nga Paris Saint-Germaini.

MË SHUMË...

31/08/2017 13:30-Chelsea nuk e ka kontaktuar Leicesterin për Mahrez

Leicester City nuk është kontaktuar nga Chelsea për shërbimet e Riyad Mahrez. Njoftimet se Blutë kanë bërë ofertë janë të rrejshme – thonë burimet e Sky.

31/08/2017 13:28-Wilfried Bony për teste te Swansea

Wilfried Bony do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të Swansea gjatë orëve në vijim, në këtë mënyrë Fernando Llorente do të mund të largohet.

31/08/2017 13:26-Evertoni kërkon Lucas Perezin

Burime të Sky raportojnë se Evertoni po përpiqet ta huazojë Lucas Perezin nga Arsenali.

Në ndërkohë, vet lojtari dëshiron të huazohet te Deportivo La Coruna.

31/08/2017 13:07-Zyrtare: Oxlade-Chamberlain, lojtar i Liverpoolit

Liverpooli e ka kompletuar transferimin e Alex Oxlade-Chamberlain nga Arsenali.

MË SHUMË...

oxlaide

31/08/2017 12:50-Zyrtare: Panagiotis Retsos kalonte Bayer Leverkusen

Panagiotis Retsos ka kaluar nga Olympiacosi te Bayer Leverkusen.

Për të aspirinat kanë paguar një çmim të lartë, prej 22 milionë eurove.

Ai shihet si zëvendësim për Kevin Kampl që shkoi te RB Leipzing.

DIjRvRJWsAAJA5b

31/08/2017 12:46-Zyrtare: Kevin Kampl kalon te RB Leipzing

Kevin Kampl është zyrtarisht një lojtari i RB Leipzing.

Ai ka kaluar nga Bayer Leverkusen te RB Leipzing për 20 milionë euro.

Kampl ka luajtur më parë edhe për RB Salzburg.

DIjRDlFXcAAkV j

31/08/2017 12:40-Karamoh te Interi për testet mjekësore

Yann Karamoh te Interi është një marrëveshje e mbyllur.

Lojtari gjendet në Milani për t’i kryer testet mjekësore ku edhe do ta nënshkruajë kontratën e re.

Sulmuesi i kahut vjen nga Caen pas paraqitjeve fantastike.

Karamoh

31/08/2017 12:35-Juventusi shpreson për Spinazzolan

Ende nuk është mbyllur marrëveshja mes Juventusit dhe Atalantas për Spinazzolan

Lojtari e do një kalim te Juve, por Atalanta vazhdon të insistojë që ta mbajë.

Spinazzola ka kontratë me Juventusin, por që është në huazim te Atalanta për dy vite.

GettyImages 656003732

31/08/2017 12:21-Napoli në garë për Denis Suarezin

Napoli është vënë pas mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarez,.

Lojtari ka luajtur vetëm 58 minuta nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Sipas Mundo Deportivo, Valverde e Suarez si zëvendësues dhe Napoli është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për të.

denis suarez e1501247841869

31/08/2017 12:17-Mangala preferon Interin, por pritet të luajë në Ligën Premier

Eliaquim Mangala preferon t’i bashkohet Interit, megjithëse Crystal Palace dhe West Brom janë destinacionet më të mundshme.

31/08/2017 12:17-Alex Oxlade-Chamberlain me fanellë të Liverpoolit, pritet vetëm zyrtarizmi

Mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, tashmë mund të quhet një lojtar i Liverpoolit.

Foto të tij me fanellën e Liverpoolit vetëm janë shpërndarë në internet. Lexo... 

oxxx1

31/08/2017 12:14-Cyril Thereau nënshkruan për Fiorentinan

Cyril Thereau i është bashkuar Fiorentinas nga Udinese për dy milionë euro.

therau

31/08/2017 12:10-Salih Ucan huazohet te Sioni

Salih Ucan i është bashkuar Sionit nga Fenerbahce në formë huazimi njëvjeçar.

31/08/2017 12:08-Interi e blen Bastonin, por ai do të vazhdojë të luajë te Atalanta

Interi e ka kompletuar transferimin e të riut të Atalantas, Alessandro Bastoni, por ai do të mbetet në Bergamo edhe për dy vite të tjera.

Lajmi i plotë...

31/08/2017 12:08-Shpenzimet e të gjitha kampionateve të mëdha deri në këto momente, prin Liga Premier

Afati kalimtar i këtij vitit do të mbahet mend si më madhi ndonjëherë, ku shpenzimet e kampionateve kaluan edhe miliardat.  

Në krye të shpenzimeve është Liga Premier  më harxhim prej 1.4 miliard euro. Lexo...

Top5

31/08/2017 12:01-Lëvizjet te Arsenali

Burime te Sky thonë se Shkodran Mustafi do të qëndrojë te Arsenali.

Mirëpo, mund të ketë lëvizje të Lucas Perez e Mathieu Debuchy.

Ndërkaq, Joel Campbell nuk dëshiron të huazohet.

31/08/2017 11:57-Bojan drejt Alavesit?

Sipas Guillem Balague, Bojan Krkic i është bashkuar Alavesit në formë huazimi njëvjeçar.

31/08/2017 11:55-Denayer kryen testet mjekësore te Galata

Galatasary ka konfirmuar se Jason Denayer i ka kompletuar testet mjekësore dhe do të huazohet nga Manchester City.

31/08/2017 11:49-Juventusi ofertën e fundit për Emre Can

Juventus është vënë në ndjekje të gjermanit Emre Can dhe oferta e fundit pritet të jetë 25 milionë euro.

Sipas La Stampa, Juve janë duke kërkuar mesfushor pas lëndimit të Claudio Marchisios. Lexo...

emre can Can, fitoi besimin e Klopp

31/08/2017 11:38-Manchester United futet në garë për Draxler

Manchester United janë duke menduar që të bëjnë ofertë për anësorin e PSG-së, Julian Draxler.

Daily Star shkruan se Jose Mourinho vazhdon të jetë i interesuar për një anësor dhe Draxler mund të jetë goditja e minutës së fundit. Lexo...

JulianDraxlerParisSaintGermainvFCBarcelonaqvyqVhrv44px

31/08/2017 11:12-Newcastle e do Origin e Liverpoolit

Rafa Benitez shpreson që ta ofrojë dhe një sulmues në skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sipas Express, lojtari që pëlqehet është Divock Origi i Liverpoolit.

Belgu po kërkon më shumë hapësira, gjë që nuk po i gjen nën drejtimin e Jurgen Klopp.

divock origi liverpool premier league ahwjrupvxwvmzhyx8qjposup

31/08/2017 11:09-Evertoni mendon për Batshuayin

Everton është vënë pas sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi.

Sipas FootMercato, Evertoni e do edhe një sulmues në skuadër, ndërsa dëshiron të bëjë ‘pazar’ te Chelsea.

Ronaldo Koeman e sheh belgun si opsion mjaft të mirë.

Michy Batshuayi 692265

31/08/2017 11:07

Doncaster ka konfirmuar huazimin e Jordan Houghton nga Chelsea deri në janar të vitit të ardhshëm.

jordan 1

31/08/2017 11:06-Chelsea pas Sagnas, edhe dy emra në listë

Chelsea është në kërkim të një anësori për ta zëvendësuar Victor Mosesin dhe në listë për transferim është Bacary Sagna.

Sipas Daily Star, lojtarët e tjerë që pëlqehen nga Conte janë edhe Cedric Soares dhe Rafinha.

Manchester United po ashtu e pëlqen Sagnan.

31/08/2017 11:00

Matty Willock i është bashkuar Utrechtit nga Manchester Unitedi në formë huazimi njëvjeçar.

matty

31/08/2017 10:58

Olympiacosi e ka konfirmuar transferimin e Bjorn Engels nga Club Brugge.

bjorn

31/08/2017 10:56

Philipp Wollscheid ka kaluar te Metz si transfer i lirë pasi e ka ndërprerë kontratën me Stoke Cityn.

philip

31/08/2017 10:55

Hugo Almeida është larguar nga AEK Athens pas vetëm një sezoni me këtë klub.

higo

31/08/2017 10:12-Nuk ka pasur oferta për Mahrez

Leicester City nuk ka marrë oferta të reja për Riyad Mahrez. Oferta e fundit ishte para tri javësh, kur Roma ofroi 31.8 milionë funte.

31/08/2017 10:10-Nani pranë zyrtarizimit te Lazio

Nani ndodhet në Romë për kompletimin e transferimit te Lazio.

31/08/2017 10:09

Hannover ka konfirmuar transferimin e Ihlas Bebou nga Duseldorfi në kontratë njëvjeçare.

ihlas

31/08/2017 09:58-Arsenali ka gjashtë dilema në ditën e fundit të afatit kalimtar, Xhaka dhe Mustafi në listë

Arsenal mund të bëjë shumë ndryshime në ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Sipas The Sun, Manchester City do të bëjë ofertë prej 60 milionë funte për  Alexis Sanchezin. Lexo lajmin e plotë ... 

arseeeeee

31/08/2017 09:46-Oxlade-Chamberlain drejt Liverpoolin

Oxlade-Chamberlain ka pranuar ofertën e Lioverpoolit.

Edhe pse Chelsea ishte më afër, lojtari ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Merseyside.

Liverpooli do të paguajë 40 milionë funte.

alex oxlade chamberlain arsenal 2017 7vkrjlb6hg6t1aw51mszng9bp

31/08/2017 09:28-Mahrez duhet të vendosë mes Chelseat dhe Arsenalit, por në garë është përfshirë edhe Barca

Riyad Mahrez është duke i shqyrtuar ofertat nga Chelsea dhe Arsenali, mirëpo në garë është përfshirë edhe Barcelona.

Anësori i Leicester Cityt pritet të vendosë për të ardhmen e tij në orët e mbetura të afatit kalimtar.

Përfaqësuesja e Algjerisë e ka lejuar futbollistin të largohet nga kampi stërvitor, në mënyrë që ta kompletojë transferimin te ndonjëri prej klubeve të interesuara.

Chelsea dhe Arsenali tashmë ia kanë dërguar ofertat e tyre Leicesterit, mirëpo konkurrenca nga Barca është e madhe.

Blaugranët kanë vështirësi në transferimin Philippe Coutinhos nga Liverpooli, prandaj po i shqyrtojnë alternativat nëse dështojnë me brazilianin.

31/08/2017 09:25-E donin Milani dhe Juventusi, mesfushori i talentuar Sanches përfundon te Swansea

Emri i Renato Sanches ka qendër ndër më të lakuarit në këtë verë, pasi klube si Milani dhe Juventusi ishin vënë pas tij.

Por pavarësisht negociatave të shumta e shifrave të përmendura, djaloshi i talentuar ka zgjedhur një destinacion tjetër për karrierën e tij.

Sipas mediave angleze e gjermane, Sanches do të bëhet nga kjo javë pjesë e Sëansea në kampionatin anglez.

Mesfushori i Bayern Munich që nuk ka arritur ta gjej vetën në Bavari, do të shkojë për një vit në Ligën Premier

Sipas disa mediave ai do të jepet vetëm si huazim pa të drejtë blerje dhe në fund të vitit të kthehet te Bayern.

31/08/2017 09:24-E ardhmja e Gabigol: Benfica, Las Palmas apo PSV

Interi është duke pritur që Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa të vendosë ndërmjet Benfica, Las Palmas dhe PSV Eindhoven.

Braziliani duhet të huazohet te një klub tjetër këtë verë, pasi dështoi të linte përshtypje te Nerazzurrët, të cilët shpenzuan 29.5 milionë euro kur e transferuan nga Santosi.

Edhe pse që disa muaj klubi ia ka bërë të qartë lojtarit se duhet të luajë diku tjetër, ka mbetur që gjithçka të vendoset në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Gabigol duhet t’i bëjë vendimet e veta”, ka thënë drejtori i Interit, Walter Sabatini.

Sipas Sky Sport Italia, janë tri opsione në Portugali (Benfica), në Spanjë (Las Palmas) dhe në Holandë (PSV).

31/08/2017 09:22-Juve refuzon ofertën e Barcës për Dybalan

Juventusi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës prej 160 milionë eurosh për Paulo Dybalan, njofton Corriere dello Sport.

Kur jemi në orët e fundit të afatit kalimtar, Blaugranët akoma nuk e kanë gjetur zëvendësimin e duhur të Neymar, i cili kaloi te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.

Liverpooli nuk është duke lëshuar pe për Philippe Coutinhon, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Juve për Dybalan.
Pas raportimeve në mediat spanjolle se Barca e ka bërë përpjekjen e radhës për La Joya, Corriere dello Sport bën të ditur se oferta ka qenë 115 milionë euro plus 45 milionë tjera në formë bonusesh (që në total shkon në 160 milionë euro).

Kujtojmë që Juve ka paguar 40 milionë euro kur e transferoi argjentinasin nga Palermo para dy vitesh.

30/08/2017 17:56-LIVE : Dita e fundit e afatit veror 2017 (Foto/Video)

Mësoni kur përfundon afati kalimtar në top ligat evropiane – Spanja ka një ditë ekstra
Jemi vetëm një ditë larg orëve të fundit të afatit kalimtar kur rritet drama jo vetëm mes fansave, por edhe mes klubeve.

Adrenalina për punën që duhet bërë në orët e fundit të afatit kalimtar nxitë shumë klube që të shpenzojnë para.

Dhe, dita e fundit e afatit kalimtar këtë herë do të jetë tejet e zjarrtë me shumë lojtarë që ende nuk e kanë të ardhmen e sqaruar.

Afati kalimtar kështu në Angli, Skoci, Itali dhe Francë përfundon të enjten në ora 00:00.

Në Gjermani afati kalimtar mbyllet të enjten në ora 18:00.

Por, ndryshe është në Spanjë, ku klubet do të kenë një ditë shtesë, deri në ora 00:00 të premten.

Ky është një lajm i mirë për Barcelonën që po kërkon të transferojë Philippe Coutinhon, por e ka problem për shkak të pengesave që po bën Liverpooli.

Qëndroni me Telegrafin pasi të gjitha informacionet rreth afatit kalimtar në orët e fundit do t’iu sjellim në kohë reale siç e do tradita e ditës së fundit të afatit kalimtar.