Përfundon afati i transferimeve të janarit - këto janë të gjitha lëvizjet në ditën e fundit

- 02/02/2021 00:03-Zyrtare: Joe Willock i bashkohet Newcastle United
- 01/02/2021 23:59-Zyrtare: WBA prezanton anësorin Maitland - Niles
- 01/02/2021 23:48-Zyrtare: Oliver Ntcham transferohet te Marseille
- 01/02/2021 23:31
- 01/02/2021 23:18
- 01/02/2021 23:09-Zyrtare: Shkodran Mustafi transferohet te Schalke 04
- 01/02/2021 23:03-Zyrtare: Ozan Kabak lojtar i ri i Liverpoolit
- 01/02/2021 22:58
- 01/02/2021 22:48-Idrissi bashkohet me Ajaxin
- 01/02/2021 22:35
- 01/02/2021 22:25
- 01/02/2021 22:14-Zyrtare: Todibo huazohet te Nice nga Barcelona
- 01/02/2021 21:58-Zyrtare: Jayden Braaf huazohet te Udinese
- 01/02/2021 21:42-Arb Manaj ndryshon skuadër, por jo edhe kampionat
- 01/02/2021 21:24-Zyrtare: Meritan Shabani kalon në kampionatin holandez
- 01/02/2021 21:12-Zyrtare: Ben Davies bashkohet me Liverpoolin
- 01/02/2021 20:50-Rugani huazohet te Cagliari
- 01/02/2021 20:29
- 01/02/2021 20:26
- 01/02/2021 20:03-Zyrtare: Aro Muric kalon te Willem II
- 01/02/2021 20:00-Mbyllet afati kalimtar në Serie A
- 01/02/2021 19:13-Zyrtare: Gedson Fernandes i bashkohet Galatasarayt
- 01/02/2021 19:04-Zyrtare: WBA prezanton mesfushorin Yokuslu
- 01/02/2021 18:56-Parma ka të drejtën e blerjes së Zirkzees
- 01/02/2021 18:51-Zyrtare: PSG huazon Fadigan
- 01/02/2021 18:46-Zyrtare: Zirkzee prezantohet te Parma
- 01/02/2021 18:38-Florian Kamberi drejt rikthimit në Skoci
- 01/02/2021 18:27
- 01/02/2021 18:24-Zyrtare: Khedira rikthehet në Gjermani dhe nënshkruan për Hertha Berlinin
- 01/02/2021 18:15-Mbyllet afati kalimtar i janarit në Ligue 1
- 01/02/2021 18:03-Përfundon afati kalimtar i janarit në Gjermani
- 01/02/2021 17:42-Arrihet marrëveshja mes palëve, Kabak do të huazohet te Liverpooli
- 01/02/2021 17:30
- 01/02/2021 17:27-Reynolds prezantohet te Roma
- 01/02/2021 17:20-Disa transferime të ditës së sotme në futbollin turk
- 01/02/2021 17:17
- 01/02/2021 17:15
- 01/02/2021 17:10-Zyrtare: Hoffenheim merr talentin Chris Richards
- 01/02/2021 17:03-Tottenham futet në garë për Diego Costan
- 01/02/2021 16:47-Eroll Zejnullahu transferohet në Sllovaki
- 01/02/2021 16:40
- 01/02/2021 16:27
- 01/02/2021 16:25
- 01/02/2021 15:55
- 01/02/2021 15:35
- 01/02/2021 15:33
- 01/02/2021 15:27
- 01/02/2021 15:25
- 01/02/2021 15:24
- 01/02/2021 15:22-Ramos e ka refuzuar ofertën e re të Realit
- 01/02/2021 15:19
- 01/02/2021 15:18
- 01/02/2021 15:05
- 01/02/2021 14:55-Unitedi nuk do të bëjë transferime
- 01/02/2021 14:51-Watfordi transferon djalin e Bergkamp
- 01/02/2021 14:37-Tottenhami nuk e lejon kalimin e Allit te PSG
- 01/02/2021 14:35-Callejon dhe Pelle në planet e Parmas
- 01/02/2021 14:33
- 01/02/2021 14:32
- 01/02/2021 14:31
- 01/02/2021 14:27-Southamptoni tërhiqet nga gara për Maitland-Niles
- 01/02/2021 14:26
- 01/02/2021 14:16
- 01/02/2021 14:14
- 01/02/2021 14:12-Khedira pritet të nënshkruajë kontratë prej dy vjet e gjysmë me Herthan
- 01/02/2021 14:10-Schalke e do Mustafin
- 01/02/2021 14:08-Bryan Reynolds nënshkruan për Romën
- 01/02/2021 13:02-Eriksen, Perisic e Sanchez mbesin te Interi
- 01/02/2021 12:35-Arteta paralajmëron një blerje
- 01/02/2021 12:33
- 01/02/2021 12:31
- 01/02/2021 12:30
- 01/02/2021 12:29
- 01/02/2021 12:28
- 01/02/2021 12:17-Winston Reid huazohet te Brentfordi
- 01/02/2021 12:13-Alaba e ka refuzuar edhe ofertën e re të Bayernit
- 01/02/2021 12:07-Pas testeve mjekësore, Mandragora pritet të nënshkruajë për Torinon
- 01/02/2021 11:59
- 01/02/2021 11:27-Arsenali nuk do që Maitland-Niles të shkojë te Leicesteri
- 01/02/2021 11:24
- 01/02/2021 11:23-Ozan Kabak në planet e Liverpoolit
- 01/02/2021 10:50
- 01/02/2021 10:44-Mattia Bani huazohet te Parma
- 01/02/2021 10:33
- 01/02/2021 10:30-Todibo për testet mjekësore te Nice
- 01/02/2021 10:28-Dështon kalimi i Danny Rose te Trabzonspori
- 01/02/2021 10:24-Mandragora drejt Torinos
- 01/02/2021 10:22-Khedira do të kthehet në Gjermani
- 01/02/2021 10:18-Orjan Nyland transferohet te Norwichi
- 01/02/2021 10:15-Jonas Lossl largohet nga Evertoni
- 01/02/2021 09:57-Vicente Guaita vazhdon me Crystal Palace
- 01/02/2021 09:54-Leicesteri në kërkim të sulmuesit
- 01/02/2021 09:51-A do të largohet Alli nga Tottenhami
- 01/02/2021 09:47-Joshua Zirkzee ka arritur në Itali
- 01/02/2021 09:45-Teden Mengi mund të huazohet te Derby
- 01/02/2021 09:37
- 01/02/2021 09:35
- 01/02/2021 08:46-Choudhury në planet e Newcastle
- 01/02/2021 08:31-Kemal Ademi huazohet te Fatih Karagumruk
- 01/02/2021 08:29-Ozil është largimi më i madh nga futbolli anglez
- 01/02/2021 08:25-Klubet nga Liga Premier kanë shpenzuar 72 për qind më pak se në vitin e kaluar
- 01/02/2021 08:05-Bayerni në bisedime për Upamecanon
- 01/02/2021 08:03-Oraret e mbylljes së afatit kalimtar në ligat kryesore
- 01/02/2021 07:53-Liverpooli ka marrëveshje për Ben Davies
- 01/02/2021 07:51-Maitland-Niles e do largimin nga Arsenali
- 01/02/2021 07:49-Neymar ka vendosur të qëndrojë te PSG
- 01/02/2021 07:46-Besiktasi huazon sulmuesin e Evertonit
- 01/02/2021 07:43
- 01/02/2021 07:38-Rojo do ta ndërpresë kontratën me Unitedin
- 01/02/2021 07:35
- 01/02/2021 07:24-Cutrone huazohet te Valencia
Sot përfundoi afati kalimtar dimëror në ligat kryesore evropiane: Ligue 1, Bundesliga, Serie A, La Liga dhe Liga Premier.
Telegrafi iu mbajti të informuar në kohë reale për të gjitha transferimet eventuale në ditën e fundit të afatit të janarit.
02/02/2021 00:03-Zyrtare: Joe Willock i bashkohet Newcastle United
Mesfushori anglez, Joe Willock është bashkuar me Newcastlen si huazim nga Arsenali.
Mesfushori i talentuar te 'laraskat' do të ketë më shumë hapësira për të luajtur dhe për të treguar vlerat e tij.
01/02/2021 23:59-Zyrtare: WBA prezanton anësorin Maitland - Niles

West Bromwich Albion ka marrë mesfushorin anësor Maitland - Niles.
Talenti anglez është bashkuar me WBA si huazim nga Arsenali deri në fund të sezonit.
01/02/2021 23:48-Zyrtare: Oliver Ntcham transferohet te Marseille

Olympique Marseille ka kompletuar transferimin e mesfushorit francez Oliver Ntcham.
24-vjeçari është bashkuar me gjigantin francez Marsille nga ai skocez Celtic për pesë milionë euro.
Mesfushori qendror ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë me skuadrën e madhe franceze.
01/02/2021 23:18
Portieri argjentinas Paulo Gazzanika huazohet te Elche nga Tottenham Hotspur për gjashtë muaj.
01/02/2021 23:09-Zyrtare: Shkodran Mustafi transferohet te Schalke 04

Shkodran Mustafi është zyrtarizuar si lojtar i ri te Schalke 04.
Qendërmbrojtësi shqiptar është larguar nga Arsenal, derisa ka bërë një rikthim në Bundesliga.
Ai ka nënshkruar me gjigantin gjerman Schalke 04, që për momentin po kalon nëpër një krizë të rezultateve.
Ka qenë faqja zyrtare e Schalke 04 që ka njoftuar për afrimin e Mustafit, vetëm pas largimit të Kabak në drejtim të Liverpoolit.
E vetmja gjë që ka njoftuar Schalke 04 është se Mustafi ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me klubin gjerman.
Në njoftim thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord për mos tu zbuluar detajet financiare.
01/02/2021 23:03-Zyrtare: Ozan Kabak lojtar i ri i Liverpoolit
Ozan Kabak është zyrtarizuar si lojtar i ri i Liverpoolit.
Qendërmbrojtësi turk ka arritur në Anfield si huazim nga Schalke 04, me The Reds që kanë edhe mundësinë për ta blerë në fund të sezonit.
Kabak do t'i bashkohet gjatë kësaj jave kampionëve në fuqi të Anglisë, që ditën e sotme kanë blerë edhe mbrojtësin Ben Davies.
01/02/2021 22:58
Takumi Minamino është duke kryer testet mjekësore te Southampton.
Në pritje të zyrtarizimit të tij, me japonezin që do t'i bashkohet Southamptonit si huazim gjashtë mujor nga Liverpooli.
01/02/2021 22:48-Idrissi bashkohet me Ajaxin
22:"Photo Ajax Jasper RuheAjax dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për huazimin e Oussama Idrissi.
Sulmuesi anësor do t’i bashkohet gjigantit holandez në një marrëveshje gjashtë mujore deri në verën e vitit 2021.
Për 24-vjeçarin ky është një rikthim në Holandë, pasi ai më parë ka luajtur për AZ Alkmar.
01/02/2021 22:35
Jesse bëhet me skuadër të re dhe rikthehet në vendlindje.
Sulmuesi spanjoll që kishte mbetur pa skuadër pas shkëputjes së kontratës me PSG-në, është bashkuar me Las Palmas në La Liga2.
01/02/2021 22:25

Southamptoni në bisedime me Liverpoolin për sulmuesin Takumi Minamino.
Reprezentuesi japonez nuk po ka hapësira te The Reds dhe Southampton e dëshiron atë si huazim për gjashtë muaj.
01/02/2021 22:14-Zyrtare: Todibo huazohet te Nice nga Barcelona

Jean-Clair Todibo është zyrtarisht futbollist i ri i Nices.
Qendërmbrojtësi francez ishte në huazim te Benfica në Portugali, por që u largua pas hapësirave të pakta që kishte.
Barcelona tani e ka huazuar lojtarin te Nice në Ligue 1, me klubin francez që e ka opsionin për ta blerë atë në verë.
01/02/2021 21:58-Zyrtare: Jayden Braaf huazohet te Udinese

Jayden Braaf është bashkuar me Udinesen si huazim nga Manchester City.
Sulmuesi i talentuar holandez është prezantuar tanimë te skuadra italiane që e ka marrë atë si huazim gjashtë mujor.
Klubi italian ka mundësinë edhe për ta blerë lojtarin në fund të sezonit, por që detajet financiare nuk janë publikuar.
18-vjeçari luan në krahun e sulmit dhe llogaritet si lojtar me të ardhme të ndritur.
01/02/2021 21:42-Arb Manaj ndryshon skuadër, por jo edhe kampionat

Arb Manaj është larguar nga skuadra e tij Ankara Keciorengucu, por që ka mbetur përsëri në Ligën e Parë të Turqisë.
Sulmuesi nga Kosova është huauzar tek skuadra Balikesirsporit deri në fund të sezonit.
Manaj synon që me golat e tij ta ndihmojë këtë skuadër që t'i shmanget rënies nga Liga e Parë e Turqisë.
01/02/2021 21:24-Zyrtare: Meritan Shabani kalon në kampionatin holandez

Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers.
Mesfushori nga Kosova nuk kishte hapësira të shumta te Wolves dhe klubi anglez e ka huazuar atë në Eredivisie.
Është skuadra VVV-Venlo që ka fituar garën për huazimin e kosovarit.
Shabani do të qëndrojë për gjashtë muaj te VVV-Venlo ku do të ketë hapësira më të mëdha për të luajtur.
21-vjeçari është zyrtarizuar nga klubi holandez, ku janë shprehur shumë të lumtur që kanë një talent të madh në radhët e veta.
Edhe vet mesfushori nga Kosova është shprehur i lumtur me aventurën e tij të re.
“Kur VVV-Venlo më kërkoi dhe treguan interesim isha vërtetë i nderuar. Në VVV shoh mundësinë për të luajtur më shumë dhe për të treguar aftësitë e mija”, ka deklaruar Shabani për faqen e klubit.
Kujtojmë që Shabani më parë ishte bashkuar me Wolves nga gjiganti gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/
01/02/2021 21:12-Zyrtare: Ben Davies bashkohet me Liverpoolin

Liverpooli ka transferuar mbrojtësin Bem Davies nga Preston.
25-vjeçari është bashkuar me The Reds ku ka nënshkruar një kontratë afatgjate.
Ai është prezantuar tanimë në Anfield, ku ka zgjedhur fanellën me numër 28.
01/02/2021 20:50-Rugani huazohet te Cagliari

Juventusi ka ndërprerë huazimin e Daniele Ruganit te skuadra franceze Stade Rennes.
Zonja e Vjetër ka vendosur ta dërgojë te Cagliari qendërmbrojtësin italian.
26-vjeçari do të jetë i huazuar për gjashtë muaj në Sardegna ku Cagliari do ta ketë edhe mundësinë e blerjes së tij.
01/02/2021 20:29
Christian Oliva është bashkuar me Valencian në një huazim nga Cagliari.
Mesfushori uruguaian u largua nga skuadra italiane për shkak të hapësirave të pakta.
24-vjeçari do të qëndrojë te Valencia për gjashtë muaj, me klubin spanjoll që ka opsionin e blerjes.
01/02/2021 20:26
Joe Willock po kompleton huazimin te Newcastle United.
Futbollisti i Arsenalit pritet të huazohet për gjashtë muaj, por që 'laraskat' nuk do ta kenë të drejtën e blerjes së tij.
01/02/2021 20:03-Zyrtare: Aro Muric kalon te Willem II

Arijanet Muric ka kompletuar kalimin te Willem II nga Manchester City.
Klubi holandez ka njoftuar se reprezentuesi i Kosovës ka kaluar në radhët e tyre deri në fund të këtij sezoni.
Portieri 22-vjeçar do t'u bashkohet Tricolores nga e mërkura e kësaj jave, derisa ishte në huazim nga Citizens te Girona.
01/02/2021 20:00-Mbyllet afati kalimtar në Serie A

Ka përfunduar afatin kalimtar dimëror në Itali në ora 20:00.
Klubet nga Serie A bënë disa transferime e largime, si ashtu edhe huazime.
Telegrafi Sport do ju mbajë të informuar për çdo transferim që mund të realizohet edhe në ligat e tjera evropiane.
01/02/2021 19:13-Zyrtare: Gedson Fernandes i bashkohet Galatasarayt

Galatasaray ka fituar garën për mesfushorin portugez Gedson Fernandes.
Mesfushori ishte i huazuar te Tottenham Hotspur nga Benfica, por nuk kishte hapësira të shumta duke luajtur vetëm në dy takime të Kupës.
Benfica ka ndërprerë huazimin te Spurs dhe e ka huazuar atë te gjiganti turk Galatasaray.
22-vjeçari do të qëndrojë në Stamboll deri në verë, me Galatan që e ka mundësinë e blerjes përfundimtare.
01/02/2021 19:04-Zyrtare: WBA prezanton mesfushorin Yokuslu
West Bromwich Albion duket shumë aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Skuadra angleze ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit turk Okay Yokuslu nga Celta Vigo.
Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për huazimin për gjashtë muaj të mesfushorit, me WBA që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
01/02/2021 18:56-Parma ka të drejtën e blerjes së Zirkzees

Parma ka marrë në huazim sulmuesin e talentuar Joshua Zirkzee nga Bayern Munich.
Detajet janë zbuluar tani dhe klubi italian ka të drejtën e blerjes së tij për 15 milionë euro në fund të sezonit.
Por nëse Parma do të vendos ta shes lojtarin në të ardhmen, Bayernit do t'i takojnë 7,5 për qind të shumës nga transferimi i radhës.
01/02/2021 18:51-Zyrtare: PSG huazon Fadigan

Paris Saint Germain ka huazuar mesfushorin Bandiougou Fadiga tek Stade Brestois.
20-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit ofensivë do të jetë tek kjo skuadër si huazim për gjashtë muaj.
01/02/2021 18:46-Zyrtare: Zirkzee prezantohet te Parma

Parma ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Joshua Zirkzee.
19-vjeçari është huazuar tek klubi italian nga Bayern Munich për gjashtë muaj.
Lojtari tanimë është prezantuar nga Parma dhe ka të drejtë loje nga ndeshja e ardhshme.
01/02/2021 18:38-Florian Kamberi drejt rikthimit në Skoci

Sulmuesi kosovar pritet të huazohet përsëri në futbollin skocez.
Edhe pse u ble nga St Gallen, Kamberi nuk ka arritur të përshtatet tek klubi zviceran, duke pasur pak hapësira.
Është skuadra skoceze Aberden që po tenton huazimin e lojtarit gjatë ditës së sotme.
01/02/2021 18:27

Mbrojtësi amerikan DeAndre Yedlin ka kompletuar transferimin te Galatasaray.
Anësori iu bashkua gjigantit turk nga skuadra angleze Newcastle United.
01/02/2021 18:24-Zyrtare: Khedira rikthehet në Gjermani dhe nënshkruan për Hertha Berlinin

Sami Khedira e ka kompletuar transferimin te Hertha Berlini, derisa afati i transferimeve në Gjermani u mbyll në ora 18:00.
Mesfushori gjerman kishte arritur dje (e diele) te skuadra nga Bundesliga për teste mjekësore.
01/02/2021 18:15-Mbyllet afati kalimtar i janarit në Ligue 1

Ashtu si në Gjermani edhe në Francë është mbyllur afati kalimtar i janarit.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvivzje të bujshme, ndërsa Telegrafi do të ju njoftojë për transferimet e minutave të fundit.
01/02/2021 18:03-Përfundon afati kalimtar i janarit në Gjermani

Ka përfunduar afati kalimtar i transferimeve në Gjermani në orën 18:00.
Deri më tani ende nuk është bërë zyrtarizimi i Shkodran Mustafit te Schalke 04.
Telegrafi Sport do të ju mbajë të informuar për transferimet e mintuave të fundit në këtë kampionat.
01/02/2021 17:42-Arrihet marrëveshja mes palëve, Kabak do të huazohet te Liverpooli

Ozan Kabak do të jetë lojtari më i ri i Liverpoolit.
Mbrojtësi turk do të shkojë në Anfield si huazim nga Schalke 04, ndërsa kampioni në fuqi i Anglisë do ta ketë edhe opsionin e blerjes, por jo të detyrueshme.
Marrëveshja është arritur mes klubeve, por edhe The Reds kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe vetëm pritet zyrtarizimi i tij.
01/02/2021 17:30

Maitland-Niles duket se do të përfundojë te West Bromvich Albion.
Sky Sports ka raportuar se WBA ka rënë dakord me Arsenalin për huazimin e lojtarit për pjesën tjetër të sezonit.
Për lojtarin në garë kanë qenë edhe Southampton dhe Leicester City.
01/02/2021 17:27-Reynolds prezantohet te Roma

Mbrojtësi amerikan Bryan Reynolds është prezantuar nga gjiganti italian Roma.
19-vjeçari ishte kërkuar edhe nga skuadrat tjera si Juventus, Club Brugge, Lyon e Monaco, por Roma ka fituar garën për të duke paguar 8,5 milionë dollar te FC Dallas.
Anësori i djathtë është i gatshëm për debutim te Roma qysh nga kjo javë pasi tanimë ka filluar stërvitjet me klubin.
Reynolds ka marrë numrin 19 në fanellë.
01/02/2021 17:20-Disa transferime të ditës së sotme në futbollin turk

-Besiktasi huazon Cenk Tosun nga Evertoni
-Henry Onyekuru huazohet te Galatasaray nga Monaco
-Mostafa Mohamed kalon te Galatasaray nga Zamelek
-Fenerbahçe transferon Attila Szalai nga Apollon Limassol
-Irfan Can Kahveci kalon e Fenerbahçe nga Basaksehir
-Yunus Mallı braktis Wolfsburgun për Trabzonsporin
-Anastasios Bakasetas kalon te Trabzonspor nga Alanyaspor
01/02/2021 17:17
Brihton ka kompletuar transferimin e futbollistit Moises Caicedo.
Ekuadoriani ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë, ku do ta mbajë të lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2025.
01/02/2021 17:15
Derby County merr në huazim talentin e Manchester United Teden Mengi deri në fund të sezonit.
01/02/2021 17:10-Zyrtare: Hoffenheim merr talentin Chris Richards

Skuadra gjermane Hoffenheim ka siguruar shërbimet e talentit Chris Richards nga Bayern Munich.
Qendërmbrojtësi i talentuar është huazuar te Hoffenheim deri në verën e vitit 2021, ku pritet të kthehet te Bayerni dhe të ketë më shumë hapësira.
20-vjeçari ishte pjesë e ekipit të dytë të Bayernit, por ka luajtur shtatë ndeshje me skuadrën e parë, tri në Bundesliga, tri në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër në Superkupën e Gjermanisë.
01/02/2021 17:03-Tottenham futet në garë për Diego Costan

Diego Csota mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Sulmuesi spanjoll është i lirë pas ka shkëputur kontratën me Atletico Madrid, ndërsa Tottenham Hotspur ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Më parë u raportua se edhe City ka shprehur interesim për të, por skuadra e Pep Guardiolas ka hequr dorë nga sulmuesi spanjoll.
01/02/2021 16:47-Eroll Zejnullahu transferohet në Sllovaki

Mesfushori nga Kosova, Eroll Zejnullahu është larguar nga futbolli gjerman.
26-vjeçari që kishte qenë pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës ka kaluar në kampionatin sllovak tek skuadra Nitra.
Zejnullahu ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me Nitran, derisa ai më parë ishte pjesë e Carl Zeis Jena, Union Berlin dhe Sandhausen në futbollin gjerman.
01/02/2021 16:40
Arijanet Muric pritet të huazohet gjatë ditës së sotme
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric do të largohet nga Girona.
Lajmet e fundit nga Spanja, Anglia dhe Holanda kanë raportuar se reprezentuesi kosovar po kërkohet nga skuadra holandeze Willem II.
Nuk përjashtohet edhe mundësia që gardiani i Manchester Cityt të shkojë në një tjetër skuadër, por nuk pritet të qëndrojë te Girona.
Aro e kishte humbur vendin e titullarit te Girona pas një lëndimi, derisa Willem II po shihet si skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij.
City është i interesuar ta dërgojë Arijanetin në ndonjë skuadër ku do të luaj rregullisht.
Vlen të përmendet se Aro edhe më parë kishte qenë pjesë e Eredvisies, ku ishte i huazuar për një kohë të shkurtër tek NAC Breda.
Lojtari përveç klubit holandez NAC Breda dhe atij spanjoll Girona, kishte luajtur si i huazuar edhe për ekipin anglez Nottingham Forest. /Telegrafi/
01/02/2021 16:27
Oraret e mbylljes së afatit kalimtar në ligat kryesore:
18:00 – Gjermani, Francë
20:00 – Itali
0:00 – Spanjë
0:00 – Angli
01/02/2021 16:25
Manchester City nuk dëshiron të transferojë Diego Costan.
Sulmuesi braziliano-spanjoll është lojtar i lirë, mirëpo ende nuk ka gjetur skuadër.
Sipas asaj që raporton Mail Sport, Costa është lojtar i lirë, por që Citizens nuk janë të interesuar për shërbimet e tij.
01/02/2021 15:55
Brightoni e ka transferuar mbrojtësin 20 vjeçar të Chelseat, Jack Wakeley, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
01/02/2021 15:35
Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, nuk pret që mbrojtësi i krahut, Patrick van Aanholt, t’i bashkohet Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
01/02/2021 15:33
Sepp van den Berg ka arritur te Prestoni dhe pritet të huazohet nga Liverpooli pas testeve mjekësore.
01/02/2021 15:27
Lazio është në prag të nënshkrimit me Antonino La Gumina nga Sampdoria dhe pastaj do ta huazojë te Salernitana.
01/02/2021 15:25
Daniele Rugani mund të kthehet në Serie A gjatë ditës, pasi Bologna është pranë marrëveshjes me lojtarin që është pronë e Juventusit.
01/02/2021 15:24
Christian Maggio është pranë kalimit te Lecce, pas ndërprerjes së kontratës me Beneventon. Gazetari i SportItalia, Alfredo Pedulla, thekson se mbrojtësi i krahut pritet ta vazhdojë karrierën në Serie B.
01/02/2021 15:22-Ramos e ka refuzuar ofertën e re të Realit
Sergio Ramos e ka refuzuar ofertën dyvjeçare për vazhdimin e kontratës me Real Madridin, sipas të cilës do të duhej ta zvogëlonte pagën për 10 për qind.
Sipas ekspertit spanjoll të futbollit, Alvaro Montero, në Madrid nuk besojnë se PSG mund t’i ofrojë 45 milionë euro për tri sezone.
01/02/2021 15:19
Eksperti i futbollit jugamerikan, Tim Vickery, thotë se mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, do t’i bashkohet Boca Juniors para Estudiantes.
01/02/2021 15:18
Manchester City ka arritur marrëveshje me talentin e Rochdale, Kwadwo Baah. Klube të shumta janë interesuar për anësorin 18 vjeçar, por Citizens kanë arritur që t’i sigurojnë shërbimet e tij.
01/02/2021 15:05
Keke Simmonds e ka kompletuar transferimin e përhershëm nga Manchester City te Birminghami.
01/02/2021 14:55-Unitedi nuk do të bëjë transferime
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka bërë të qartë se Djajtë e Kuq nuk do të bëjnë transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar.
“Jua konfirmoj se nuk do të jetë asnjë, kështu që mos qëndroni pa gjumë deri vonë”, ka thënë ai.
01/02/2021 14:51-Watfordi transferon djalin e Bergkamp
Mitchel Bergkamp, djali i legjendës së Arsenalit, Dennis Bergkamp, është transferuar te Watfordi dhe i është bashkuar ekipit U-23.
01/02/2021 14:37-Tottenhami nuk e lejon kalimin e Allit te PSG
Kalimi i Dele Allit te PSG nuk do të ndodhë. Marrëveshja ka dështuar. Me gjithë kërkesën e lojtarit për t'u larguar, Tottenhami ka vendosur ta mbajë.
01/02/2021 14:35-Callejon dhe Pelle në planet e Parmas
Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, njofton se Parma po shqyrton mundësitë për transferimin e anësorit të Fiorentinas, Jose Callejon dhe lojtarit të lirë, Graziano Pelle.
01/02/2021 14:33
Arsenali nuk ka marrë ndonjë ofertë të përshtatshme për Calum Chambers, i cili me gjasë nuk do të largohet nga Emirates, me gjithë dëshirën për t’u huazuar në një klub tjetër.
01/02/2021 14:32
Lucas Torreira duket se do ta përfundojë huazimin e plotë deri në fund të sezonit te Atletico Madridi, edhe pse ka pak minutazh loje.
01/02/2021 14:31
Siç po qëndrojnë gjërat, Reiss Nelson do të mbetet te Arsenali. Ai ka kontratë deri në vitin 2023 dhe Topçinjtë janë të interesuar ta huazojnë, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ofertë që i përshtatet lojtarit.
01/02/2021 14:27-Southamptoni tërhiqet nga gara për Maitland-Niles
Southamptoni e ka tërhequr interesimin për lojtarin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, me dyshimin se ai nuk e ka dashur kalimin te ky klub.
01/02/2021 14:26
Manchester Unitedi nuk ka interesim për Edin Dzekon, ashtu siç Manchester City që nuk është i interesuar për Diego Costan.
01/02/2021 14:16
Fabrizio Romano njofton se Liverpooli ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Ozan Kabak, ndërkohë që po diskutohet me Schalken për mënyrën e transferimit.
Nga ana tjetër, klubi gjerman vazhdon përpjekjet për transferimin e Shkodran Mustafit nga Arsenali.
01/02/2021 14:14
Atalanta e ka regjistruar zyrtarisht transferimin e Viktor Kovalenkos nga Shakhtar Donetsk.
01/02/2021 14:12-Khedira pritet të nënshkruajë kontratë prej dy vjet e gjysmë me Herthan
Sky Italy dhe Sky Germany raportojnë se mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, është pranë kalimit te Hertha Berlin.
33-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë prej dy vjet e gjysmë me klubin e ri.
01/02/2021 14:10-Schalke e do Mustafin
Schalke dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Bëhet e ditur se futbollisti shqiptar dëshiron të kalojë në Bundesliga, ndërsa Sky Germany raporton se po bisedohet për huazim gjashtëmujor.
Te klubi gjerman, Mustafi do ta zëvendësonte Ozan Kabakun, i cili pritet t’i bashkohet Liverpoolit.
01/02/2021 14:08-Bryan Reynolds nënshkruan për Romën
Roma e ka zyrtarizuar transferimin e Bryan Reynolds nga FC Dallas.
01/02/2021 13:02-Eriksen, Perisic e Sanchez mbesin te Interi
Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se nuk do të ketë as blerje as largime në këtë afat kalimtar – citon Fabrizio Romano.
01/02/2021 12:35-Arteta paralajmëron një blerje
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të sjellë një lojtar të ri para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

01/02/2021 12:33
Mesfushori i Genoas, Lukas Lerager, pritet te kthehet në Danimarkë për të nënshkruar me FC Copenhagen.
Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, bën të ditur se klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të 27-vjeçarit.
01/02/2021 12:31
Newcastle e ka refuzuar ofertën e Bournemouthit për Matt Ritchie duke i njoftuar se lojtari i tyre nuk do të largohet në këtë afat kalimtar.
01/02/2021 12:30
Burton e ka kompletuar transferimin e mesfushorit Terry Taylor nga Wolverhampton Wanderers.
01/02/2021 12:29
Charlton Athletic ka siguruar shërbimet e Matt Smith nga Arsenali deri në fund të sezonit.
01/02/2021 12:28
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Jonathan Woodgate, i është bashkuar Bournemouthit si trajner i ekipit të parë.
01/02/2021 12:17-Winston Reid huazohet te Brentfordi
Skuadra nga Championship, Brentford, e ka huazuar mbrojtësin e Winston Reid nga West Hami, deri në fund të sezonit.
01/02/2021 12:13-Alaba e ka refuzuar edhe ofertën e re të Bayernit
David Alaba e ka refuzuar ofertën e re të Bayern Munichut për vazhdimin e kontratës dhe do të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit.

01/02/2021 12:07-Pas testeve mjekësore, Mandragora pritet të nënshkruajë për Torinon
Sky Sport Italia raporton se janë zgjidhur detajet e fundit ndërmjet Juventusit dhe Udineses lidhur me Rolando Mandragora, dhe ai mund të vazhdojë me ekzaminimet mjekësore te Torino.
Pas testeve mjekësore, mesfushori pritet të nënshkruajë kontratë huazimi 18 muajshe, me obligim blerjeje.
01/02/2021 11:59
Fulhami është në bisedime me Bordeaux për huazimin e sulmuesit Josh Maja.
01/02/2021 11:27-Arsenali nuk do që Maitland-Niles të shkojë te Leicesteri
Arsenali heziton ta lejojë huazimin e Ainsley Maitland-Niles te Leicester City, sepse nuk dëshiron ta përforcojë një skuadër rivale për top-katërshe. Futbollisti kërkohet edhe nga Southamptoni dhe West Bromi.
01/02/2021 11:24
Blackburni është pranë marrëveshjes për huazimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Taylor Harwood-Bellis.
01/02/2021 11:23-Ozan Kabak në planet e Liverpoolit
Liverpooli është në garë me kohën për të arritur marrëveshje me për qendërmbrojtësin Ozan Kabak.
Tashmë janë bërë përgatitjet që në rast se arrihet marrëveshja, 20-vjeçari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Gjermani.
01/02/2021 10:50
Nottingham Forest e ka transferuar sulmuesin Glenn Murray nga Brightoni.
01/02/2021 10:44-Mattia Bani huazohet te Parma
Parma ka njoftuar transferimin e Mattia Bani, i cili transferohet nga Genoa në formë huazimi dhe me opsion blerjeje.
01/02/2021 10:33
Okay Yokuslu i ka kompletuar testet mjekësore te West Bromi dhe pritet që gjatë ditës ta finalizojë huazimin nga Celta Vigo.
01/02/2021 10:30-Todibo për testet mjekësore te Nice
Sipas Foot Mercato, Jean-Clair Todibo është duke iu nënshtruar testeve mjekësore te klubi francez, Nice, ku pritet të huazohet nga Barcelona, me opsionin e blerjes për 10 milionë euro.

01/02/2021 10:28-Dështon kalimi i Danny Rose te Trabzonspori
Danny Rose nuk do t’i bashkohet Trabzonsporit në ditën e fundit të afatit kalimtar. 30-vjeçari pritet të mbetet te Tottenham Hotspur deri në fund të sezonit.
01/02/2021 10:24-Mandragora drejt Torinos
Mediat italiane raportojnë se futbollisti i Juventusit që është i huazuar te Udinese, Rolando Mandragora, është pranë kalimit te Torino.
01/02/2021 10:22-Khedira do të kthehet në Gjermani
Sky Sport Italia raporton se Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi dhe të nënshkruajë për Hertha BSC në Bundesligan gjermane.

01/02/2021 10:18-Orjan Nyland transferohet te Norwichi
Norwich City e ka kompletuar transferimin e portierit norvegjez, Orjan Nyland.
01/02/2021 10:15-Jonas Lossl largohet nga Evertoni
Portieri Jonas Lossl është larguar nga Evertoni për t’u kthyer te Midtjyllandi, klubi danez ku e kishte nisur karrierën.
01/02/2021 09:57-Vicente Guaita vazhdon me Crystal Palace
Portieri Vicente Guaita ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë te Crystal Palace deri në verën e vitit 2023.
01/02/2021 09:54-Leicesteri në kërkim të sulmuesit
Trajneri Brendan Rodgers dëshiron një sulmues në skuadrën e Leicester Cityt para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.
01/02/2021 09:51-A do të largohet Alli nga Tottenhami
Dele Alli nuk ka luajtur shumë për Tottenham Hotspurin këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe është lidhur me një kalim te Paris Saint-Germaini. Mirëpo, trajneri nuk pret që 24-vjeçari të largohet nga Spursat.
01/02/2021 09:47-Joshua Zirkzee ka arritur në Itali
Sky Italy njofton se Joshua Zirkzee ka arritur në Milano para kompletimit të transferimit të tij te Parma nga Bayern Munichu.
Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës. Është një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje.
01/02/2021 09:45-Teden Mengi mund të huazohet te Derby
Derby County ka kontaktuar me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Teden Mengi, të cilin e kërkon në formë huazimi deri në fund të sezonit.
01/02/2021 09:37
Tri klube nga Liga Premier janë në garë për shërbimet e futbollistit të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles. Southamptoni, West Bromi dhe së fundmi Leicester City dëshirojnë transferimin e 23-vjeçarit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
01/02/2021 09:35
Talenti i Chelseat, Billy Gilmour, është lidhur me një huazim te Southamptoni.
01/02/2021 08:46-Choudhury në planet e Newcastle
Mesfushori i Leicester Cityt, Hamza Choudhury, ka tërhequr interesimin e Newcastle Unitedit – njofton The Chronicle.
01/02/2021 08:31-Kemal Ademi huazohet te Fatih Karagumruk
Fenerbahce ka njoftuar se sulmuesi Kemal Ademi është huazuar te klubi nga Stambolli, Fatih Karagumruk, deri në fund të sezonit.
01/02/2021 08:29-Ozil është largimi më i madh nga futbolli anglez
Mesut Ozil konsiderohet largimi më i madh nga futbolli anglez në këtë afat kalimtar.
Mesfushori kreativ u largua nga Arsenali si transfer i lirë për të nënshkruar me Fenerbahcen.
01/02/2021 08:25-Klubet nga Liga Premier kanë shpenzuar 72 për qind më pak se në vitin e kaluar
Klubet nga Liga Premier kanë shpenzuar vetëm 65 milionë funte (74 milionë euro) deri më tani në këtë afat kalimtar, rreth 72 për qind më pak se në vitin e kaluar kur kishin shpenzuar 230 milionë funte (260.5 milionë euro).
E gjitha si pasojë e efekteve të krizës nga pandemia e coronavirusit dhe Brexitit.
01/02/2021 08:05-Bayerni në bisedime për Upamecanon
Bayern Munichu vazhdon përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të RB Leipzigut, Dayot Upamecano dhe këtë e ka konfirmuar drejtori i klubit, Oliver Kahn.
01/02/2021 08:03-Oraret e mbylljes së afatit kalimtar në ligat kryesore
18:00 – Gjermani, Francë
20:00 – Itali
23:59 - Spanjë
0:00 – Angli
01/02/2021 07:53-Liverpooli ka marrëveshje për Ben Davies
Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit të Prestonit, Ben Davies, ndërkohë që Sepp Van Den Berg do të shkojë në drejtim të kundërt në formë huazimi.
01/02/2021 07:51-Maitland-Niles e do largimin nga Arsenali
Ainsley Maitland-Niles dëshiron me çdo kusht që të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar – raporton The Mirror.
01/02/2021 07:49-Neymar ka vendosur të qëndrojë te PSG
Neymar ka konfirmuar se Kylian Mbappe dhe ai janë të lumtur te Paris Saint-Germain dhe duan të qëndrojnë në klub.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar”, ka thënë Neymar. “Jam i lumtur te PSG dhe dua të qëndrojë në Paris, shpresoj që edhe Mbappe të bëjë po këtë gjë”.
01/02/2021 07:46-Besiktasi huazon sulmuesin e Evertonit
Sulmuesi i Evertonit, Cenk Tosun, e ka kompletuar kalimin te Besiktasi në formë huazimi deri në fund të sezonit.
01/02/2021 07:43
Sunderlandi e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ross Stewart nga Ross County.
01/02/2021 07:38-Rojo do ta ndërpresë kontratën me Unitedin
Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së Marcos Rojo – bën të ditur The Sun.
Argjentinasi pritet të kthehet në vendlindje për të luajtur për Boca Juniors.

01/02/2021 07:35
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka lavdëruar ndikimin e David Luiz te skuadra e tij, mirëpo ka thënë se nuk ka bisedime për kontratë të re.
01/02/2021 07:24-Cutrone huazohet te Valencia
Patrick Cutrone i është bashkuar skuadrës së Valencias në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2020/21.







































