Është mbyllur afati kalimtar 'Janar 2018' në ligat kryesore evropiane, La Liga, Serie A, Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.


01/02/2018 00:41-Jordan Hugill nënshkruan për West Hamin

West Hami e ka transferuar sulmuesin Jordan Hugill nga Prestoni dhe ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë.

01/02/2018 00:38-Kaçe huazohet te Panathinaikosi

Ergys Kaçe është huazuar te Panathinaikosi për gjashtë muajt e mbetur. Klubi i ri e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit 2017/2018.

kace

01/02/2018 00:35-Andy King huazohet te Swansea

Swansea e ka huazuar mesfushorin e Leicester City, Andy King, deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:33-Zyrtare: Islam Slimani nënshkruan për Newcastle Unitedin

Newcastle United e ka kompletuar transferimin e Islam Slimanit deri në fund të sezonit.

slimani

01/02/2018 00:31-Harry Wilson largohet nga Liverpooli

Talenti i Liverpoolit, Harry Wilson, pasi nënshkroi kontratë afatgjate në Anfield, është huazuar në Championship te Hull City.

01/02/2018 00:28-Martin Cranie kalon te Middlesbrough

Middlesbrough e ka transferuar mbrojtësin Martin Cranie nga Huddersfield Town.

01/02/2018 00:26-Derby huazon Kasey Palmerin nga Chelsea

Derby County e ka huazuar mesfushorin ofensiv të Chelseat, Kasey Palmer, deri në fund të sezonit.

kaseyu

01/02/2018 00:25-Sondazh: Transferimi më i mirë në Bundesliga në afatin e janarit për 2018?

01/02/2018 00:24-Kwang Song Han kthehet te Cagliari

Kwang Song Han është kthyer te Cagliari pas huazimit te Perugia.

Verikoreani kërkohej nga Tottenham Hotspuri dhe Juventusi, mirëpo sulmuesi do të qëndrojë te Cagliari deri në fund të sezonit.

kwang

01/02/2018 00:21-Charlie Oliver largohet nga City

Fleetwood Town e ka huazuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Charlie Oliver, deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:19-Transferimi më i mirë në La Liga në afatin e janarit për 2018?

01/02/2018 00:15-Katër marrëveshje pritet të finalizohen në Ligën Premier

Sky Sports News mëson se katër marrëveshje janë duke u shqyrtuar në Ligën Premier dhe pritet të përmbyllen para orës 1:00.

premier

01/02/2018 00:11-Sondazh: Transferimi më i mirë në Ligën Premier në afatin e janarit për 2018?

01/02/2018 00:07-Zyrtare: Flanagan nënshkruan për Boltonin

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jon Flanagan, është huazuar te Boltoni deri në fund të sezonit.

flanagan

01/02/2018 00:01-KA PËRFUDNUAR AFATI KALIMTAR EDHE NË ANGLI, SPANJË DHE FRANCË

Edhe në tri kampionatet tjera të mëdha është mbyllur afati kalimtar.

Për transferimet eventuale që kanë ndodhur në minutat e fundit, do t’ju njoftojmë në vazhdim.

premer

lalga

ligue

31/01/2018 23:59-Peres: Qëndrova të Roma për dashurinë ndaj klubit

Bruno Peres thotë se ka qëndruar te Roma për shkak të dashurisë që ka për klubin.

Benfica dhe Galatasaray ishin klubet e interesuara për shërbimet e tij, mirëpo ai vendosi të qëndronte në Stadio Olimpico.

BrunoPeres (Foto: Getty Images)

31/01/2018 23:55-Sondazh: Transferimi më i mirë në Serie A në afatin e janarit për 2018?

31/01/2018 23:55-Grabban nënshkruan për Aston Villan

Lewis Grabban ka nënshkruar për Aston Villan në formë huazimi nga Bournemouthi deri në fund të sezonit.

toni1 1

31/01/2018 23:54-Flanagan do të huazohet te Boltoni

Jon Flanagan do t'i bashkohet Boltonit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

flanagan

31/01/2018 23:52-Martinez drejt Valladolidit

Sulmuesi i West Hamit, Toni Martinez, do të luajë në Segunda Division në Spanjë deri në fund të sezonit.

20-vjeçari do t'i bashkohet Real Valladolidit.

toni1

31/01/2018 23:49-Mahrez do të mbetet te Leicesteri

Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel, ka thënë se është gjë e mirë moslargimi i Riyad Mahrezit.

RiyadMahrez 1city

31/01/2018 23:46-Evertoni vazhdon përpjekjet për transferimin e Mangalas

Trajneri i Evertonit, Sam Allardyce, ka thënë se Eliaquim Mangala është shumë pranë të transferohet nga Manchester City, mirëpo akoma nuk ka ndodhur.

31/01/2018 23:44-E kryer: Moreno i bashkohet Real Sociedadit

Futbollisti meksikan, Hector Moreno, është larguar nga Roma dhe ka nënshkruar për Real Sociedadin.

moreno

31/01/2018 23:37-Guardiola: Për ne ka përfunduar afati kalimtar

"Po pritni ndonjë transferim të madh nga City?" - trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes ndaj WBA-së ka hedhur poshtë mundësinë për ta transferuar Riyad Mahrezin.

"Mahrezi është lojtar i Leicesterit. Unë nuk flas shumë për gjëra të këtilla. Afati kalimtar është i mbyllur dhe lojtarët që janë këtu do ta përfundojnë sezonin", ishin fjalët e spanjollit.

Kujtojmë se City ka shpenzuar 269 milionë euro në mbrojtje duke e përfshirë edhe Aymeric Laporten.

pep 1

31/01/2018 23:33-Ausilio: Bëmë gjithçka për Pastoren

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se bënë më të mirën për transferimin e Javier Pastore, mirëpo ishin të kufizuar nga kushtet financiare dhe nga Paris Saint-Germaini.

Nerazzurrët deshën ta huazonin lojtarin me opsionin e blerjes në fund të sezonit, mirëpo PSG pranonte vetëm ta shesë.

psg pastore sent venir la fin de son aventure a paris pastore 21171574

31/01/2018 23:30-Napoli dështon ta transferojë Politanon në momentet e fundit

Napoli ka dështuar ta transferojë Matteo Politanon nga Sassuolo në momentet e fundit, përkundër se ishte arritur marrëveshja mes dy klubeve.

Sky Sport Italia dhe Sportitalia bëjnë të ditur se ishte arritur marrëveshja për çmimin prej 28 milionë eurosh plus një milion në formë bonusesh, si edhe dhënien në huazim të Adam Ounas.

Mirëpo, marrëveshja ishte arritur shumë vonë dhe nuk ka pasur kohë që të ndodhë transferimi.

Politano 3 (Foto: Getty Images)

31/01/2018 23:26-Zyrtare: Crotone transferon Diabyn nga PSG

Crotone e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 18 vjeçar të Paris Saint-Germainit, Moussa Diaby, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

musa

31/01/2018 23:03-KA PËRFUDNUAR AFATI KALIMTAR NË ITALI

Për transferimet eventuale që kanë ndodhur në minutat e fundit, do t’ju njoftojmë në vazhdim.

seriea

31/01/2018 22:56-Nëse ju ka humbur ndonjë transferim i rëndësishëm nga Liga Premier

premei

Badou Ndiaye (Galatasaray - Stoke City) - 14 milionë funte (16 milionë euro)

Andre Ayew (West Ham - Swansea) - 18 milionë funte (20.5 milionë euro)

Lucas Moura (Paris St-Germain - Tottenham) - 25 milionë funte (28.5 milionë euro)

Didier Ndong (Sunderland - Watford) - huazim

Olivier Giroud (Arsenal - Chelsea) - 18 milionë funte (20.5 milionë euro)

Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund - Arsenal) - 56 milionë funte (64 milionë euro)

31/01/2018 22:49-Islam Slimani kalon testet te Newcastle

Sulmuesi i Leicester Cityt, Islam Slimani, i ka kaluar testet mjekësore te Newcastle Unitedi, bën të ditur Sky.

31/01/2018 22:45-Interi s'kishte mundësi për Pastoren...

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka deklaruar se Nerazzurët nuk kishin mundësi financiare për ta transferuar Pastoren.

31/01/2018 21:53-Swansea rikthen Andre Ayew

Swansea e ka rikthyer sulmuesin ganez, Andre Ayew, nga West Hami për 18 milionë funte (20.5 milionë euro) që mund të arrijë deri në 20 milionë funte (23 milionë euro) me anë të shtesave.

ayew 1

Futbollisti ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë për klubin e ri.

31/01/2018 21:48-Mangala për testet mjekësore te Evertoni

Eliaquim Mangala ndodhet në fushën stërvitore të Evertonit dhe pritet t'iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para huazimit nga Manchester City.

everton

31/01/2018 21:44-Alin Tosca huazohet te Benevento

Benevento e ka huazuar mbrojtësin rumun, Alin Tosca, nga Real Betisi.

Tosca nënshkroi për klubin spanjoll në janarin e kaluar për një milion euro, mirëpo ka regjistruar vetëm tetë paraqitje këtë edicion.

31/01/2018 21:40-Crotone kërkon talentin e PSG-së, Moussa Diaby

Crotone është në negociata për transferimin e 18-vjeçarit Moussa Diaby, në formë huazimi nga Paris Saint-Germaini. Sipas Sky Sport Italia, klubi italian dëshiron të angazhojë talentë të rinj në përpjekje për ta shpëtuar sezonin.

31/01/2018 21:29-Interi shumë pranë Lautaro Martinezit

Interi po bisedon me agjentët e Lautaro Martinezit, talentit nga Racing Club i cili ka shënuar 7 gola në 11 paraqitje për talentët e Argjentinës U20. Pas tij është edhe Real Madridi.

31/01/2018 21:23-Pak shaka...

31/01/2018 21:20-Moratti thotë se do transferonte sulmues

moratti e1506016678769

Babai i Interit thotë se po të ishte president do transferonte një sulmues në këto momente. Ju kujtohen cilat ishin prej transferimeve më të mëdha të Morattit në ditën e fundit të afatit kalimtar? Shprehuni në hapësirën për komente...

31/01/2018 21:11-Loja e ditës së fundit të afatit kalimtar (Komentoni në Facebook):

31/01/2018 21:03-Shikoni kush është në Stamford Bridge

Dyshja e sapo transferuar, Olivier Giroud dhe Emerson Palmieri

DU5NF1RXkAAGQRB

31/01/2018 21:00-Zyrtare: Bebe huzohet nga Vallecano

Zyrtare: Ish-lojtari i Manchester Unitedit, i famshmi Bebe, është transferuar te Rayo Vallecano nga Eibarit, ky kalim ka ardhur në formë të huazimit.

DU5MPYFWkAAmjt8

31/01/2018 20:56-Lookman huazohet te Leipzigu

Sulmuesi i Evertont, Ademola Lookman, i është bashkuar RB Leipzigut në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2018 20:54-Interi kishte tentuar shkëmbimin Brozovic-Schneiderlin

Sky Sport Italia bën të ditur se Interi ishte përpjekur ta shkëmbente Marcelo Brozovicin me Morgan Schneiderlinin e Evertonit, mirëpo bisedimet dështuan.

MarceloBrozovic (Foto: Getty Images)

31/01/2018 20:45-Zyrtare: Shkëmbim Babacar-Falcinelli

Fiorentina e ka dërguar Khouma Babacarin te Sassuolo në formë huazimi me obligim blerjeje, ndërsa Diego Falcinelli ka shkuar në drejtim të kundërt.

falcineli

31/01/2018 20:40-Zyrtare: Roma transferon Jonathan Silvan

Roma e ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Jonathan Silva, nga Sporting CP me opsionin e blerjes.

jonathan

Transferimin e ka konfirmuar klubi italian përmes një njoftimi për shtyp.

31/01/2018 20:20-Në pritje të zyrtarizimit të Ndiaye te Stoke City

Stoke City i ka të gjitha dokumentet e nevojshme për të vazhduar përpjekjet për transferimin e Badou Ndiaye nga Galatasaray, bën të ditur Sky Sports News.

ndiae

Klubi e ka kompletuar aplikacionin për punë dhe është gati ta transferojë lojtarin në Ligën Premier për rreth 15 milionë euro (17 milionë euro).

31/01/2018 20:16-Ejaria largohet nga Liverpooli

Sunderlandi e ka kompletuar huazimin e mesfushorit Ovie Ejaria nga Liverpooli.

Ovie Ejaria (Foto: Getty Images)

31/01/2018 20:16-Johnny Evans mbrojtësi që kërkoi Arsenali

Arsenali sipas gazetarit të Bleacher Report, Guillem Balague, e ka kërkuar Johnny Evansin. Mirëpo mosha e lojtarit dhe lëndimi i tij (1 muaj jashtë fushe), ndaluan Arsenalin. Klubi londinez sipas tij po provon të marrë një tjetër mbrojtës, por mund të jetë shumë vonë.

31/01/2018 20:13-Zyrtare: Younes kthehet te Ajaxi

Amin Younes do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit te Ajaxi, pasi e ka shtyrë transferimin te Napoli.

31/01/2018 20:12-Giaccherini drejt Chievos

Chievo thuhet se ka arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e Emanuele Giaccherinit.

EmanueleGiacherini (Foto: Getty Images)

Sipas Calciomercato.it, futbollisti do të nënshkruajë në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe pastaj mund ta vazhdojë kontratën për tre vite të tjera.

31/01/2018 20:08-Aarons nënshkruan për Veronan

Hellas Verona e ka konfirmuar transferimin e Rolando Aarons.

31/01/2018 20:08-A e meriton Aubameyang numrin 14 te Arsenali?

31/01/2018 20:07-Tashmë është zyrtare, Nagatomo ka nënshkruar për Galatasarayn

Yuto Nagatomo ka nënshkruar me klubin e ri, Galatasaray, pas transferimit nga Interi.

yuto

31/01/2018 20:06-Sondazh: A ia ka vlejtur zëvendësimi i Sanchezit me Aubameyangun?

31/01/2018 20:04-Mahrez nuk përfshihet në ekipin e Leicesterit

Riyad Mahrez nuk është përfshirë në skuadrën e Leicester Cityt për ndeshjen kundër Evertonit. Kjo do të thotë se akoma ka shpresa për Manchester Cityn.

31/01/2018 20:00-Lucas Boye kalon te Celta Vigo

Torino ka konfirmuar se futbollisti ofensiv, Lucas Boye, është larguar për t'iu bashkuar Celta Vigos.

LucasBoye (Foto: Getty Images)

31/01/2018 19:59-Watfordi transferon një portier

Watfordi e ka transferuar portierin Pontus Dahlberg nga IFK Gothenburgu. 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë prej pesë vjet e gjysmë, mirëpo do të qëndrojë i huazuar te klubi suedez deri në fund të sezonit.

dahlberg

31/01/2018 19:56-Moreno akoma mund të largohet nga Roma

Hector Moreno mund t'i bashkohet Real Sociedadit para mbylljes së afatit kalimtar.

31/01/2018 19:53-Jeff Reine-Adelaide huazohet te Angers nga Arsenali

Klubi francez, Angers, e ka huazuar futbollistin e Arsenalit, Jeff Reine-Adelaide, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2018 19:51-Interi vazhdon të kërkojë mesfushor

Premium Sport raporton se Interi është kthyer në garë për mesfushorin e Bolognas, Donsah. Është ai përforcimi që Spalletti po e kërkon. Torino edne është në garë, por Interi është kthyer fuqishëm në sulm për të. Huazim me pagesë me opsion që kthehet në obligim të blerjes në rast të kualifikimit të Ligës së Kampionëve.

31/01/2018 19:51-Chuba Akpom largohet nga Arsenali

Sulmuesi i Arsenalit, Chuba Akpom, i është bashkuar klubit belg, Sint-Truidense VV, si huazim deri në fund të sezonit.

ars1

ars2

31/01/2018 19:38-Debuchy nënshkruan për Saint Etienne

Saint Etienne e ka transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Mathieu Debuchy.

debuchy

31/01/2018 19:36-Refuzohet oferta e Interit për Lobotkan

Sky Italia raporton se Interi ka bërë ofertë për mesfushorin Lobotka, por Celta Vigo besohet të ketë refuzuar ofertën pasi dëshiron ta mbajë lojtarin.

31/01/2018 19:35-Zyrtare: Lucas Moura nënshkruan për Tottenhamin

Tottenham Hotspur e ka kompletuar transferimin e Lucas Mouras nga Paris Saint-Germaini dhe ai ka nënshkruar kontratë prej pesë vite e gjysmë.

31/01/2018 19:33-Arsenali dështon ta transferojë Jonny Evans

Sky Sports News bën të ditur se Arsenali ka dështuar në përpjekje për transferimin e kapitenit të West Bromit, Jonny Evans.

Jonnyevans (Foto: Getty Images)

Topçinjtë nuk e kanë paguar shifrën që e ka kërkuar West Bromi.

31/01/2018 19:29-Carpi huazon Luca Garritanon

Chievo Verona e ka huazuar mesfushorin Luca Garritano te klubi i Serie B, Carpi.

Anësori i majtë, i cili i mbush 24 vjet në muajin e ardhshëm, është pjesë e Chievos vetëm nga muaji korrik, kur u transferua për një milion euro.

31/01/2018 19:23-Batshuayi menjëherë del në stërvitje

Michy Batshuayi sapo e ka kompletuar huazimin nga Chelsea te Borussia Dortmundi, mirëpo ai menjëherë është angazhuar në stërvitje.

31/01/2018 19:03-Leicesteri transferon Callum Wrightin

Leicester City e ka transferuar mesfushorin Callum Wright nga Blackburni. Lojtari ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë.

31/01/2018 18:59-D'Ambrosio: E kam refuzuar Chelsean

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio, ka treguar se e ka refuzuar mundësinë e kalimit te Chelsea.

"Duhet t'i ndiqni ëndrrat, jo paratë", ka deklaruar 29-vjeçari.

Dambrosio (Foto: Getty Images)

31/01/2018 18:56-Zyrtare: Pazzini i bashkohet Levantes

Giampaolo Pazzini e ka kompletuar huazimin në La Liga te Levante. 33-vjeçari është në pronësi të Hellas Veronas.

pazzini

31/01/2018 18:54-Arsenali tash po kërkon mbrojtës...

Sipas gazetarit me renome nga Bleacher Report, Guillem Balague, Arsenali ka bërë lëvizje të mirë me largimin e Giroud që bëhet 32 vjeç, por sipas tij Arsenali po kërkon edhe një mbrojtës para fundit të afatit kalimtar. Ai thotë se Arsenali do jetë edhe më aktiv gjatë verës.

31/01/2018 18:53-Dortmundi nuk mund ta blejë Batshuayin në fund të sezonit

Borussia Dortmundi nuk e ka opsionin e blerjes së Michy Batshuayi, kjo do të thotë se në fund të sezonit, ai do të kthehet në Stamford Bridge.

michu11

31/01/2018 18:49-Aubameyang do ta bartë fanellën me numrin 14

Pierre-Emerick Aubameyang do të ndjekë hapat e Thierry Henry dhe do ta bartë numrin 14 te Arsenali, bëjnë të ditur mediat angleze.

31/01/2018 18:42-Giroud vlerëson lart Chelsean pas transferimit

Giroud ka dhënë deklaratën e parë si lojtar i Chelseat.
Lexo më shumë...

31/01/2018 18:41-Zyrtare: Florentin Pogba nënshkruan për Genclerbirligin

Mbrojtësi francez, Florentin Pogba, ka nënshkruar kontratë prej një vjet e gjysmë me skuadrën turke.

pogba 6

Detaje të tjera të marrëveshjes nuk janë dhënë prej ekipit të udhëhequra nga turku me prejardhje shqiptare, Murat Cavcav.

31/01/2018 18:35-Zyrtare: Juventusi e transferon Leandro Fernandesin

Juventusi e ka zyrtarizuar transferimin e Leandro Fernandes nga PSV Eindhoven. Këtë mbrëmje, Zonja e Vjetër e ka regjistruar kontratën e tij në Lega Serie A.

Fillimisht, Bianconerët deshën ta huazonin te Sassuolo, mirëpo ai do të mbetet me ekipin e të rinjve, Juventus Primavera.

31/01/2018 18:33-Vazhdon drama Pastore...

Sipas Sky Italias, Pastore te Interi duket vështirë e realizueshme, por pritet të ketëe dhe një ofertë nga Interi.

31/01/2018 18:31-Debuchy pranë St Etienne

Burimet e Sky mësojnë se St Etienne është pranë transferimit të Mathieu Debuchy nga Arsenali.

31/01/2018 18:30-Megjithatë, David Luiz do të qëndrojë te Chelsea

Thashethemet për kalimin e David Luizit te Arsenalit nuk pritet të shndërrohen në të vërteta, duke qenë se mbrojtësi brazilian do të qëndrojë te Chelsea.

Njoftimet thonë se përkundër mosmarrëveshjeve me trajnerin Antonio Conte, lojtari pëlqehet nga pronari i klubit, Roman Abramovich.

DavidLuiz (Foto: Getty Images)

31/01/2018 18:26-Cagliari, transferim të dyfishtë

Cagliari është në prag të transferimit të talentit të Juventusit, Fabrizio Caligara dhe mesfushorit të Genoas, Isaac Cofie.

31/01/2018 18:21-Arrihet marrëveshja për huazimin e Mangalas te Evertoni

Është arritur marrëveshja bazë për transferimin e Eliaquim Mangalas te Evertroni nga Manchester City.

Te klubi i ri do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa Evertoni do t'ia paguajë rrogën.

Eliaquim Mangala city (Foto: Getty Images)

31/01/2018 18:21-Një pritje si në shtëpi për Milotin te Werder Bremen

Milot Rashica është pritur si në shtëpi te Werder Bremeni. Klubi gjerman e ka përshëndetur në shqip reprezentuesin e Kosovës në faqen zyrtare të Twitterit. Danke Werder...

31/01/2018 18:17-Torres lidhet me Newcastle

Fernando Torres mund të ribashkohet me Rafa Benitezin te Newcastle Unitedi.

FernandoTorres (Foto: Getty Images)

33-vjeçari është pritur t'i bashkohet klubit francez, Rennes, mirëpo spekulimet e reja janë se mund të shkojë drejt Ligës Premier.

31/01/2018 18:12-Pritet zyrtarizimi i Islam Slimanit te Newcastle

Islam Slimani e ka kompletuar pjesën e parë të testeve mjekësore te Newcastle Unitedi dhe është nisur drejt një spitali privat, për t'i kompletuar ekzaminimet.

31/01/2018 18:09-Dështon transferim i Mahrezit te Manchester City

Manchester City nuk do ta transferojë Riyad Mahrezin dhe bisedimet me Leicester Cityn kanë dështuar - raporton Sky Sports News.

RiyadMahrez 1city

31/01/2018 18:01-KA PËRFUDNUAR AFATI KALIMTAR NË GJERMANI

Për transferimet eventuale që kanë ndodhur në minutat e fundit, do t'ju njoftojmë në vazhdim.

bundesliga

31/01/2018 17:55-Zyrtare: Dortmundi e huazon Batshuayin

Borussia Dortmundi e ka konfirmuar huazimin e sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi, deri në fund të sezonit.

michu

31/01/2018 17:50-Zyrtare: Giroud nënshkruan për Chelsean

Chelsea e ka kompletuar transferimin e Olivier Giroud nga Arsenali.

31-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje prej 18 muajsh dhe do ta bartë fanellën me numrin 18.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

giroud 1

31/01/2018 17:32-Leonardo Bonucci nuk do të shkojë në Kinë

Mediat italiane i kanë përgënjeshtruar njoftimet se mbrojtësi i Milanit do të transferohet në Kinë.

leonardoBonucci (Foto: Getty Images)

31/01/2018 17:28-Arsenali refuzon Burnleyn për Holding

Burnley ka dështuar ta huazojë Rob Holdingun nga Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar.

RobHolding (Foto: Getty Images)

Topçinjtë e kërkonin Jonny Evans, mirëpo ai do të qëndrojë te West Bromi, ashtu që as Holding nuk do të lëvizë nga Arsenali.

31/01/2018 17:27-Top 10 transferimet më të shtrenjta në historinë e Arsenalit

auba 1 1

Arsenali arriti të nënshkruajë me Pierre Emerick - Aubameyang për 55 milionë funte, por cilët janë 10 transferimet më të shtrenjta në histori të klubit londinez? Ku janë shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi?

Lexo më shumë...

31/01/2018 17:24-Isaac Success huazohet te Malaga

Isaac Success largohet nga Watfordi pas një qëndrimi të pasuksesshëm. Sulmuesi do të kthehet në La Liga dhe do të luajë te Malaga deri në fund të sezonit.

success

31/01/2018 17:22-Tashethem interesant: Arsenali e do David Luizin si pjesë të marrëveshjes për Giroud

Ndërkohë që pritet zyrtarizimi i Olivier Giroud te Chelsea, spekulohet se përfaqësues të Topçinjve kanë kërkuar që David Luiz të shkojë në drejtim të kundërt.

DavidLuizcheslea (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi brazilian ka pasur mosmarrëveshje me Antonio Conten, ndërsa Arsene Wenger padyshim se ka nevojë për mbrojtës!

31/01/2018 17:18-Chelsea do të paguajë 17.5 milionë euro plus 22.5 milionë tjera në formë bonusesh për Olivier Giroud

Chelsea ka arritur marrëveshje bazë për transferimin e Olivier Giroud nga Arsenali, raporton Sky Sports News.

31-vjeçari thuhet se tashmë iu është nënshtruar testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë në Stamford Bridge deri në vitin 2019, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Blutë do të paguajnë 15.3 milionë funte (17.5 milionë euro) plus 2.2 milionë funte (2.5 milionë euro) të tjera në formë bonusesh.

OlivierGirouid (Foto: Getty Images)

31/01/2018 17:06-Evertoni arrin marrëveshje për Mangalan

Evertoni ka arritur marrëveshje për huazimin e Eliaquim Mangalas nga Manchester City, me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

GettyImages 903215422 (Foto: Getty Images)

Klubi do të paguajë një milion funte (1.14 milion euro) për huazimin e mbrojtësit, ndërsa për ta blerë duhet të shpenzojë edhe 15 milionë funte (17.1 milionë euro) të tjera.

31/01/2018 16:58-Zhvillime të shumta në klubet angleze

Çfarë ka ndodhur deri më tani në Angli

emerick

Pierre-Emerick Aubameyang te Arsenali

Kontrata e re e Mesut Ozil

Transferime të shumta në ligën Championship

Çfarë pritet të ndodhë

DU4HAWuXkAEIChm

Dortmundi është shumë afër të gjejë zëvendësues për Auban. Michy Batshuayi i Chelseat pritet të shkojë në Bundesliga

Mahrez te City...

Slimani te Neëcastle...

Giroud to Chelsea...

Mangala te Everton...

Të tjera marrëveshje pritet të ndodhin...

31/01/2018 16:50-Ofertë e re e Cityt: Një lojtar dhe para për Mahrez

Manchester City ka ofruar një lojtar dhe para për Riyad Mahrez, në total prej 65 milionë funte (74 milionë euro).

RiyadMahrez (Foto: Getty Images)

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Leicester Cityt.

31/01/2018 16:47-Llorente nuk transferohet te Chelsea

Chelsea ka qenë në bisedim me Tottenham Hotspur për transferimin e Fernando Llorentes, mirëpo klubet nuk kanë arritur marrëveshje.

FernandoLlorente (Foto: Getty Images)

Spursat kanë kërkuar huazimin e Michy Batshuayit si pjesë të marrëveshjes, mirëpo belgu ka refuzuar të shkojë për të qëndruar në bankë rezervë si rezervë e Harry Kane.

31/01/2018 16:45-Sondazh: A ia ka vlejtur zëvendësimi i Sanchezit me Aubameyangun?

31/01/2018 16:43-Mourinho e bllokon transferimin e Blind te Roma

Daley Blind ka qenë shumë afër kalimit te Roma, mirëpo menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka vendosur ta bllokojë largimin e tij.

DaleyBlind (Foto: Getty Images)

31/01/2018 16:40-Sky Italia: Pastore definivitisht nuk largohet nga PSG

Sky Italia raporton se agjenti i Javier Pastores është larguar nga Milano. PSG e ka njoftuar lojtarin se ai nuk do të largohet. Pra, Pastore nuk do të jetë lojtar i Interit.

pastore cropped sdstvm7e2li91vpsq2r6zejzw

31/01/2018 16:38-Unitedi kontratë të re për Shaw

The Sun raporton se Manchester Unitedi do t'i ofrojë kontratë të re afatgjate mbrojtësit të krahut, Luke Shaw.

31/01/2018 16:37-Southamptoni interesohet për Eric Lamelan

Anësori i Tottenham Hotspur, Eric Lamela, është shënjestër e Southamptonit, raporton The Independent.

EricLamela (Foto: Getty Images)

Edhe ish-klubi i tij, Roma, ka shprehur interesim për 25-vjeçarin, i cili ka edhe 18 muaj në kontratën e tij me Spursat.

31/01/2018 16:36-Juventusi nuk arrin marrëveshje për sulmuesin Han Kwang-song

Sky Italia me anë të Gianluca Di Marzios raporton se negociatat mes Juventusit dhe Cagliarit për sulmuesin Han Kwang - song ka dështuar.

han kwang song

31/01/2018 16:33-Andre Ayew drejt Swanseas

Swansea ka arritur marrëvshje me West Hamin për të rikthyer suluesin Andre Ayew për 20 milionë funte.

Marrëveshja ende nuk është kompletuar, por për BBC kjo është punë e kryer.

ayew

31/01/2018 16:29-Jonathan Silva pritet të zyrtarizohet si lojtar i Romës

Huazimi i tij do t'u kushtojë Giallorossëve një milion euro, ndërsa ata e kanë obligim ta blejnë në fund të sezonit nëse do t'i zhvillojë më shumë se 10 ndeshje.

johnatan

31/01/2018 16:27-Zyrtarizimi i Olivier Giroud te Chelsea çështje minutash?

Huazimi i Olivier Giroud nga Arsenali te Chelsea thuhet se është çështje e përfunduar. E gjitha ka mbetur që Michy Batshuayi ta kompletojë largimin drejt Borussia Dortmundit.

girud 1

31/01/2018 16:22-Drejtori gjeneral i Sassuolos: Politano nuk largohet!

Drejtori gjeneral i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se Matteo Politano nuk do të shkojë te Napoli. Më herët është raportuar se klubi kishte refuzuar 25 milionë euro për të.

PolitanoMatteo (Foto: Getty Images)

31/01/2018 16:19-Andy King drejt Swanseas

Burimet e Sky thonë se Swansea Cityt është në bisedime me Leicester Cityn për huazimin e Andy King.

31/01/2018 16:18-Leicesteri po kërkon zëvendësues të Mahrez

Manchester City është inkurajuar në përpjekjet për transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City, duke qenë se klubi i tij po kërkon një zëvendësues.

31/01/2018 16:15-Giggs: Gareth Bale nuk do të shkojë te Unitedi

Përzgjedhësi i Uellsit dhe ish-anësori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, thotë se anësori i Real Madridit, Gareth Bale, nuk do të shkojë askund.

Djajtë e Kuq janë lidhur me një transferim të ish-yllit të Tottenham Hotspur, mirëpo Giggs thotë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

"Ai është i lumtur te Real Madridi, ku dëshiron të qëndrojë, nuk ka dyshim për këtë", ka thënë trajneri.

GarethBale (Foto: Getty Images)

31/01/2018 16:04-Leandro Fernandes për teste mjekësore te Juve

Leandro Fernandes ndodhet në Torino për t'iu nënshtruar testeve mjekësore te Juventusi, para transferimit nga PSV Eindhoven.

Mesfushori 18-vjeçar mbetet pa kontratë në fund të seoznit, ndërsa tash e sa kohë ka qenë në bisedime me Bianconerët.

31/01/2018 15:53-Kamer Qaka mund të kalojë te Getafe

Mesfushori shqiptar, Kamer Qaka, është ndër emrat më të përfolur të afatit të janarit.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka bërë mjaft mirë në kampionatin rumun me ekipin e CSM lasi-it.

22-vjeçari ka zgjuar interesin e shumë ekipeve, së fundmi, në garë për të është futur edhe skuadra e La Ligas, Getafe.

Kamer Qaka inca un strain in la CSM Politehnica Iasi

31/01/2018 15:49-Alaba cak i Barcelonës

Më në fund një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës. Liderët e La Ligas janë duke planifikuar të transferojnë David Alaban, por sipas AS kalimi i tij në Camp Nou do ndodh verës.

31/01/2018 15:48-Giorgio Chiellini njofton për rinovim me Juventusin

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka njoftuar se rinovimi me klubin do të vijë së shpejti.

"Rinovimi i kontratës do të vijë së shpejti, ne do të nënshkruajmë në muajt e ardhshëm", ka thënë ai për Sky.

DU0j7sfWkAAOzcq

31/01/2018 15:45-Tufan nuk do të jetë pjesë e Ligës Premier

Ozan Tufan nuk do të jetë pjesë e Ligës Premier, të paktën edhe për këtë sezon.

Mesfushori turk i Fenerbahçes është raportuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Crystal Palacet.

Kjo e fundit në momentet e fundit ka hequr dorë shkaku i shifrës së lartë të kërkuar prej skuadrës turke.

31/01/2018 15:43-City nuk heq dorë nga Mahrezi

Sipas Daily Mailit, Manchester City ka rritur ofertën për Riyad Mahrezin në 68 milionë euro.

DU4HAWuXkAEIChm

31/01/2018 15:26-Sassuolo refuzon 25 milionë euro për Politanon

Sassuolo i ka refuzuar 25 milionë euro për Matteo Politanon, ofertë kjo e bërë nga Napoli.

Politano 3 (Foto: Getty Images)

Klubi italian deshi ta huazonte edhe Davy Klaassenit nga Evertoni, mirëpo 24-vjeçari do ta vazhdojë qëndrimin në Ligën Premier.

31/01/2018 15:20-Ngec huazimi i Klaassenit te Napoli

Huazimi i propozuar i Davy Klaassenit nga Evertoni te Napoli duket se nuk do të ndodhë. 24-vjeçari do ta vazhdojë qëndrimin në Ligën Premier.

31/01/2018 15:19-Lazio nënshkruan me talentin shqiptar të Bayern Munich  

Progon Maloku është lojtar i ri i Lazios.

Lojtari i lindur në vitin 2000 do të zbarojë në kryeqytetin italian.

31/01/2018 15:18-Arritja e Islam Slimanit te Newcastle

Janë publikuar fotografi të arritjes së Islam Slimanit te Newcastle.

sliam

slima1

31/01/2018 15:16-Zyrtare: Tounkara kalon nga Lazio te Flamurtari

Lazio pak minuta më parë ka njoftuar se ka huazuar Tounkara te klubi nga Shqipëria deri në fund të sezonit.

150343542 9663eeda a1ff 4afd 8f19 6a2e3742ecc9

31/01/2018 15:07-Nga bashkëlojtar te Dortmundi tani te Arsenali

PLEaCoWJQ8Sm1uirrT1t GettyImages 912594074 Getty Images

31/01/2018 15:01-Kur Barcelona humb një formacion me lojtarë pa fituar asnjë cent (Foto)

Afati kalimtar i janarit është i hapur deri në mesnatë edhe në Spanjë,  ku Barcelona është duke punuar për të larguar vetëm edhe një lojtarë. 

Më i rëndësishmi aktualisht është Aleix Vidal, për të cilin ka vetëm një ofertë në vlerë të 12 milionë eurove.

Nga katër shitjet e fundit vetëm njëri solli para, Javier Mascherano. Pjesa e mbetur me Rafinhan, Arda Turanin dhe Gerard Deulofeu, i sollën klubit zero euro përfitime.

LEXO LAJMIN E PLOTË

15173981499502

31/01/2018 14:58-Galata kërkon huazimin e Andre Gomes

Galatasaray kërkon huazimin e mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes.

Ky i fundit pas transferimit të Philippe Coutinhos edhe më pak ka hapësira te klubi katalunas. "Cim Bom Bom" po e kërkon portugezin në formë huazimi për një periudhë gjashtë mujore.

gomes

31/01/2018 14:56-Pritet kthimi i Samir Nasrit në Ligën Premier

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri, është liruar nga kontrata e tij me Antalyasporin.

samiri

Pritet rikthimi i tij në Ligën Premier, ndërsa West Hami dhe Newcastle Unitedi janë të interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit.

31/01/2018 14:51-Çfarë mund të ndodhë në vazhdim nga klubet angleze

Olivier Giroud drejt Chelseat

Batshuayi drejt Borussia Dortmundit

Riyad Mahrez drejt Man Cityt

RiyadMahrezLeicesterCityvStokeCityPremier779H o1mwbgx

Newcastle kërkon një portier, ndërsa Islam Slimani mund të largohet

Lucas Moura drejt Tottenhamit

Swansea, Evertoni dhe klubet tjera më të vogla vazhdojnë të bëjnë transferime

31/01/2018 14:47-A e meriton Aubameyang numrin 14 te Arsenali?

31/01/2018 14:46-Florentin Pogba pritet të zyrtarizohet te Genclerbirligi

Mbrojtësi i Saint Etienne, Florentin Pogba, ka kaluar te skuadra e superligës turke, Genclerbirligi.

florentin

Kështu ka njoftuar presidenti i klubit, Murat Cavcav, i cili është djali i ish-presidentit të ndjerë Ilhan Cavcav, që më parë kishte pohuar se është shqiptar i Prishtinës.

Cavcav pohoi se klubi ka arritur të sjellë një lojtar të rëndësishëm dhe se me këtë i kanë dhënë fund transferimeve.

"Ne e kemi mbyllur periudhën e transferimit pasi e morën mbrojtësin francez", është shprehur Cavcav.

31/01/2018 14:44-Çfarë ka ndodhur deri më tani te klubet kryesore angleze

Arsenali e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi për një shifër rekorde prej 56 milionë funtesh (63.7 milionë euro).

auba2 (Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali po ashtu ia ka vazhduar kontratën Mesut Ozilit deri në vitin 2021 dhe mesfushori bëhet lojtari më i paguar te Topçinjtë.

ozil 2

Borussia Dortmundi është shumë afër që të gjejë zëvendësim për Aubameyangun. Klubi gjerman ka arritur marrëveshje për huazimin e Michy Batshuayit nga Chelsea.

Michubatshuai 1 (Foto: Getty Images)

31/01/2018 14:29-Në fotografi: Si po ndodhin lëvizjet

Arsenali e ka transferuar Pierre-Emerick Aubameyangun që do të thotë se Olivier Giroud do t'i bashkohet Chelseat, që do të thotë se Michy Batshuayi mund të shkojë te Borussia Dortmundi për ta zënë vendin e Aubameyangut.

arsenal 6

31/01/2018 14:26-Sivasspori transferon mesfushorin Henri Saivet

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Henri Saivet, i është bashkuar Sivassporit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

saivet

31/01/2018 14:24-Unitedi nënshkruan me portierin e ri

Manchester Unitedi ka nënshkruar me portierin Matej Kovar. 17-vjeçari është transferuar nga FC Slovacko.

31/01/2018 14:24-Rashica fillon stërvitjet me Werderin, do ta mbajë numrin 11  

Milot Rashica sot është zyrtarizuar si lojtar i Werder Bremen.

Shqiptari nga Vushtrria ka kaluar nga Vitesse e Holandës në njërin prej kampionateve më të mëdha në botë siç është Bundesliga. Rashica do ta bartë fanellën me numrin 11 te klubi gjerman.

LEXO LAJMIN E PLOTË

31/01/2018 14:22-Torino do ta huazojë Godfred Donsah

Torino thuhet se ka marrëveshje me Bolognan për Godfred Donsah, i cili do të huazohet me opsionin e blerjes për shtatë milionë euro në fund të sezonit.

31/01/2018 14:17-Lojtarët e Leicesterit ndihen të tradhtuar nga Mahrezi

Akoma nuk ka ndonjë njoftim në lidhje me lëvizjet e fundit rreth kalimit të Riyad Mahrezit te Manchester City. Mirëpo, lojtarët e Leicester Cityt janë të hidhëruar dhe ndihen të tradhtuar nga algjeriani.

RiyadMahrez 1city (Foto: Getty Images)

31/01/2018 14:12-Lobotka nuk ka marrëveshje me Interin

Agjenti i Stanislav Lobotkas ka përgënjeshtruar njoftimet për arritjen e marrëveshjes me Interin. Ai thotë se klienti i tij do ta vazhdojë karrierën te Celta Vigo.

31/01/2018 14:09-Sky Italia: Levante e ka transferuar Pazzinin

Pas Armando Sadikut, Levante ka arritur marrëveshje për transferimin e Giampaolo Pazzinit nga Hellas Verona. Sky Italia raporton se tashmë gjithçka është e kryer.

Pazzini (Foto: Getty Images)

31/01/2018 14:06-Eto'o nënshkruan për Konyasporin

Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, Samuel Eto'o, ka nënshkruar për klubin turk Konyaspor.

eto1

31/01/2018 14:04-Tyler Roberts transferohet te Leeds United

Leeds United e ka transferuar sulmuesin Tyler Roberts nga West Bromi, i cili ka nënshkruar kontratë prej tre vjet e gjysmë në Elland Road. Nuk është bërë e ditur shumë që klubi i ri e ka paguar për 19-vjeçarin.

tyle

31/01/2018 14:04-Jonathan Silva arrin në Romë

Jonathan Silva ka arritur në Romë nga  Sporting Lisbona.

23 vjeçari pritet të jetë transferimi më i ri i klubit nga kryeqyteti.

123040416 1d1b9614 5a17 4146 9995 e6d77297d657

31/01/2018 14:01-Napoli ofron 25 milionë euro për Matteo Politanon

Napoli e ka rritur ofertën për Matteo Politanon në 25 milionë euro plus bonuse, mirëpo marrëveshja nuk mund të ndodhë derisa Sassuolo të gjejë një zëvendësues.

Politano 3 (Foto: Getty Images)

31/01/2018 13:59-Klaassen mund të bëhet lojtar i Napolit

Mesfushori i Evertonir, Davy Klaassen, ka pranuar kalimin te Napoli.

Holandezi nuk po gjend vend në Goodison Park nën drejtimin e Sam Allardyce.

Sipas Tuttomercatoweb, negociatat mes klubeve po ecin shumë mirë.

klasen

31/01/2018 13:57-Napoli në tentim ta transferojë Diego Farias

Napoli është duke u përpjekur ta transferojë futbollistin e Cagliarit, Diego Farias. Në ndërkohë po vazhdojnë negociatat për Matteo Politanon.

DiegoFarias (Foto: Getty Images)

31/01/2018 13:54-Schurrle nuk do të shkojë te Swansea

Swansea City nuk do ta transferojë Andre Schurrlen. Klubi anglez shpresonte të arrijë marrëveshje për futbollistin e Borussia Dortmundit, por klubi gjerman nuk e lejon largimin e tij.

Shurle (Foto: Getty Images)

31/01/2018 13:50-Silva pritet të zyrtarizohet te Roma

Jonathan Silva do t'i bashkohet Romës para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

31/01/2018 13:49-Treshja e famshme afrikane tashmë bëhen rival në Ligën Premier

31/01/2018 13:44-Leicesteri po heziton ta lejojë largimin e Mahrez

Derisa po kalojnë orët, transferimi i Riyad Mahrez te Manchester City duket më pa i mundur. Leicester City po mundohet ta mbajë në skuadër mesfushorin ofensiv.

31/01/2018 13:39-Nagatomo kalon testet mjekësore te Galatasaray

Yuto Nagatomo i ka kaluar testet mjekësore te Galatasaray, së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi te klubi turk.

naga

naga2

naga3

31/01/2018 13:34-Burtoni huazon Jacob Davenportin

Burton Albion e ka huazuar mesfushorin 19-vjeçar Jacob Davenport nga Manchester City dhe do ta mbajë deri në fund të sezonit.

31/01/2018 13:32-Interi transferon talentin Lautaro Martinez

Sipas Sportitalia, Interi ka arritur marrëveshje për talentin argjentinas, Lautaro Martinez.

31/01/2018 13:30-Ozil, lojtari më i paguar i Arsenalit

Mesut Ozil thuhet se ka nënshkruar kontratë të re prej tre vjet e gjysmë me Arsenalin dhe do të qëndrojë në Emirates deri në vitin 2021.

Mesfushori 29-vjeçar thuhet se është bërë lojtari më i paguar në histori të klubit me pagë bruto prej 350.000 funtesh (397.800 euro) në javë.

ozil 2

31/01/2018 13:27-Besiktasi ka zyrtarizuar dy blerje të reja

Klubi turk, Besiktas, ka transferuar dy lojtarë të repartit sulmues pas largimit të Cenk Tosun.

Vagner Love dhe Cyle Larin, tash e tutje do të veshin fanellën e skuadrës kampione të Turqisë.

besik1

31/01/2018 13:24-Newcastle do ta zyrtarizojë portierin Martin Dubravka

Newcastle United ka arritur marrëveshje me Sparta Prague për huazimin e Martin Dubravka. Sllovaku do ta nënshkruar kontratën pas kalimit të testeve mjekësore.

Në këtë mënyrë, Freddie Woodman do të huazohet te Aberdeeni.

31/01/2018 13:21-Ditë e qetë te Manchester Unitedi

Pas transferimit të Alexis Sanchezit nga Arsenali në javën e kaluar, sot do të jetë një ditë e qetë për Manchester Unitedin.

I mundshëm është largimi i një lojtari, duke qenë se Daley Blind po lidhet me nja kalim te Roma, ndërsa diçka tjetër nuk pritet të ndodhë.

blinf (Foto: Getty Images)

31/01/2018 13:19-Arsenali do ta paguajë shumën e huazimit të Batshuayit te Dortmundi

Një zhvillim interesant në marrëveshjet e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Michu Batshuayi. Bëhet e ditur se Arsenali është dashur t'i paguajë 1.3 milion funte (1.5 milion euro) shtesë Borussia Dortmundit që klubi gjerman ta huazojë lojtarin e Chelseat.

31/01/2018 13:16-Pastore te Interi, nuk do të ndodhë?

Duket se kanë përfunduar përpjekjet e Interit për transferimin e Javier Pastores. Mediat në Itali raportojnë se bisedimet mes dy klubeve janë mbyllur pa sukses.

pastore 1 e1517085951874 (Foto: Getty Images)

31/01/2018 13:13-Lloyd Jones po largohet nga Liverpooli

Mbrojtësi i Liverpoolit, Lloyd Jones, është duke iu nënshtruar testeve mjekësore te Lutoni, raporton Sky. Ai pritet të nënshkruajë kontratë prej 18 muajsh për klubin e ri.

31/01/2018 12:53-Batshuayi është duke i bërë testet mjekësore te BVB?

Është duke u raportuar se Michy Batshuayi është duke i bërë teste mjekësore te Borussia Dortmundi.

Michubatshuai (Foto: Getty Images)

31/01/2018 12:46-Kalimi i Daley Blind te Roma, vështirë se do të ndodhë

Roma është duke e kërkuar huazimin e Daley Blind, mirëpo Manchester Unitedi dëshiron ta shesë atë, qoftë tash ose në verë.

Siç po qëndrojnë gjërat aktualisht, ai do të mbetet në Old Trafford deri në fund të sezonit.

31/01/2018 12:44-Statistikë që tregon se Aubameyang lë prapa cilindo lojtar të Arsenalit

Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar 100 gola për Borussia Dortmundin që nga fillimi i sezonit 2015/2016, 45 gola më shumë se cilido lojtar i Arsenalit që ka shënuar në këtë periudhë.

100 Aubameyang 55 Alexis Sanchez
47 Olivier Giroud
32 Theo Walcott
24 Mesut Ozil

LEXONI LAJMIN E PLOTË

Aubamayang

31/01/2018 12:39-Sinjal se Batshuayi do të shkojë drejt Dortmundit

Pas transferimit të Aubameyangut te Arsenali, Michu Batshuayi pritet që ta kalojë nga Chelsea te Borussia Dortmundi.

31/01/2018 12:36-Florian Kamberi huazohet te Hibernian

Hibernian e ka huazuar sulmuesin Florian Kamberi nga Grasshopper deri në fund të sezonit.

22-vjeçari është stërvitur me ekipin e parë të skuadrës së re në dyjavëshin e fundit dhe duket se i ka lënë mbresa trajnerit Neil Lennon.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

kamberi

31/01/2018 12:34-Simon Kjaer mund të rikthehet te Fenerbahce

Fanatik raporton se trajneri i klubit turk e ka thirrur në telefon danezin Simon Kjaer dhe i ka kërkuar që të kthehet prej Sevillas.

Ai mund të huazohet deri në fund të sezonit. Kjaer u transferua te Sevilla në fillim të sezonit për 12.5 milionë euro.

31/01/2018 12:31-Ndiaye afër zyrtarizimit te Stoke

Mesfushori i Galatasarayt, Badou Ndiaye, i ka kaluar testet mjekësore para kompletimit të transferimit te Stoke City, raporton Sky.

ndia

31/01/2018 12:28-Newcastle huazon Islam Slimanin

Newcastle Unitedi ka arritur marrëveshje për huazimin e Islam Slimanit nga Leicester City.

31/01/2018 12:28-Ibrahimovic ka arritur marrëveshje me LA Galaxyn

Zlatan Ibrahimovic është bërë me klub të ri.

Kështu raporton The Sun, e cila shkruan se sulmuesi suedez ka pranuar kushtet e marrëveshjes me Los Angeles Galaxy.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

ibra

31/01/2018 12:24-Agjenti i Giroud në bisedime me Chelsean

Agjenti i Olivier Giroud është duke biseduar me përfaqësuesit e Chelseat për kalimin e francezit në Stamford Bridge.

girud

31/01/2018 12:18-Zyrtare: Aubameyang lojtar i Arsenalit

Arsenali e ka zyrtarizuar blerjen e fundit nga Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Të dy klubet e kanë bërë zyrtare në ueb faqet e tyre.

LEXO LAJMIN E PLOTË

Aubamayang

31/01/2018 12:12-Zyrtare: Rashica lojtar i Werder Bremen

Milot Rashica edhe zyrtarisht është një lojtar i Werder Bremen në Bundesliga.

Tani është zyrtare! Milot Rashica do të luajë te Werder në të ardhmen.

LEXO LAJMIN E PLOTË

DU3R7OFXcAAzTNe

31/01/2018 12:00-Sunderland kërkon shërbimet e Atdhe Nuhiut

Atdhe Nuhiu është duke u kërkuar nga Sunderlandi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Shtatlarti i Sheffield Wednesdayt shihet si përforcim i duhur i sulmit të “Maceve të Zeza”.

LEXO LAJMIN E PLOTË

sheffield wednesdays atdhe nuhiu looks dejected at the end of th 219980

31/01/2018 11:58-Juventusi rrit ofertën për Han Kwang-Song

Juventusi e ka rritur ofertën në 14 milionë euro për sensacionin korean-verior, Han Kwang-Song.

Sipas Goal.com, Juve e ka futur në ofertë edhe Alberto Cerrin dhe Emil Audero si huazim.

Han Kwang Song

31/01/2018 11:50-Sassuolo afër Khouma Bacabar

Sassuolo është afër marrëveshjes me Fiorentinën për sulmuesin  Khouma Bacabar.

Mësohet se për lojtarin do të paguhen 10 milionë euro dhe Diego Falcinelli do të shkojë si huazim.

Khouma Bacabar 19-01-17 SAMPDORIA-FIORENTINA CAMPIONATO SERIE A TIM 17-18DELUSIONE KHOUMA BABACAR

31/01/2018 11:36-Besiktas konfirmon sulmuesin Cyle Larin

Besiktas ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Orlando Cityn për transferimin e Cyle Larin.

Besiktas zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes për katër vjet e gjysmë e lojtarin.   Lojtari luan në pozitën e sulmuesit ndërsa më parë edhe për Sigma FC.

27650296 1633242333399812 1255803131 o

31/01/2018 11:33-Benevento nuk dorëzohet për Bacary Sagnan

Benevento është duke tentuar që të ofrojë ish lojtarin e Arsenalit dhe Manchester Cityt, Bacary Sagna.

Sipas Il Mattino, Benevento nuk ka hequr dot nga Sagna, ndërsa edhe vet lojtari do të dëshironte të luante në Itali.

sagna

31/01/2018 11:27-Man Utd mund të tentojë për Fredin e Shakhtar

Sipas Manchester Evening News thuhet se Manchester United e ka rastin që të nënshkruajë me brazilianin e Shakhtar Donetsk, Fred.

Edhe City ka qenë në garë, por ka ftohur interesimin për të.

Shakhtar Donetsk Fred

31/01/2018 11:16-City bën ofertë për Mahrezin në vlerë 55 milionë funte

Manchester City është vënë pas Riyad Mahrezit në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Mësohet se sheikët kanë ofruar 55 milionë funte (62 milionë euro) për lojtarin.

Lojtarit i është ofruar një pagë prej 100 mijë funte në javë.

RiyadMahrez 1city

31/01/2018 11:13-Bayern Munich tenton për Pulisicin

SportBild raporton se Bayern Munich janë të interesuar për anësorin amerikan të Borussia Dortmund, Christian Pulisic.

Lojtari shihet si zëvendësim për Franck Riberyn dhe Arjen Robbenin.

Pulisic

31/01/2018 11:10-Nagatomo arrin në Stamboll

Yuto Nagatomo ka arritur në Stammboll. Mbrojtësi i krahut të djathtë të Interit do të kalojë testet mjekësore të skuadra e Galatasarayt.

Ai do të huazohet për gjashtë muaj dhe më pas, "Cim Bom Bom" ka të drejt ta blejë në fund të sezonit.

27497949 1633227513401294 1260231217 n

31/01/2018 11:08-Real Madridi interesohet për Leandro Paredesin

Sipas medieve spanjolle, Leandro Paredes është në radarin e Real Madridit.

Argjentinasi i Zenitit pëlqehet shumë nga Los Blancos, ndërsa oferta është 35 milionë euro, ose kartoni i Mateo Kovacicit që mund të futet në këtë marrëveshje.

LeandroParedesFCZenitSaintPetersburg5oRgFMK8vehl

31/01/2018 11:07-Lucas Moura do të bashkohet me Tottenhamin

Lucas Moura është në pritje të kompletimit të transferimit te Spurs në Ligën Premier.

Sipas L'Equipe lojtari aktualisht është në Londër.

lucas moura 1

31/01/2018 11:01-Aubameyang për teste mjekësore te Arsenali

Pierre-Emerick Aubameyang ka ardhur në Londër për t’i kryer testet mjekësore.

Ai pritet të nënshkruajë me Arsenalin.

auba e1478792763284

31/01/2018 10:56-Zyrtare: Admir Mehmedi nënshkruan me Wolfsburgun

Sulmuesi i Kombëtares zvicerane, Admir Mehmedi ka lënë Bayer Leverkusenin për të kaluar te Wolfsburg.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin e ri.

LEXO LAJMIN E PLOTË

DU259F XcAArK1p

31/01/2018 10:48-Zyrtare: Sadiku kalon te Levante në La Liga

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është larguar nga Legia Varshava për tu transferuar te Levante në Spanjë.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi spanjoll, i cili i ka uruar mirëseardhjen shqiptarit në rrjetet sociale.

LEXO LAJMIN E PLOTË

27650824 1860113504033096 88421947 o 1

31/01/2018 09:56-Debuchy mund të kalojë St - Etienne

Mathieu Debuchy do t'i kthehet Ligue 1 të Francës duke nënshkruar me Saint Etienne.

Mbrojtësit të krahut të djathtët do t'i përfundon kontrata gjatë verës me Arsenalin.

31/01/2018 09:52-Orsolini drejt Bolognas

Riccardo Orsolini mund të largohet nga Atalanta për të vazhduar me Bolognan.

Ai është i huazuar nga Juventusi në Atalanta, por nuk ka gjetur hapësira.

orsolini e1517388715112

31/01/2018 09:43-Roma kërkon mesfushor, Cristante dhe Silva në listë

Roma është vënë në kërkim të një mesfushori në ditëtn e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Në listë janë Bryan Cristante i Atalantas dhe Jonathan Silva i Sporting Lisbonës.

31/01/2018 09:32-Sipas Bild, Mesut Ozil pas botërorit do të vazhdojë kontratën me Arsenalin

Mesut Ozil do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin për shkak të ardhjes të Pierre-Emerick Aubameyang.

Gazeta e respektuar gjermane Bild thotë se mesfushori i Gunners do të vendosë penën në letër pas Kupës së Botës.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

ozil 2

31/01/2018 09:23-Aubameyang dhe Mahrez emrat më të përfolur në Ligën Premier

Në Ligën Premier pritet që gjatë ditës së sotme të ketë edhe transferime të mëdha.

Pierre Emerick Aubameyang është afër mbylljes së transferimit e Arsenal.

Në anën tjetër edhe Riyad Mahrez mund të kalojë të Chelsea.

riyad mahrez pierre emerick aubameyang 16amci06f0pyk167xtbzhutnul

31/01/2018 09:10-Besiktas ofertë për Ganson

Ganso i Sevillas pritet të transferohet te skuadra turke e Besiktasit.

Kjo e fundit do të t'i paguajë spanjollët 5.5 milionë euro, aq sa e ka edhe klauzolën e largimit mesfushori 28-vjeçar brazilian.

Këtë sezon te Sevilla, lojtari në 11 paraqitjet e deri tanishme, ka shënuar katër gola dhe pati tre asistime.

ganso

31/01/2018 09:09-Mangala drejt largimit nga Manchester City

Sipas Sky mbrojtësi Eliaquim Mangala do të largohet sot nga Manchester City.

Evertoni është favorit për mbrojtësin, por edhe Newcastle dhe Valencia, janë të interesuar për të.

mangala

31/01/2018 09:07-Crystal Palace mund të nënshkruajë me Ozan Tufan

Fenerbahçe dhe Crystal Palace kanë nisur bisedimet të transferimit të një lojtari.

Reprezentuesi turk, Ozan Tufan bëhet e ditur se mund të kalojë gjatë ditës në ekipit e Ligës Premier.

31/01/2018 09:03-Werder Bremen do të paguajë 7.5 milionë euro për Milot Rashicën

Gazeta e njohur gjermane Bild, raporton se Werder Bremen, do të paguajë te Vitesse plot 7.5 milionë euro për Milot Rashicën.  

Kjo gazetë i ka njoftuar lexuesit gjerman me lojtarin dhe cilësitë e tij.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

GettyImages 647168870

31/01/2018 08:49-WBA pas Andre Schurrles

Pas sigurimit të shërbimeve të Daniel Sturridge, West Brom Albion është gati për të bërë goditjen e dytë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas "Teamtalk", skuadra nga The Hawthoms synon të  ofroj në ekip dhe gjermanin e Borussia Dortmund, Andre Schurrle.

Andre Schurrle

31/01/2018 08:46-Roma është klubi që nuk di t’i mbajë mbrojtësit – Nga Samuel e Chivu te Benatia e Marquinhos, yjet e mbrojtjes që u shitën (Foto)

Roma vazhdon të jetë klub që mendon më shumë për përfitime se sa për trofe.

Italianët të kanë shitur mbrojtësin Emerson Palmeirin te Chelsea për 20 milionë euro plus bonueset. Por Roma në vitet e fundit ka shitur mbrojtës të jashtëzakonshëm në kulmin e karrierës.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

183529142 616ae4a2 1701 4af6 804d 22fbc81b6d86

31/01/2018 08:23-Eto’o largohet nga Antalyaspor, transferohet në Konyaspor

Samuel Eto’o është larguar nga klubi turk Antalyaspor pas dy vitesh të kaluara.

Ai do të bashkohet me Konyaspor, ndërsa vetëm ka arritur në këtë qytet ku është pritur nga shumë tifozë.

27459599 1313568282078008 4021995025493430550 n

31/01/2018 08:16-Brozovic i thotë ‘po’ Sevillas, Spalleti tenton ta ndal transferimin

Marcelo Brozovic duket se është drejt Sevilles. Kroati është i gatshëm t’i thotë po propozimit të klubit andaluzian.

Oferta është 1 milionë euro për huazim dhe 28 për blerje. Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, është duke tentuar ta stopojë këtë transferim.

Brozovic Melia 2 1

31/01/2018 08:05-Reali ofron Raphael Varane dhe para për Thibaut Courtoisin

Presidenti i “merengezëve”, Florentino Perez është gati të ofrojë Raphael Varanen për të transferuar portierin e Chelseat, Thibaut Courtois.

Sipas “Don Balon”, Perez dëshiron të nënshkruajë me një portier të ri në verë dhe belgu është në krye të listës së transferimeve.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

31/01/2018 02:42-Ajaxi rivalizon Werderin për Rashicën

Gjatë ditës së martë u raportua se Milot Rashica është afër kalimit te Werder Bremeni për një shifër rreth 10 milionë euro.

foto Broer van den Boom

Por, TuttoMercatoWeb.com, ka befasuar të gjithë duke thënë se për yllin shqiptar të Vitesses është futur në garë edhe Ajaxi. Sipas burimit të lartpërmendur interesimi i gjigantëve holandez është shumë serioz.

31/01/2018 02:19-Pak statistika... Paratë e shpenzuara në mbrojtje:

DU0Q 0uX4AIj9q0 Krahasim real, por aq edhe qesharak

Man City: 320.4 milionë euro

Shteti i Letonisë: 319 milionë

Shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës: 285 milionë

Shteti i Armenisë: 256.5 milionë

Shteti i Paraguait: 165 milionë

Shteti i Ganës: 137 milionë euro

Kështu Man City renditet në vendin e 94 në botë për Buxhetin në Mbrojtje

DUys8YoX0AAo3ha

31/01/2018 02:03-Blind në radarin e Romës

Klubi nga kryeqyteti italian ka shfaqur interesim për 27-vjeçarin holandez dhe sipas Mirror tashmë kanë filluar bisedimet mes klubeve.

31/01/2018 02:00-Newcastle e interesuar të bëjë blerje të mëdha

Sipas ‘Telegraph’, Newcastle Unitedi ka shfaqur interesim për dyshen Eliaquim Mangala dhe Islam Slimani.

DU0 fsBWsAAIS2

31/01/2018 01:26-Rashica afër kalimit te Werder Bremeni nga Vittese

Sulmuesi nga Kosova pritet të nënshkruajë kontratë me klubin gjerman për katër vite e gjysmë, ndërsa për kartonin e tij klubi holandez pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro.

Me këtë rast Rashica do të bëhej një nga shitjet më të mëdha në histori të Vitteses.

Milot Rashicaaa (Getty Images)

31/01/2018 01:03-Formacioni më i mirë i transferimeve të janarit

Goal' ka përpiluar formacionin më të mirë me lojtarët që janë transferuar në afatin kalimtar të janarit nga data 1 deri në atë 30, pra nuk përfshihen transferimet e ditës së sotme.

27540626 10156200076343598 3596650377655124669 n

31/01/2018 00:57-Leicesteri i vendos çmim Mahrezit

Manchester City dëshiron me çdo kusht Riyad Mahrezin, por sipas Daily Star për ta marrë anësorin nuk do të jetë aspak e lehtë. Leicesteri nuk do ta shes atë nëse City nuk paguan 80 milionë euro.

31/01/2018 00:48-Ibra te La Galaxy?

Sipas L’Eqiupes, sulmuesi i Manchester Unitedit ka marrëveshje transferimi me LA Galaxy dhe ajo është arritur që në ditët e para të janarit.

ibra 1

31/01/2018 00:44-West Hami dëshiron Amadoun

West Haimi ka bërë një ofertë për Ibrahim Amadou e Lilles. 2.2 milionë eruo si huazim, por me obligim blerje për 16 milionë të tjerë gjatë verës.

31/01/2018 00:38-Zyrtare: Zarate huazohet te Watfordi

Klubi anglez ka njoftuar se ka huazuar argjentinasin e famshëm Mauro Zaraten nga Velez Sarsfield.

DU0IJXXXcAAE81w

31/01/2018 00:35-Moura është i Tottenhamit

Sipas ‘Daily Telegraph’, Tottenham Hotspuri ka arritur marrëveshje me Lucas Mouran për rreth 30 milionë euro. Zyrtarizimi pritet të vijë në orët e para të mëngjesit.

31/01/2018 00:29-Zyrtare: Mata rinovon me Unitedin

Spanjolli ka rinovuar kontratën me Djajtë e Kuq deri në qershor të 2019.

31/01/2018 00:21-Zyrtare: Bartra kalon nga Borussia Dortmund te Real Betis

Mbrojtësi spanjoll Marc Batra  është kthyer në Spanjë, duke nënshkruar për Real Betisin.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin andaluzian, duke u larguar nga Borussia Dortmund.

DU0Y1mAWsAAyC3U

31/01/2018 00:17-Zyrtare: Sandro kalon te Sevilla

Klubi andaluzian ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin Sandro që vjen nga Evertoni.

Sevilla e ka marrë sulmuesi në formë huazimi deri në fund të sezonit.

DU0fnIsXUAYU6Mv

30/01/2018 23:59-Zyrtare: Chelsea ka nënshkruar me Emersonin

Chelsea e ka zyrtarizuar ardhjen e Emerson Palmieri në orët e vonona të mbrëmjes, duke e transferuar nga Roma. 

Mbrojtësi 23-vjeçar ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 33.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

30/01/2018 23:54-Agjenti i Pastores: Huazimi te Interi, i pamundur

Agjenti i Javier Pastores ka thënë se është i pamunduar huazimi i klientit të tij nga Paris Saint-Germaini te Interi.

Pastore1 (Foto: Getty Images)

Marcelo Simonian, përfaqësuesi i mesfushorit argjentinas, ndodhet në Milano për të biseduar me Nerazzurrët, mirëpo duket se nuk do të ndodhë transferimi në këtë afat kalimtar.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

30/01/2018 23:40-Interi ka refuzuar 65 milionë euro për Skriniarin

Interi ka kohë që ishte në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe të fortë dhe ardhja e Milan Skriniar i kishte përmbushur pritshmëritë.   

Agjenti i mbrojtësit ka thënë se për lojtarin e tij ka pasur oferta deri nga 60 deri në 65 milionë euro, por që Interi i ka refuzuar.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

30/01/2018 23:35-LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2018’

Milot Rashica te Werder Bremen duket praktikisht e kryer, pasi edhe vet klubi ka lëshuar komunikatë.

LEXONI LAJMIN E PLOTË

rashica1