LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor, e njëjta vazhdon javën e ardhshme

Përfundon seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor, e njëjta vazhdon javën e ardhshme

Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte debati për grevën e BSPK-së.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se seanca ndërpritet këtu dhe e njëjta do të vazhdojë javën e ardhshme.

Gjatë seancës pati debate të ashpëra mes deputetëve të partive opozitare dhe Qeverisë, për grevat dhe temat tjera aktuale në vend


Telegrafi gjatë tërë ditës ju ka mbajtur të informuar për zhvillimet brenda seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 15:00:36" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 15:00" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 15:00

Abdixhiku e quan Kurtin kopshtar në luftë, e luftëtarë në kopsht

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti dhe e ka kritikuar atë kur foli para deputetëve për pakon e re për përballje me inflacionin dhe për mbështetjen e qytetarëve.

Deputeti Abdixhiku e ka quajtur kryeministrin Kurti kopshtar në luftë, e luftëtar në kopsht.

Madje, ai tha se Kurti është dorëzuar dhe i ka çuar duart prej këtij vendi.


“Kur dëgjova kryeministrin kuptova që ai është dorëzuar. Albin Kurti është i dorëzuar, i ka çuar duart. Ai s’i besonte as vet masave e politikave që po i lexonte këtu në seancë, dhe më jep përshtypjen se është një kopshtar në luftë, e një luftëtar në kopsht. Pra, kur gjërat janë qetë merr zemër si luan, por na bëhet një kopshtar kur është gjithandej i rrethuar me kriza. Pra, përtej paranojës që e kishte, s’e armiqtë e padukshëm iu kanë bërë bashkë për ta rrëzuar, e siç ju thash më shpesh e përmendin këtë rrëzimin se sa ne, mendoni këtë gjë pak”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 14:25:37" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 14:25" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 14:25

Krasniqi i reagon Kurtit: Ti tuc ke lind, e tuc ke me dal nga këtu

Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës lidhur me grevën në arsim, ka nxitur reagimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryeministri shtoi se nuk është e çuditshme që opozita po e mbështet grevën.

“Po shihet komplet opozita e mbështet grevën, dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, tha Kurti, duke lëshuar më pas seancën e Kuvendit.


Pas kësaj ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili e quajti Kurtin “tuc”.

“Me kënd me repliku me këtë tuc, ky tuc ka lind, tuc ka me jetu dhe tuc ka me dal prej këtu. Ky është tuc që ik prej të vërtetës. Dul e lëshoj një grusht miza edhe iki se nuk mundet me u ballafaqu me të vërtetën”, tha Krasniqi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 14:10:01" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 14:10" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 14:10

Nagavci, SBASHK-ut: Fatkeqësisht ende asnjë koment për Projektligjin për Paga

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet sektori i arsimit, për grevën e cila ende është duke vazhduar si dhe Projektligjin për Pagat i cili ka dal sot në konsultim publik.

Nagavci gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se me përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë pasur me dhjetëra takime si dhe kanë dëgjuar me vëmendje kërkesat e tyre, të cilat ajo i quan të drejta.

“Përveç që kemi rritur për 12 për qind buxhetin në arsim, me Projektligjin e ri i cili sot ka dal për konsultim publik, kategoritë në arsim janë trajtuar me një kujdes të veçantë. Këtë projektligje e kemi ndarë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, edhe pse nuk e kemi pasur si obligim ligjorë”, tha ajo duke shtuar se deri më tani nuk kanë marr ndonjë koment nga përfaqësuesit e SBASHK-ut për këtë projektligj.


“Fatkeqësisht deri më sot asnjë koment për Projektligjin për paga. Ftoj anëtarësinë SBASHK-ut që të reflektojnë dhe të marrim përgjegjësit që u takojnë. I ftoj publikisht që paralelisht me angazhimin për dialog të mos hezitojnë të japin mësim për fëmijët”, tha ndër të tjera Nagavci.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 14:01:27" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 14:01" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 14:01

Kurti për kërkesën e SBASHK-ut: Kërcënimet e shantazhet i dua kaq para çdo muaj, nuk pranohen

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për grevat në arsim dhe në sektorin publik, ka thënë se nuk ka munguar asnjëherë diskutimi mes Qeverisë dhe
sindikatave.

“Me sindikatat kemi pasur takime e komunikim të vazhdueshëm janë zhvilluar mbi 30 takime në mes Qeverisë e sindikatave, Me krerët e SBASHK-ut takohet ministrja e Arsimit, me krerët e BSPK-së jam takuar unë. Takimin e fundit që pata ishte me Këshillin Grevist, dhe është zhvilluar me iniciativë timen”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se nuk është problemi te mungesa e komunikimit, por ka një mospajtim themelor mes Qeverisë dhe sindikatave.


“Nuk është problemi te mungesa e komunikimit apo te arroganca, por kemi një mospajtim themelor sepse unë jam i bindur se në këtë krizë duhet të dalim përmes pakos që e mundëson përballjen me inflacion e jo përmes kërkesave partikulare derisa të votohet Projektligji për pagat”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se nuk janë të pranueshme kërcënimet apo shantazhet në këtë rast.

“Nuk mund të thuhet që ne i mirëmbajmë në mënyrë të ligjshme financat shtetërore nëse një grupi të caktuar ia plotësojmë kërkesën që ti japim një shtesë të caktuar derisa të votohet. Projektligji për paga. Përballje me inflacion po, mirëpo kërcënim apo shantazh i dua kaq para për çdo muaj derisa të kalon Projektligji nuk bënë. Ai 50 euro është më i madh sesa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimdhënësit”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri shtoi se nuk është e çuditshme që opozita po e mbështet grevën.

“Po shihet komplet opozita e mbështet grevën, dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, tha Kurti.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 13:59:52" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 13:59" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 13:59

Bajrami i drejtohet kryeministrit për grevat: Vendi në kolaps, opozita më e fortë e juaja është Kurti që ka qenë në opozitë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha sot se opozita më e fortë e kryeministrit është Kurti që ka qenë në opozitë.

Ajo tha se përveç nxënësve që nuk po vijojnë mësimin, as qytetarët nuk po arrijnë t’i marrin shërbimet pasi administrata ndodhet në grevë.

“Kryeministër e kemi pa qasjen juaj… keni thënë opozitë e dobët. E pajtohem se mund të dukemi opozitë e dobët, por opozita më e fortë e juaja është Kurti që ka qenë në opozitë”, tha Bajrami.


Ajo foli për një video ku sipas saj Kurti i ka thënë sindikatës dhe Rrahman Jasharajt se do të jeni partneri më i mirë që mund të kenë sindikatat, e ndërkohë në këtë periudhë ka refuzuar t’i takojë.

“Kur jeni kryeministër njerëzit të takojnë për shkak të funksionit…”, tha ajo, duke shtuar se vendi është në kolaps.

Deputetja e LDK-së tha se nuk mbështesin grevën, por mbështesin kërkesat për shtesën pasi ka rritje të çmimeve.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 13:41:59" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 13:41" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 13:41

Tahiri i AAK-së: Qeveria është duke e ndarë popullin “kush është me Albin Kurtin e kush me Rrahman Jasharaj”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Qeveria e Kosovës nuk është unike, sipas tij ka është po e ndan popullin se “kush është me Albin Kurtin e kush është me Rrahman Jasharaj.

Deputeti Tahiri tha se qëllim tjetër është me i përçarë sindikatat të cilat nuk ka mundur kryeministri Kurti ende me i kap ashtu sikur që ka vepruar me bordet e ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura.

“Gjithandej globit shohim shtete dhe qeveri që kanë marrë masa për t’u ballafaquar me krizat, qeveria jonë është e zënë me shpërfaqjen e pa shembull të një arrogance, dhe për më keq për prodhimin e krizave një pas një.


Sot jemi duke folur për një krizë serioze, e cila lidhet me fëmijët tanë dhe e cila e kërkon një zgjidhje. Kjo papërgjegjësi e qeverisë tashmë po e thellon krizën në çdo aspekt, në mirëqenien sociale, në fëmijët që nuk mund të shkojnë në çerdhe, në shkolla dhe mbi të gjitha është duke na e ndarë popullin, se kush është me Albin Kurtin e kush është me Rrahman Jasharaj. Dhe kjo nuk është tema që ne duhet ta kemi… Qëllimi politik është me i përçarë sindikatat të cilat nuk ka mundur me i kap qysh i ka kap bordet”, theksoi ai.

Tahiri tha se sindikatat nuk po bëjnë pazare, por qeveria, sepse është duke ofruar nga 50 euro për punëtorët dhe duke zvarritur miratimin e Ligjit të pagave.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 12:58:18" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 12:58" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 12:58

Kuvendi miraton plotësimin e tri projektligjeve për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri ndryshime dhe plotësime në tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Me 79 vota për, është miratuar në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu me 74 vota për Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.


Deputetët kanë miratuar me 76 vota në parim edhe Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 12:52:07" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 12:52" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 12:52

Tahiri i drejtohet Kurtit: Me pas pa veten në pasqyrë këtë kryeministër e kishe pështy në fytyrë

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, parti kjo iniciues e debatit parlamentar për grevat e sindikatave tha se pas tri javësh ende nuk ka dialog të mirëfilltë për daljen nga situata.

Tahiri theksoi më tej te shkollat nuk janë mbyllur as në vitet e 90-ta, ku edhe Kuvendi i Kosovës është mbyllur dhunshëm.


“Sot shtet kemi, prandaj është e papranueshme të mbyllen shkollat… këtu janë dy palë. Sindikatat dhe qeveria nuk preken direkt nga mbyllja e shkollave, por fëmijët po, prindërit po dhe e ardhmja po…”, tha ndër të tjera deputeti i PDK-së.

“Me pa Albini veten pasqyrë para dy vitesh këtë kryeministrin e sotëm besomë e kishte pështy në fytyrë”, tha Tahiri.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 12:43:15" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 12:43" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 12:43

Debati Kurti-Konjufca pasi ky i fundit votoi si opozita, Gashi ironizon “Glauk hajde në LDK se krejt po dalin”

Një situatë jo e këndshme ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur kryeparlamentari Glauk Konjufca votoi pro mocionit procedural të propozuar nga opozita për ndryshim të rendit të ditës.

Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën duke votuar pro, pas kësaj kanë filluar ngacmimet nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi i cili iu drejtua Konjufcës që “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.

“Shih shih çka është kjo tradhti more kështu, Glauk t ‘kanë tradhëtu hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.


E kjo situatë siç duket ka “nervozuar” kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi. Kamerat kanë kapur momentin kur menjëherë pas votimit të mocionit procedural, Kurti dhe Bislimi shihen duke diskutuar me Konjufcën.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:54:28" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:54" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:54

“Nuk mund të mbështesim edhe humbjet në kriptovaluta”, “shokët e tu kanë tregu se ke edhe ti, por nuk i deklaron”, Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit lidhur me çështjen e kriptovalutave.

Teksa foli për ndihmat sociale që Qeveria ka ndarë për qytetarët, Murati tha se nuk mund të mbështesin edhe humbjet në kriptovaluta.


“Ajo që mund të them dhe të garantoj është se nuk do të mbështesim humbjet në kriptovaluta. Nëse dikujt i është vështirësuar gjendja financiare se ka rënie të kriptovalutave, nuk mund ta kompensojmë atë. Më vjen keq”, u shpreh ai para deputetëve, raporton Telegrafi.

Pas ministrit, fjalën e mori Krasniqi i cili në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka të deklaruar edhe disa kriptovaluta në vlerë mijëra euro.

I pari i PDK-së tha se edhe ministri ka kriptovaluta, por nuk i ka deklaruar asnjëherë.

“Çudia nuk është kur politikanët e deputetët e ngrisin zërin për krizën me të cilën ballafaqohen qytetarët. Çudia dhe turpi është kur qeveria fle përball kësaj krize. E turpi më i madh është ministri Hekuran Murati. Ti po flet për ndihmat ndaj qytetarëve. U keni dhënë lëmoshë njerëzve pa asnjë plan. Ju jeni qeveri e milionerëve. S’keni dashur as t’i takoni e ndihmoni sindikatat”.

“Sa për kriptovalutat, unë jam ekspert. I kam deklaruar gjithmonë, pse nuk i deklaron ti tuat? Krejt shokët e tu tregojnë që ke kriptovaluta. Trego sa i ke?”, tha mes tjerash Krasniqi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:47:19" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:47" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:47

Kalimi i Kica-Xhelilit në LDK, ndryshon përbërja e dy komisioneve parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë propozuar disa zëvendësime në komisionet parlamentare pas daljes nga grupi parlamentar i LVV-së të deputetes Doarsa Kica-Xhelili, dhe bashkimit të kësaj të fundit me grupin parlamentar të LDK-së.

LVV ka propozuar që në vend të Doarsa Kica-Xhelilit si kryetar i Komisionit për Administratë Publike të emërohet deputeti Valon Ramadani, kurse në vend të tij si anëtare të jetë deputetja Arbreshë Hyseni-Kryeziu.

Kurse LDK propozoi që deputetja e sapo anëtarësuar në këtë parti Doarsa Kica-Xhelili të zë vendin e Kujtim Shalës në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.


Këto dy propozime morën miratimin e plotë nga ana e deputetëve.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:29:33" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:29" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:29

Nuk kalon mocioni procedural për ndryshimin e rendit të ditës, i propozuar nga opozita

Opozita respektivisht PDK ka propozuar mocion procedural, për ndryshimin e rendit të ditës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoj që debati për greva të zhvendoset tani, e pastaj të vazhdojnë me pikat tjera të rendit të ditës.

“Kërkojë mirëkuptimin që ta lirojmë sallën në orën 16:00, pikën e debatit për greva ta zhvendosim tani dhe pyetjet parlamentare dhe ligjet që i kemi ti bëjmë pas debatit ose edhe nesër. Pra të fillojmë me debat për grevat dhe pastaj me pikat tjera, e në orën 16:00 ta lirojmë sallën për aktivitetin e NDI”, tha Tahiri.


Mirëpo ky mocion nuk mori votat e duhura, opozita ishte pro ndërkaq LVV-ja votoi kundër.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:23:23" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:23" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:23

Kurti: Krimet e dhunimeve seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, deklaroi të enjten se krimet e natyrës seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se dëshmi për këtë janë vonimi në trajtimin e këtyre rasteve, shqiptimi i dënimeve minimale dhe parashkrimi i rasteve të dhunës seksuale.


“Dhunimi i 11-vjeçares kishte ndodhur më parë, por Policia nuk veproi, as Prokuroria. Shkarkimet që u bënë në Polici duhet të shoqërohen edhe me dorëheqje nga institucionet e drejtësisë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por nuk janë të paprekshëm.

“Prandaj duhet të japin përgjegjësi për shkak të neglizhencës dhe dështimit në aspektin profesional”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:21:14" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:21" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:21

Deputetët nderojnë me një minutë heshtje Mbretëreshën Elizabeth II

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në mesin e seancës së sotme kanë mbajtur një minutë heshtje për nderë të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroj jetë një javë më parë.

“U prehtë në paqe” tha kryeparlamentari Glauk Konjufca pas një minutë heshtje.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:10:47" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:10" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:10

Berisha kërkon që Policia ta mbrojë Jasharajn: Për grevën duhet të jap përgjegjësi kryeministri, jo ai

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i ka bërë thirrje Policisë që ta mbrojë kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharajn, pasi sipas tij, i njëjti po përballet me sulme linçuese nga krerët e Qeverisë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Berisha tha se për grevën në arsim nuk është fajtore sindikata e as Jasharaj, por Qeveria dhe kryeministri.


“Greva dhe sulmet fizike e linçimet që po i bëhen një qytetari të Kosovës si në rastin e Rrahman Jasharaj, sulmet linçuese ndaj çdo njeriu dhe ankesa se fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, problemi është te Qeveria dhe kryeministri. Jo te individi”.

“Nga kryeministri kërkojmë përgjegjësi se fëmijët po rrinë në shtëpi. Po ashtu kërkoj nga Policia që ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharin. Tendenca për të pasur përçarje me sindikatat është shumë problematike. Këto kundërshtime që i kemi nga brenda mund t’i shfrytëzojë armiku”, u shpreh deputeti i AAK-së.

Çështja e dytë për të cilën foli Berisha është mungesa e transportit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e Policisë.

Ai kërkoi nga Qeveria që menjëherë t’ua sigurojë transportin ushtarëve dhe policëve, pasi siç tha, janë të rrezikuar duke pritur rrugëve.

“I kam dy çështje sot që lidhen me sigurinë dhe mendoj se duhet të flasim hapur. E para, çdo ditë në rrugë shohim udhëtarë të FSK-së dhe policë të cilët bëjnë autostop, për shkak të mungesës së transportit. Shumica e lëshojë vendin e dalin në perëndim. Kjo është shpeshtuar kohëve të fundit. Duhet të sigurohet transport menjëherë për ushtarët dhe policët. S’mund t’i shohim më duke pritur rrugëve”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:04:42" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:04" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:04

Abdixhiku, Kurtit: Lirohu nga paranojat – njerëzit që flasin për rrëzimin e qeverisë i ke në kabinet

Kryetari i LDK-së, njëherit deputet i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se është emergjencë kombëtare greva në arsim.

“Jemi në javën e tretë të grevës në arsim ku rreth 25 mijë mësimdhënës janë në grevë dhe 318 mijë nxënës nuk vijojnë mësimin. Të kesh 318 mijë nxënës e 25 mijë mësimdhënës jashtë sistemit arsimor është emergjencë kombëtare”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se i takon kryeministrit të gjej zgjidhje për këtë, duke ua rritur pagat mësimdhënësve.


“Kryeministër lirohu nga paranoja.  Dy vitet e para i ke kaluar me 14 shkurt, 2 të tjera me frikë se po rrëzohesh në fakt njerëzit e vetëm që sot flasin për rrëzim të qeverisë janë te ti në kabinet”, tha Abdixhiku.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 11:03:12" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 11:03" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 11:03

Greva në arsim është një nga temat e seancës së sotme


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 10:56:50" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 10:56" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 10:56

Krasniqi: Krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë për të qeverisur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se vendi po kalon vit të vështirë dhe do të mbahet mend si vit i depresionit.

Ai tha se krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.

“Kriza ekonomike po vazhdon të varfërojë qytetarët gjithnjë e më shumë…Kjo qeveri më shpejt se do të mund të imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqe”, tha Krasniqi, duke shtuar se meqenëse “janë  akomoduar mirë po vlerësojnë se edhe qytetarët po jetojnë mirë dhe kanë humbur komunikimin me qytetarët dhe krizën ekonomike po e shohin si luftë politike”.


Ai tha po ashtu se Qeveria ka bllokuar edhe investimet kapitale, duke bllokuar rrjedhimisht edhe sektorin privat.

“Ato para që kanë arritur mbi 700 milionë euro dhe i kanë në llogari po shërbejnë për t’u përdorur kohë pas kohe si instrument politik për të ndikuar në dispononim afatshkurtër të disa kategorive të qytetarëve sa herë që qeveria e sheh që dëshpërimi i qytetarëve kanë arritur në nivele të larta”, tha ndër të tjera, Krasniqi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 10:53:12" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 10:53" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 10:53

Shefat e grupeve parlamentare konsultohen me Konjufcën

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot punimet e seancës së parë për sesionin vjeshtor. Në fillim të nisjes së kësaj seance, kryeparlamentari Galuk Konjufca ka njoftuar ndryshimet që ka pësuar rregullorja e Kuvendit, derisa u ka uruar punë të mbarë deputetëve.

Te foltorja e kryeparlamentarit, kanë shkuar për tu konsultuar shefat e grupeve parlamentare.

Aty janë parë Abelard Tahiri nga PDK, Arben Gashi nga LDK, e Besnik Tahiri nga AAK.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-15-2022 10:53:11" ["time"]=> string(16) "15/09/2022 10:53" ["update"]=> bool(false) } 15/09/2022 10:53

Muja: Shkollat duhet të hapen, betejat tona politike mund t’i vazhdojmë në platforma tjera

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për grevën në arsim, ka bërë thirrje që shkollat në Kosovë të hapen dhe nxënësit t’i kthehen mësimit.

Para deputetëve, ai foli për pakon e fundit të prezantuar nga Qeveria për përballje me inflacionin, ndërsa tha se fëmijët kanë rënë pre e negociatave për 50, 80 e 100 euro.


“Nga pakoja për inflacionin do të përfitojnë edhe mësimdhënësit. Është viti i katërt që Kosova nuk e fillon mësimin me rregull. Fëmijët janë bërë pre e negociatave jo 50 euro, jo 80 e jo 100”, u shpreh Muja.

“Fëmijët duhet të kthehen në shkolla. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore që shkollat në Kosovë të hapen. Betejat tona politike mund t’i vazhdojmë në platforma të tjera”, shtoi ai.