(E plotësuar) - Është mbajtur edicioni i 94-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve, “Oscars 2022”.

Me prezencën e yjeve të shumtë, në Teatrin “Dolby” në Los Angeles, u bë nderimi i arritjeve më të mëdha të vitit në kinematografi.

Për herë të parë në histori, prezantuese të mbrëmjes ishin tri femra komediane: Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes. ngjarja u transmetua në kanalin ABC.

Plot 38 filma ishin të nominuar gjithsej në kategori të ndryshme, teksa vetëm 10 prej tyre u listuan në garën e ngushtë për çmimin kryesor “Best Picture (Filmi më i mirë)”, i cili shkoi në duart e filmit "CODA".


Telegrafi ka raportuar në kohë reale lajmet më të fundit nga ceremonia e “Oscars 2022”.

28/03/2022 05:35-"CODA" fiton çmimin kryesor të mbrëmjes, "Best Picture (Filmi më i mirë)"

Filmi "CODA" me regji të Sian Heder është fituesi i edicionit të 94-të të çmimeve "Oscars".

kast

28/03/2022 05:32-Jessica Chastain fiton "Aktorja më e mirë e vitit"

Jessica Chastain pranoi çmimin "Aktorja më e mirë e vitit" për rolin e saj në "The Eyes of Tammy Faye" në edicionin e 94-të të çmimeve "Oscars 2022".

Chastain arriti të lërë prapa aktoret: Olivia Colman, Penelope Cruz, Nicole Kidman dhe Kristen Stewart.

rob9

28/03/2022 05:12-Më në fund, Will Smith fiton çmimin "Aktori më i mirë" në "Oscars" pas 30 vitesh karrierë

Ka 30 vite në industrinë e filmit dhe ka akuzuar disa herë ndër vite ceremoninë "Oscars" për racizëm.

Mirëpo koha e tij erdhi, aktori Will Smith më në fund fitoi çmimin e tij të parë "Oscars" në karrierë.

Ky çmim vjen në sajë të rolit të babait të tenisteve Serenea dhe Venus Williams, në filmin me titull "King Richard".

Ai ka qenë i nominuar edhe dy herë më parë për këtë çmim në të kaluarën.

smith9

28/03/2022 05:01-"Regjisorja e vitit" është Jane Campion

Është e rrallë të ndodhë, por ndodhi vërtetë në ceremoninë "Oscars 2022" - një regjisore femër u shpall më e mira e vitit.

Regjisorja e filmit "The Power of the Dog", Jane Campion fitoi çmimin "Regjisori/ja i/e vitit", duke lënë prapa vetes: Kenneth Branagh, Ryusuke Hamaguchi, Paul Thomas Anderson dhe Steven Spielberg.

Në filmin "The Poer of the Dog" trajtohet historia e një nëne dhe djali, të cilët mbërrijnë në fermën e vëllezërve Phil dhe George Burbank dhe shqetësojnë dinamikën e tyre delikate familjare.

jn7

28/03/2022 04:57-Billie Eilish fiton çmimin e parë "Oscar" në karrierë

Çmimi "Kolona zanore më e mirë" iu dedikua artistëve vëlla e motër, Billie dhe Finneas Eilish.

Ata e fituan këtë çmim për kolonën zanore "No time to day" të filmit me të njëjtin titull - që njëherësh është filmi i 25-të i 'James Bond'.

Mes shumë falënderimeve, dyshja vëlla e motër falënderuan edhe prindërit e tyre që i ndriçuan në rrugën drejt artit.

fitun

28/03/2022 04:33-Çmimin "Dokumentari më i mirë" e fiton "Summer of Soul"

"Summer of Soul" ka lënë prapa dokumentarët: "Ascension", "Attica", "Flee" dhe "Writing With Fire" në kategorinë "Dokumentari më i mirë".

Regjisor i dokumentarit "Summer of Soul" është Joshua L. Pearson.

28/03/2022 04:28-Billie Eilish me performancë mbresëlënëse në "Oscars 2022"

E ftuar nderi për të performuar në edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve, "Oscars", ka qenë këngëtarja me famë botërore Billie Eilish.

Ajo ka interpretuar live në Teatrin "Dolby" këngën "No time to day", e cila është kolona zanore e filmit me të njëjtin titull - prodhim i filmave 'James Bond'.

bill8

28/03/2022 04:06-Filmi "CODA" fiton "Skenari më i mirë i përshtatur"

Në mbrëmjen e madhe të çmimeve "Oscars", trofeu i "Skenari më i mirë i përshtatur" shkoi për filmin "CODA".

Për të marrë çmimin, në skenë u ngjit skenaristja Sian Heder.

th b

28/03/2022 04:04-"Belfast" shpërblehet me çmimin "Skenari më i mirë origjinal"

Filmi "Belfast" ka triumfuar në kategorinë "Skenari më i mirë origjinal", duke lënë prapa filmat: "Don’t Look Up”, "King Richard", "Licorice Pizza”, "The Worst Person in the World".

Regjisori Kenneth Branagh u ngjit në skenë për të marrë trofeun.

Filmi "Belfast" është një rrëfim gjysmë-autobiografik i regjisorit Branagh për një familje të klasës punëtore që u rrit në Irlandën e Veriut gjatë trazirave të vështira të vendit.

gh9

28/03/2022 03:47-Filmi "Cruella" fiton çmimin për "Kostumografinë më të mirë"

Filmi i shumë pëlqyer i Disneyt, "Cruella" ka fituar çmimin "Kostumografia më e mirë" në "Oscars 2022".

Filmi i cili vjen si një përshtatje e personazhti famëkeq, Cruella DeVil, është shquar për kostumet e veçanta të stiluara enkas për filmin e shumë shikuar.

Stilistja e filmit, Jenny Beavan, u ngjit në skenën e madhe të Teatrit "Dolby" për të marrë trofeun e kostumografisë.

cru

28/03/2022 03:33-"Filmi më i mirë ndërkombëtar" shkon për "Drive my car" nga Japonia

Kategoria e filmit ndërkombëtar ka shpallur fitues filmin "Drive my car", i cili gjithashtu është i nominuar për çmimin kryesor të mbrëmjes, "Best Picture (Filmi më i mirë).

Regjisori i filmit, Ryusuke Hamaguchi, u ngjit në skenë për të bërë falënderime për Akademinë dhe mbështetësit e filmit.

rob Foto: REUTERS/Brian Snyder

Kujtojmë që në listën e ngushtë të filmave për t'u nominuar në këtë kategori ka qenë edhe filmi kosovar, "Zgjoi", me regji të Blerta Bashollit.

28/03/2022 03:21-"Aktori më i mirë në rol dytësor" shkon për Troy Kotsur

Troy Kotsur fitoi çmimin e tij të parë "Oscar" në karrierë.

Ai u nderua në mbrëmjen e madhe të "Oscars 2022" me çmimin "Aktori më i mirë në rol dytësor", për rolin e tij në filmin "CODA".

afp

28/03/2022 03:05-"Encanto" merr çmimin "Filmi më i mirë i animuar"

Filmi për fëmijë "Encanto", është shpërblyer me çmimin "Filmi më i mirë i animuar" në mbrëmjen e madhe të "Oscars 2022".

Regjisorët Tim Mertens dhe Jeremy Milton falënderuan Akademinë për çmimin dhe përshëndetën të gjithë bashkëpunëtorët.

en

28/03/2022 02:48-"Dune" rrëmben edhe çmimin për 'efektet vizuele më të mira'

Ky është çmimi i gjashtë për mbrëmjen e sotme për filmin "Dune".

"Efektet më të mira vizule" la prapa filmat tjerë të nominuar në këtë kategori si: "Free Guy", "No Time to Die", "Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings" dhe "Spider-Man: No Way Home”.

dju

28/03/2022 02:38-"Kinematografia më e mirë" shkon për filmin "Dune"

Filmi "Dune" me regji nga Denis Villeneuve është fitues i çmimit "Kinematografia më e mirë".

Filmi ka të bërë me këndvështrimin e regjisorit për serinë e librave fantastiko-shkencor masivisht popullor, me ndikim dhe kompleks me të njëjtin emër nga autori Frank Herbert. “Dune” zhvillohet mijëra vjet në të ardhmen dhe ndjek protagonistin Paul Atreides ndërsa ai dhe familja e tij bëhen kujdestarë të planetit Arrakis.

28/03/2022 02:22-Ariana DeBose fiton çmimin "Aktorja më e mirë në rol dytësor"

Aktorja Ariana Debose ka rrëmbyer çmimin "Aktorja më e mirë në rol dytësor" në "Oscars 2022".

Ajo ishte një nga dy aktoret e vetme të komunitetit LGBTI, që kanë arritur sivjet të nominohen në "Oscars".

akt2

28/03/2022 01:55-Motrat Williams të pranishme në Oscars

28/03/2022 01:54-Aktori Riz Ahmed është zyrtarisht fitues i një çmimi Oscar

Filmi i tij i shkurtër aksion, “The Long Goodbye”, që e ka realizuar së bashku me Aneil Karia është nderuar me çmim në Academy Awards.

riz (Fot0: Variety)

28/03/2022 01:49

Kristen Stewart dhe e fejuara e saj, Dylan Meyers, shkëmbyen puthje në qilimin e kuq.

28/03/2022 01:47-Tetë kategoritë që tashmë kanë fituar Oscar

Këtë vit, Akademia vendosi të ndante tetë çmime për kategori të caktuara para fillimit të vërtetë të ceremonisë.

Në vijim është lista e fituesve në këto kategori:

Zërimi “Dune”, Mac Ruth, Mark Mangini, Theo Green, Doug Hemphill and Ron Bartlett

Dokumentari i shkurtër “The Queen of Basketball”, Ben Proudfoot

Filmi i shkurtë i animuar “The Windshield Wiper,” Alberto Mielgo and Leo Sanchez

Filmi i shkurtër aksion “The Long Goodbye”, Aneil Karia and Riz Ahmed

Tema muzikore “Dune”, Hans Zimmer

Editimi “Dune”, Joe Walker

Dizajn produksioni “Dune”, production design: Patrice Vermette; set decoration: Zsuzsanna Sipos

Makijazhi dhe stilimi “The Eyes of Tammy Faye”, Linda Dowds, Stephanie Ingram and Justin Raleigh

28/03/2022 01:38-Ndahen disa nga çmimet

Zërimi

FITUES: “Dune,” Mac Ruth, Mark Mangini, Theo Green, Doug Hemphill and Ron Bartlett

“Belfast,” Denise Yarde, Simon Chase, James Mather and Niv Adiri
“No Time to Die,” Simon Hayes, Oliver Tarney, James Harrison, Paul Massey and Mark Taylor
“The Power of the Dog,” Richard Flynn, Robert Mackenzie and Tara Webb
“West Side Story,” Tod A. Maitland, Gary Rydstrom, Brian Chumney, Andy Nelson and Shawn Murphy

Dokumentari i shkurtër

FITUES: “The Queen of Basketball,” Ben Proudfoot

“Audible,” Matt Ogens and Geoff McLean
“Lead Me Home,” Pedro Kos and Jon Shenk
“Three Songs for Benazir,” Elizabeth Mirzaei and Gulistan Mirzaei
“When We Were Bullies,” Jay Rosenblatt

Filmi i shkurtë i animuar

FITUES: “The Windshield Wiper,” Alberto Mielgo and Leo Sanchez

“Affairs of the Art,” Joanna Quinn and Les Mills
“Bestia,” Hugo Covarrubias and Tevo Díaz
“Boxballet,” Anton Dyakov
“Robin Robin,” Dan Ojari and Mikey Please

Filmi i shkurtër aksion

FITUES: “The Long Goodbye,” Aneil Karia and Riz Ahmed

“Ala Kachuu – Take and Run,” Maria Brendle and Nadine Lüchinger
“The Dress,” Tadeusz Łysiak and Maciej Ślesicki
“On My Mind,” Martin Strange-Hansen and Kim Magnusson
“Please Hold,” K.D. Dávila and Levin Menekse

Tema muzikore

FITUES: “Dune,” Hans Zimmer

“Don’t Look Up,” Nicholas Britell
“Encanto,” Germaine Franco
“Parallel Mothers,” Alberto Iglesias
“The Power of the Dog,” Jonny Greenwood

Editimi

FITUES: “Dune”, Joe Walker

“Don’t Look Up,” Hank Corwin
“King Richard”, Pamela Martin
“The Power of the Dog,” Peter Sciberras
“Tick, Tick…Boom!” Myron Kerstein and Andrew Weisblum

Dizajn produksioni

FITUES: “Dune,” production design: Patrice Vermette; set decoration: Zsuzsanna Sipos

“Nightmare Alley,” production design: Tamara Deverell; set decoration: Shane Vieau
“The Power of the Dog,” production design: Grant Major; set decoration: Amber Richards
“The Tragedy of Macbeth,” production design: Stefan Dechant; set decoration: Nancy Haigh
“West Side Story,” production design: Adam Stockhausen; set decoration: Rena DeAngelo

Makijazhi dhe stilimi

FITUES: “The Eyes of Tammy Faye,” Linda Dowds, Stephanie Ingram and Justin Raleigh

“Coming 2 America,” Mike Marino, Stacey Morris and Carla Farmer
“Cruella,” Nadia Stacey, Naomi Donne and Julia Vernon
“Dune,” Donald Mowat, Love Larson and Eva von Bahr
“House of Gucci,” Göran Lundström, Anna Carin Lock and Frederic Aspiras

28/03/2022 01:24-Bradley Cooper arriti në Oscars me nënën

28/03/2022 01:21-Dukja e Kirsten Dunst

28/03/2022 01:20

Nicole Kidman, e nominuar për rolin e saj në “Being The Ricardos”, vazhdon të shkëlqejë në parakalimet e saj. Ajo u shoqërua nga bashkëshorti, Keith Urban.

28/03/2022 01:17

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith paraqiten së bashku në ceremoninë e Academy Awards

28/03/2022 01:14

Andrew Garfield, i cili konkurron për Oscar, thotë se nuk ka një fjalim të përgatitur në rast se e fiton çmimin.

28/03/2022 01:10

Zendaya është një yll vezullues në Oscars.

28/03/2022 01:05

Ikona e filmave aksion, Wesley Snipes, shfaqet në tepihun e kuq me një dukje ndryshe me kostum ngjyrë vere të kuqe.

wesley (Foto: Variety)

28/03/2022 01:02-Jamie Lee Curtis mban fjongon #merefugjatët

Veterania Jamie Lee Curtis shfaqet me një fustan të Stella McCartney me shkëlqim, duke treguar një fjongo në nderim të refugjatëve ukrainas.

lee (Foto: Variety)

28/03/2022 00:53-Legjendari Anthony Hopkins...

28/03/2022 00:50

Aktori i “The Power Of The Dog”, Kodi Smit-McPhee, i cili konkurron për Oscar, pozoi para fotoreporterëve në qilimin e kuq.

28/03/2022 00:48-Prezantueset bëjnë përgatitjet e fundit

Academy Awards ka nikoqire Wanda Sykes, Amy Schumer e Regina Hall.

28/03/2022 00:46-Jessica Chastain në tepihun e kuq

Aktorja Jessica Chastain, e cila është e nominuar për rolin e saj në “The Eyes Of Tammy Faye”, ka shkëlqyer gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

28/03/2022 00:43-Të ftuarit do të mbajnë shirita në mbështetje të refugjatëve ukrainas

Sipas Showbiz411, të pranishmit e këtij viti në Oscars do të mbajnë shirita të kaltër në mbështetje të Ukrainës, e cila është sulmuar nga Rusia. Sipas raportit, shiritat do të mbajnë fjalët #merefugjatët.

28/03/2022 00:40-Nderimet për Bond e Godfather

Është 60-vjetori i filmit të parë për James Bondin dhe 50-vjetori i “The Godfather”, dhe këto momente historike do të nderohen në 94-vjetorin e ndarjes së çmimeve Oscar.

godfather

28/03/2022 00:34-Nga "Dune" te "Nightmare Alley", gara për çmimin e kinematografisë

27/03/2022 23:57-Gara kryesore për 'Filmin më të mirë'

27/03/2022 23:55-Konkurrentët për efektet vizuale

27/03/2022 23:16-Yjet e kinematografisë nisin parakalimin në tepihun e kuq

Tapeti i kuq i Academy Awards nisi herët pasdite të dielën (27 mars) sipas kohës lokale në Los Angeles në Teatrin Dolby në Hollywood.

Dukej sikur yjet po kompensonin kohën e humbur duke u veshur me stilet e tyre më magjepsëse, pasi vitin e kaluar ceremonia shkak të pandemisë COVID-19 zhvendosi shfaqjen në Stacionin Union në qendër të Los Angeles.

Ndërkaq këtë vit disa nga yjet u shfaqen me dukej elegante duke mahnitur me paraqitjet gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Vanessa Hudgens, Laverne Cox, Jamie Lee Curtis dhe Sofia Carson të gjithë zgjodhën me fustane me ngjyrë të zezë për natën më të bukur të vitit.

55869837 10657633 Lovely look The High School Musical vet added very high metallic m 145 1648411755737

55869301 10657633 That glow Laverne Cox sure knew how to light up the red carpet a a 124 1648411658484

55870393 10657633 image a 151 1648412961904

55870033 10657633 image a 146 1648411880971

27/03/2022 22:43-Disa të dhëna interesante në lidhje me ngjarjen e madhe artistike

Vendi i ku organizohet ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve Oscar është Dolby Theatre që i ka 3.300 ulëse.

Gjatësia e qilimit të kuq në Dolby Theatre është 152 metra.

tepihu

Pesha e një statuje Oscar është 3.85 kilogramë.

Statuja Oscar është e gjatë 34.29 centimetra.

Aktori më i moshuar që e ka fituar këtë trofe është Anthony Hopkins për vitin 2020 (me performancën në filmin “The Father”), i cili asokohe kishte 83 vjet e 115 ditë.

Regjisori më i moshuar që e ka fituar ndonjëherë çmimin Oscar është Clint Eastwood (në vitin 2004 me “Million Dollar Baby”). Ai ishte 74 vjeç e 272 ditë kur e fitoi çmimin.

clint (Foto: Oscars/ABC)

Aktori më i ri që e ka fituar trofeun çmimin Oscar është Adrien Brody. Në vitin 2002, ai kishte 29 vjet e 343 ditë kur e fitoi çmimin me filmin “The Pianist”.

Kevin O’Connell është nominuar 20 herë për këtë trofe dhe nuk ka fituar asnjëherë.

Disa njerëz paguhen për të plotësuar vendet në ulëse kur personi i cili është i akomoduar aty, është ose duke marrë çmim ose diku tjetër. Këta individë janë të punësuar që kur kamera të kthehet nga publiku salla të mos duket bosh, ndërsa paguhen 125 dollarë vetëm për një orë.

27/03/2022 22:26-Teoritë për dizajnin dhe emërtimin e statujës

Ikona prej ari, ‘Oscar’, është projektuar në letër nga Cedric Gibbons, ndërsa është transformuar në një skulpturë nga artisti George Stanley.

Austin Cedric Gibbons ka qenë një dizajner dhe planifikues produksioni me origjinë nga Irlanda, i cili kishte ndikim të madh në Hollywood. Duke qenë djali i një arkitekti, besohet se ai ka qenë i vetmi projektues në Hollywood që udhëtoi në Paris në vitin 1925 për të vizituar format e ndryshme të artit që gjendeshin atje.

cedrik1 scaled (Foto: Hulton Archive/Getty Images)

Ai e dizajnoi statujën ‘Oscar’ në vitin 1928, ndërsa duke qenë ndër më të mirët në produksion dizajni, ishte nominuar plot 38 herë në këtë kategori, ndërsa e ka fituar 11 herë çmimin Oscar.

Gruaja e tij, aktorja meksikane Dolores del Rio, kishte dhënë një deklaratë mjaft interesante, duke pohuar se shoku i saj, Emilio Fernandez, një asistent në Hollywood, kishte pozuar nudo për artistin George Stanley që i kishte shërbyer si model për statujën.

dolore scaled (Foto: Hulton Archive/Getty Images)

Megjithatë, duke qenë se historia e Emilio Fernandez nuk është konfirmuar, emri ‘Oscar’ mbetet akoma një mister. Porse, pohimi i gruas së Gibbons i ka shtuar paksa ekzotizëm historisë së statujës së famshme.

Zyrtarisht, statuja quhet Çmimi Akademik i Meritës, por të gjithë në Hollywood e njohin si Oscar që nga viti 1934. Vetë Akademia iu përshtat këtij emri në vitin 1939.

oscar4 (Foto: Christopher Polk/Getty Images)

Një tjetër teori për emrin e statujës, është se kur ish-drejtoresha e Akademisë, Margaret Herrick, e pa për herë të parë atë, kishte thënë se ngjante si xhaxhai i saj, i cili e kishte emrin Oscar.

Njëherësh, ka pasur edhe pretendime të tjera për emrin në atë kohë, përfshirë atë se Bette David e pagëzoi me emrin e bashkëshortit të saj të parë, Harmon Oscar Nelson.

oscar2 (Foto: Getty Images)

27/03/2022 22:18-Ku i mbajnë disa prej yjeve statujat Oscar

Aktorja Viola Davis thekson se çmimet e fituara i mban në zyre, por me më shumë dëshira do t’i vendoste në garazh po mos ta kundërshtonte bashkëshorti.

Anna Paquin fitoi Oscarët e parë në vitin 1994 kur ishte vetëm 11-vjeçare dhe dëshmi se nuk mendonte për çmimin ishte fakti që aktorja e mban atë pranë çizmeve në fund të dollapit. Ajo nuk dëshiron ta tregojë atë, sepse mendon se miqtë do të ishin të pakëndshëm nëse do ta shikonin.

“Oscarët i mbaj në raft mbrapa librave, sepse është vend shumë i çuditshëm. Madje edhe pasi e kam marrë, nuk e kam vënë atë drejtpërdrejt në raft, por e kam mbajtur të fshehur, mendoj se arsyeja është fakti që e kam marrë në një periudhë të vështirë të jetës sime dhe tani shoqërohet me atë”, tha Gwyneth Paltrow.

paltrow (Foto: Oscars/ABC)

Një nga ata që i çmonin veçanërisht çmimet është Goldie Hawn, e cila mban statujën në dhomën e meditimit. Ai i konsideron ato si një pjesë të rëndësishme të historisë dhe dëshiron që të shih gjatë gjithë ditës.

“Menaxheri im i ruan Oscarët e mi në shtëpinë e vetë sepse unë jam shumë i zënë”, tha Jamie Foxx.

Emma Stone dhe Alicia Vikander bënë të njëjtën gjë, ku Emma statujën e artë e ka dërguar te nëna e saj gjersa Alicia ia dha një miku në Los Angelos. Jennifer Lawrence la shpërblimin mbi pianon e prindërve të saj.

kate1 1 (Foto: Oscars/ABC)

Kate Winslet ka deklaruar se Oscarin e mban në banjo. Deklarata shoqërohej nga fakti se gjithkush gjithmonë dëshiron të marrë një shpërblim, ta shpallë atë dhe ta ndjejë atë.

Natalie Portman në një intervistë kishte thënë me buzëqeshje se nuk e dinte ku e ka Oscarin.

27/03/2022 22:06-Çfarë është një çmim Oscar

Çmimi i Academy Awads, i quajtur ndryshe si Oscar, është një statujë e artë që jepet për të shpërblyer arritjet e larta në një kategori specifike – ndër të tjera – duke përfshirë, aktrimin, regjinë, montazhin, partiturën dhe kostum grafinë.

stat1 (Foto: ABC)

27/03/2022 22:04-Kategoritë e reja

Kategoria “Filmi i preferuar i fansave” është një çmim i ri që do të ndahet sivjet nga publiku, nga një votim që është hapur online në Twitter.

Njëherësh, tre përdorues të Twitterit, të cilët e kanë dhënë votën e tyre mes 14 shkurtit dhe 3 marsit do të zgjidhen për të udhëtuar në Los Angeles me shpenzime të paguara që të marrin pjesë në ceremoninë e vitit të ardhshëm të ndarjes së çmimeve Oscar.

Po ashtu, pesë përdorues të tjerë të këtij rrjeti social do të marrin biletë vjetore për kinema (sipas zgjedhjes së tyre), abonime në platformat e transmetimit (‘streaming’) dhe për artikuj ekskluzivë nga dyqani i Muzeut të Akademisë.

27/03/2022 22:01-Nikoqiret

Prezantueset e ceremonisë së këtij viti janë aktoret Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes.

Është hera e parë në historinë e Oscars që tri femra do ta prezantojnë gjithë spektaklin.

https://twitter.com/94OSCARS/status/1507745591819972610

27/03/2022 21:59-Kur dhe ku mbahet

Ceremonia mbahet në orët e para të ditës së hënë (me kohën tonë).

Academy Awards do të zhvillohet në Teatrin Dolby në Los Angeles, SHBA.

dolby (Foto: Dolby Theatre)

27/03/2022 21:52-Lista e plotë e nominimeve për ‘Oscars 2022’

Filmi më i mirë: Belfast
Coda
Drive My Car
King Richard
Licorice Pizza
Nightmare Alley
The Power of the Dog
West Side Story

Aktorja më e mirë në rolin kryesor Jessica Chastain, “The Eyes of Tammy Faye”
Olivia Colman, “The Lost Daughter”
Penelope Cruz, “Parallel Mothers”
Nicole Kidman, “Being the Ricardos”
Kristen Stewart, “Spencer”

Aktori më i mirë në rolin kryesor Javier Bardem, “Being the Ricardos”
Benedict Cumberbatch, “The Poëer of the Dog”
Andrew Garfield, “Tick, Tick… Boom!”
Will Smith, “King Richard”
Denzel Washington, “The Tragedy of Macbeth”

oscars (Foto: Variety)

Regjisori më i mirë Kenneth Branagh, “Belfast”
Ryusuke Hamaguchi, “Drive My Car”
Paul Thomas Anderson, “Licorice Pizza”
Jane Campion, “The Power of the Dog”
Steven Spielberg, “West Side Story”

Aktorja në rolin dytësor Jessie Buckley, “The Lost Daugter”
Ariana DeBose, “West Side Story”
Judi Dench, “Belfast”
Kristen Dunst, “The Power of the Dog”
Anujanue Ellis, “King Richard”

Aktori më i mirë në rol dytësor Ciaran Hinds, “Belfast”
Troy Kotsur, “Coda”
Jesse Simmons, “Being the Ricardos”
Kodi Smit-McPhee, “The Power of the Dog”

Filmi më i mirë i huaj Drive My Car
Flee
The Hand of God
Lunana: A Yak in the Classroom
The Worst Person in the World

Dokumentari më i mirë në një temë të shkurtër Ascension
Attica
Flee
Summer of Soul
Riding with Fire

Kënga më e mirë origjinale King Richard
Encanto
Belfast
No Time to Die
Four Good Days

Filmi më i mirë i animuar Encanto
Flee
Luca
The Mitchells vs. The Machine
Raya and the Last Dragon

Filmi me efektet vizuale më të mira Dune
Free Guy
No Time to Die
Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings
Spider-Man: No Way Home

Grimi dhe modelimi më i mirë i flokëve Coming 2 America
Cruella
Dune
The Eyes of Tammy Faye
House of Gucci

Kinematografia  Dune
Nightmare Alley
The Power of the Dog
The Tragedy of Macbeth
West Side Story

Editimi më i mirë i filmit Don’t Look Up
Dune
King Richard
The Power of the Dog
Tick, Tick… Boom!

Dizajnimi më i mirë i kostumeve Cruella
Cyrano
Dune
Nightmare Alley
Westside Story

Skenari më i mirë i përshtatur CODA
Drive My Car
Dune
The Lost Daughter
The Power of the Dog

Skenari më i mirë origjinal Belfast
Don’t Look Up”
King Richard
Licorice Pizza”
The Worst Person in the World