LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe: Serbët në Kosovë do t’i respektojnë masat e Vuçiqit

Lista Serbe: Serbët në Kosovë do t’i respektojnë masat e Vuçiqit

Pas vendimit për kufizim të lëvizjes në katër komunat veriore të Kosovës, Lista Serbe thotë se serbët vazhdimisht do t’iu përmbahen masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria e Serbisë.

“Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, siç kanë bërë kohët e fundit, do t’i përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria serbe dhe do të mbështesin Presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, transmeton Telegrafi.

“Këto janë ditët kur qytetarët e Serbisë duhet të jenë të bashkuar në disiplinim dhe përgjegjësinë ndaj vetes dhe shëndetit të të dashurve të tyre dhe nuk duhet të marrin në konsideratë veprimet dhe porositë e atyre që padyshim sipas urdhrit të dikujt për temën e koronës po përpiqen të destabilizojnë shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatë.


Shtabi i Krizës për komunat veriore të Kosovës, ka vendosur sot që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ndalohet hyrja apo dalja nga katër komunat me shumicë serbe, përveç personave me leje të veçantë. /Telegrafi/