Një spot zgjedhor që bënte thirrje për votë për Listën Serbe dhe i cili në kuadër të spotit përmbante fjalët “Vota për Listën Serbe është votë për Serbinë në Kosovë dhe Metohi”, i ka kushtuar me 22 mijë euro gjobë partisë me seli në veri të vendit.
BIRN dhe Internews Kosova më 18 tetor ka paraqitur një ankesë ndaj Listës Serbe për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike.
Ankesa paraqiste pretendime se spoti i publikuar në faqen e Listës Serbe kishte rënë ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Në ankesën e paraqitur, BIRN dhe Internews Kosova pretendonte se subjekti politik, Lista Serbe, kishte shkelur pikën I) të nenit 33 të LPZ-së, që përcakton “përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë”.
BIRN dhe I/KS ka gjetur se përpos që në spotin e Listës Serbe thuhej se “Vota për Listën Serbe ishte votë për Serbinë në Kosovë dhe Metohi”, gjithashtu në spot paraqitej një hartë e Serbisë me gjithë Kosovën brenda saj.
Lista Serbe në përgjigjen e saj për PZAP ka theksuar se postimi nuk ishte bërë në faqen e tyre dhe se ata nuk administrojnë faqen në “Facebook”, ku është publikuar spoti.
Po ashtu, ky subjekt është arsyetuar se një video të tillë mund ta kenë postuar edhe kundërshtarët e tyre politikë me qëllim që t’i dëmtojnë.
Arsyetimet e dhëna nga Lista Serbe nuk janë gjetur të bazuara nga PZAP, që ka gjetur se spoti me përmbajtjen e theksuar më lartë ishte edhe në faqen zyrtare të Listës Serbe dhe atë në vazhdimësi dhe se nuk ishin marrë masat për ta larguar atë me arsyetimin se nuk kanë mundur ta gjejnë video-spotin.
PZAP gjatë shqiptimit të dënimit ka marrë parasysh faktin se Listës Serbe i ishte shqiptuar gjobë për shkeljen e njëjtë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.
Gjithashtu, si rrethanë është marrë parasysh edhe shuma e mjeteve që pranojnë nga buxheti i Kosovës për zhvillim të fushatës zgjedhore.
Deri më tani si rezultat i ankesave të dërguara në PZAP nga BIRN dhe Internews Kosova janë shqiptuar rreth 98 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për të gjitha shkeljet e subjekteve politike si dhe gjobat e shqiptuara ndaj tyre nga PZAP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze