LAJMI I FUNDIT:

Lista e skuadrës së Kosovës në hendboll për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Sllovenisë

Lista e skuadrës së Kosovës në hendboll për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Sllovenisë
(Foto: kosovahandball.info)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e hendbollistëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para kualifikuese për ‘Euro 2024’.

Kosova është pjesë e grupit të shtatë ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Skuadra jonë më 12 tetor në Podgoricë luan me Malin e Zi, ndërsa më 16 tetor e pret Slloveninë në Prishtinë.


Në listë janë 18 lojtarë. Atdhe Basholli, Matej Taci dhe Arianit Nimanaj janë ftuar për herë të parë. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer Rron Ramadani, Flamur Gërbeshi e Leonard Gegaj.

Për shkak të një lëndimi, në këto ndeshje mungon kapiteni Valon Dedaj, ndërsa Bujar Ramosaj mungon për shkak të obligimeve personale. I lënduar është edhe Shaban Zogaj.

Grumbullimi i lojtarëve bëhet më 8 tetor në Prishtinë.

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori