Dyzet e katër personat që janë testuar një ditë më parë dhe që kanë dal negative, sot janë liruar, ndërkohë nga karantina, ndërkohë që pritet kthimi i 107 personave që sot udhëtojnë nga Zvicra dhe të cilët do të vendosen për 14 ditë në karantinë në konviktet e Qendrës Studentore në Prishtinë.
Drejtori i Qendrës së Studentë, Fatmir Sfishta ka deklaruar se personat e liruar sot do të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetizolim në shtëpi.
“Të gjithë personat që dje janë testuar 44 prej tyre që kanë dal negative, fatmirësisht sot janë liruar dhe kanë shkuar nëpër shtëpitë e tyre edhe për një vetë izolim 14 ditor në shtëpitë e tyre…. Ne sot presim një kontingjent të bashkëqytetarëve tanë të cilët udhëtojnë nga Zvicra janë 107 prej tyre dhe sipas planifikimeve dhe njoftime e që kemi diku nga ora 13:00 apo 14:00 do jenë në Prishtinë”, tha ai.
Sipas tij, në konvikte janë edhe 256 persona dhe se gjendja e tyre është shumë e mirë.
“Kemi edhe 256 persona që janë në konviktet e studentëve…në këtë kohë po respektohen në masën më të madhe fatmirësisht edhe këta të karantinuarit po e kuptojnë që të gjitha ato rekomandime që jepen nga ekipet mjekësore dhe IKSHP po respektohen në masë të madhe nga të karantinuarit…gjendja e tyre është shumë e mirë, pasi që me ushqime më të gjitha ato që kanë nevojë dhe kanë edhe kontrolle dhe në raste të veçanta kanë numra të telefonit ku mund të thërrasin për ndonjë problem shëndetësor janë ekipet mjekësore dhe i vizitojnë”, tha ai për KosovaPress.
Ai ka folur edhe për ushqimin në karantinë.
“Sasia nuk është ndryshuar vetëm dy racione janë bashkuar racionin drekë-darkë u jepet menjëherë dhe racioni i mëngjesit, drekës është i njëjtë nuk ka zvogëlime të sasisë apo i cilësisë por vetëm dy racione janë bërë bashkë dhe u servohen menjëherë, racioni i mëngjesit-drekës është i njëjtë…qëllimi ka qenë racionaliteti i kohës sepse kur u shërbeheshin tri herë iu binte shpesh dhe hidhej shumë ushqim dhe të kursejmë rroba mbrojtëse sepse në momentin që shtrohet një vakt rreth 30 rroba, masa mbrojtëse”, tha ai.
Ndërkohë, bëri të ditur se të martën vjen edhe një kontingjent tjetër nga Serbia.
“E kemi të konfirmuar edhe një kontingjent nesër nga Serbia të cilët janë diku rreth 120 persona të cilët sipas njoftimeve do jenë në Prishtinë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës