LAJMI I FUNDIT:

Lirohen aktivistët e PSD-së

Lirohen aktivistët e PSD-së

Policia e Kosovës ka liruar aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të cilët gjatë ditës së sotshme kanë zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash, të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Veprimet që kanë karakterizuar këtë aktivitet kanë determinuar reagimin policor dhe për rrjedhojë pesë nga këta persona janë shoqëruar në stacionin policor”, deklaroi ai.


Borovci shtoi tutje se “hetuesit policor të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet preliminare hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen”.

Arrestohen aktivistët e PSD-së që penguan konferencën e Trendafilovës
Lexo po ashtu Arrestohen aktivistët e PSD-së që penguan konferencën e Trendafilovës

“Së këndejmi me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” përderisa ndaj të gjithëve është iniciuar ‘Procedurë Kundërvajtëse’. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, theksoi ai.

Ndryshe, aktivistët e PSD-së, sot kanë zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Dy aktivistë të kësaj partie fillimisht ndërprenë për disa minuta konferencën e Trendafilovës, me “filikaqa”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori