LAJMI I FUNDIT:

Liridon Krasniqi ndërron kampionat, legjenda spanjolle David Villa e transferon në skuadrën e tij

Liridon Krasniqi ndërron kampionat, legjenda spanjolle David Villa e transferon në skuadrën e tij

Liridon Krasniqi është njëri nga futbollistët shqiptarë që bën karrierë në futbollin aziatik.

Mesfushori nga Vitia ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit të Malajzisë me skuadrën Kedah FC duke fituar të gjitha.

Pas Kedah, ai është bashkuar me skuadrën mbretërore Johor JDT, ku ka fituar edhe titullin e kampionit.


Edicionin e kaluar Krasniqi ishte i huazuar në kampionatin australian tek Newcastle Jets.

Por pasi i përfundoi huazimi te kjo skuadër, Krasniqi do të huazohet përsëri nga Johor, e tani në një kampionat krejt të ri.

29-vjeçari do të vazhdoj karrierën për një vit në elitën e futbollit indian, ku Telegrafi ka marrë vesh se është huazuar tek skuadra Odisha FC,  që ka blerë aksione legjenda spanjolle, David Villa.

Legjenda spanjolle e ka afruar lojtarin nga Kosova në skuadrën e tij, ku Krasniqi shihet si shpëtim për këtë ekip që ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.

Për Krasniqin kjo do të jetë një aventurë e re në futbollin indian, por ai do të përfitojë edhe një pagë të majme.

Paga vjetore që Krasniqi do ta marrë tek kjo skuadër kalon shifrën e një milionë eurove neto.

Kjo skuadër drejtohet nga trajneri i njohur spanjoll Kiko Ramirez i cili më parë ka drejtuar edhe Valencian.

Ndërkohë më parë këtë ekip e kanë drejtuar edhe emra të mëdhenj të futbollit si Roberto Carlos apo Gianluca Zambrotta.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori