Poezi nga: Xhevdet Bajraj
LIRIA… I
Është atdhetar i flaktë
e do vendin qençe
se lirinë e sheh si asht
të vetin
***
LIRIA… II
Përnatë
e vizatonte një zog
në murin e qelisë së tij të burgut
por në mëngjes
nuk e gjente zogun aty
Një natë e vizatoi zogun në mur
ia lidhi njërën këmbë
me një fije të hollë të perit
dhe skajin tjetër
e lidhi për dorën e tij
Në mëngjes
gardianët e burgut
kishin mbetur gojëhapur
e gjetën qelinë e zbrazët
***
LIRIA III
Pesë orë e ka bartur
mbi shpinë
dritaren e shtëpisë së fshatit
kur arriti në qytet
e vendosi në shtëpinë e re
i gëzuar hyri në dhomë
dhe po shikonte nëpër dritare
nuk e kuptonte
pse nuk e shihte peizazhin e fshatit
ishte e njëjta dritare
nëpër të cilën kishte shikuar
tërë jetën
Pas nëntë muajve
vdiq nga trishtimi
***
LIRIA… IV
Nëse do ta kuptoje
se specat me gjizë
a me vezë
apo vetëm specat
vetëm gjiza
vezët vetëm
buzë një burimi të ujit
në një kasolle
majë bjeshke
pranë syve të saj
do të mjaftonin
që të lind fjala
si lule në pranverë
dhe të përhapet
gjithandej
apo të lind fjala
si top bore në dimër
dhe të rritet në ortek
duke u rrokullisë
kah qyteti
kah perandoria
dhe ta shemb atë
së bashku me perënditë
të cilët lirinë
e shndërruan në përbindësh
që së pari e rrjep
pastaj për së gjalli
e ha popullin e vet
Vetëm nëse do ta kuptoje
se një kasolle
majë bjeshke
buzë një burimi të ujit
pranë syve të asaj gruaje
do të të mjaftonin
që të mos jetoje në gjunjë
përballë këtyre zotave
dhe asaj që ata përfaqësojnë
Përkundrazi
ata do të dridheshin para teje
***
LIRIA… V
Pas një beteje shumëshekullore
me buzëqeshje
me durim
me bukë kripë e zemër
me luftë
e zumë armikun duke u dhjerë
në pikë të ditës
dhe fituam
Tash u bënë njëzetenjë vjet
që kur erdhi liria
po aq vite u bënë
e nuk ikën uria
Dikur
dëshmori u mërzit
aq shumë u mërzit
sa u ngrit nga varri
e kapi ditën për brirë
i hipi mbi shpinë
dhe iku
Dikush thotë
që ka shkuar në varreza tjera
disa thonë që ka shkuar
për të vdekur
për një atdhe tjetër
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje