Liqeni i Batllavës mbetet atraktiv në secilën stinë të vitit, e sidomos gjatë verës, ku një numër i madh i qytetarëve po e shfrytëzojnë për freskim. Derisa konsiderohet një vend turistik me restorantet dhe bujtinat, ata që e vizitojnë këtë pjesë thonë se përvec mbeturinave të shumta, nuk ka investime në infrastrukturë.
Ky liqen ka një gjatësi prej 9 km dhe me një gjerësi prej 1 km, si dhe me një thellësi maksimale prej 48 metra, i cili daton që nga viti 1958.
Ndërkohë aty gjenden edhe dy diga të ujit e cila njëra furnizon Prishtinën dhe tjetra Podujevën, por fshati ku gjendet ky liqen, Orllani nuk furnizohet nga uji i Batllavës.
Njëri nga vendasit e Orllanit, Afrim Ibishi, tregoi se në këtë vend problem i madh është infrastruktura, por që nuk la pa përmendur as ndotjen dhe as barkat e shpëtimit të cilat mungojnë në këtë vend.
“Pak më herët biseduam edhe me një kojshi, problemi është se infrastruktura është, këto parkingjet, mbeturinat po kanë shumë probleme edhe komuna si komunë për momentin d.m.th. edhe vitet e kaluara mos të flas para lufte por tash pas lufte është ndotje shumë e madhe, kështu që po flas në përgjithësi të liqenit këtu në Orllan. Barkat e shpëtimit shihen që mungojnë, edhe njerëzit adekuat duhet me qenë këtu si ndonjë zhytës, dikë që duhet me lëviz nën stop gjatë liqenit, sepse po ka edhe frekuentues shumë tash, d.m.th. edhe pse është e diele ka edhe tjera ditë,” thotë ai.
Ky i fundit shton se komuna në këtë vend ka intervenuar shumë pak. Ai bën apel që të ketë kontejner, sepse mbeturina ka shumë gjatë rrugës.
“Problemi është si komunë pak kanë investuar sepse është uji i pijshëm por tash s’mundesh me i ndal me kalu kohën këtu. Edhe kështu që nëpërmes televizionit tuaj kisha apeluar që komuna t’i sjellë disa kontejner, ajo është më e madhja që mbeturina po ka shumë edhe gjatë rrugës, është krim ndaj ujit, ndaj vendit,” thotë ai.
Kurse, Ganimete Sejdiu nga Podujeva, thotë se e vizitojnë liqenin shumë shpesh por kushtet nuk janë aq të mira sa duhet të jenë.
“E kam vizituar edhe më shpesh, por për këtë vit është hera e parë. Ne çdo vit vijmë, mirë është. Kushtet mirë janë por nuk janë edhe aq mirë sa do të duhej të ishin se përshembull duhet pak me investu, e kemi afër, jemi këtu në Podujevë”, shton ajo.
Ndërsa qytetari nga Prishtina, Muhamet Sadiku shton se janë pushues të rregullt dhe se është duke ndërtuar një shtëpi në këtë vend.
Po ashtu, tregon se si familje nuk shkojnë në bregdet qe 15 vite por e vizitojnë Liqenin e Batllavës.
“Ne vimë shpesh këtu, e frekuentojmë shpesh këtë vend, jemi pushues të rregull të këtij vendi, përndryshe jemi duke e ndërtuar edhe një shtëpi atje. Çmimet e restoranteve unë mendoj se janë çmime të arsyeshme, nuk janë shumë të shtrenjta, po të them ne jemi familjarisht shumë e frekuentojmë këtë vend sepse që 15-20 vjet thuaj se më shumë vimë këtu se në deti, këtu e kemi mirë”, deklaron ai.
Sadiku tha çdogjë është në rregull përveç mirëmbajtjes, sepse nuk ka pastrim, ka shumë mbeturina, sidomos në plazhet më poshtë.
“Liqeni nuk e ka mirëmbajtjen e mirë, sidomos në ato plazhet tjera këtu veç po e shoh pak më mirë, në ato tjerat nuk ka mirëmbajtje, nuk ka pastrim është shumë i dobët për ata, përndryshe kështu natyra është vetëvetiu mirë sepse po të kish mbet në dorë të njerëzve, këtu do të ishte keq, përndryshe ambienti ka mbeturina shumë, nuk pastrohet rregullisht, po foli për ato plazhet tjera se unë ma shumë atje se nëse se pastrojnë nuk ka aty është gabim krejt prej shtetit,” thotë ai.
Brenda një viti në këtë vend nxirren një tonë ujë me destinacion për Prishtinën dhe Podujevën. Por përveç kësaj ky liqen është atraktiv në secilën stinë të vitit e sidomos për pasionuarit e peshkimit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova