Lionel Messi i është bashkuar grupit të sportistëve të njohur që kanë bërë donacione në luftë ndaj coronavirusit.

Është gazeta Mundo Deportivo, që shkruan se Messi ka ndarë një milion euro në luftën ndaj këtij virusi.


Sipas gazetës që është e afërt me Barcelonën, gjysma e kësaj shume është ndarë për Spitalin në Barcelonë, ndërsa gjysma tjetër për një qendër mjekësore në Argjentinë.

jordi albalionel messi barcelona 2019 20 1as46pkh7yfut16uhdq8k0veel

“Leo Messi ka bërë donacion në klinikën tonë për të luftuar COVID – 19. Faleminderit shumë Leo, për përkushtimin tuaj dhe përkrahjen”, shkruan në njoftimin e saj klinika në Barcelonë.

Me paratë e ndara nga Messi dhe të tjerët, këto qendra mjekësore do të jenë në gjendje për të blerë materialin e nevojshëm për të përballuar kërkesat e mëdha për trajtim.

mbappe messi

Më herët edhe Pep Guardiola ka ndarë një milion euro, ndërsa shifër e njëjtë është raportuar të jetë ndarë edhe nga Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app