Lindsay Lohan tërhoqi vëmendjen në CinemaCon në Las Vegas, ku u nderua me çmimin prestigjioz Vanguard.

Aktorja 38-vjeçare u shfaq mahnitëse me një fustan të zi elegant që theksonte linjat e saj, ndërsa e kompletoi pamjen me një gjerdan diamanti dhe flokët e stiluar në valë klasike.


Duke pranuar çmimin, Lohan tha me emocion: “Ky çmim ka një domethënie të veçantë për mua. Kam kaluar gjithë jetën në këtë industri dhe jam krenare që vazhdoj të bëj atë që dua. Magjia e kinemasë është e pazëvendësueshme”, shkruan DailyMail.

96915907 14571127 Lindsay Lohan ensured all eyes would be on her as she accepted t a 90 1743783125377

Ngjarja shënoi gjithashtu promovimin e vazhdimit të shumëpritur të filmit kult ‘Freaky Friday’, ku ajo rikthehet përkrah Jamie Lee Curtis. Filmi, i titulluar ‘Freakier Friday’, pritet të dalë në kinema më 8 gusht 2025.

Përveç fustanit të zi klasik, Lohan ndryshoi disa herë veshjen, duke u shfaqur edhe me një fustan mini livando dhe një tjetër jeshil smerald.

96915909 14571127 The 38 year old actress has been hitting headlines lately with h a 91 1743783125377

Pamja e saj rinore ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ekspertëve të bukurisë, të cilët spekulojnë mbi trajtime estetike të mundshme. Megjithatë, aktorja nuk ka komentuar mbi këto aludime.

Ndërkohë, Curtis e përshkroi filmin si një përvojë që duhet shijuar në kinema: “E kemi bërë këtë film me shumë dashuri, dhe mënyra më e mirë për ta parë është në ekranin e madh, me një audiencë të madhe”. /Telegrafi/

96915955 14571127 She was dressed to impress for her big moment slipping into an o a 88 1743783125375

96915957 14571127 Lindsay was at the event to pick up the Vanguard Award a prestig a 86 1743783125365