Linda Halimi është një prej yjeve të skenës shqiptare që ka bërë transformim të madh në figurën e saj trupore.

Këngëtarja aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, Big D dhe vajzën e tyre.


Dhe derisa një pjesë e madhe e botës po qëndron në vetizolim, ajo ka zgjedhur të publikojë një video nga ushtrimet që i bën për të mbajtur linjat trupore.

Kësaj radhe, Linda ka zgjedhur ushtrimet që fokusohen në formësimin e të pasmeve dhe këmbëve.

Videon e ka shpërndarë në rrjetin social, Tik Tok, e më pas edhe në Instagram, ku numëron afro gjysmë milion ndjekës. /Telegrafi/