Komisioni Shteteror Zgjedhor (KSHZ) ka filluar me publikimin e rezultateve të para në Komunën e Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në garë për këtë komunë janë: Visar Ademi si i pavarur, Darko Grujoski nga LSDM, Valbon Limani nga AKI dhe Sebaedin Dauti nga VLEN.


Rezultatet me 64,24% të votave të numëruara janë:
Valbon Limani nga AKI: 9899
Darko Grujoski nga LSDM: 2043
Sebaedin Dauti nga VLEN: 2627
Visar Ademi si i pavarur: 868

Përndryshe, në Komunën e Gostivarit ka 82,893 votues dhe dalja deri në ora 18:30 ka qenë: 32,38% /Telegrafi/