Kryetari i NISMA-së Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimi i Gjykatë Supreme, për të mos përfshirë në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, rreth 3 mijë vota nga Serbia, është fitore e ligjshmërisë.
Limaj ka në një reagim ka thënë se Gjykata Supreme dhe PZAP me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë.
Ai ndër të tjera ka thënë se pas këtij vendimi në dy shkallët më asnjëherë nuk mund që persona të papërgjegjshëm të grabisin e deformojnë vullnetin e qytetarëve në mënyre të paligjshme, siç kanë tentuar këtë radhë.
“Sot ka fituar Kosova e gjithë atyre që duan ta shohin një shtet funksional, ligjor e demokratik, që nuk bën kompromise të ndyra, në dëm të ligjit e rrjedhimisht edhe në dëm të shtetit ligjor”, ka thënë ai.
Reagim i kryetarit Limaj pas vendimit të Gjykatës Supreme
Vendimi i Gjykatës Supreme është fitore e ligjshmërisë. Ky vendim sikur ai i PZAP-së mbrojti integritetin e zgjedhjeve të cenuar nga veprimet e paligjshme.
Gjykata Supreme dhe PZAP me këto vendime treguan se shteti ligjor këtu funksionon dhe institucionet e këtij shteti ligjor janë gardian në mbrojtje të ligjit dhe demokracisë në Kosovë, dhe se ato kanë integritet të lartë profesional e shtetëror dhe nuk lejuan asnjë interferim nga jashtë, por në mënyrë strikte e kthyen ligjshmërinë në këtë proces, i cili ishte sfiduar seriozisht nga njerëz të papërgjegjshëm, që për përfitime të tyre ishin të gatshëm të dëmtojnë procesin më të rëndësishëm në një shtet ligjor, siç janë zgjedhjet e lira.
Ne si Nismë ndihemi krenar që ngritëm zërin dhe u angazhuam fuqishëm me gjithë kapacitetin tonë që të mos lejojmë para syve tanë individë të caktuar përmes kontrabandimit të deformojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ne fort besojmë që angazhimi ynë si parti, që solli këto dy vendime është fitore për Kosovën dhe këto vendime do t’i shërbejnë përgjithmonë Kosovës dhe zgjedhjeve që do të mbahen të ardhmen.
Pas këtij vendimi në dy shkallët më asnjëherë nuk mund që persona të papërgjegjshëm të grabisin e deformojnë vullnetin e qytetarëve në mënyre të paligjshme, siç kanë tentuar këtë radhë.
Sot ka fituar Kosova e gjithë atyre që duan ta shohin një shtet funksional, ligjor e demokratik, që nuk bën kompromise të ndyra, në dëm të ligjit e rrjedhimisht edhe në dëm të shtetit ligjor.
Andaj, unë shfrytëzoj rastin që në emër të Nismës dhe partnerëve të koalicionit dhe me tepër se 42 mijë votuesve të koalicionit tonë, tu shprehi mirënjohje, respektin dhe konsideratën time më të lartë të gjithë gjyqtarëve profesionistë të cilët kanë marrë këtë vendim dy herë.
Të jeni të bindur që ne të gjithë ndihemi më të sigurt nga profesionalizmi dhe integriteti juaj profesional që keni treguar në këtë çështje.
Urime të gjithë anëtarëve të Nismës dhe koalicionit tonë!
Ndryshe për Telegrafin, Gjykata Supreme ka konfirmuar se ka pranuar shtatë ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike, për të cilat është marrë vendim të refuzohen.
Kandidatët për deputetë kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që votat e ardhura nga Serbia të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?