LAJMI I FUNDIT:

Limaj uron 1 Majin: Siguria e shëndeti në punë ndër prioritetet kryesore

Limaj uron 1 Majin: Siguria e shëndeti në punë ndër prioritetet kryesore

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar festën e punëtorëve 1 Majin.

Ai ka thënë se në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehin përkushtimin si institucione që të krijohen kushte më të mira, ku punëtorët kanë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë janë në nivelin më të lartë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë se institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.


“Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët. Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori