LAJMI I FUNDIT:

Limaj takon ambasadorin e ri britanik në Kosovë

Limaj takon ambasadorin e ri britanik në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosove, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 6 tetor.

Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këtë takim ka potencuar bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar.


Postimi i plotë i Limajt:

Pata kënaqësinë ta prisja në takim njoftues, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Britanik biseduam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor në Kosovë. Kosova është me fat që ka miq të tillë siç është Mbretëria e Bashkuar e cila ka ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë. Në këtë takim me ambasadorin potencova bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar. Jam i bindur që ky bashkëpunim dhe ndihma e ambasadorit, Nicholas Abbott, në proceset që do të kalojë Kosova do të vazhdoj si deri me tani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori