NISMA për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në kryeqytet, ku ju kanë premtuar prishtinaseve qytet të dinjitetshëm, punësim, qytet të pastër e pa kaos urbanistik.
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha se në Prishtinë po vijnë me një kandidat dhe me një ekip që është shpresë dhe alternativë për Prishtinën.
“Po vijmë në Prishtinë me një kandidat dhe me një ekip, e cila është e mishëruar me një vizion dhe një platformë politike që po kthehet në një shpresë dhe në një alternativë, jo vetëm për Prishtinën, por për Kosovën. Nisma social-demokrate si vizion dhe koncept ka nisur një rrugë të vështirë, jo të letë, por vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Në njërën anë keni grupe politike që çelësin e arritjes së suksesit të tyre e mbështesin në premtime dhe në mashtrime, premtime mashtruese dhe në anën tjetër e keni grupin tjetër që çelësin e suksesit të punës së tyre për të arritur vota sa më shumë, e mbështesin në garën për fyerje, sharje, e shkatërrime. Në mes të këtyre dy koncepteve është Nisma për Kosovën, objektivë e të cilës është t’i ofrojë njerëzit, t’i bashkojë”, tha Limaj.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, tha se Prishtina dhe prishtinasit kanë nevojë për një parti social-demokrate.
“Si qyteti i Prishtinës, si qytetarët e saj kanë nevojë shumë për një parti politike me parime të social demokracisë dhe në themelet e partive të social demokratëve, është lira. Liria për të menduar, liria për t’u shprehur, lira për të folur dhe për të shkruar dhe mbrojtur atë që mendon njeriu. Parim tjetër i social-demokracisë është drejtësia, drejtësia mbrohet nga njerëzit që marrin besimin dhe marrin mbështetjen nga qytetarët, nga njerëzit që marrin pushtet, por drejtësia mbrohet dhe duhet të mbrohet nga institucionet që në kushtetutë dhe ligje e kanë të drejtën për ta mbrojtur drejtësinë”, tha ai.
Ndërsa, Kandidati i Nismës për kryetar të Prishtinës, Shyqiri Bytyqi tha se Prishtinën do ta bëjnë sociale, ku qytetarët do ta ndjejnë kujdesin social.
“Ne e duam Prishtinën prandaj duam që qyteti jonë të jetë i dinjitetshëm, ai nuk mund të jetë i tillë pa pasur një vend pune, andaj ne e kemi bërë moton tonë një anëtar të punësuar për çdo familje. Ky është hapi i parë drejt dinjitetit shoqëror dhe shpërndarjes së barabartë të mundësive, solidarizimi që karakterizohet me programin tonë programor, fillon pikërisht këtu. Ne Prishtinën do ta bëjmë Prishtinë sociale, me maketin social qytetarët do ta ndjejnë kujdesin social. Shërbimet ofiqarë do të jenë pa pagesë, studentët do të shfrytëzojnë shërbimet më të lira. Porta hyrëse e qytetit do të simbolizojë krenarinë e qytetit tonë”, tha Byqyqi.
Po ashtu, pretendenti për Prishtinën tha se Pallatin e Rinisë do t’ia kthejnë në shërbim sportistëve të Prishtinës. Bytyqi gjithashtu tha se me politikën sociale demokrate do ta sjellë pastërtinë në qytetin e Prishtinës.
Aktualisht Shyqiri Bytyqi është Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa