LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Malisheva ka vendosur më 22 tetor

Limaj: Malisheva ka vendosur më 22 tetor

Nisma për Kosovën ka mbajtur tubim zgjedhor në Terpezë të Malishevës, ku ka shpalosur programin edhe për katër vitet e ardhme të qeverisjes.

Kandidati për kryetar nuk ishte prezent, për shkak të pjesëmarrjes së tij në një debat televiziv.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se Malishevën e presin shumë projekte të mëdha dhe invetime, ku do të vendosen dy fabrika në Malishevë.


“Këto ditë kemi marr vendim për pezullimin e shitjeve të tokave bujqësore”, tha Hasani dhe sipas tij këto ditë është punuar edhe për fuqizimin e ekonomisë dhe fuqizimin e bizneseve.

“Janë nisë punë të mira për të tu bërë, po ashtu edhe për Malishevën, sepse Nisma i ka sytë nga Malisheva”, shtoi ministri Hasani.

Po ashtu edhe deputeti, Enver Hoti ka thënë se më 22 tetor është vendos se kush duhet ta drejtojë Malishevën, sepse janë 3 mijë vota diferencë.

“Ta vulosim fitoren më 19 nëntor dhe ta vulosim të ardhmen për Malishevën. Këto ditë kemi lajme të mirë për ish ushtarët e UÇK-së, dhe sot është hedhur poshtë fabrikimi i SMS-ve dhe aktakuzës. Dhe vetëm për çështje politike janë montuar shpifjet dhe e vërteta po dëshmohet”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se të gjitha projektet që kanë qenë, në vazhdim do të realizohen brenda dyvjeçarit të parë të qeverisjes Begaj.

Sipas tij asnjë fshat, asnjë lagje nuk do të mbetet pa investuar dhe po hiqet vija e kuqe për investime, e cila ka qenë për Malishevën që nga viti 2010.

Me këtë rast kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se Malisheva ka vendosur më 22 tetor, duke nxjerr fitoren e Nisma në Malishevë dhe më 19 nëntor t’i jepet vula e fitores për Malishevën.

“Kjo zonë shtëpi për shtëpi, pleq e fëmijë kanë qenë themel i lirë së Kosovës. Të vazhdojmë rrugën tonë dhe ashtu siç kemi qenë bashkë do të vazhdojmë bashkë. Andaj, është edhe vendlindja ime, por sa të kem unë frymë do të punoj për këtë vend. Sot drejtësia foli, ato SMS dolën fals. Ata që i kanë përgatitur ato montazha, mos qofsha në lëkurën e tyre. Pra, ne kemi thënë që vjet SMS-të janë të montuara, sot e tha edhe Gjykata”, shtoi Limaj.

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori