LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Shtetësinë kalon në Qeveri, dorëzohet në Kuvend me flamur evropian

Ligji për Shtetësinë kalon në Qeveri, dorëzohet në Kuvend me flamur evropian

Ligji për Shtetësinë sot u miratua nga Qeveria dhe do të ketë flamur Evropian. Shërbimet do ta dërgojnë në Kuvend, por po e bllokon e “Majta” pa justifikim të arsyeshëm, tha sot Kryeministri Zoran Zaev.

Sipas Zaev, bllokadat e partisë “E Majta” kanë për qëllim nxitjen e problemeve ndër-etnike.

“Do të jetë me ylli të BE-së sepse si i tillë është në përputhje me deklaratat e miratuara në BE. Edhe propozimi i fundi ishte në përputhje me tabelat koresponduese të BE-së dhe rregullativën e saj. Ndryshimet e tanishme janë pikërisht ato për të cilat jemi marr vesh përmes të cilave i zgjerojmë kriteret për përfitimin e shtetësisë. Teksti është harmonizuar bashkërisht me opozitën shqiptare ndërsa ligji është bllokuar nga një parti e vogël e quajtur E Majta në Kuvend për arsye të panjohura dhe palogjikshme, por sipas meje qëllimi i tyre është provokimi i problemave ndër-etnike” tha Zoran Zaev, Kryeministër.


Iniciuesit e ligjit ASH-AAA presin që nevoja e ligjit të miratohet ditën e enjte.

“Presim që sa më shpejtë ta propozojnë dhe sjellin ligjin në Kuvend ashtu siç jemi marr vesh me flamur Evropian për t’i ikur gjitha bllokadave. Presim që në seancën e parë të radhës nr. 46 më 15 korrik ligji të jetë në Kuvend dhe mundësisht të jetë pjesë e rendit të ditës në seancën e paraparë”, deklaroi Syrija Rashidi, Deputet i ASH-së.

Propozimi-Ligji për shtetësi u dorëzua në Qeveri për t’i vendosur yllin e BE-së pas bllokadave disa javore të cilat i instaloi opozita maqedonase, përkatësisht “E Majta”.

Teksti të cilit organi ekzekutiv i vendosi yllin e BE-së është hartuar në përputhje me konstatimet e dala nga takimi i liderëve Zaev-Sela-Gashi. Ky veprim i Qeverisë vjen pas deklarimeve të opozitës shqiptare ASH-AAA se në rast se nuk procedohet Ligji për shtetësi, do t’i rikthehen bllokadës totale të Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori