Mbeten e paqartë se si do të hyjë në fuqi Ligji për përdorin e gjuhëve në Maqedoni, pavarësisht se Kuvendi e miratoi atë për herë të dytë, ngase presidenti i shtetit, Gorge Ivanov refuzon ta nënshkruajë. Ky ligj, mundëson një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të dyja nivelet e pushtetit në Maqedoni. Por, sipas presidentit Ivanov, ai është antikushtetues.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se në këtë rast duhet të veproj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në bazë të kompetencave që ka si zëvendës president i shtetit dhe ai ta nënshkruaj atë.
Lubomir Frçkoski, ligjërues në Fakultetin Juridik të Shkupit i cili njëherësh ishte dhe një nga hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit, tha për Radion Evropa e Lirë se presidenti Ivanov duket qartë se nuk vepron në bazë të kompetencave që ka si kryetar shtetit, por ai vendimet i merr në bazë të interesave dhe direktivave të partisë që e ka deleguar, në këtë rast nga OBRM-PDUKM.
Ai thotë se shumica parlamentare, nuk i ka dy të tretat e votave që ta vë para përgjegjësisë Ivanovin, çka atij do të mund t’i kushtonte edhe me post.
“Në këtë rast, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka të drejtë të ndërmarr kompetencat kushtetuese që i takojnë si zëvendëspresident kur kryetari i shtetit nuk është prezent në shtet, edhe pse në këtë rast presidenti është këtu, por ai refuzon të dekretoj ligjin në fjalë. Pra, formë analoge, kryetari i Kuvendit në këtë rast mund të veproj si zëvendëspresident i shtetit dhe ta nënshkruaj ligjin në mënyrë që ligji të shpallet në Gazetën Zyrtare“, thotë Frçkoski.
Ndërkaq Mersim Maksuti, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Tetovës, tha për Radion Evropa e Lirë se shpallja e ligjit në Gazetën Zyrtare paraqet vetëm akt teknik, sipas tij, nëse ligjin refuzon ta dekretojë presidenti i shtetit, Gazeta zyrtare mund ta shpall edhe pa firmën e presidentit. Ngase i njëjti është miratuar nga shumica parlamentare për herë të dytë.
“Tashmë presidenti i Maqedonisë nuk mund ta ndalë hyrjen në fuqi të Ligjit për përdornin e gjuhëve. Në bazë të kushtetutës, presidenti i Maqedonisë është i detyruar të nënshkruaj dekretin për të këtij ligji dhe nëse presidenti nuk e nënshkruan, mund të iniciohet përgjegjësi për shkelje të kushtetutës. Por, më duhet të theksoj se shpallja në gazetën zyrtare është akt teknik kësaj radhe, pasi dy herë ka marrë vizë nga shumica parlamentare“, thotë Maksuti.
Nga ana tjetër, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Maqedonisë dhe i njëjti me pa të drejtë kontestohet nga partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, sepse ky ligj ishte pranuar në tërësi po nga OBRM-PDUKM gjatë negociatave para formimit të qeverisë në fillim të vitit 2017.
Sela thekson se qëndrimi i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov që të mos e dekretoj këtë ligj, si dhe qëndrimet e zyrtareve të OBRM-PDUKM-së janë plotësisht të papërgjegjshme.
“Flasin se ligji është nxjerrë pa debat – çka nuk është e vërtetë; mundësinë e kanë pasur të gjithë për debat në lidhje me ligjin. Ndërkaq, harrojmë se në vitin 2008 ishin nxjerrë, nuk e di, mbi 100 ligje, në mesin e të cilave edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve nga aktorët e njëjtë politikë, të cilët dje iu kundërvunë këtij ligji”, thekson Sela.
“Do të thotë, ky ishte reagim i panevojshëm nga ana e tyre. Kjo është vetëm: të luash politikë dhe patriotizëm para popullit. Nuk e kanë qëllim këtë. Të njëjtët aktorë politikë – shumë mirë jam i informuar – kur ishte çështja e formimit të shumicës së re, e pranuan të njëjtin ligj dhe nuk u pajtuan vetëm për Prokurorinë Publike Speciale. Do të thotë, fjala është vetëm për teatër, për asgjë tjetër”, deklaroi Sela.
“Ky ligj, për hir të së vërtetës, u desh të nxirrej në vitin 2004, kur u desh të plotësohej korniza ligjore e Marrëveshjes-kornizë të Ohrit. Do të thotë, jemi vonuar 14 vjet“, theksoi Sela, për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe përmes një video paraqitje kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është shprehur se me Ligjin për përdornin e gjuhëve askush nuk humbë, madje ligji në fjalë, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë qytetarët”.
Por, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka theksuar se nuk do ta dekretoj ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe kundrejt faktit se në bazë të nenin 75 të Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar të dekretoj ligjin, nëse i njëjti miratohet për herë të dytë nga shumica parlamentare.
Ivanov e ka quajtur ligjin në fjalë “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, duke drejtuar akuza të rënda ndaj shumicës parlamentare se ligjin e kanë sjellë duke shkelur rregulloren e punës së parlamentit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se ‘do të marrë hak’
Nikolloski: Objekti i Postës ishte planifikuar për një restorant nga udhëheqësia e mëparshme
Më 21 nëntor presidentja i adresohet Kuvendit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët