Pritjes i erdhi fundi. Liga Unike është gati për edicionin e ri.

Fundjava shënon një moment historik në basketbollin shqiptar, pasi jetësohet ëndrra për zhvillimin e Ligës ndërmjet klubeve më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.


Katër klube nga Kosova dhe Shqipëria do të përballen në Ligën Unike, që fillon këtë fundjavë.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar ndërmjet Tiranës dhe Rahovecit.

245466156 401012328408454 3151388165311570194 n

Tri sfidat tjera do të zhvillohen të dielën ku përballen Prizreni 16-Kamza, Teuta-Peja dhe Vllaznia-Golden Eagle Ylli.

Skuadra e Yllit fitoi Superkupën Mbarëkombëtare, që u organizua për herë të parë, ndërsa është kampion i Ligës Unike, që u zhvillua edicionin e kaluar.

Edicioni i ri pritet të jetë shumë interesant dhe rivalizues, me tetë skuadrat që synojnë të fitojnë titullin e kampionit, por edhe të shfaqin ndeshja të bukura për adhuruesit e basketbollit. /Telegrafi/Java 1 E shtunë17:00 Tirana-RahoveciE diel17:00 Prizreni 16-Kamza 17:00 Teuta-Peja 19:00 Vllaznia-Golden Eagle Ylli

247054715 404829091360111 2650970395063953532 n

telegrafi sport app