LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier: Redsat shkëlqejnë në javën e dytë

Liga Premier: Redsat shkëlqejnë në javën e dytë

Fitorja e Liverpoolit në udhëtim ndaj Arsenalit ka bërë që 11-shja më e mirë e javës të pushtohet nga fanellat e kuqe.

Martin Kelly dhe Jose Enrique arritën të jenë shtylla e mbrojtjes së Liverpoolit që pengoi sulmin e Arsenalit t’i afrohet portës. Në rastet kur Topçinjtë kalonin këtë murr, aty ishte portieri Pepe Reina që nuk mungon në ekipin më të mirë të javës.

Treshja e mbrojtjes shoqërohen në mesin e më të mirëve edhe nga Lucas Leiva i cili bëri një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte vegza që lidhte mbrojtjen dhe sulmin.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, dhe ai i Chelseat, Florent Malouda, që të dy shënuan gola vendimtar për të ndihmuar secili ekipin e tij të shënojë fitore në javën e dytë të Ligës Premier, duke e bërë të pamohueshme përfshirjen në formacionin e javës.


Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës së dytë në Ligën Premier e zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: Pepe Reina (Liverpool)

Mbrojtës: Martin Kelly (Liverpool); Danny Gabbidon (QPR); Ryan Taylor (Newcastle); Jose Enrique (Liverpool)

Mesfushorë: David Silva (Man City); Lucas Leiva (Liverpool); Ross Barkley (Everton); Gabriel Agbonlahor (Aston Villa)

Sulmues: Edin Dzeko (Man City); Florent Malouda (Chelsea)

Formacioni 4-4-2:

Reina

Kelly – Gabbidon – Taylor – Enrique

Silva – Leiva – Barkley – Agbonlahor

Dzeko – Malouda
/Telegrafi/