LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier: Mesfushori Rooney

Liga Premier: Mesfushori Rooney

Wayne Rooney tregoi aftësitë e tij si mesfushor në fitoren 2-0 të Manchester United në udhëtim ndaj Stoke Cityt, dhe e sheh veten në ekipin më të mirë të javës.

Rooney shoqërohet në mesfushën e javës edhe nga një bashkëlojtar te United, Michael Carrick.

Sulmi ndërkaq pushtohet nga Olivier Giroud, i cili nxori një penalti dhe shënoi një gol tjetër, duke u treguar vendimtar në fitoren 3-1 të Arsenalit ndaj Norwich Cityt. Topçinjtë ishin në disavantazh 1-0, por shënuan tre gola në minutat e fundit të takimit, falë sulmuesit francez, duke u ngjitur në pozitën e tretë të tabelës dhe duke shtuar shpresat për përfundim në top katërsh.

Giroud shoqërohet në sulmin e javës edhe nga Victor Anichebe i Evertonit, i cili shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj QPR, edhe ky për të mbajtur skuadrën në garë për top katërshe.


Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: Alex McCarthy (Reading)

Mbrojtës: Seamus Coleman (Everton); Nathan Baker (Aston Villa); Sylvain Distin (Everton); Glen Johnson (Liverpool)

Mesfushorë: Adam Johnson (Sunderland); Michael Carrick (Manchester United); Stephane Sessegnon (Sunderland); Wayne Rooney (Manchester United)

Sulmues: Victor Anichebe (Everton); Olivier Giroud (Arsenal)

Formacioni 4-4-2

McCarthy

Coleman – Baker – Distin – Johnson

Johnson – Carrick – Sessegnon – Rooney

Anichebe – Giroud
/Telegrafi/