Lidhja e Bizneseve: ZRRE-ja dhe Qeveria të pezullojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike dhe të shtyjë liberalizimin e tregut

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë dhe rritjen e çmimit me 15%.
Në reagim thuhet se ky është vendim i papërgjegjshëm me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të liberalizuar tregun e energjisë, i kombinuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15%, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm në të gjithë zinxhirin ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka ngritur shqetësimin se ky hap, i ndërmarrë pa konsultim me komunitetin e biznesit dhe aktorët ekonomikë, do të ndikojë negativisht në sektorët kyç të ekonomisë: prodhimin, eksportin, punësimin dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.
Tutje, thuhet se rritja e çmimit të energjisë me 15% – efekti zinxhir në ekonomi Rritja e çmimit të energjisë me 15% nuk është thjesht një rritje e faturave për bizneset dhe familjet – ajo do të ketë një efekt domino në të gjithë ekonominë.
1. Kosto më e lartë për prodhimin dhe industrinë – Bizneset prodhuese që varen nga energjia elektrike do të përballen me rritje të menjëhershme të kostove të operimit, duke i bërë produktet e tyre më të shtrenjta.
2. Rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve – Duke qenë se bizneset nuk mund të përballojnë të gjitha kostot shtesë vetë, ato do t’i transferojnë këto kosto te konsumatori përmes rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.
3. Rritje e çmimit të produkteve bazë – Produktet bazë si buka, mielli, vaji, sheqeri, qumështi, si dhe shërbimet e transportit dhe të tjera, do të shtrenjtohen. Kjo do të godasë drejtpërdrejt konsumatorët, veçanërisht shtresat me të ardhura të ulëta.
4. Ulja e fuqisë blerëse dhe standardit të jetesës – Me rritjen e kostove të jetesës, qytetarët do të përballen me më pak të ardhura të disponueshme, duke reduktuar konsumin dhe duke ndikuar negativisht në ekonominë e brendshme.
5. Humbje të vendeve të punës – Bizneset që nuk mund të përballojnë rritjen e kostove do të detyrohen të shkurtojnë vende pune, duke rritur papunësinë dhe pasigurinë ekonomike. Liberalizimi i tregut të energjisë – një tjetër barrë për bizneset Përveç rritjes së çmimit të energjisë, liberalizimi i tregut krijon edhe një problem tjetër madhor për bizneset.
Në reagim po ashtu thuhet që sipas vendimit të ZRRE-së, nga 1 qershori 2025, rreth 1000 kompani të mëdha nuk do të mund të furnizohen më nga KESCO, por do të duhet të blejnë energjinë në tregun e hapur.
“Kjo do të thotë se: Kompanitë nuk do të kenë qasje në energjinë e prodhuar nga KEK-u, por do të detyrohen të blejnë energji të importuar, me çmime të paktën dyfish më të larta. Mungesa e një platforme të qartë dhe transparente për krahasimin e çmimeve nga furnizuesit do të krijojë pasiguri dhe rrezik abuzimi me çmimet”.
Po ashtu, thuhet se bizneset do të përballen me mungesë stabiliteti në furnizim dhe kosto të paparashikueshme, duke e bërë të vështirë planifikimin e investimeve dhe operacioneve të tyre.
“Favorizimi i tregtarëve të energjisë dhe ndikimi i oligopolit Vendimi i ZRRE-së favorizon drejtpërdrejt tregtarët privatë të energjisë, duke krijuar një treg ku fituesit e vetëm janë disa kompani të licencuara për tregti me energji. Këto kompani tashmë dominojnë tregun dhe kanë qarkullime të larta financiare, ndërsa bizneset prodhuese dhe konsumatorët janë humbësit kryesorë”, thuhet në reagim.
Mes tjerash, thuhet se “rreziku i largimit të bizneseve nga Kosova me rritjen e kostove të operimit dhe pa një strategji për të mbrojtur prodhuesit vendorë, Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të rëndësishme të industrisë së saj prodhuese”.
Lidhja e Bizneseve ka paralajmëruar se vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, po ofrojnë kushte më të favorshme për bizneset prodhuese, duke i tërhequr ato drejt zhvendosjes së kapaciteteve të tyre jashtë Kosovës.
Lidhja e Bizneseve ka dhënë disa konkluzione dhe kërkesa urgjente, duke parë ndikimin e shumëfishtë negativ të këtij vendimi.
Lidhja e Bizneseve kërkon nga ZRRE-ja dhe Qeveria që:
1. Të pezullojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë dhe të shqyrtojë mundësi të tjera për të siguruar stabilitet në sektorin energjetik.
2. Të shtyjë për të paktën dy vit liberalizimin e tregut të energjisë, duke ofruar më shumë transparencë dhe mundësi për furnizim të qëndrueshëm për bizneset.
3. Të krijojë një platformë të hapur për krahasimin e çmimeve nga furnizuesit, duke i dhënë mundësi bizneseve të marrin vendime të informuara.
4. Të heqë kufizimin prej 200 kW për instalimin e paneleve solare, duke i lejuar bizneset të investojnë në burime të qëndrueshme të energjisë.
5. Të vendosë masa mbrojtëse kundër spekulimeve dhe abuzimeve nga tregtarët e energjisë, duke siguruar që liberalizimi të mos çojë në monopolizim të tregut.
6. Të rishikojë politikat për mbështetjen e sektorit prodhues, duke krijuar lehtësira fiskale dhe stimuj për të ruajtur konkurrencën dhe investimet në Kosovë.
Në njoftimi tutje thuhet se “nëse këto masa nuk ndërmerren urgjentisht, Kosova rrezikon të hyjë në një krizë energjetike dhe ekonomike, ku qytetarët do të përballen me çmime më të larta dhe standard jetese më të ulët, ndërsa bizneset do të detyrohen të shkurtojnë investimet ose të largohen nga vendi, sepse më keto politika ata rrezikohen ta humbin tregun evropian më produktet e tyre! Qeveria dhe ZRRE-ja mos ta rrezikojnë stabilitetin ekonomik me vendimet e saj të njëanshme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Veturat luksoze misterioze që po nxisin kureshtjen e njerëzve në Kosovë e Shqipëri

Dita e Pranverës festohet në Melodia PX me koleksionin e ri të veshmbathjeve

Liberalizimi i tregut të energjisë hyn në fuqi nga 1 qershori, ZRrE thotë se nuk ka arsye për shtyrje të afatit

A është uji i dushit duke dëmtuar lëkurën tuaj? Ja çfarë duhet të bëni

Shtrenjtimi i energjisë, paralajmërohet rritje e çmimit të qumështit

Dita botërore e ujit - Rëndësia e hidratimit për shëndetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother