Liderët perëndimorë pajtohen për dërgimin e më shumë armëve të sofistikuara në Ukrainë

Rreth 20 shtete do të dërgojnë një pako të re të asistencës ushtarake në Ukrainë, derisa lufta me rusët po hyn në muajin e tretë, ka njoftuar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Austin tha se afro 50 liderë të fushës së mbrojtjes nga e tërë bota, janë pajtuar të dërgojnë më shumë armë të sofistikuara në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Në veçanti është Danimarka ajo që u pajtua për dërgimin e lansuesit Harpoon dhe raketa të ndryshme, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë brigjet e saj.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































