LAJMI I FUNDIT:

Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi mbrojnë Albin Kurtin, sulmojnë Visar Ymerin

Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi mbrojnë Albin Kurtin, sulmojnë Visar Ymerin

Ndaj deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, të bëra sonte në një intervistë televizve, kanë ardhur reagimet e para të zyrtarëve të lartë të parisë.

Ndër të parët që kanë reaguar ndaj qëndrimeve të Ymerit, janë deputeti i VV-së Liburn Aliu dhe zyrtari tjetër i këtij subjekti politik, Hysen Durmishi.

Aliu i ka quajtur të papranueshme qëndrimet e shprehur nga kreu i partisë. Ai madje tha se “ajo çka tha sot Visar Ymeri nuk është qëndrimi i shumicës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Madje ato janë të njëanshme dhe nuk paraqesin të vërtetën e plotë”, shkruan Telegrafi.


Ndërsa, Hyseni, duke kundërshtuar qëndrimet e kreut të partisë, thotë “Visar, është antidemokratike që nuk thirret mbledhja e Këshillit të përgjithshëm e as nuk e vazhdove mbledhjen e Kryesisë e në ndërkohë del e flet në Rubikon”.

“Definicioni i demokracisë së brendshme aplikohet nëpërmjet mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, zbatimit të frymës dhe germës së statutit edhe përmes zgjedhjeve të brendshme. Ku çdokush ka të drejtë të kandidojë për Kryetar të Lëvizjes përfshirë dhe Albin Kurtin”,  ka shkruar Aliu në Facebook.

“Antidemokratike madje në kundërshtim të frymës e gërmës e statutit është që dikush brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! të vendosë kushte, e madje të shantazhojë me tendencën për të eliminuar dikë nga kandidimi për kryetar. Kjo jo vetëm që është e papranueshme por është e dënueshme”.

“Po demokracia nuk është vetëm procedurë por është edhe procedurë. Ndaj ne duhet t’i ndjekim procedurat tona të brendshme demokratike. Nuk barazohet procedura që na e imponojnë institucionet e kapura me procedurën në një subjekt demokratik si Lëvizja VETËVENDOSJE!”

“Në këtë kuptim çka tha sot Visar Ymeri nuk është qëndrimi i shumicës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Madje ato janë të njëanshme dhe nuk paraqesin të vërtetën e plotë”, ka shkruar Aliu.

Ai më tej ka thënë se “Kush thirret në unitet nuk pranon kushtëzimet”.

“Nga ana tjetër është e pakuptimtë të flitet për marrëveshje a konsensus jashtë organeve të saj kur Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka Këshillin e Përgjithshëm legjitim të zgjedhur nga vota e lirë dhe demokratike e anëtarësisë së saj”.

“Për këdo nga ne kapërcimi i organeve tona legjitime është sulm ndaj demokracisë së brendshme”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, Durmishi, duke reaguar ndaj qëndrimeve të Visar Ymerit, ka thënë se “nuk e di kush nuk do ta donte Albinin kryetar të Lëvizjes”.

“E patëm kandidatë për Kryeministër dhe doli më i votuari në Kosovë. Vuqiqi doli hapur që vetëm Albini nuk bën të jetë Kryeministër. Interesant qysh dikush nuk dëshiron që Albini të bëhet kryetar i Lëvizjes”.

“Mesazhi i Visarit sonte ishte ky: Albini jo e unë ndoshta”.

“Visar, është antidemokratike që nuk thirret mbledhja e Këshillit të përgjithshëm e as nuk e vazhdove mbledhjen e Kryesisë e në ndërkohë del e flet në Rubikon. Zgjedhjet e brendshme do të shpallen dhe unë ju ftoj që të kandidoni lirisht. Secili nga anëtarët komisionit zgjedhor të përgjithshëm e edhe unë si anëtar i KZP ju garantojmë fushatë fer dhe të ndershme”, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori