Jeta e aktorit të famshëm Clint Eastwood që është përshkruar në librin “Clint, Life and Legend ” nga autori Patrick McGilligan, kishte tre vjet që po priste të marrë dritën e gjelbër për shkak të padive të aktorit.
Eastwood ka akuzuar autorin e librit se nuk e ka shkruar realitetin e jetës së tij, por pas një lufte të gjatë libri përfundimisht doli në shitje dhe ka marrë lavdërime të shumta. Autori është duke përgatitur një libër të ri për një aktor tjetër të diskutueshëm Orson Welles.
Në pritje të këtij libri në lidhje me 88-vjeçarin u bë interesant për mediat që kur u mësua se do të botohet pasi që raportohet se “zbulon shumë mite që e shoqërojnë një yll të hollivudit”.
Autori ka treguar se aktori gjatë viteve arriti t’i sjell gazetarët në një gjendje të tillë që mos të interesohen për jetën e tij private, edhe pse ai vazhdimisht i ka ndërruar të dashurat dhe është bërë baba i disa fëmijëve nga lidhjet jashtëmartesore.
Gjatë viteve, autori ka biseduar me shumë persona që e rrethojnë Clintin, i cili ka qenë kundër miqve që të flasin për jetën private të tij. Është e vështirë të thuhet se nuk kishte rrugëdalje, por mjaftoi që aktori personalisht të zbuloj disa të pathëna për McGilliganin.
“Njerëzit kishin frikë nga reagimi i tij”, shkroi autori, duke shtuar se “Clint neglizhoj shumë njerëz gjatë karrierës artistike dhe shumëkush nuk iu afrua kurrë për ta dëgjuar”, shkroi McGilligan.
Përndryshe, autori tashmë ka shkruar për njerëzit e famshëm dhe është duke përgatitur biografinë e Jack Nicholsonit, Fritz Langut, Alfred Hitchcockut dhe të Orson Wellesit. /Telegrafi/