LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave në duart e udhëheqësve

Liberalizimi i vizave në duart e udhëheqësve

Për aq kohë sa institucionet e Kosovës do të mund të kryejnë detyrat e tyre, siç është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit, qytetarët e Kosovës do të mund të kenë liberalizimin e vizave, thonë analistë të integrimeve evropiane.

Ata iu bëjnë thirrje lidershipit të Kosovës që të mos humbin rastin që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza gjatë këtij viti.

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave është në duart e lidershipit të Kosovës.


“Për liberalizimin nuk e kemi humbur shancin për aq sa kohë ne kryejmë detyrat tona të cilat janë përsëritur dhe ripërsëritur dhjetëra herë dhe që më shpresë që së fundi po i japim zgjidhje, kam fjalën për demarkacionin, asociacioni dhe disa kritere të tjera siç është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë Hoti.

Që nga muaji maj i vitit 2016 Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë.

Nga ajo kohë, Kosova i kishte vetëm edhe dy kritere: ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të marrë miratimin përfundimtar për liberalizim të vizave.

Por, mosmarrëveshjet e spektrit politik bën që kjo marrëveshje e demarkacionit të mos ratifikohet ende në Kuvendin e Kosovës.

Jehona Lushaku – Sadriu, analiste e çështjeve politike në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se problemet e lidershipit politik janë reflektuar në humbjen e rasteve që Kosova ka pasur për liberalizimin e vizave.

“Ne jemi vetëm të humbur, vetë vonesa paraqet humbje racionale të tre viteve ku kemi bërë një debat të kotë rreth demarkacionit rreth një çështje teknike e cila është dashur të jetë debat i mbyllur dhe të mos të shpenzojmë kohë. Përndryshe, de facto e kemi humbur rastin ta aprovojmë më kohë”.

“Shume prej shteteve mike e kanë humbur durimin me lidershipin e Kosovës për shkak të mosaprovimit të demarkacionit. Tani është një rast i fundit tejet i fundit që demarkacioni të aprovohet në kohë rekorde që të diskutohet liberalizimi i vizave gjatë këtij viti”, thotë Lushaku – Sadriu.

Javëve të fundit janë shtuar thirrjet e mekanizmave ndërkombëtarë drejtuar liderëve të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Një thirrje të vazhdueshme është duke e bërë ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha.

Ajo ka thënë se duhet gjetur një konsensus politik në mënyrë që marrëveshja e demarkacionit me Mali e Zi të ratifikohet sa më parë.

“Sa më parë që ta bëjmë ratifikimin e demarkacionit, aq më shpejt do ta gëzojmë lëvizjen e lirë. Ne duhet t’i përfundojmë obligimet tona ndërkombëtare. Qeveria është ë përkushtuar me këtë dhe besoj që në javët në vijim do të këtë lëvizje, sepse koha po kalon që viti 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë për qytetarët tanë”, ka thënë Hoxha.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi.

Derisa, mungesa e ratifikimit nga Kosova, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori