LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave dhe Samiti i BE-së, deklarohet kryeparlamentari Konjufca  

Liberalizimi i vizave dhe Samiti i BE-së, deklarohet kryeparlamentari Konjufca  

Në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se shpreson që në agjendë të jetë çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Konjufca beson që nëse kjo do të përfshihet në agjendë atëherë edhe do të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët kosovarë.

“Shpresojmë shumë që në takimin e radhës presidenti francez Macron së bashku në koordinim ma merr mendja me kancelarin Scholz dhe të tjerët ta fus në agjendë çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën dhe unë mendoj fort që nëse do të përfshihet në agjendë do të hedhet në diskutim, ma merr mendja që edhe do të marrim mbështetjen edhe do të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, citohet të ketë thënë Konjufca pas një takimi që ka zhvilluar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.


Samiti i 23 qershorit është përmendur si datë ku mund të shprehet optimizëm për dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave por Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike për këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori