Përfaqësuesja e Kosovës fitoi ndaj Maltës me rezultat 0-5 në Ligën e Kombeve.

Në këtë takim Milot Rashica shënoi një gol dhe asistoi tek dy tjerët. Anësori nga Vushtrria bëri një paraqitje të mirë, duke qenë gjithnjë aktiv në krahun e tij të sulmit dhe lexuesit e Telegrafit e vlerësuan këtë.


sondazhin e Telegrafit për dy orë votuan 2.4 mijë persona, ku Rashcia mori shumicën e votave. Ndërsa më poshtë keni renditjen e plotë:

capture 20181117 233121 Tre më të votuarit nga lexuesit e Telegrafit

Lojtari i ndeshjes me 58 për qind të votave (1.4 mijë) u zgjodh Rashica.

I dyti me më së shumti vota ishte Vedat Muriqi me 14 për qind (312 vota), i treti Benjamin Kololli me 11 për qind (261 vota).

capture 20181117 233236

I katërti me më së shumti vota ishte Donis Avdijaj (10 për qind, 218 vota).

Të gjithë lojtarët që kanë luajtur ishin pjesë e sondazhit, por për dallim nga të lartpërmendurit ata u votuan shumë më pak.

capture 20181117 233307

Gjithsesi, që një fitore e tillë të ndodhte merita është e gjithë skuadrës dhe për fitoren janë meritorë të gjithë. Vazhdojmë në 'finalen' e së martës ndaj Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. /Telegrafi/

capture 20181117 233336

capture 20181117 233406

telegrafi sport app