Lewandowski shkruan histori në Bundesliga me golin e shënuar ndaj Union Berlinit

Robert Lewandowski i ka shtuar edhe një rekord emrin të tij në librat e historisë së kampionatit gjerman, Bundesliga dhe futbollit gjerman në përgjithësi.
Bayern Munichu ka marr një fitore jo të lehtë në shtëpi ndaj Union Berlinit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.
Golat në këtë fitore të Bavarezëve u shënuan nga Benjamin Pavard (13') dhe polaku Lewandowski (53').
Goli i sulmuesi polak, jo vetëm që thelloi epërsinë në 2-0, por vendosi edhe një rekord në emrin e tij.
Lewandowski bëhet lojtari i parë në histori të Bundesligas, që arrin të shënojë në nëntë ndeshjet e para të sezonit.
Deri më tani rekordi mbahej nga Pierre-Emerick Aubameyang me tetë ndeshje, ndërsa ndeshjen e kaluar u barazuar nga sulmuesi i Bayernit.
Në përgjithësi, Lewa shkon në 13 ndeshje radhazi që shënon gol në të gjitha garat, ndërsa ka 13 gola në Bundesliga dhe katër tjera në të gjitha garat. /Telegrafi/











































