Lewis Hamilton barazon rekordin e Michael Schumacher me 91 fitore

Lewis Hamilton e ka barazuar rekordin historik për më së shumti fitore në Formula 1, pas triumfit në garën për Çmimin e Madh të Eifel.
Kjo ishte fitorja e 91-të e pilotit të Mercedesit, aq sa ka fituar legjenda Michael Schumacher në karrierën e tij mbresëlënëse, ndërkohë që britaniku pritet të vë rekord të ri në garat në vijim.
Pas triumfit në garën e zhvilluar në Nurburgring të Gjermanisë, Hamilton e ka rritur në 69 diferencën e pikëve me kolegun e skuadrës, Valtteri Bottas.
Max Verstappen (Red Bull) dhe Daniel Ricciardo (Renault) ishin dy pilotët tjerë që u ngjitën ne podium.
Hamilton është rrugës për të barazuar edhe rekordin e titujve botërorë të Schumacher (shtatë), pasi është vetëm një titull prapa tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































