LAJMI I FUNDIT:

Lëvizje të pakta të njerëzve në ditën e Kurban Bajramit në sheshet e Prishtinës

Lëvizje të pakta të njerëzve në ditën e Kurban Bajramit në sheshet e Prishtinës

Sot kur në të gjithë botën besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit, sheshet e Prishtinës nuk janë të mbushur me shumë njerëz.

Kjo mund të thuhet se është një pamje jo e zakonshme për kryeqytetin që në festa ka më tepër lëvizje.

Madje, edhe qytetarët që u panë paraditen në sheshin “Nënë Tereza” po respektonin rekomandimet dhe po mbanin maska.


Arif Kabashi thotë se për shkak të masave që i ka ndërmarrë qeveria nuk po i ngjan në ditë feste Kurban Bajrami, por që sipas tij, këto masa kanë qenë të nevojshme duke e parë gjendjen e rënduar të të prekurve me COVID-19.

Kabashi thotë se për sot nuk ka planifikuar të bëjnë ndonjë vizitë tek ndonjë familjarë, ndonëse vizitat janë simbol i kësaj feste.

“Normal që nuk po ndihemi mirë. Mirë është që janë ndaluar, krahasuar me rrezikun. Jo nuk ka shenja të festës – nuk ka asgjë për festë. Që është ndaluar është mirë, por është dashur me u parandalua më herët, nuk janë marra masat e nevojshme dhe të mjaftueshme”, tha ai.

Për rreth 4 orë ka pritur për të shkuar në Podujevë pasi që ishte në punë, por për Hazir Sfishtën kjo festë po i duket si në ëndërr.

“Kurrqysh, që tri-katër orë duke pritur nëpër stacion. Në shtëpi po shkoj. Njëherë sikur ëndërr jam”, thotë ai.

Kujtojmë se për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, u ndalua falja e namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori