Lëvizja Besa e Afrim Gashit ndryshon emrin, do të quhet “Alternativa” (Video)
Zejd Rexhepi nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit, sot në konferencë për shtyp informoi se kryesia e kësaj partie dje ka mbajtur mbledhje në të cilën kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend si dhe kontestin që kanë pasur rreth partisë “Lëvizja Besa” me anëtarët tjerë të kësaj partie.
Rexhepi tha se kryesia ka marrë vendim që të ndryshojnë emrin e subjektit politik që drejtohet nga Afrim Gashi dhe të quhet “Alternativa”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë mënyrë do të shkëputemi nga kurthi që kanë dashur ta futin kundërshtarët politik dhe argatët e tyre. Alternativa do të vazhdojë të ndjek kursin e saj tradicional politik, do të përfaqësojë strukturat e saj që e kanë themeluar dhe do të angazhohet për vlerat që ajo beson”, tha Rexhepi.
Ai shtoi se do të vazhdojnë edhe më tej të kërkojnë drejtësinë në lidhje me emrin dhe logon e Lëvizjes Besa, duke theksuar se në këtë shtet ka akoma njerëz që përzihen në punën e drejtësisë.
Rexhepi tha se në takimin e kryesisë së partisë është diskutuar edhe për zgjedhjet presidenciale, për të cilat tha se do të negociojnë me kryeministrin Zoran Zaev për kandidat të mundshëm të përbashkët.
Ndryshe, pas zgjedhjeve lokale në vend në Lëvizjen Besa filluan përçarjet në kryesinë e partisë, duke u ndarë në dy krahë që udhëhiqeshin nga Afrim Gashi dhe Bilall Kasami. Ata të dy pretendonin se janë kryetarë të kësaj partie, pasi kishin marrë mbështetje në dy kongreset që u organizuan ndaras.
Pas përçarjeve në këtë parti, çështja arriti deri në Gjykatën e Apelit, prej ku disa herë është raportuar se ky institucion ka marrë dy vendime të kundërta. Në njërin thuhej se kryetar i partisë “Lëvizja Besa” është Bilall Kasami, ndërsa në tjetrin kryetar është Afrim Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime